Tag: toyota

  • Dosja ‘Toyota Yaris’/ GJKKO dënon me 4 vite burg ish-kreun e Prokurorisë Vlorë, Aurel Zarka

    Dosja ‘Toyota Yaris’/ GJKKO dënon me 4 vite burg ish-kreun e Prokurorisë Vlorë, Aurel Zarka

    Aurel Zarka

    TIRANË- Aurel Zarka, ish-kryeprokurori i Vlorës është dënuar me 4 vite burg. Më shumë se një muaj pasi Prokuroria e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar dha pretencën, GJKKO vendosi që të dënonte me 4 vite heqje lirie ish-kryeprokurorin. Me gjykimin e shkurtuar, Zarka do të përfitojë ulje të 1/3 së dënimit dhe përfundimisht do të kalojë 2.8 vite brenda qelisë së burgut. 
    Por nëse Zarka është dënuar, nga ana tjetër, GJKKO ka veçuar dosjen për tre persona të tjerë, përfshirë ish-oficerin e Byrosë Kombëtare të Hetimit, Erjona Daupaj, avokatin Radovan Çela dhe Astrit Vladin, pasi ata janë ende në kërkim dhe nuk janë arrestuar. Të tre të tjerët akuzohen për ushtrim ndikimi të paligjshëm për të ndryshuar rrjedhën e hetimeve dhe lehtësuar të akuzuarit e dosjes së parë, të grupit që po kontrabandonte nëpërmjet linjës Angli-Belgjikë-Gjermani-Shqipëri rreth 3,4 mln euro, para që erdhën të futura në thasë e të fshehura në makina “Toyota Yaris”, që importoheshin dhe shiteshin në vendin tonë.
    Astrit Vladi akuzohet si personi që ka përfituar nga këto ndikime. Ai ishte marrë i pandehur për dosjen e 3,4 mln eurove bashkë me kushëririn e tij, Elvis Vladi. SPAK i akuzon zyrtarët edhe për favorizim të Suel Çelës për t’i çliruar pasuritë e sekuestruara në kuadër të Operacionit Forca e Ligjit. Hetimet ndaj tyre nisën mbi bazën e të dhënave nga SKY ECC që autoritetet franceze iu vendosën në dispozicion SPAK, në të cilat u zbuluan komunikimet e të pandehurve, mes tyre dhe të Zarkës.
    Çfarë është dosja “Toyota Yaris”?
    Kjo çështje është bërë si fillim publike nga Lulzim Basha, i cili akuzoi kreun e Grupit të Partisë Socialiste Taulant Balla si të përfshirë në marrjen e 3.4 milionë eurot. Akuzat, socialisti i cilësoi si shpifje duke ngritur padi ndaj tij për shpifje dhe dekonspirim të operacionit. Pikërisht kjo deklaratë ndryshoi planet e operacionit kriminal të Alfred dhe Elvis Vladit. Makinat supozoheshin të niseshin nga porti Ankonës por devijuan rrugën dhe u nisën nga porti i Barit. Balla e fitoi gjyqin ndaj Bashës, i cili u gjobit me 50 mijë lekë gjobë për shpifje./ZËRI

  • Dosja ‘Toyota’/ GJKKO dënon me burg, ish-kryeprokurorin e Vlorës Aurel Zarkën ja sa vite i caktohen…

    Dosja ‘Toyota’/ GJKKO dënon me burg, ish-kryeprokurorin e Vlorës Aurel Zarkën ja sa vite i caktohen…

    Në aplikim të gjykimit të shkurtuar me 2 vite e 8 muaj burgim lidhur dosjen ‘Toyota Yaris’, GJKKO ka dënuar me 4 vite burgim ish-kryeprokurorin e Vlorës Aurel Zarka.
    SPAK kërkoi shpalljen fajtor të tij për akuzat: “Ushtrimi i ndikimit të paligjshëm ndaj personave që ushtrojnë funksione publike”, e kryer tre herë, e kryer në bashkëpunim dy herë, “korrupsioni aktiv i gjyqtarit, prokurorit dhe i funksionarëve të tjerë të drejtësisë”, e kryer në bashkëpunim, “korrupsioni pasiv i gjyqtarëve, prokurorëve dhe funksionarëve të tjerë të organeve të drejtësisë”.
    Atij i hiqet e drejta për ushtrimin e funksioneve publike për 5 vite.

