Për shkak të trafikut të rënduar në kryeqytet ditëve të fundit, policia e Tiranës njofton se ka gjobitur 2 mijë drejtues në vetëm 24 orët e fundit.Sipas policisë, janë vendosur 105 masa për drejtuesit e automjeteve, të cilët duke mos respektuar radhën, kanë krijuar situata kaotike në trafik dhe kanë rrezikuar lëvizjen e mjeteve të tjera.
Ndërkohë 1261 gjoba për qëndrim të gabuar të automjeteve, si një nga shkeljet më problematike, e cila ndikon drejtpërdrejt në krijimin e pengesave në rrugë.
Gjithashtu 91 masa ndaj drejtuesit e motomjeteve, që duke qarkulluar pa kaskë mbrojtëse, rrezikonin jetën.
“Policia Rrugore apelon edhe një herë për respektim të rregullave të qarkullimit, pasi shkelja e tyre jo vetëm krijon kaos në rrugë, por është shkaku kryesor i ngjarjeve me pasoja të rënda për jetën dhe shëndetin e përdoruesve të rrugës. Ndërkohë kontrollet vijojnë çdo ditë, në të gjitha akset e qarkut”-njofton policia.
Tag: trafik
-

Shkaktuan trafik duke parkuar keq, policia gjobit 2 mijë shoferë brenda 24 orëve
-

Manovruan ose parkuan keq duke shkaktuar trafik, policia gjobit 2 mijë shoferë brenda 24 orëve në Tiranë
Për shkak të trafikut të rënduar në kryeqytet ditëve të fundit, policia e Tiranës njofton se ka gjobitur 2 mijë drejtues në vetëm 24 orët e fundit.
Sipas policisë, janë vendosur 105 masa për drejtuesit e automjeteve, të cilët duke mos respektuar radhën, kanë krijuar situata kaotike në trafik dhe kanë rrezikuar lëvizjen e mjeteve të tjera.
Ndërkohë 1261 gjoba për qëndrim të gabuar të automjeteve, si një nga shkeljet më problematike, e cila ndikon drejtpërdrejt në krijimin e pengesave në rrugë.
Gjithashtu 91 masa ndaj drejtuesit e motomjeteve, që duke qarkulluar pa kaskë mbrojtëse, rrezikonin jetën.
“Policia Rrugore apelon edhe një herë për respektim të rregullave të qarkullimit, pasi shkelja e tyre jo vetëm krijon kaos në rrugë, por është shkaku kryesor i ngjarjeve me pasoja të rënda për jetën dhe shëndetin e përdoruesve të rrugës. Ndërkohë kontrollet vijojnë çdo ditë, në të gjitha akset e qarkut”-njofton policia.Top Channel
-

Bllokim rruge dhe kaos në trafik, gjoba dy mijë shoferëve në Tiranë. Policia poston pamjet
Kronikë E Mërkurë, 10 Dhjetor 2025 17:43
Policia Rrugore e Tiranës ka vendosur rreth 2000 masa administrative ndaj drejtuesve të mjeteve të cilët kanë shkelur rregullat e qarkullimit rrugor. Policia njoftoi sot se fokusi i 24 orëve të fundit ishte konstatimi i manovrave që sjellin bllokim të rrugëve dhe kaos në trafik, si dhe rrezikojnë lëvizjen e përdoruesve të rrugës.
Si rezultat i kontrolleve dhe i monitorimit të kryer gjatë këtyre orëve, u vunë rreth 2000 masa administrative, prej tyre: 105 për drejtues automjetesh, të cilët duke mos respektuar radhën, kanë krijuar situata kaotike në trafik dhe kanë rrezikuar lëvizjen e mjeteve të tjera.Po ashtu, u morën masa për 1261 drejtues mjetesh për qëndrim të gabuar të automjeteve, si një nga shkeljet më problematike, e cila ndikon drejtpërdrejt në krijimin e pengesave në rrugë; 91 për drejtues motomjetesh, që duke qarkulluar pa kaskë mbrojtëse, rrezikonin jetën.
Policia Rrugore apelon edhe një herë për respektim të rregullave të qarkullimit, pasi shkelja e tyre jo vetëm krijon kaos në rrugë, por është shkaku kryesor i ngjarjeve me pasoja të rënda për jetën dhe shëndetin e përdoruesve të rrugës.
-

