Sektori bujqësor pritet të ketë një transformim të modelit se si funksionon në Shqipëri, me synim që të fuqizohet dhe të rritet pesha e tij në Prodhimin e Brendshëm Bruto.
Ky transformim parashikohet të ndodhë në katër vitet e ardhshme. Në programin e saj qeverisës, qeveria planifikon kalimin nga ferma e vogël tradicionale tek ferma moderne e lidhur me tregun nëpërmjet “Contract Farming”, përmes nxitjes e krijimit të Shoqërive të Bashkëpunimit Bujqësor, apo të njohura ndryshe si kooperativa dhe modeleve të ekonomisë së shkallës.Pilotimi do të fillojë në 5 bashki, të cilat kanë edhe bujqësi të zhvilluar.
Por çfarë është “contract farming?” Ky koncept i referohet “bujqësisë me kontratë”, pra një marrëveshje që nënshkruhet midis fermerit dhe blerësit i cili mund të jetë kompani, përpunues apo eksportues ku përcaktohen paraprakisht kushtet e prodhimit dhe të shitjes së një produkti bujqësor.Përmes kësaj kontrate fermeri merr përsipër të prodhojë një kulturë të caktuar apo të rrisë bagëti sipas standardeve të përcaktuara nga blerësi.Ndërsa blerësi angazhohet të blejë produktin nga fermerët, më kushte të paracaktuara, si çmimi, sasia cilësia dhe afatet.
Shpesh blerësi mund të ofrojë inpute bujqësore si fara, plehra kimikë, këshillim teknik apo financim paraprak. Ndër përfitimet e fermës me kontratë është siguria e tregut dhe çmimit për fermerin. Siguri furnizimi dhe cilësie për blerësin.Sa i takon Shoqërive të Bashkëpunimit Bujqësor apo kooperativave moderne, ligji në Shqipëri ekziston prej kohësh por nuk ka funksionuar siç duhet në terren. Kjo për shkak edhe të mentalitetit që kanë fermerët shqiptarë, të cilët tremben nga ideja e bashkimit të tokave vetëm në funksion të kultivimit, të pajisjeve bujqësore apo të prodhimit.
Tag: tradicionale
-

Nga ferma tradicionale tek bashkëpunimi i fermerëve, shteti nis pilotimin e projektit në 5 bashki
-

Java Kulturore e Arabisë Saudite, me ekspozita, filma dhe aktivitete të tjera
Java Kulturore e Arabisë Saudite zhvillohet për herë të parë në vendin tonë dhe do të ofrojë një sërë aktivitetesh. Punëtori për artistët dhe profesionistët nga të dy vendet janë pjesë e aktiviteteve, do të ketë edhe forume debatuese me intelektualë dhe shkrimtarë, si dhe prezantime mbi trashëgiminë botërore të regjistruar në UNESCO. Aktivitetet përfshijnë po ashtu ekspozita të dorëshkrimeve arabe të rralla nga biblioteka saudite, kaligrafi, veshje tradicionale dhe mundësi për tu fotografuar me kostume autentike. Ekranet interaktive me dorëshkrime digjitale arabe do t’i mundësojnë vizitorëve të eksplorojnë trashëgiminë gjuhësore të tyre. Java Kulturore e Arabisë Saudite zhvillohet te Pallati i Kongreseve, 16-20 Shtator.
Një seksion i veçantë do t’u dedikohet shkrimtarëve të njohur sauditë, veprat e të cilëve janë përkthyer në shqip. Po ashtu, do të prezantohen romane dhe botime me tregime të shkurtra, ndërsa do të ofrohet një hapësirë informuese për qytetin Taif, të shpallur nga UNESCO si “Qyteti Kreativ i Letërsisë”. Një eksperiencë kulinarie do të sjellë shije tradicionale të Rajoneve të Arabisë Saudite. Pjesë e programit do të jenë artet performuese, të cilat do të pasqyrojnë traditat, ritmet dhe shprehjet artistike të Arabisë Saudite, ku aktivitetet sjellin dhe ekspozitën e instrumenteve muzikore tradicionale. Këto ditë nuk do të mungojnë dhe performanca të përbashkëta mes muzikantëve sauditë dhe shqiptarë, si dhe koncerte nga artistë të njohur. Në vijim të aktiviteteve vijnë dhe shfaqjet e filmave të shkurtër, që sjellin në ekran pasurinë dhe larminë e rajoneve të ndryshme të Arabisë Saudite, duke pasqyruar trashëgiminë, traditat dhe artin e vendit. Java Kulturore e Arabisë Saudite organizohet me mbështetjen e Ministrisë së Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit. -

Panairi i Artizanit në Gjirokastër, punime dhe atmosferë mesjetare në Pazarin e Vjetër
Panairi i Artizanatit në Gjirokastër është kthyer në një traditë të bukur të qytetit të gurtë.
Për tri ditë me radhë, dhjetëra artizanë nga zona të ndryshme të vendit kanë ekspozuar punimet e tyre në Panairin e Artizanatit, duke rikthyer atmosferën mesjetare të pazarit si qendër prodhimi, zejesh dhe shkëmbimesh.
Punimet e ekspozuara përfshijnë teknika autentike shekullore, një pjesë e të cilave janë pjesë e trashëgimisë jomateriale që sot konsiderohet e rrezikuar. Në stendat e vendosura përgjatë rrugicave të gurta gjenden endje në vegjë, punime në gur dhe dru, vegla muzikore tradicionale, por edhe produktet e zaireve të dimrit, një traditë e hershme ku familjet lokale përgatisnin reçelra, turshi, gliko dhe produkte të tjera tradite për muajt e dimrit.
Panairi është shoqëruar edhe me rritje të dukshme të vizitueshmërisë. Operatorët turistikë raportojnë se kapacitetet e akomodimit në qytet janë të rezervuara mbi 70% përgjatë ditëve të fillimit të shtatorit.
