Tag: tradhtar

  • Spahiu: Pas kafes me Ervin Salianjin, gjysma vrapuan te Berisha për ta spiunuar si tradhtar partie

    Spahiu: Pas kafes me Ervin Salianjin, gjysma vrapuan te Berisha për ta spiunuar si tradhtar partie

    Juristi Kreshnik Spahiu ka komentuar edhe takimin e Ervin Salianjit, Ilir Alimehmetit me më të votuarit e Primareve ditën e sotme. 
    Ai tha se Berishën s’mund ta largojë nga PD një fraksion i tillë, ndërsa theksoi se gjysma vrapuan te Berisha për ta spiunuar si tradhtar partie Salianjin pas kafes me  këtë të fundit. 
    ‘Salianji është politikan i ri dhe i pakonsumuar, ai s’është përfolur për korrupsion. Por iniciativa e tij do dështojë, kafja e tij me të pakënaqurit e Berishës ishte kafe me bisht sepse pas kafes me të gjymsa e tyre vrapuan tek zyrat e Berishën për ta spiunuar si tradhtar partie. Është e vështirë që një fraksion i tillë të largojë Berishën nga PD. Ajo parti është e destinuar që të rrudhet. Një parti që nuk mbledh në kryeqytet e ka humbur misionin e saj. Ajo s’ka as struktura dhe as degë, është paaftë që të bëjë protesta. Fakti që ata s’dolën as në fushatë në zgjedhjet e parakohshme lokale. Është parti në funksion të probleme të një politikani dhe për të penguar partitë e reja’, tha ai. 
     

  • “E kam dëgjuar prej Fatosit bisedën”/ Rama: E quajtën tradhtar për takimin me Millosheviç, e vërteta do dalë

    “E kam dëgjuar prej Fatosit bisedën”/ Rama: E quajtën tradhtar për takimin me Millosheviç, e vërteta do dalë

    Edi Rama: Ishte ai dyzim edhe natyrës së tij aspak sistematike i kombinuar me burgosjen absurde, u bë fati i PS dhe e bekoi Fatos Nanon si lider të pakonkurrueshme duke i dhënë një frymëmarrje të re. Pa sakrificën e tij, socialistët do kishin pasur një fat më bujar.
    Lidershipi i tij ishte më shumë frymë. Për këdo që do marrë përsipër ta zbërthejë rolin vendimtar të Fatos Nanos dhe për atë që u bë më pas Partia Socialiste. Në selinë e partisë që ai udhëhoqi qëndron një foto, për mua mbetet pamja më domethënëse, fill pas daljes nga burgu. Ai i sapodali nga burgu me dorën e majtë që tregon përpara dhe sytë që shkëlqejnë plot xixa, kafshë e radhë politike.
    PS nuk lëvizi asnjë moment, e bën PS krenare për qenien e saj, promotorë e interesave madhore të kombit, Ata që e nderuan kryetarin tonë, ishin ata që e ngritën dhe ulën tradhtar për takimin me Milloshevicin dhe për plot të tjera që nuk ia vlejnë t’i kujtojmë. E kam dëgjuar prej tij bisedën me kasapin e Beogradin. Në atë takim nuk ka asgjë prej tradhtari, por kur të dalin në dritë fjalët e thëna në atë takim dhe bisedat me patriotët, atëherë as kush dot nuk do vërë në dyshim se kontributi i tij e rendit Fatos Nanon në rreshtat e nderit.

    Top Channel

  • ‘E quajtën tradhtar për takimin me Millosheviç’/ Rama fjalim në homazhet për Nanon

    ‘E quajtën tradhtar për takimin me Millosheviç’/ Rama fjalim në homazhet për Nanon