Bllokim të rrugëve dhe kaos në trafik, policia patrullim në pikat strategjike të Tiranës, vendosen 2 mijë gjoba
Patrullim në pika strategjike të kryeqytetit dhe pajisje logjistike bashkëkohore, në funksion të përmbushjes së parametrave të sigurisë rrugore.
Fokusi i 24 orëve të fundit, konstatimi i manovrave që sjellin bllokim të rrugëve dhe kaos në trafik, si dhe rrezikojnë lëvizjen e përdoruesve të rrugës.
Si rezultat i kontrolleve dhe i monitorimit të kryer gjatë këtyre orëve, u vunë rreth 2000 masa administrative, prej tyre:-105 për drejtues automjetesh, të cilët duke mos respektuar radhën, kanë krijuar situata kaotike në trafik dhe kanë rrezikuar lëvizjen e mjeteve të tjera;
-1261 për qëndrim të gabuar të automjeteve, si një nga shkeljet më problematike, e cila ndikon drejtpërdrejt në krijimin e pengesave në rrugë;
-91 për drejtues motomjetesh, që duke qarkulluar pa kaskë mbrojtëse, rrezikonin jetën.
Policia Rrugore apelon edhe një herë për respektim të rregullave të qarkullimit, pasi shkelja e tyre jo vetëm krijon kaos në rrugë, por është shkaku kryesor i ngjarjeve me pasoja të rënda për jetën dhe shëndetin e përdoruesve të rrugës.
Kontrollet vijojnë çdo ditë, në të gjitha akset e qarkut./vizionplus.tv -

FNSH ‘kreh’ banesat e fisit Rraja, disa të ndaluar. Akuzë për trafik droge ndaj djalit të ish-deputetit
Forca e Ndërhyrjes së Shpejtë ka zhvilluar kontrolle në zonën e Krujës dhe Niklës në orët e para të mëngjesit të së mërkurës.
Sipas informacioneve paraprake janë ushtruar kontrolle në disa banesa të fisit Rraja.
Mësohet se janë ndaluar disa persona. Kontrollet janë kryer për shkak të hetimeve për trafik droge.
Mes personave të akuzuar është edhe Rexhep Rraja, djali i ish-deputetit të PS, Rrahaman Rraja.
Masat e ndalimit janë dhënë për shtetasit:
1-Marvin Bushati
2-Agim Nina alias Lorenc Izet Selmani
3-Sokol Qaja
4-Gazmir Rraja
5-Perparim Rraja
6-Rexhep Rraja
Këta shtetas akuzohen për veprat penale “trafikimi i lëndëve narkotike” e kryer në bashkëpunim në formën e veçantë të bashkëpunimit, atë të grupit të strukturuar kriminal. -

Fundjava nis me trafik të rënduar, bllokohet pjesërisht aksi Tiranë-Elbasan
Me nisjen e fundjavës, shumë qytetarë po drejtohen drejt juglindjes së vendit për të shijuar pushimet, duke shkaktuar rritje të trafikut.
Autoritetet rrugore raportojnë se segmenti rrugor Tiranë–Elbasan është prekur nga trafiku i rënduar në disa kilometra, veçanërisht pranë unazës së Elbasanit, ku qarkullimi është ngadalësuar ndjeshëm.
Shoferët këshillohen të tregojnë kujdes dhe të planifikojnë më shumë kohë për udhëtimet, pasi pritet që fluksi i automjeteve të rritet gjatë gjithë ditës dhe në drejtim të kthimit pas pushimeve.
Top Channel
-