Mbrëmjet në Gjirokastër janë mbushur me polifoni, veshje tradicionale dhe muzikë popullore, këngëtarë të njohur të muzikës moderne dhe DJ përgjatë natës duke krijuar një atmosferë ideale për qindra të rinj.
Gjirokastra po krijon një profil më të qartë turistik, ku trashëgimia dhe artizanati po bëhen pjesë përbërëse e ofertës turistike.
Nga produktet tradicionale, muzika polifonike tek zejet e hershme, qyteti po e ndërton fizionominë e tij si një destinacion kulturor, ku turizmi lidhet drejtpërdrejt me ruajtjen dhe promovimin e traditës./atsh/KultPlus.com
-

Arkitektura bio-klimatike një mundësi për fshatrat shqiptare të shekullit XXI
Foto ilustruese
SHQIPËRI- Shqipëria është e pasur me fshatra që shtrihen nga bregdeti i nxehtë mesdhetar deri në majat e ashpra alpine. Ky mozaik gjeografik dhe klimatik, që nga kohët e lashta ka diktuar mënyrën se si ndërtohej, sot shihet si një mundësi për të rikthyer një qasje që bota e zhvilluar e njeh me termin “arkitekturë bio-klimatike”.
Një mënyrë projektimi që bashkon eksperiencën e traditës me teknologjinë moderne, duke krijuar ndërtesa në harmoni me klimën dhe natyrën. Në thelb, arkitektura bio-klimatike nuk është diçka e huaj për Shqipërinë. Në fakt, shumë prej shtëpive tradicionale që shohim ende sot janë ndërtuar mbi parime që inxhinierët e sotëm i emërtojnë si “dizajn pasiv”.
Kullat në Theth me mure të trasha guri dhe dritare të vogla, shtëpitë në Roshnik me mure të bardha që reflektojnë rrezet, dritare të vendosura në mënyrë të zgjuar për ndriçim natyror dhe hije të krijuar nga hardhitë dhe kopshtet e brendshme, banesa karakteristike në Labovë të Kryqit me çati guri dhe hapje të orientuara për të kapur diellin e dimrit e për të lejuar qarkullimin e ajrit në verë, kasollet e qerpiçit në Myzeqe që mban fresk brenda në gusht, apo një shtëpi në Qeparo të Vjetër me oborr të rrethuar nga mure guri, ku hija dhe bimësia e brendshme, së bashku me ventilimin natyror të kontrolluar, krijojnë një mikroklimë më të freskët gjatë ditëve të nxehta të verës, të gjitha janë shembuj të arkitekturës së përshtatur me klimën, para se termi “bio-klimatik” të ekzistonte.
Ajo që ndryshon sot është se kemi mundësinë t’i kombinojmë këto përvoja me teknologjitë bashkëkohore: izolime të reja, dritare me eficiencë të lartë, energji diellore, menaxhim të ujit dhe planifikim më të zgjuar të hapësirës.
Për të kuptuar pse kjo qasje është kaq e vlefshme, mjafton të shohim ndryshimet klimatike dhe sfidat energjetike me të cilat përballen komunitetet rurale.
Në zonat bregdetare, stina e verës po bëhet gjithnjë e më e nxehtë, ndërsa dimrat mbeten të butë; këtu, arkitektura bio-klimatike do të fokusohej tek hijezimi natyror, ventilimi i kryqëzuar dhe përdorimi i materialeve me masë termike që ruajnë freskinë. Në zonat kodrinore dhe të brendësisë, sfida është balancimi i të nxehtit veror me të ftohtin dimëror.
Ndërtesat duhet të shfrytëzojnë diellin e dimrit dhe të izolohen mirë për të mos humbur ngrohtësinë.
Ndërsa në zonat malore, ku dimrat janë të gjatë e të ashpër, prioriteti është ruajtja e nxehtësisë: mure të trasha, volum kompakt, dritare të vogla dhe orientim jugor që kap çdo rreze dielli.
Ky nuk është vetëm një diskutim teknik për ndërtuesit. Është një çështje që prek ekonominë dhe jetën e përditshme. Një shtëpi bio-klimatike kursen para në faturën e energjisë, është më komode për banorët, dhe shpesh ka jetëgjatësi më të madhe sepse është ndërtuar duke respektuar logjikën e vendit ku ndodhet.
Mbi të gjitha, është një mundësi që komunitetet të përdorin burimet e tyre, gurin, drurin, baltën, mjeshtëritë lokale, duke krijuar punë dhe duke ruajtur identitetin estetik të fshatit.
Shembuj që funksionojnë
Shembuj të suksesshëm në Shqipëri tashmë ekzistojnë. Nga bujtinat alpine në Valbonë e Theth që kombinojnë traditën me izolimin modern, tek komplekset agroturistike pranë Tiranës që përdorin gurë e dru vendi, panele diellore dhe sisteme ujëmbledhëse, gjejmë modele konkrete që tregojnë se kjo qasje funksionon.
Në bregdet, projekte si resortet që integrojnë gjelbërim natyral, energji diellore dhe sisteme riciklimi uji po tregojnë se është e mundur të zhvillohet turizëm duke respektuar mjedisin dhe trashëgiminë e vendit, ndërsa sigurohet efikasitet energjetik.
Nga përjashtim në rregull: financim, standarde
Sfida kryesore mbetet si ta kthejmë këtë nga përjashtim në rregull. Sot, mungesa e financimit për familjet rurale, mungesa e ekspertizës në terren dhe një kuadër rregullator i pazhvilluar që të kërkojë dhe të monitorojë realisht këtë qasje, janë pengesa të dukshme. Por ato nuk janë të pakapërcyeshme.
