Tag: trafik

  • Në kërkim nga Gjermania për trafik droge, Prokuroria e Tiranës sekuestron pasuritë e një shtetasi

    Në kërkim nga Gjermania për trafik droge, Prokuroria e Tiranës sekuestron pasuritë e një shtetasi

    Prokuroria Tiranës ka sekuestruar pasuritë e një shtetasi që është shpallur në kërkim nga autoritetet gjermane për trafik droge.
    Njoftimi i Prokurorisë:

    Nën hetim në Gjermani për ‘Prodhim dhe shitje të lëndëve narkotike’, Prokuroria Tiranë sekuestron pasuritë e shtetasit I.D. në Shqipëri
    Me kërkesë të Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm, Tiranë, u sekuestruan pasuritë e shtetasit I.D., i shpallur në kërkim ndërkombëtar nga Interpol Wiesbaden, Gjermani, për veprat penale ‘Trafik i lëndëve narkotike’ dhe ‘Mbajtje dhe shitje e armëve luftarake dhe municioneve’ parashikuar nga Kodi Penal Gjerman.
    Në kuadër të hetimit pasuror nr.01, të datës 17.01.2024, Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm, Tiranë ka vërtetuar se shtetasi i mësipërm është nën hetim nga autoritetet gjermane për veprën penale “Trafik i lëndëve narkotike”, vepër penale e cila është objekt i ligjit nr.10192.
    Nga hetimi pasuror për shtetasin I.D. dhe familjarët e tij për periudhën 2011-2024, rezultoi se vlera e të ardhurave të këtij shtetasi, është më e vogël se vlera totale e investimeve dhe shpenzimeve vetjake të kryera prej tij.
    Duke marrë në konsideratë rezultatet e hetimeve pasurore të kryera në lidhje me shtetasin I.D. dhe të afërmve të tij, provohet se ai ka qenë i përfshirë në veprimtarinë kriminale ‘Trafik i lëndëve narkotike’ dhe nga kjo veprimtari ka krijuar pasuri të cilat nuk justifikohen me nivelin e të ardhurave dhe veprimtaria e ligjshme e këtij shtetasi.
    Për këto arsye, në bazë ligjit “Për parandalimin dhe goditjen e krimit të organizuar, trafikimit dhe korrupsionit nëpërmjet masave parandaluese kundër pasurisë”, Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm, Tiranë kërkoi sekuestrimin e pasurive dhe gjykata pranoi sekuestrimin e pasurive të mëposhtme:
    – Pasuria e paluajtshme nr.116/27, lloji arë me sip 850 m2 ndodhur në Zall Herr Tiranë;
    – Pasuria apartament, me sip.113.8m2, e ndarë në sip.77.7m2 neto, 11.3m2 sipërfaqe e përbashkët dhe 24.8m2 verandë; dhe
    – Pasuria njësi, me sipërfaqe bruto 98.8m2, si dhe 2 postet e parkimit me numra P53 dhe P54, të porositura sipas kontratës.

  • Në hetim në Gjermani për trafik droge, i sekuestrohen pasuritë në Tiranë (Emri)

    Në hetim në Gjermani për trafik droge, i sekuestrohen pasuritë në Tiranë (Emri)