    Edi Rama: Ishte ai dyzim edhe natyrës së tij aspak sistematike i kombinuar me burgosjen absurde, u bë fati i PS dhe e bekoi Fatos Nanon si lider të pakonkurrueshme duke i dhënë një frymëmarrje të re. Pa sakrificën e tij, socialistët do kishin pasur një fat më bujar.
    Lidershipi i tij ishte më shumë frymë. Për këdo që do marrë përsipër ta zbërthejë rolin vendimtar të Fatos Nanos dhe për atë që u bë më pas Partia Socialiste. Në selinë e partisë që ai udhëhoqi qëndron një foto, për mua mbetet pamja më domethënëse, fill pas daljes nga burgu. Ai i sapodali nga burgu me dorën e majtë që tregon përpara dhe sytë që shkëlqejnë plot xixa, kafshë e radhë politike.
    PS nuk lëvizi asnjë moment, e bën PS krenare për qenien e saj, promotorë e interesave madhore të kombit, Ata që e nderuan kryetarin tonë, ishin ata që e ngritën dhe ulën tradhtar për takimin me Milloshevicin dhe për plot të tjera që nuk ia vlejnë t’i kujtojmë. E kam dëgjuar prej tij bisedën me kasapin e Beogradin. Në atë takim nuk ka asgjë prej tradhtari, por kur të dalin në dritë fjalët e thëna në atë takim dhe bisedat me patriotët, atëherë as kush dot nuk do vërë në dyshim se kontributi i tij e rendit Fatos Nanon në rreshtat e nderit.

  • Edi Rama: Ata që e quajtën tradhtar Fatos Nanon për takimin me Millosheviç, sot e nderojnë! Ai ishte patriot dhe do mbetet…  

    Edi Rama: Ata që e quajtën tradhtar Fatos Nanon për takimin me Millosheviç, sot e nderojnë! Ai ishte patriot dhe do mbetet…  

    Gjatë fjalës së tij në homazhet për ndarjen nga jeta të ish-kryeministrit dhe themeluesit të Partisë Socialiste, Fatos Nano, kryeministri Edi Rama u ndal edhe te takimi i tij Sllobodan Millosheviçin në Selanik. Rama tha se sot, ndër ata që e nderojnë pas vdekjes, janë edhe ata që dikur e sulmuan dhe e quajtën tradhtar për atë takim. Ai shtoi se një ditë, kur të dalin në dritë fjalët e plota të atij takimi dhe kontributet e Nanos për çështjen shqiptare në Kosovë e Maqedoni, historia do ta vendosë përfundimisht emrin e tij në rreshtat e nderit të Shqipërisë. 
    “Ndër ata që e nderuan kryetarin tonë pas vdekjes, ishin dhe ata që quajtën tradhtar pse takoi Millsheviç gjatë një aktiviteti në Selanik, dhe plotë të tjera që s’ia vlen ti kujtojmë, unë e kam dëgjuar prej tij, bisedën me kapsapin e Beogradit dhe se kam idenë nëse fatosi e ka lënë të shkruar diku, por jo vetëm që në atë takim, bisedë s’ka asgjë prej tradhtari, por kur një ditë të dalin si duhet të ndritë fjalët e thëna në atë takim si edhe takimet dhe bisedat e Nanos me patriotët e lëvizjes kombëtare për lirinë dhe të drejtat e shqiptarëve në Kosovë dhe Maqedoni, atëherë askush nuk do të mund të vërë në dyshim se kontributi patriotik i kryetari themeltar të PS për çlirimin e Kosovës, rendit Nanon në rreshtat e nderit të historisë së Shqipërisë”, tha Rama. 
     

  • Plas te Serbia, futbollisti i njohur akuzon trajnerin: Ti je tradhtar…

    Plas te Serbia, futbollisti i njohur akuzon trajnerin: Ti je tradhtar…

    12 Tetor 2025

    18:47

    Telesport

    Humbja ndaj Shqipërisë ka shkaktuar një furtunë të vërtetë te serbët. Anësori i Crvena Zvezdës, Nemanja Radonjiç, i cili nuk ishte thirrur për ndeshjen ndaj Shqipërisë, përmes një postimi në rrjetet sociale, e ka cilësuar “tradhtar”, Dragan Stojkoviç, trajnerin e sapo dorëhequr nga Serbia.
    Radonjiç ka postuar një këngë, në vargjet e të cilës thuhet konkretisht “Ti nuk ishe kurrë hero, të fal për këtë, sepse tradhtarët e duan vetëm veten”.
    Mediet serbe raportojnë se këto vargje dhe ky postim shkon direkt për ish-trajnerin Stojkoviç. Në fakt, Radonjiç nuk është i vetmi që ka dalë kundër ish-trajnerit dhe e quan atë “tradhtar”, pasi një pjesë e mirë në Serbi mendojnë po njësoj dhe e konsiderojnë Stojkoviç-in si fajtorin kryesor për humbjen ndaj Shqipërisë.