Deri tani, në Shqipëri ka pasur disa iniciativa të kufizuara, kryesisht në kuadër të projekteve të donatorëve si BE, UNDP apo GIZ, që kanë ofruar mbështetje për izolimin termik të banesave, instalimin e paneleve diellore ose sistemeve të kursimit të ujit në disa fshatra pilot.
Megjithatë, këto kanë qenë përmasa të vogla, të shpërndara dhe pa një strategji kombëtare të qëndrueshme. Për pjesën më të madhe të familjeve rurale, financimi për ndërtime apo rinovime bio-klimatike mbetet barrë personale.
Një zgjidhje e drejtpërdrejtë është krijimi i skemave kombëtare dhe lokale të mbështetjes financiare, grante ose kredi të buta për izolimin termik, instalimin e paneleve diellore, sistemet e mbledhjes së ujit të shiut apo përdorimin e materialeve lokale ekologjike. Këto skema do të ndihmonin familjet që të investojnë pa u ngarkuar financiarisht në mënyrë të menjëhershme.
Paralelisht, është thelbësore ngritja e kapaciteteve profesionale në zonat rurale përmes trajnimeve praktike për mjeshtrit, projektuesit dhe inxhinierët lokalë, në mënyrë që teknikat bio-klimatike të zbatohen saktë dhe të sigurohet qëndrueshmëria e tyre në kohë.
Vendet europiane kanë treguar se kjo është e realizueshme. Në Itali, programi “Superbonus 110%” ka subvencionuar deri në 110% të kostos së rinovimeve energjetike për banesat, përfshirë ato rurale, duke nxitur masivisht izolimin, instalimin e paneleve diellore dhe pompave të nxehtësisë.
Në Austri, një kombinim subvencionesh dhe standardesh ligjore ka bërë që shumica e ndërtesave të reja në fshatra të jenë shtëpi pasive ose me konsum shumë të ulët energjie.
Në Francë, “Programme de Rénovation Énergétique des Logements” ka një linjë të dedikuar për fshatrat, duke ofruar financim dhe asistencë teknike falas për projektet që përdorin materiale tradicionale në kombinim me teknologjitë e reja.
Në këtë drejtim, një tjetër shtyllë është forcimi i kornizës ligjore dhe zbatimit: standarde të qarta ndërtimi për zonat rurale, të cilat të kërkojnë orientim të duhur, integrim të energjive të rinovueshme dhe përdorim të materialeve vendore.
Në këtë drejtim, planet urbanistike të fshatrave duhet të përmbajnë politika rregullatore që jo vetëm ruajnë fizionominë tradicionale dhe identitetin arkitektonik të zonës, por garantojnë edhe eficiencën energjetike dhe përshtatshmërinë klimatike të projekteve të reja.
Vetëm kështu mund të sigurojmë që zhvillimi të jetë njëkohësisht modern, ekonomik dhe në harmoni me natyrën që e rrethon.
Një hap tjetër vendimtar do të ishte hartimi i standardeve të posaçme për ndërtimin në zona rurale, të përshtatura për karakteristikat klimatike, gjeografike dhe kulturore të secilës krahinë.
Instituti i Ndërtimit në Tiranë, në bashkëpunim me universitetet, studiues të arkitekturës tradicionale, restauratorë dhe inxhinierë, mund të përgatisë standarde specifike për projektimin dhe zbatimin e objekteve për çdo zonë: për shembull, në Alpet Shqiptare të përcaktohet një standard për tipologjinë e çative, materialet e lejuara (gur lokal, dru), standardet minimale të izolimit termik dhe orientimin e ndërtesave, gjithmonë në përputhje me planin rregullues të fshatit.
Në zona bregdetare, standardi mund të përfshijë kërkesa për hijezim natyror, përdorimin e ngjyrave dhe materialeve që reflektojnë rrezet e diellit, si dhe kufizime për lartësinë e ndërtesave për të ruajtur peizazhin.
Një qasje e tillë, e kombinuar me rregulloret vendore, do të siguronte jo vetëm ruajtjen e identitetit arkitektonik të fshatrave, por edhe një nivel minimal të efikasitetit energjetik dhe adaptimit klimatik.
Kjo do t’i kthente politikat rregulluese nga dokumente formale në mjete praktike për transformimin e qëndrueshëm të zonave rurale.
Dhërmiu, fshati i njohur turistik në Rivierën shqiptare, mund të shërbejë si një shembull dhe rast studimi i rëndësishëm, jo thjesht si “histori suksesi”, por si një shembull i nevojës për ekuilibër ndërmjet zhvillimit dhe ruajtjes.
Qendra historike në pjesën e sipërme të fshatit ruan ende tiparet vernakulare: shtëpi guri me çati tjegullash, ngjyra natyrale dhe oborre të gjelbra, si përshtatje e natyrshme ndaj klimës mesdhetare.
Gjithashtu qendra historike e fshatit ka qenë pjesë e një projekti konservimi të financuar nga Ministria e Kulturës në kuadër të “Rilindjes Urbane të Bregdetit Jon”.
“Projekti për rithemelimin e qendrës historike Dhërmi‑Vuno”, ka përfshirë restaurimin dhe përforcimin struktural të ndërtesave tradicionale, si dhe hartimin e një rregulloreje për menaxhimin e zonës historike, duke garantuar mbrojtjen e identitetit.
Nga ana tjetër, zhvillimi i vrullshëm në zonën bregdetare të Dhërmiut, kryesisht në vitet 2000, ka krijuar ndërtime më pak reflektuese ndaj traditës dhe klimës, me struktura të reja që shpesh nuk respektojnë identitetin estetik të fshatit apo parimet bio-klimatike (muret pa izolim, dritaret të orientuara gabimisht, mungesë hijezimi natyror).