SPAK dërgon për gjykim 32 të pandehur për trafik ndërkombëtar emigrantësh (EMRAT)
GJKKO ka kaluar për gjykim dosjen për 32 të pandehur që akuzohen për trafik emigrantësh, grup kriminal e falsifikim dokumentesh.
Në një njoftim zyrtar sqarohet:
“Kërkuesi Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar me datë 04.06.2025 ka paraqitur pranë Gjykatës kërkesën me objekt:
Dërgimin për gjykim të çështjes penale nr. 177, të vitit 2022, në ngarkim të të pandehurve:
Njazi Ademaj,
Ylli Brahimaj,
Rrezart Domi,
Osman Luca,
Artur Mici,
Arsen Caka,
Jugert Gashi,
Emiljan Marashi,
Robert Gjika,
Roland Islamaj,
Xhelal Krasniqi,
Fitim Rama,
Gridi Elezi,
Maksim Domi,
Dritan Cena,
Redi Salaj,
Behar Nuhiallari,
Behar Rexha,
Deila Qama,
Arnold Shahu,
Ylli Çaushaj,
Artid Shtylla,
Murat Gjuniku,
Bardhyl Imeri,
Bajram Xhaja,
Besnik Lumaj,
Altin Neli,
Fatmir Stankova,
Arben Rushiti,
Leonardo Lama,
Xhelil Alla,
Perlat Canaj
Amarildo Luca
2. Në seancën e datës 05.12.2025 (seanca paraprake), Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar me trup gjykues të përbërë nga gjyqtarja Flora Hajredinaj, bazuar në nenet 112, 13, pika 3/1,75/a, shkronja “b”, 83, 85, 93, 332, 332/c, 332/dh, 332/e dhe 332/ë të K.Pr.Penale, me vendimin nr. 107, datë 05.12.2025, vendosi:
I. Dërgimin për gjykim të procedimit penal nr.177, të vitit 2022, të Prokurorisë së Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, në ngarkim të të pandehurve.Dokumenta bashkëngjitur
-

Bllokohet qarkullimi në Librazhd-Elbasan/ Mbi 16 km trafik, qytetarët në pritje prej orësh
Qarkullimi në aksin Librazhd-Elbasan po përballet me vështirësi të mëdha këtë të diel për shkak të punimeve të zvarritura dhe fluksit të lartë të automjeteve që udhëtojnë drejt Tiranës.
Ky segment rrugor, i njohur për densitetin e trafikut, është tërësisht i bllokuar për një gjatësi prej të paktën 16 kilometrash.
Qindra qytetarë dhe drejtues mjetesh kanë mbetur të bllokuar në trafik për më shumë se një orë.
Sipas raportimeve të qytetarëve, policia nuk është parë askund për të lehtësuar situatën.
Por me të drejtë, pasi patrullat e policisë janë të angazhuara kryesisht në vendosjen e gjobave për parkime të gabuara, duke lënë pa mbikëqyrje rrugën kryesore dhe duke thelluar kaosin në këtë aks të rëndësishëm.
Fluksi i pandërprerë i automjeteve, bashkë me mungesën e koordinimit dhe të shërbimeve të patrullave, ka bërë që segmenti të duket pothuajse i pamundur për t’u kaluar./ oranews/
-