  • Fragment nga romani ‘Tundimi i fundit i Krishtit’ i Nikos Kazantzakis

    Fragment nga romani ‘Tundimi i fundit i Krishtit’ i Nikos Kazantzakis

    Romani “Tundimi i fundit i Krishtit”, i konsideruar si kryevepër nga kritikët në mbarë botën, është një interpretim laik i Ungjillit. I botuar për herë të parë në vitit 1955, në të rrëfehet jeta e Jezu Krishtit nga perspektiva e vetë Jezuit. Kazantzakis, ky gjigand i letërsisë moderne rrëfen dashurinë dhe pasionin e një njeriu çfarëdo: Jezuit të Nazaretit. Teza qendrore e librit është që Jezui, megjithëse i lirë nga mëkati, ishte i prekur nga frika, dyshimi, depresioni, ngurrimi dhe epshi.

    KultPlus ua sjell në vijim një fragment të pjesës përmbyllëse të veprës, që në njëfarë forme, e rrënon edhe vetë rrënimin që i bën Kazantzakis figurës hyjnore kristiane:

    Pjetri u ngrit:

    -Ejani të ikim! – bërtiti. – Dil në ballë, Judë; prina!

    Pleqtë u ngritën duke gulçuar; zgjasnin grushtet drejt Jezuit, që, rënë përmbys, me krahët hapur, zinte gjithë oborrin.

    -Burrec! Dezertor! Tradhtar! – i bërtisnin një nga një. – Burrec! Dezertor! Tradhtar! – derisa u zhdukën me radhë.

    Jezui zgurdullonte sytë me ankth, vështronte; kishte mbetur vetëm; qenë zhdukur oborri dhe shtëpia, pemët, portat e katundit, katundi, vetëm nën këmbë kishte gurë të përgjakur; gurë, kurse tutje, më poshtë, me mijëra krerë njerëzish.

    Mblodhi gjithë forcat, për ta parë ku ndodhej, kush ishte, pse ndiente aq dhimbje; donte ta shpinte klithmën deri në fund, të bërtiste Lama sabakthani…, bëri të lëvizte buzët, nuk ia doli dot; iu morën mendtë, po rrëzohej e po humbiste brenda mendjes së vet…

    Por, papritmas, tek rrëzohej dhe humbiste, dikujt, poshtë, në tokë, iu dhimbs, siç duket; përpara tij u zgjat një kallam, në majë kishte një copë sfungjer të zhytur në uthull, i preku buzët dhe flegrat. Mbushi mushkëritë me erën e thartë, u përmend; i gufoi kraharori, vështroi qiellin dhe klithi me një britmë të thekshme:

    –Lama sabakthani!

            dhe, menjëherë, vari kokën i rraskapitur.

    Ndiente dhimbje të tmerrshme në duar, në këmbë dhe në zemër; sytë iu qartësuan, pa kurorën më gjemba, gjakun, kryqin; nëpër diellin e errësuar, shndrinë dy vathë të artë dhe dy radhë dhëmbësh të bardhë e të mprehtë; u dëgjua një e qeshur e freskët, qesëndisëse, vathët dhe dhëmbët u tretën; Jezui mbeti varur në ajër, krejt fillikat.