Për pjesën e vjetër të fshatit, është e nevojshme të hidhet hapi për të hartuar standardet e projektimit dhe rehabilitimit që ruajnë tipologjinë ekzistuese, tiparet arkitektonike tradicionale, materialet, ngjyrat, orientimin, dhe të kombinohen me elemente moderne për eficiencë energjetike, si izolimi i brendshëm, panelet diellore të integruara, dhe sistemet për mbledhjen e ujit të shiut.
Ndërsa për zonën e re bregdetare, duhet të vendosen kritere të qarta për ndërtime të reja, si kufizime për lartësinë dhe dendësinë, kërkesa për hijezim natyror, përdorim materialesh që reflektojnë rrezet e diellit për të shmangur mbinxehjen, dhe ngjyra që harmonizohen me peizazhin.
Këto nuk duhet të mbeten vetëm si zgjedhje e vullnetshme e disa investitorëve privatë, siç kemi parë se fundmi në shumë resorte bregdetare që kanë integruar gjelbërim natyror, energji diellore dhe sisteme riciklimi të ujit, por të kthehen në standarde të detyrueshme për të gjitha projektet në zona turistike dhe bregdetare.
Në këtë mënyrë mund të garantohet që zhvillimi i ardhshëm të ruajë karakterin dhe klimën e zonës, duke krijuar një “identitet të gjelbër” të qëndrueshëm dhe të riprodhueshëm në të gjithë vijën bregdetare.
Kuadri ligjor ekzistues: bazë për standardet bio-klimatike në fshatra
Kuadri aktual e lejon plotësisht këtë qasje; duhet vetëm të “përkthehet” në rregulla vendore. Ligji 107/2014 u jep bashkive të drejtën të vendosin në planet/rregulloret e tyre kritere sipas zonave (lartësi, dendësi, materiale vendore, orientim, hijezim).
Ligji 116/2016, i shoqëruar nga aktet nënligjore, përcakton kërkesat minimale të performancës energjetike të ndërtesave dhe e bën të detyrueshëm certifikimin e performancës së energjisë (EPC); ndërsa Ligji 124/2015 dhe Ligji 24/2023 nxisin kursimin dhe prodhimin e shpërndarë nga burime të rinovueshme dhe statusin e prosumatorit (prodhues dhe konsumues të energjisë elektrike).
Për trashëgiminë kulturore, ndërhyrjet lejohen me miratim të posaçëm dhe pa cenuar tipologjinë; brenda këtij regjimi mund të aplikohen përmirësime bio-klimatike jo-intruzive e të kthyeshme (p.sh. izolim i brendshëm “që merr frymë”, hijezim tradicional, panele të integruara jo të dukshme).
Standardet bio-klimatike si “nyja” e trinomit ligjor
Në praktikë, standardet e projektimit dhe ndërtimit të arkitekturës bio-klimatike (në vijim: “standardet bio-klimatike”) vendosen në mes të trinomit: planifikimi i territorit (rregulla hapësinore/estetike) + efikasiteti i energjisë (pragje performance) + trashëgimia (kufij ruajtjeje tipologjike).
“Standardet bio-klimatike” i përkthejnë këto tre kërkesa në tregues të matshëm për secilën zonë (bregdet/kodër/mal) dhe janë instrumenti praktik që zbaton konkretisht arkitekturën bio-klimatike në fshatra.
Këto përfshijnë, sipas rastit:
Këta tregues të matshëm mund të vendosen në listën e kontrollit të lejes së ndërtimit dhe përmes rregulloreve vendore, mund të kthehen në detyrim ligjor.
Ndërsa skemat e financimit mund të ulin koston dhe mund të akordohen vetëm për projekte që i përmbushin kriteret, duke përshpejtuar kështu zbatimin në shkallë të gjerë.
Arkitektura bio-klimatike është një domosdoshmëri për fshatrat shqiptare. Ajo ofron efikasitet energjetik, komoditet, jetëgjatësi dhe ruan identitetin lokal, duke u mbështetur te burimet dhe mjeshtëritë vendore.
Për ta bërë realitet, nevojitet një kombinim i qartë masash: standarde të detyrueshme të projektimit për çdo zonë, financim i aksesueshëm për familjet dhe bizneset rurale, trajnime për profesionistët lokalë dhe mbrojtje aktive e tipareve arkitektonike tradicionale vendore.
Vetëm kështu, fshatrat nuk do të mbeten kartolina të së shkuarës, por qendra të gjalla, funksionale dhe tërheqëse për banim, turizëm dhe zhvillim ekonomik./MONITOR -

Ndahet nga jeta Astrit Koçibelli, ikona e muzikës tradicionale korçare
Astrit Koçibelli, një nga emrat më të njohur dhe të dashur të muzikës tradicionale korçare, ka ndërruar jetë. Lajmi u bë i ditur nga Qendra e Artit dhe Kulturës në Korçë përmes një postimi në rrjetet sociale, ku u shpreh hidhërimi për humbjen e një prej figurave më përfaqësuese të serenatës korçare.
Koçibelli u bë i njohur për interpretimin e këngëve tradicionale të Korçës, duke sjellë emocionin dhe magjinë e serenatave të vjetra me një stil autentik që preku zemrat e publikut të të gjitha moshave.
Gjatë karrierës së tij të gjatë, ai dha një kontribut të rëndësishëm në ruajtjen dhe promovimin e muzikës tradicionale korçare dhe mbeti një frymëzim për brezat e rinj të artistëve që synojnë të vazhdojnë këtë trashëgimi të çmuar kulturore./syri/KultPlus.com
-

Trump sulmoi Soros/ Paskal Milo: U bë tema e opozitës! Miliarderi hungarez, përplasje me Berishën që në vitet ‘90
Ish-Ministri i Jashtëm, Paskal Milo ishte i ftuar sot në Log. News24 për të folur lidhur me sulmin e presidentit Donald Trump ndaj miliarderit George Soros, për të cilin presidenti amerikan kërkoi të hetohet.