    Prokuroria Tiranë sekuestroi pasuritë e shtetasit Ilber Domi, i shpallur në kërkim ndërkombëtar nga Interpol Wiesbaden, Gjermani, për veprat penale ‘Trafik i lëndëve narkotike’ dhe ‘Mbajtje dhe shitje e armëve luftarake dhe municioneve’ dhe nën hetim nga autoritetet gjermane për veprën penale “Trafik i lëndëve narkotike”.
    “Nga hetimi pasuror për shtetasin Ilber Domi dhe familjarët e tij për periudhën 2011-2024, rezultoi se vlera e të ardhurave të këtij shtetasi, është më e vogël se vlera totale e investimeve dhe shpenzimeve vetjake të kryera prej tij. Duke marrë në konsideratë rezultatet e hetimeve pasurore të kryera në lidhje me shtetasin Ilber Domi dhe të afërmve të tij, provohet se ai ka qenë i përfshirë në veprimtarinë kriminale ‘Trafik i lëndëve narkotike’ dhe nga kjo veprimtari ka krijuar pasuri të cilat nuk justifikohen me nivelin e të ardhurave dhe veprimtaria e ligjshme e këtij shtetasi”, bën me dije Prokuroria.
    Për këto arsye, në bazë ligjit “Për parandalimin dhe goditjen e krimit të organizuar, trafikimit dhe korrupsionit nëpërmjet masave parandaluese kundër pasurisë”, Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm, Tiranë kërkoi sekuestrimin e pasurive dhe gjykata pranoi sekuestrimin e pasurive të mëposhtme:
    – Pasuria e paluajtshme nr.116/27, lloji arë me sip 850 m2 ndodhur në Zall Herr Tiranë;
    – Pasuria apartament, me sip.113.8m2, e ndarë në sip.77.7m2 neto, 11.3m2 sipërfaqe e përbashkët dhe  24.8m2 verandë; dhe
    – Pasuria njësi, me sipërfaqe bruto 98.8m2, si dhe 2 postet e parkimit me numra P53 dhe P54, të porositura sipas kontratës.

  • Armë dhe trafik droge/ Anëtar i grupit mafioz turk, dënohet me 5 vite burg shqiptari në Itali

    Armë dhe trafik droge/ Anëtar i grupit mafioz turk, dënohet me 5 vite burg shqiptari në Itali

    Baris Boyun

    MILANO- Gjykata e Milanos prej disa ditësh po zhvillon një gjyq që ka të bëjë me një grup kriminal të të fuqishëm të narkotrafikut në Milano, e goditur vitin e kaluar, me të paktën 13 persona të arrestuar. Banda drejtohej nga një mafioz turk i quajtur Baris Boyun, i cili u arrestua bashkë me krahun e tij të djathtë, 27-vjeçarin shqiptar, Artiol Shabani. 27-vjeçari ka pranuar akuzat dhe është dënuar me 5 vite burg për armë dhe trafik droge në bashkëpunim. Ndërsa, si krahu i majtë i Boyun akuzohet një italian 32-vjeçar, i quajtur Giorgio Meschini, nga Viterbo.

    Momenti i arrestimit

    Seanca gjyqësore ndaj bashkëpunëtorëve të dyshuar të bosit të mafias turke Baris Boyun u shty për në muajin prill për pjesën më të madhe të tyre, pasi disa kanë kërkuar gjykim të shkrutuar. Meschini, ndodhet në burg që prej datës 22 maj. Ai është i vetmi italian i arrestuar në bastisjen që çoi në kapjen e bosit turk. Boyun, një 41-vjeçar kurd etnik, ka qenë prej kohësh në shënjestër të Turqisë, e cila po kërkon ekstradimin e tij. Sipas prokurorisë, ai krijoi një bandë kriminale në Itali të përbërë nga bashkatdhetarë të ardhur konkretisht në vend, me mbështetjen e Shabanit
    “13 persona kërkuan dënime alternative. I vetmi person që ka pranuar fajësisë ishte Artiol Shabani, për grup kriminal, armbëmbajtje pa leje dhe trafik droge. 27-vjeçari shqiptar, i ndihmuar nga avokati Samuele De Santis, u deklarua fajtor dhe u dënua me 4 vjet e 7 muaj burg. Ai mori një të tretën e uljes së dënimit”, raportojnë mediat italiane.
    Shabani, i cili besohet se është bashkëpunëtor i Boyun, nuk ka vendbanim në Itali, është arrestuar në Vetralla së bashku me një 23-vjeçar tjetër turk. Kontrolli i automjetit ‘Jeep Cherokee’, me licencë zvicerane, me të cilin ata udhëtonin, çoi në sekuestrimin e një pistolete të kalibrit 9×19 mm, tre karikatorë, dhjetë fishekë dhe 24.5 gramë kokainë të ndarë në doza gati për shitje./ZËRI