    Tundi kokën dhe, në çast, u kujtua ku ndodhej, kush ishte dhe pse kishte dhimbje; e rrëmbeu një ngazëllim i egër e i harbuar; jo, jo, nuk ishte burrec, dezertor, tradhtar; jo, jo, gjendej i gozhduar në kryq, kishte qëndruar ndershmërisht deri në fund, e kishte mbajtur fjalën; në çastin kur bërtiste Eli! Eli!, kishte rënë rrufe dhe ai kishte humbur ndjenjat, pastaj e kishte rrëmbyer Tundimi dhe e kishte mashtruar; gëzimet, martesat, fëmijët, të gjitha këto qenë të gënjeshtërta; të gënjeshtërt edhe plakaruqët e rrënuar që e quanin burrec, dezertor, tradhtar; të gjitha, të gjitha qenë shajni të të Paudhit! Dishepujt e tij janë shëndoshë si molla, morën tokën dhe detet, po shpërndajnë Lajmin e Mirë. Gjithçka ndodhi sikundër duhej të ndodhte, lavdi Zotit!

    Lëshoi një britmë ngadhënjimtare:

    –U krye!

             dhe ishte njëlloj sikur thoshte: Tani fillon gjithçka./KultPlus.com

  • Vedat Muriqi bëhet “tradhtar”? Sulmuesi drejt rikthimit në Superligën turke, por këtë herë jo më te Fenerbahce

    Vedat Muriqi bëhet “tradhtar”? Sulmuesi drejt rikthimit në Superligën turke, por këtë herë jo më te Fenerbahce

    Vedat Muriqi duket se e ka mbyllur rrugëtimin e tij në La Liga dhe është pranë rikthimit në Superligën turke, aty ku më parë ka veshur fanellën e disa klubeve, por shkëlqeu me Rizespor dhe Fenerbahce, para se të transferohej në Serie A te Lazio për 21 milionë euro.
    Media e njohur turke “Aksam.com.tr” raporton se është Besiktash që interesohet për sulmuesin shqiptar, pasi klubi turk pritet të ndajë rrugët me dy sulmuesit e saj, Semih Kilicsoy dhe Ciro Immobile, dhe Muriqi shihet si profili i duhur për të përforcuar sulmin e tyre.
    Muriqi do të gjejë te Besiktas edhe dy shqiptarët e tjerë, Milot Rashicën dhe Ernest Muçin. Marrëveshja mes Besiktas dhe Mallorca-s pritet të arrihet për 5 milionë euro, aq sa vlen aktualisht kartoni i sulmuesit prizrenas.
    Ndërkohë në rrjetet sociale të medias në fjalë ku është raportuar lajmi, nuk mungojnë as komentet e shumta të tifozëve të Fenerbahces, ku disa prej tyre e “etiketojnë” Muriqin si “tradhtar”.
    Kujtojmë se Muriqi luajti për 1 sezon për Fenerbahce, 2019-2020, ku shënoi 17 gola në 36 ndeshje, duke arritur të fitojë dashurinë dhe respektin e tifozëve shumë shpejt.

  • Joan Garcia te Barcelona, tifozët e Espanyolit e akuzojnë: Tradhtar, shkove te “përbindëshi”

    Joan Garcia te Barcelona, tifozët e Espanyolit e akuzojnë: Tradhtar, shkove te “përbindëshi”

    Joan García ka lënë zyrtarisht Espanyolin për të firmosur me Barcelonën, rivalen e qytetit, duke shkaktuar një “shpërthim” mes tifozëve e drejtuesve të klubit bardhekaltër. Pas një darke me agjentin e tij, Juanma López, të dashurën dhe shokun e ri të skuadrës, Dani Olmo, në restorantin “Erre & Urrechu” në Barcelonë, portieri dha edhe deklaratat e para: “Jam i lumtur, shumë i lumtur. Mezi po pres të firmos në prani të presidentit Laporta”.
    Zgjedhja e tij, natyrisht, nuk është pritur mirë nga Espanyoli. Ish-presidenti i klubit, Joan Collet, e ka sulmuar ashpër portierin: “Më bezdis fakti që shkoi te ‘përbindëshi’. Ka tradhtuar shokët e skuadrës, trajnerin dhe tifozët. Mënyra si e bëri ishte e papranueshme”.
    Po aq i ashpër ka qenë edhe ekonomisti dhe tifozi i njohur Gonzalo Bernardos, i cili në rrjetet sociale shkroi: “Pse gënjeve kaq shumë njerëz? Kishe arritur marrëveshjen me Barcelonën, por puthje stemën e Espanyolit. Nga idhull, je kthyer në tradhtar për shumë fëmijë”.
    Sipas Bernardos, Joan García e ka shkatërruar gjithçka kishte ndërtuar në dy sezonet e fundit dhe mund të kishte ikur “nga dera kryesore”, por zgjodhi “të dalë nga pas”. Portieri, i lindur në vitin 2001, ka firmosur kontratë deri në vitin 2031 me Barcelonën, por kalimi te rivali i përjetshëm rrezikon të lërë plagë të thellë, që do të jetë e vështirë të shërohet te tifozët e Espanyolit.