Milo thekson se kemi të bëjmë me një përplasje tradicionale në politikën amerikane. Trump, shton Milo, ka sulmuar Soros edhe gjatë mandatit të parë.
“Ajo çfarë po ndodh me këtë përplasje tradicionale, nuk shoh ndonjë gjë të madhe. Një shfaqje tjetër me tone të ngritura nga Donald Trump, ndaj një kundërshtari të njohur të tij për vite me radhë. E kishte kundërshtar në mandatin e parë dhe gjatë fushatës presidenciale.
Ajo frymë e kundërshtisë vijon me intonacione të reja dhe me mënyrë shpërthyese siç e ka stilin Donald Trump. Nuk habitem, sepse nëse ndjekim jetën politike të SHBA gjithnjë ka pasur përplasje tradicionale. Gjyqësori amerikan nuk është kaq i pavarur sa ç’perceptohet nga jashtë. Ndikime politike ka paur dhe do ketë.”
Më tej, ish-Ministri i Jashtëm foli edhe për marrjen e kësaj tematike nga opozita në Shqipëri.
Sipas tij, opozita nuk ka fabulë dhe reagon pas ngjarjeve të momentit që ndodhin në SHBA. Berisha ka patur përplasje me Soros, që në fillim të viteve ’90, nxjerr në pah Milo.
“Kam një mendim ndryshe që ajo shoqëria e hapur e huazuar nga Karl Poper që e aplikon në një numër vendesh në botë, Shqipëria ka përfituar. Fondacioni Soros në vitet 90 ka investuar në zhvillimin e arsimit shqiptar, kulturës, shkencës, investime të prekshme dhe që shqiptarët nuk kanë arsye të ankohen për investime. Flas në tërësi.
Dhe që ai ka patur prirje normale, ka vendosur marrëdhënie preferenciale me segmente të së majtës dhe qendrës. Që në fillim Soros, nuk ka shkuar mirë me Sali Berishën, në atë kohë presidencën në gjysmën e parë të viteve 90. Pse u kap menjëherë tema e Soros nga opozita sot. Vuan për mungesë argumentash. Nuk ka fabulë, mbështetje të qartë programore. Kapet spontanisht nga ngjarje që ndodhin.” -

Destinacionet më të mira për të vizituar në shtator 2025
Shtatori është koha ideale për udhëtime, me mot të butë, më pak turma dhe destinacione të jashtëzakonshme për çdo shije, nga kultura në Azinë Qendrore te plazhet e qeta në Mesdhe apo aventurat në natyrë.Isle Royale, Michigan, SHBAParku më pak i vizituar në SHBA, i arritshëm vetëm me avion amfib apo traget. Shtatori ofron mot të ngrohtë për ecje, kajak dhe kamping në ishujt e egër të Lake Superior, në një mjedis të pasur me drerë, lundërza dhe ujqër.Riviera jugperëndimore e TurqisëPas pushimeve verore, bregdeti turk bëhet më i qetë, por ende i ngrohtë. Plazhet si Patara dhe Çıralı, qytetet antike dhe vendpushimet autentike si Kızkalesi ofrojnë një përzierje të relaksit me historinë.NamibiaShtatori është ideal për safari: mot i thatë, bimësi më e pakët dhe kafshë që mblidhen pranë burimeve të ujit. Parku Kombëtar Etosha është perfekt për safari, mjafton të parkosh pranë një liqeni dhe të presësh spektaklin natyror.GuajanaNjë vend i egër me ujëvara madhështore si Kaieteur, pyje tropikale, fauna të rrallë dhe kulturë indigjene. Shtatori është muaj i thatë, me xhungla të gjelbëruara dhe kushte ideale për eksplorim.Dublin, IrlandëMoti i butë i shtatorit sjell më pak turistë dhe më shumë ngjarje kulturore, përfshirë Festivalin Fringe. Kryeqyteti irlandez ofron një përzierje të pub-eve tradicionale dhe muzeve të klasit botëror.Malet Altai, MongoliFestivalet tradicionale të gjuetarëve me shqiponja në Ulgii dhe Altai janë një eksperiencë unike. Vizitorët mund të eksplorojnë parqe kombëtare, të hipin në kuaj dhe të flenë në jurta tradicionale.Nova Scotia, KanadaKjo provincë bregdetare ofron ushqim deti të freskët, verëra artizanale dhe fruta sezonale si mollë e boronica. Shtatori është koha më e mirë për një tur gastronomik mes vreshtave dhe fshatrave piktoreske.Deti i Kuq, JordaniTemperaturat fillojnë të bien, por kushtet për zhytje janë të shkëlqyera. Me mbi 510 lloje peshqish dhe më shumë se 30 vende zhytjeje, përfshirë anijen e mbytur Cedar Pride, kjo zonë është parajsë për adhuruesit e detit.Zelanda e ReNë fillim të pranverës, me pak turistë dhe natyrë të gjelbëruar, udhëtimi me tren është mënyra më e mirë për të parë peizazhe të mrekullueshme.Katalonja, SpanjëJashtë Barcelonës së mbipopulluar, natyra katalanase është e pasur dhe e ruajtur. Shtatori ofron mot të butë për aktivitete në natyrë: kajak në Grykën Mont-rebei, rafting në lumin Noguera, ose ecje në Parkun Aigüestortes.Nëse po kërkoni aventurë, qetësi apo kulturë këtë shtator, këto dhjetë destinacione premtojnë udhëtime të paharrueshme. / Lonely PlanetKy është artikull ekskluziv i Revistës Monitor, që gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”.Artikulli mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar “Revista Monitor” shoqëruar me linkun e artikullit origjinal.