  • Dosja “Toyota Yaris”/ GJKKO dënon me burg ish-kryeprokurorin e Vlorës, Aurel Zarka

    Dosja “Toyota Yaris”/ GJKKO dënon me burg ish-kryeprokurorin e Vlorës, Aurel Zarka

    Gjykata e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka shpallur vendimin për ish-prokurorin e Vlorës, Aurel Zarka, duke e dënuar me 4 vite burg, i konvertuar në 2 vite e 8 muaj pas aplikimit të gjykimit të shkurtuar.
    Zarka është dënuar gjithashtu me 5 vite përjashtim nga ushtrimi i funksioneve publike.
    Vendimi u dha nga trupa gjykuese, e përbërë nga gjyqtarët Erjon Çela, Bibe Ndreca dhe Rudina Palloj.
    Dosja penale përfshin edhe ish-oficeren e policisë gjyqësore, Eriona Daupaj, avokatin Radovan Çela dhe biznesmenin Astrit Vladi, por dhe të pandehur të tjerë në atë që njihet dosja “Toyota Yaris”
    Hetimet ndaj Zarkës dhe bashkëpandehurve të tjerë nisën në bazë të të dhënave të siguruara nga aplikacioni i komunikimeve të enkriptuara SKY ECC, ku sipas Prokurorisë së Posaçme, është provuar se të pandehurit, në bashkëpunim me njëri-tjetrin, kanë ofruar dhe premtuar përfitime të parregullta për të ndikuar te zyrtarë të drejtësisë.
    Veprimet e paligjshme janë kryer gjatë viteve 2019–2020, periudhë kur Zarka ushtronte funksionin e prokurorit në Prokurorinë e Vlorës. Eriona Daupaj në atë kohë ishte oficere e policisë gjyqësore në ish-Prokurorinë për Krime të Rënda dhe më vonë në SPAK, ndërsa Radovan Çela ishte avokat i shtetasit Alfred Vladi në çështjen e njohur “Toyota Yaris”. Kjo çështje lidhet me sekuestrimin e 3.4 milionë eurove të padeklaruara në dy automjete të ardhura nga Belgjika, në portin e Durrësit në qershor 2018.

  • Korrupsioni për “Toyota Yaris”, dënohet me 2 vite e 8 muaj burg ish-kryeprokurori i Vlorës

    Korrupsioni për “Toyota Yaris”, dënohet me 2 vite e 8 muaj burg ish-kryeprokurori i Vlorës

    Gjykata e Posaçme ka shpallur këtë të martë vendimin për ish-kryeprokurorin e Vlorës, Aurel Zarka.
    Trupa e gjyqtarëve e përbërë nga Erjon Çela, Bib Ndreca dhe Rudina Palloj, ka vendosur të dënojë Zarkën me 4 vite burg.
    Me aplikimin e gjykimit të shkurtuar, dënimi përfundimtar për Zarkën zbret në 2 vite e 8 muaj burg dhe mbi të do të rëndojë dënimi plotësues për 5 vite jashtë funksioneve publike.
    Zarka u fajësua për “korrupsion pasiv të funksionarëve të drejtësisë“, “korrupsion aktiv” dhe “ushtrim të ndikimit të jashtëligjshëm” në disa raste. dosjen penale “Toyota Yaris”.
    Prokuroria e Posaçme përfundoi në dhjetor të 2024-ës hetimet ndaj drejtuesit të pezulluar të prokurorisë së Vlorës dhe dërgoi zyrtarisht për gjykim dosjen penale “Toyota Yaris” duke e marrë të pandehur Aurel Zarkën.
    Sipas SPAK, kryeprokurori që u hetua në masën e sigurisë “arrest në burg” dhe tre persona të tjerë të shpallur në kërkim, mes të cilëve edhe Erjona Daupaj, ish-oficere e Policisë Gjyqësore dhe avokati Radovan Çela kanë ushtruar ndikim të paligjshëm, kanë marrë ryshfet, por edhe dhënë ryshfet funksionarëve të drejtësisë.
    Po sipas SPAK, të dyshuarit kanë ndikuar në hetimin pasuror nga SPAK ndaj Suel Çelës, në një çështje për vjedhje dhe dy për “kultivim narkotikësh”.

  • Dosja “Toyota Yaris”, SPAK shpall pretencën, kërkon 6 vite burg për avokatin Radovan Çela, ja akuzat

    Dosja “Toyota Yaris”, SPAK shpall pretencën, kërkon 6 vite burg për avokatin Radovan Çela, ja akuzat

    Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, SPAK paraqiti të martën më 13 maj konkluzionet përfundimtare në çështjen penale ndaj avokatit Radovan Çela, i akuzuar për korrupsion aktiv dhe ndikim të paligjshëm në çështjet penale që lidhen me dosjen e quajtur “Toyota Auris”, duke kërkuar deklarimin e tij fajtor. Prokurori Klodian Braho, në bashkim të dënimeve kërkoi masën përfundimtare me 6 vjet burgim, që në aplikim të gjykimit të shkurtuar reduktohet në 4 vjet heqje lirie.
    Seanca u shty nga gjykata për t’i dhënë kohë mbrojtjes që të përgatisë konkluzionet përfundimtare. Dosja penale në ngarkim të avokatit Radovan Çela, ish-drejtuesit të Prokurorisë së Vlorës, Aurel Zarka, ish-oficeres së policisë gjyqësore, Eriona Daupaj, dhe biznesmenit Astrit Vladi, u dërgua për gjykim në fillim të muajit janar, ndërkohë që u nda çështja për të hetuar në vijim prokurorët, gjyqtarët apo funksionarët e tjerë të drejtësisë që dyshohet se lehtësuan akuzat për këto dosje. Hetimet ndaj Zarkës dhe të pandehurve të tjerë u nisën bazuar në të dhënat e administruara nga aplikacionet SKY ECC. Sipas prokurorisë, është provuar fakti se katër të pandehurit në bashkëpunim me njëri-tjetrin, në disa raste, kanë ofruar dhe kanë premtuar përfitime të parregullta për të ushtruar ndikim te funksionarë të drejtësisë; sipas episodeve dhe akuzave respektive për secilin prej tyre.
    Detajet
    Në vitet 2019 – 2020 kur janë kryer veprimet e kundraligjshme, Zarka ka qenë në funksionin e prokurorit në Prokurorinë e Vlorës, e pandehura Eriona Daupaj ka qenë oficere e policisë gjyqësore në ish-Prokurorinë e Krime të Rënda dhe më pas në SPAK, ndërsa i pandehuri Radovan Çela ka qenë në cilësinë e mbrojtësit të shtetasit Alfred Vladi në çështjen “Toyota Auris” – procedim që u regjistrua pas bllokimit në portin e Durrësit në qershor të vitit 2018 të 3.4 milionë eurove të thata të fshehura në dy makina të përdorura dhe të importuara nga Belgjika. Prokurori Zarka ishte i vetmi që nuk iu shmang arrestimit, ndërsa tre të pandehurit e tjerë u larguan. Zarka u ndalua më 29 korrik të vitit të kaluar dhe gjykimi ndaj tij filloi më herët. Për Zarkën SPAK kërkoi më 15 prill dënimin me 3 vjet burg. Radovan Çela u dorëzua në fillim të muajit mars dhe për rrjedhojë filloi edhe ndaj tij gjykimi. Mbeten në arrati ish-oficerja e policisë gjyqësore, Eriona Daupaj dhe biznesmeni Astrit Vladi.

  • Dosja ‘Toyota Yaris’/ SPAK shpall pretencën, kërkon 6 vite burg për avokatin Radovan Çela

    Dosja ‘Toyota Yaris’/ SPAK shpall pretencën, kërkon 6 vite burg për avokatin Radovan Çela

    SPAK shpall pretencën për avokatin Radovan Çelën, i përfshirë në dosjen “Toyota Yaris”.

    Prokuroria e Posaçme kërkoi gjashtë vjet burg, sipas gazetares së Top Channel, Anila Hoxha dhe që në aplikim të gjykimit të shkurtuar t’i zbresë dënimi në katër vjet burg.

    Top Channel

  • Dosja ‘Toyota Yaris’/ SPAK kërkon 6 vite burg për avokatin Radovan Çela, akuza për korrupsion dhe ndikim të paligjshëm

    Dosja ‘Toyota Yaris’/ SPAK kërkon 6 vite burg për avokatin Radovan Çela, akuza për korrupsion dhe ndikim të paligjshëm

    Prokuroria e Posaçme lexoi konkluzionet përfundimtare për avokatin Radovan Çela i cili akuzohet për korrupsion dhe ndikim të paligjshëm ndaj funksionarëve të drejtësisë.
    Prokurori Klodian Braho kërkoi dënimin e Çelës me 6 vite burg, dënim i cili për shkak të gjykimit të shkurtuar reduktohet në 4 vite. Sipas organit të akuzës, Radovan Çela dyshohet se ka ofruar përfitime të paligjshme për të ndikuar në vendimarrjen e funksionarëve të drejtësisë.
    Në seancën e radhës, mbrojta ligjore e Çelës do japë konkluzionet përfunditarë dhe më pas gjykata do japë vendimin.
    Më herët, për të njëjtën dosje, Braho kërkoi edhe dënimin e ish kryeprokurorit të Vlorës Aurel Zarka me 3 vjet burg, vendim i cili do shpallet nga GJKKO javën e ardhshme, në datë 20 maj.
    Dosja ‘Toyota Yaris’ lidhet me sekuestrimin e 3.4 milionë eurove të fshehura në dy automjete tip “Toyota Yaris” në Portin e Durrësit. Çela akuzohet se ka ofruar ryshfet për të ndikuar në vendimmarrjen e funksionarëve të drejtësisë në 8 çështje penale, 4 nga të cilat të lidhura me dosjen “Toyota Yaris”, që kur kjo dosje ka qenë te ish Prokuroria e Krimeve të Rënda e më pas kur ajo shkoi në Gjykatën e Tiranës në hetimet paraprake e deri te hetimet pasurore ndaj personave të akuzuar.
    Radoivan Çela akuzohet se sëbashku me ish-kryeprokurorin e arrestuar të Vlorës Aurela Zarka ka ndërhyrë në çështjen e Suel Çelës, që ai mbronte, për t’i çliruar pasuritë e sekuestruara në kuadër të Operacionit Forca e Ligjit.