  • “Trump, je tradhtar”/ Pezullimi i vizave studentore, shpërthejnë protestat në SHBA

    “Trump, je tradhtar”/ Pezullimi i vizave studentore, shpërthejnë protestat në SHBA

    “Trump = tradhtar”, shkruhej në një nga pankartat që mbanin protestuesit, mes thirrjeve studentët e huaj, të cilët republikani dëshiron t’i pengojë të studiojnë në universitetet amerikane me arsyetimin se disa vijnë nga vende “që nuk janë aspak miqësore me SHBA-në”.
    Qindra studentë të Harvardit kanë protestuar, pas vendimit të Donald Trump për të ndërprerë të gjitha kontratat që qeveria federale ka me universitetin prestigjioz.
    Presidenti amerikan ka nisur një sulm të ashpër ndaj Harvardit.
    Masa më e fundit e njoftuar dje nga administrata Trump ishte t’u kërkonte autoriteteve federale të hartonin një listë të kontratave që kanë nënshkruar me Harvardin dhe të informonin “nëse ato mund të anulohen ose të ridrejtohen diku tjetër”. Sipas shtypit amerikan, shuma totale e këtyre kontratave arrin në 100 milionë dollarë.
    Megjithatë, një gjyqtar federal në Massachusetts pezulloi përkohësisht anulimin e certifikimit të Sistemit të Informacionit për Studentët dhe Vizitorët e Shkëmbimit (SEVIS) të Harvardit për vitin akademik 2025-26, i cili ishte kërkuar nga Sekretarja e Sigurisë Kombëtare të SHBA-së, Christie Noem.

  • “Trump, je tradhtar”/ Shpërthejnë protestat në SHBA, studentët dalin kundër presidentit amerikan për pezullimin e vizave studentore

    “Trump, je tradhtar”/ Shpërthejnë protestat në SHBA, studentët dalin kundër presidentit amerikan për pezullimin e vizave studentore

    Qindra studentë të Harvardit protestuar, pas vendimit të Donald Trump për të ndërprerë të gjitha kontratat që qeveria federale ka me universitetin prestigjioz.

    Presidenti amerikan ka nisur një sulm të ashpër ndaj Harvardit.
    Masa më e fundit e njoftuar dje nga administrata Trump ishte t’u kërkonte autoriteteve federale të hartonin një listë të kontratave që kanë nënshkruar me Harvardin dhe të informonin “nëse ato mund të anulohen ose të ridrejtohen diku tjetër”. Sipas shtypit amerikan, shuma totale e këtyre kontratave arrin në 100 milionë dollarë.
    “Trump = tradhtar”, shkruhej në një nga pankartat që mbanin protestuesit, mes thirrjeve studentët e huaj, të cilët republikani dëshiron t’i pengojë të studiojnë në universitetet amerikane me arsyetimin se disa vijnë nga vende “që nuk janë aspak miqësore me SHBA-në”.
    Megjithatë, një gjyqtar federal në Massachusetts pezulloi përkohësisht anulimin e certifikimit të Sistemit të Informacionit për Studentët dhe Vizitorët e Shkëmbimit (SEVIS) të Harvardit për vitin akademik 2025-26, i cili ishte kërkuar nga Sekretarja e Sigurisë Kombëtare të SHBA-së, Christie Noem.

    Top Channel