-

“Shija” e turizmit, si po rikthehet tradita e tavës së kosit, lakrorit apo petullave të fshira
Gatimet tradicionale shqiptare, dikur të zhdukura nga menutë, po përjetojnë një rikthim të fuqishëm të nxitur nga kërkesa e turistëve të huaj për përvoja autentike. Çdo pjatë si tava e kosit, lakrori apo petullat e fshira, nuk është vetëm shije – është një histori që shitet. Tani jo vetëm shijet e veçanta, por edhe çmimet e përballueshme dhe përdorimi i produkteve vendase po kthehen në një avantazh unik për ekonominë. Kjo prirje po ndihmon në rritjen e vlerës së përvojës turistike, por edhe në gjallërimin e prodhimit vendas, nëpërmjet lidhjes së drejtpërdrejtë me fermerë dhe produkte të zonës. Armela Toska Trahana e zënë me kos, lakrori në saç dhe tava e kosit nuk janë më thjesht gatime të shtëpisë por janë kthyer në përvoja kulinare që të huajt i kërkojnë me ngulm.Me më pak se 20 euro, turistët shijojnë një drekë të plotë, të shërbyer me kujdes dhe histori, një luks i rrallë në Europën e sotme. Por nuk është thjesht çmimi që i tërheq – është tradita.Pjata të harruara si yshmeria, shapkat çame apo kulaçi i mbushur me djathë po rikthehen në menu, të nxitura nga dëshira për të përjetuar një Shqipëri të vërtetë, përtej guidave klasike.Në këtë rikthim të heshtur të traditës, turistët janë bërë ambasadorët më të mirë të kuzhinës shqiptare.Në zemër të Tiranës, aty ku shëtisin çdo ditë qindra vizitorë të huaj, nuk është e pazakontë të gjesh një pjatë me mish gici për 800 lekë, një gotë verë shtëpie për 300 lekë apo një sallatë të freskët për vetëm 400 lekë.Një vakt i plotë, me shije autentike dhe produkte vendase, për më pak se 2,000 lekë – kjo është ajo që i habit më shumë vizitorët.Kjo përballueshmëri, e kombinuar me mikpritjen dhe shijet tradicionale, po e shndërron gastronominë shqiptare në një nga pikat më të forta të turizmit.“Në një kohë ku kuzhinat globalizohen, ne besojmë se autenticiteti është vlera më e madhe”, – thotë Jurgen Bame, nga “Era Restaurant”.Sipas tij, tradita nuk është pengesë për zhvillimin e mëtejshëm të turizmit, por baza mbi të cilën mund të ndërtohen përvoja të reja e të paharrueshme. Një udhëtim në shijen e harruar: Si po i rikthejnë turistët petullat dhe lakrorin në menutë shqiptareShqipëria është prej kohësh një destinacion që të magjeps me peizazhet e saj dhe historinë e pasur, por për shumë vizitorë, surpriza më e madhe fshihet në pjata.Pas çdo vakti që shërbehet në një restorant vendas, fshihet një histori – jo vetëm ajo e një kuzhine me ndikime osmane, ballkanike e mesdhetare, por edhe një rikthim i heshtur i traditës që dikur ishte zhdukur nga tryezat e restoranteve.Kuzhina shqiptare, e pasur dhe e larmishme, dikur jetonte vetëm në shtëpi: gatimet si petullat e fshira, qifqit, yshmeria, apo lakrori me hithra rrallëherë gjendeshin në menutë e restoranteve.Këto pjata, të lidhura ngushtë me kujtesën e gjyshes dhe kuzhinat e shtëpisë, për një kohë u panë si të papërshtatshme për gastronominë e tregut që për një kohë të gjatë ishte drejtuar nga pjata ndërkombëtare si pastat, pica risotto etj.Por ky perceptim po ndryshon.Sot, restorantet në zona turistike, nga Alpet te Bregdeti, po shtojnë pikërisht këto gatime në menutë e tyre, të nxitura nga një kërkesë në rritje nga vizitorët e huaj.“Turistët nuk kërkojnë më thjesht një pjatë me mish apo një birrë të ftohtë – ata kërkojnë përvojë, autenticitet, histori në çdo kafshatë.Rikthimi i traditës shqiptare është një rrugë e gjatë dhe sfiduese, por po sjell frymëmarrje të re për kulturën dhe identitetin e këtij vendi”, pohon për “Monitor”, Enri Jahaj, kreu i Shoqatës së Bar Restoranteve.Z. Jahaj shprehet se restorantet duhet t’u japin menuve një frymë shqiptare dhe nuk duhet të ngelen më me gatime ballkanike.“Kur vjen puna te gatimet mendoj se nuk duhet të ngelemi më te gatimet tradicionale ballkanike, duhet t’i japim një frymë shqiptare, mesdhetare dhe kjo pastaj është meritë e shefave, e atyre që janë mendjehapur dhe kanë dëshirë të guxojnë” – thotë ai.Petrit Fiska, nga agroturizmi i mirënjohur “Alpeta”, në Berat, thotë se nisur nga kërkesa e turistëve përfshinë përherë në menu lakrorin dhe yshmerinë.“Fillimisht i ofruam si pjata ditore, por kërkesa ishte aq e lartë sa u kthyen në pjata bazë”.Përveç petullave dhe lakrorit, në menutë e restoranteve veçanërisht atyre të Agroturizmit ka pjata të tjera të vjetra si:– Japrakët me gjethe hardhie– Trahanaja e zënë me kos– Kulaçi i mbushur me djathë– Mishi me qiqra– Tava me kungull të njomë– Buka e misrit me speca me kos– Qofte furre me domate dhe narden– Shapkat nga Çamëria apo Pulë me përshesh në saçKëto pjata janë rikthyer ngadalë në vëmendje të rishkruar nga entuziazmi i kuzhinierëve vendas me interes të lartë për traditën nga turistët.“Në ushqimin tradicional, çdo njeri gjen veten.Edhe prezantimi i menusë luan një rol të rëndësishëm – klienti ndihet më i veçantë kur përballet me një menu të kuruar, të veçantë, që përfaqëson gjellë tradicionale dhe jo receta që mund t’i gjesh kudo.Sot, madje edhe në zonat rurale, hapja e një restoranti tradicional është gjithnjë e më e përshtatshme, pasi menuja lidhet natyrshëm me traditën dhe historinë e vendit” – thotë Ismet Shehu, themelues i rrjetit të restoranteve “Çeren”.Ky rikthim është më shumë se thjesht një trend gastronomik.