  • Rasti “Toyota Auris”/Kalohet për gjykim dosja në ngarkim të avokatit Radovan Çela   

    Rasti “Toyota Auris”/Kalohet për gjykim dosja në ngarkim të avokatit Radovan Çela  

    Është kaluar për gjykim nga Gjykata e Posaçme (GJKKO) dosja në ngarkim të avokatit Radovan Çela, lidhur me çështjen ‘Toyota Auris’.
    Radovan Çela ka qenë avokat i Alfred dhe Elvis Vladi, të arrestuar në vitin 2018 pas sekuestrimit të 3.4 milionë eurove në portin e Durrësit, si pjesë e të ashtuquajturës dosja ‘Toyota Yaris’.
    Avokati Çela është përfshirë në dosjen e ish-Kryeprokurorit të Vlorës, Aurel Zarka, ku në dosje janë përfshirë gjithashtu ish-oficerja e policisë gjyqësore pranë ish-prokurorisë për Krime të Rënda, Erjona Daupaj dhe Astrit Vladi.
    Ndaj tyre rëndojnë akuzat e korrupsionit në disa raste, si dhe ushtrimit të ndikimit të paligjshëm si dhe nxjerrje të sekretit të hetimit.
    Sipas prokurorisë të pandehurit në bashkëpunim me njëri tjetrin kanë kërkuar dhe pranuar ryshfet për të ndikuar tek gjyqtarë e prokurorë që hetonin dhe gjykonin dosjen e 3.4 milion eurove që u bllokua në Portin e Durrësit, me qëllim që të favorizoheshin të pandehurit.

  • Dosja “Toyota Yaris”/ Akuzohet për korrupsion dhe ndikim te gjyqtarët, kalon për gjykim avokati Radovan Çela

    Dosja “Toyota Yaris”/ Akuzohet për korrupsion dhe ndikim te gjyqtarët, kalon për gjykim avokati Radovan Çela

    Procedimi penal për të ashtuquajturën dosja “Toyota Yauris”, Gjykata e Posaçme kalon për gjykim avokatin Radovan Çela. Në këtë proces të njohur, avokati Radovan Çela dyshohet për korrupsion dhe ushtrim të ndikimit të paligjshëm ndaj funksionarëve të drejtësisë pasi ka ofruar para në mënyrë që të ndikonte në vendimmarrjen e funksionarëve të drejtësisë.
    Gjatë seancës avokati mbrojtës kërkoi gjykim të shkurtuar por gjykata në këtë seancë nuk mori vendim. Kësaj kërkesë gjykta e poscame do ti përgjigjet më 12 maj. Avokati Radovan Cela u dorezua disa kohë më pare dhe rrjedhimisht u cel procesi për te fhe për te pandehurit e tjerë Astrit Vladi dhe Erjona Daupaj.

  • Aksident i trefishtë në Gjirokastër, plagosen rëndë katër persona! Në një nga automjetet udhëtonin turistë të huaj

    Aksident i trefishtë në Gjirokastër, plagosen rëndë katër persona! Në një nga automjetet udhëtonin turistë të huaj

    Një aksident i rëndë ka ndodhur mesditën e sotme në kryqëzimin e Urës së Kardhiqit në Gjirokastër.
    Tre automjete tip Toyota Yaris, Mercedez Benz dhe Toyota Corolla me targa greke, janë përplasur me njëra-tjetrën.
    Si pasojë e aksidentit katër persona kanë mbetur të plagosur rëndë, informon gazetari Piro Nase. Ata janë transportuar për mjekim në spitalin “Omer Nishani”.
    Burime për Report Tv bëjnë me dije se ‘Toyota Yaris’ ishte marrë me qira nga disa turistë e cila paraprakisht dyshohet se për shkak të një manovre të gabuar ka sjellë edhe përplasjen e makinave.
    Policia ndodhet në vendngjarje për zbardhjen e plotë të rrethanave.