Tag: toyota

  • Dosja ‘Toyota’/ SPAK kërkon 4 vite burg për ish-kryeprokurorin e Vlorës, ja kur do të mbahet seanca e radhës…

    Dosja ‘Toyota’/ SPAK kërkon 4 vite burg për ish-kryeprokurorin e Vlorës, ja kur do të mbahet seanca e radhës…

    Prokuroria e Posaçme jep pretencën për ish-kryeprokurorin e Vlorës, Aurel Zarka, në lidhje me përgjimet e dosjes “Toyota Yaris” dhe lidhjet me elementë kriminale duke ndërhyrë në çështjet e tyre penale.
    SPAK kerkon 4 vite burg, duke llogaritur edhe gjykimin e shkurtuar, duke e zbritur me një të tretën dhe përfundimisht me 3 vite izolim. GJKKO ka pranuar kërkesën për gjykim të shkurtuar të bërë nga Zarka dhe avokati i tij. Gjykata caktoi seancën e radhës në datën 5 maj, ora 09:00, kur do bëhet mbrojtja e të pandehurit dhe më pas shpallja e vendimit.

  • Spa për “Audi-n A8” të Belinda Ballukut, shpenzime luksi me taksat e fukarenjve

    Spa për “Audi-n A8” të Belinda Ballukut, shpenzime luksi me taksat e fukarenjve

    Në një vend ku pensionistët numërojnë qindarkat për ilace dhe ku spitalet s’kanë pajisje për kurimin e pacientëve, Belinda Balluku – zv.kryeministre dhe ministre e Infrastrukturës– ka urgjencën e saj personale: larjen e makinës.

    Sigurisht që larja e Audit të saj, model A8 nuk mund të bëhet si plebenjtë me kova me ujë. Mjeti i saj kërkon trajtim, dhe për këtë zhvillohet një tender që saktëson se për larjen e mjetit Audi A8 dhe të disa makinave të tjera duhet; fshesë me kompresor; solucion të specializuar dhe 10 mijë euro shpenzime në muaj.

    10 mijë euro – një detaj gjenial për të mos kaluar në procedurë të hapur dhe për t’ia servirur si “blerje të vogël” një lavazhi mik.

    Specifikat janë në tenderin që u hap në datën 28 mars 2025, ku kërkohet që lavazhi të mos jetë më larg se 2 km nga Ministria e Infrastrukturës dhe Energjetikës, të punojë me dy turne, edhe të shtunave, të ketë ambient pritjeje për 4 makina, të mos mbajë makinën më shumë se 30 minuta në radhë, të ofrojë pastrim brenda-jashtë për 30 minuta, dhe të jetë i pajisur me leje mjedisore.

    Nuk duhet harruar kushti final: “Larja të bëhet me solucion, jo furçë” – një detaj që të bën të dyshosh nëse po flasim për një makinë apo për një objekt kulti politik që meriton trajtim spa.

    Tenderi parashikon që vetëm makina Audi A8 e ministres të lahet 12 herë në muaj. Po, një herë në çdo dy ditë pune.

    Me 10 mijë euro nuk do të trajtohet vetëm Audi i ministres. Lista e lavazhit vazhdon me një Toyota, një Volksëagen Touareg, një Hyundai, një Citroen, një Land Rover, një Toyota Rav4, një Skoda dhe një tjetër Toyota.

    Në total, një ceremoni e përmuajshme larjeje për një flotë të tërë makinash qeveritare, të paguara nga taksat e qytetarëve, përfshirë dhe të atyre që ankohen se s’kanë ujë në shtëpitë e tyre.

    Ah, për të mos u harruar luksi final: “larje tapicerie 10 herë në vit” për 3 vetura dhe 7 fuoristrada. Sepse kush mund ta parashikojë çfarë mund të ndodhë mbi tapicerinë e një makine qeveritare– historia e shtetit shqiptar mund të shkruhet aty.

    Në fund fare, mbetet veçse një pyetje e thjeshtë: A është kjo lavazh për makina, apo rrjepja e zakonshme e parave tona? Sepse kur një ministre e akuzuar si “Lubia e tenderave” vendos të shpëlajë makinën e saj 12 herë në muaj me tender publik, këtu nuk flitet më për pastrim, por për shpëlarjen e radhës së buxhetit nga paratë e taksave./Lapsi.al