Është një afirmim i identitetit shqiptar përmes ushqimit, një mënyrë për të treguar historinë jo me fjalë, por me shije. Dhe në një vend ku kuzhina është përjetuar gjithmonë si pjesë e jetës, kjo është ndoshta forma më e mirë e mikpritjes.“Pjata shqiptare më e porositur nga turistët është ‘Tava e famshme e Elbasanit’ – tava e kosit”, – thotë Jurgen Bame, drejtor marketingu i “Era Restaurant”, një rrjet restorantesh që përveç gatimeve ndërkombëtare, ka në fokus të veçantë kuzhinën tradicionale shqiptare.“Pjata më e kërkuar është mishi i qengjit dhe byreku i pjekur në saç”, – shprehet Andi Prifti, administrator i “Oda Garden”, një nga restorantet më të frekuentuara për gatime tradicionale.I vendosur në zonën e Pazarit të Ri, restoranti është bërë një pikë referimi për vizitorët që kërkojnë një menu të lidhur me traditën, por edhe një ambient që ruan elementet karakteristike të Tiranës së vjetër.Kthimi drejt traditës, shtysë për prodhimin vendasRritja e kërkesës për kuzhinën tradicionale shqiptare po ndikon drejtpërdrejt në nxitjen e prodhimit vendas, veçanërisht në sektorin bujqësor.Me gjithnjë e më shumë restorante dhe agroturizme që kthehen te receta dhe produkte të zonës, po rritet edhe bashkëpunimi me fermerët lokalë.Altin Prenga, nga “Mrizi i Zanave”, thekson se pa produkte vendase, modeli i tij nuk do të funksiononte:“Nëse nuk do të kisha produkte vendase, nuk do të arrija të faturoja as 55% të punës që bëj – ndoshta do të isha mbyllur”.Ai shton se identiteti gastronomik që ofrohet nëpërmjet këtyre produkteve është pikërisht ajo që kërkojnë sot vizitorët, si vendas ashtu edhe të huaj.Në të njëjtën linjë, Fundim Gjepali nga agroturizmi “Gjepali” në Shijak tregon se bashkëpunon rregullisht me 25 deri në 30 fermerë.“Ajo që kemi vënë re është se prodhimi rritet çdo vit – ka më shumë mundësi dhe më shumë interes nga të dyja palët”, – thotë ai.Për të, është i dukshëm transformimi i sektorit: “Po kalojmë një fazë ku bujqësia, edhe pse e ngadaltë, po ndërgjegjësohet dhe po kthehet në burim dinjitoz të ardhurash”.Megjithatë, sipas tij, fermerët mbeten ende të paorganizuar dhe nevojitet më shumë bashkëpunim dhe mbështetje për të strukturuar këtë zinxhir.“Jemi ende në një fazë ‘kurdisjeje’ të tregut”, – shton ai, duke theksuar se transformimi real kërkon këmbëngulje, lidership dhe politika të qëndrueshme mbështetëse.Restorantet që promovojnë traditën nuk janë më thjesht konsumatorë, por po kthehen në motorë të qëndrueshëm të zhvillimit rural, duke krijuar kërkesë të vazhdueshme për prodhime cilësore dhe të stinës. Numri i turistëve në restorante rritet vit pas vitiSipas operatorëve në treg, numri i turistëve që kërkojnë gatime lokale është rritur ndjeshëm, sidomos në sezonin veror.Z. Fiska, i agroturizmit “Alpeta”, raporton një rritje prej 25–30% të numrit të vizitorëve çdo vit.“Sa më shumë autentik të jetë ushqimi, aq më të kënaqur mbeten klientët tanë”, – thotë ai, duke shtuar se menuja e tyre bazohet në atë që prodhojnë vetë në fermë – që nga byreku dhe lakrori, deri te mishi i qengjit.Përballë këtij fluksi, gjithnjë e më shumë restorante po vendosin menutë jashtë lokalit, si përgjigje ndaj kërkesës në rritje për transparencë.“Menutë jashtë, nëpër restorante, po vendosen gjithnjë e më shumë, sepse tregu e dikton”, – thotë z. Jahaj.“Turistët janë një faktor kryesor, ata i kërkojnë çmimet përpara, për të bërë llogaritë e tyre.Por kjo tendencë është ndikuar edhe nga konsumatorët vendas, veçanërisht nga gjeneratat X dhe Z, të cilat janë shumë të ndjeshme ndaj çmimeve.Ata duan ta organizojnë më mirë paranë e tyre dhe marrin në konsideratë çdo element – çmimin, komentet, vlerësimet online, çdo gjë përpara se të vendosin ku do të konsumojnë”. Birra vendase po humb terren, vera dhe rakia mbeten të preferuara Ndërsa vera dhe rakia shqiptare po fitojnë terren në menutë verore, birrat vendase po përballen me sfida.Mirko, turist nga Çekia, tregon se nga pijet shqiptare, rakia e vera janë të preferuarat e tij.“Verën dhe rakinë shqiptare i kam pëlqyer shumë, janë të veçanta dhe ndryshe nga ato që kam provuar më parë në vende të tjera. Më pëlqen fakti që janë produkte tradicionale me histori”, – thotë ai.Olsi Risto, administrator i kantinës “Duka”, thotw se turistët parapëlqejnë më shumë verën nga pijet vendase.“Te ne është më e kërkuar vera, por edhe rakia nuk mbetet pas, pasi për shumë të huaj, degustimi i rakisë është për herë të parë”.Çmimi i birrave shqiptare në shishe është barazuar me atë të markave të huaja, duke bërë që turistët të zgjedhin më shpesh markat ndërkombëtare, të cilat i perceptojnë si më të sigurta dhe me cilësi të garantuar.Birra kriko mbetet shumë e preferuar, sidomos nga turistët çekë dhe ata që kërkojnë një përvojë më autentike në restorante me mish të zgarës dhe produkte tradicionale, – thotë Ditmir Reçi, nga restorant “Tymi”.“Birra shqiptare është e lehtë, me shije të freskët, por jo ashtu si ne jemi mësuar”, thotë një turist nga Polonia, ndërsa një tjetër vizitor nga Austria shton: “Rakia ishte përvojë më vete – e fortë, por me karakter!”. Ky është artikull ekskluziv i Revistës Monitor, që gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”.Artikulli mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar “Revista Monitor” shoqëruar me linkun e artikullit origjinal.