U arrestua në SHBA, djali i bosit meksikan të drogës do të vetëdeklarohet fajtor për trafik droge para drejtësisë amerikane
Joaquin Guzman Lopez, djali i bosit të drogës meksikan të burgosur “El Chapo”, planifikon të deklarohet fajtor në një gjykatë amerikane, sipas dokumenteve të gjykatës të zbuluara të premten.
Vëllai i tij, Ovidio Guzman, u deklarua fajtor në korrik për konspiracion për të kryer trafik droge dhe dy akuza për pjesëmarrje në aktivitetet e një organizate kriminale. Ai gjithashtu rrëfeu se ai dhe tre vëllezërit e tij, të njohur si “Los Chapitos”, kishin marrë përsipër aktivitetet e babait të tyre, Joaquin “El Chapo” Guzman, i cili po vuan një dënim me burgim të përjetshëm në një burg të Kolorados, në kartelin famëkeq Sinaloa.
Në korrik 2024, Joaquín Guzmán López u deklarua i pafajshëm për akuzat për trafik droge, pastrim parash dhe posedim armësh. Megjithatë, sipas dokumenteve të gjykatës të zbuluara të premten, ai synon të ndryshojë deklaratën e tij në gjykatën federale në Çikago.
Joaquín Guzmán López u arrestua në korrik 2024, sapo mbërriti në Teksas me një avion privat, i shoqëruar nga bashkëthemeluesi i Sinaloa Cartel, Ismael “El Mayo” Zambada.
Zambada pretendoi se ishte mashtruar në lidhje me destinacionin e tij dhe në thelb ishte rrëmbyer nga Guzmán López, i cili e çoi kundër vullnetit të tij në Shtetet e Bashkuara. Pas kësaj pasuan përleshje të ashpra midis dy fraksioneve të kartelit të fuqishëm, atij që i betohet besnikëri vëllezërve Guzmán dhe atij të mbështetësve të Zambadës, me një numër prej afërsisht 1,200 të vdekur dhe 1,400 të zhdukur.
Uashingtoni akuzon kartelin famëkeq Sinaloa për trafikimin e fentanilit në SHBA, ku opioidi sintetik ka qenë përgjegjës për dhjetëra mijëra vdekje në vitet e fundit.
-

U arrestua në verë të 2024-ës në SHBA, djali i bosit meksikan të drogës do të vetëdeklarohet fajtor për trafik droge para drejtësisë amerikane
Joaquin Guzman Lopez, djali i bosit të drogës meksikan të burgosur “El Chapo”, planifikon të deklarohet fajtor në një gjykatë amerikane, sipas dokumenteve të gjykatës të zbuluara të premten.
Vëllai i tij, Ovidio Guzman, u deklarua fajtor në korrik për konspiracion për të kryer trafik droge dhe dy akuza për pjesëmarrje në aktivitetet e një organizate kriminale. Ai gjithashtu rrëfeu se ai dhe tre vëllezërit e tij, të njohur si “Los Chapitos”, kishin marrë përsipër aktivitetet e babait të tyre, Joaquin “El Chapo” Guzman, i cili po vuan një dënim me burgim të përjetshëm në një burg të Kolorados, në kartelin famëkeq Sinaloa.
Në korrik 2024, Joaquín Guzmán López u deklarua i pafajshëm për akuzat për trafik droge, pastrim parash dhe posedim armësh. Megjithatë, sipas dokumenteve të gjykatës të zbuluara të premten, ai synon të ndryshojë deklaratën e tij në gjykatën federale në Çikago.
Joaquín Guzmán López u arrestua në korrik 2024, sapo mbërriti në Teksas me një avion privat, i shoqëruar nga bashkëthemeluesi i Sinaloa Cartel, Ismael “El Mayo” Zambada.
Zambada pretendoi se ishte mashtruar në lidhje me destinacionin e tij dhe në thelb ishte rrëmbyer nga Guzmán López, i cili e çoi kundër vullnetit të tij në Shtetet e Bashkuara. Pas kësaj pasuan përleshje të ashpra midis dy fraksioneve të kartelit të fuqishëm, atij që i betohet besnikëri vëllezërve Guzmán dhe atij të mbështetësve të Zambadës, me një numër prej afërsisht 1,200 të vdekur dhe 1,400 të zhdukur.
Uashingtoni akuzon kartelin famëkeq Sinaloa për trafikimin e fentanilit në SHBA, ku opioidi sintetik ka qenë përgjegjës për dhjetëra mijëra vdekje në vitet e fundit.Top Channel