-

Begaj në festën tradicionale të Malësisë së Madhe: Një dëshmi e gjallë e identitetit dhe krenarisë sonë
Presidenti i Republikës, Bajram Begaj, ishte i pranishëm në “Logu i Bjeshkës”, një festë tradicionale që përfaqëson thellësisht kulturën, traditat dhe identitetin e malësorëve të Malësisë së Madhe.
Në fjalën e tij, Presidenti theksoi rëndësinë e këtij manifestimi si një ritual që mban gjallë lidhjen me historinë, artin, veshjet dhe zakonet e trevave veriore shqiptare. Ai përshkroi “Logun e Bjeshkës” si një simbol të pasurisë shpirtërore dhe kulturore të Malësisë, duke përmendur edhe Xhubletën si një trashëgimi artistike të njohur ndërkombëtarisht.
“Ky manifestim nuk është vetëm festë, por një dëshmi e gjallë e identitetit dhe krenarisë sonë kombëtare,” u shpreh Presidenti Bajram Begaj.
Ai uroi që kjo traditë e çmuar të vazhdojë të bashkojë brezat dhe të ruajë thesarin kulturor të shqiptarëve. -

Ed Sheeran befasoi fansat me një performancë në një pub irlandez gjatë festivalit Fleadh Cheoil në Wexford
Këngëtari dhe kantautori i njohur Ed Sheeran ka befasuar fansat të martën në mbrëmje duke interpretuar këngë të tij origjinale dhe melodi tradicionale irlandeze në pubin “The Sky and The Ground” në qytetin Wexford, si pjesë e festivalit të muzikës dhe arteve, Fleadh Cheoil na hÉireann.
Sheeran performoi përkrah grupeve irlandeze Amble, BIIRD, Beoga dhe Aaron Rowe, në një atmosferë intime por energjike, duke sjellë tingujt e muzikës tradicionale për një publik të zjarrtë. Për ata që nuk arritën të futen në pub, Sheeran u siguroi një performancë të jashtëzakonshme akustike jashtë lokalit me hitin e tij “Perfect”.
I rritur në Suffolk, Angli, babai i Sheeran është nga Belfasti. Në qershor, ai deklaroi publikisht se identifikohet kulturalisht si irlandez. Sipas Eamon Murray, anëtar i grupit Beoga, Sheeran “e do shumë atë ndjesinë e improvizuar të një sesioni tradicional” dhe ka një lidhje të thellë me trashëgiminë e tij irlandeze:
“Të dyja palët e gjyshërve të tij janë irlandezë, kështu që sa herë që bëjmë diçka me të, ai dëshiron që gjithçka të ketë një theks të fortë irlandez.”
Beoga, që vjen kryesisht nga County Antrim, kanë bashkëpunuar shpesh me Sheeran, përfshirë këtu edhe në suksesin ndërkombëtar “Galway Girl” më 2017. Murray kujton përvojën në Wexford si një nga më emocionueset:
“Kemi qenë në Coachella me Ed dhe në vende të tjera, por nata e djeshme ishte më e rrëmujshme sepse ishte në një bar publik… por janë gjithmonë të këndshme.”
Mbrëmja përfshiu gjithashtu bashkëpunime me grupin BIIRD, ku ata interpretuan së bashku këngën tradicionale “Wild Mountain Thyme”. Publiku këndoi me entuziazëm, ndërsa Sheeran luante kitarën, i shoqëruar nga violinë dhe bodhrán, një daulle tradicionale irlandeze.
Në vazhdim, Aaron Rowe, Amble, BIIRD dhe Sheeran kënduan “Raglan Road”, një poezi nga Patrick Kavanagh, e bërë e njohur nga The Dubliners. Muzika tradicionale vazhdoi me një interpretim emocionues të këngës “The Parting Glass”, një këngë me origjinë skoceze e njohur në Irlandë që nga botimi në librin Irish Street Ballads në vitin 1939.
Fleadh Cheoil është festivali më i madh në botë i muzikës tradicionale irlandeze, i cili mbahet çdo gusht dhe tërheq qindra mijëra vizitorë. Është organizuar për herë të parë në vitin 1951 nga Comhaltas Ceoltóirí Éireann, shoqata e muzikantëve tradicionalë irlandezë.
Në vitin 2026, Fleadh-i do të mbahet në Belfast, një ngjarje e rëndësishme për qytetin dhe për historinë muzikore të Irlandës.
“Fakti që po vjen në Belfast është i pabesueshëm,” tha Murray. “Është një moment i rëndësishëm për historinë e ishullit dhe për historinë e muzikës irlandeze. Ka lidhje të shkëlqyera me artin dhe kulturën. Mendoj se do të lulëzojë atje.”/BBC/KultPlus.com