Tag: toyota

  • Dosja “Toyota Yaris”, Gjykata e Lartë merr vendimin për 3.4 milionë eurot e konfiskuara

    Dosja “Toyota Yaris”, Gjykata e Lartë merr vendimin për 3.4 milionë eurot e konfiskuara

    Gjykata e Lartë kalon përfundimisht në llogari të shëtit 3.4 milionë eurot e konfiskuara në dosjen Toyota Yaris.

    Anila Hoxha raporton se Gjykata e Lartë nuk e pranoi dhe hodhi poshtë rekursin e Alban Mollaymerit që kërkoi prishje të vendimit datë 24 majit 2022 ku u shpall konfiskimi i shumës së bllokuar në Portin e Durrësit.
    Shuma u bllokua gjatë hetimeve nga prokurorja e posaçme, Doloreza Musabelliu, e cila sipas Ligjit nr. 10192, dt. 03.12.2019 “Për parandalimin dhe goditjen e krimit te organizuar, trafikimit, korrupsionit dhe krimeve të tjera nëpërmjet masave parandaluese kundër pasurisë”, kërkoi kalimin e 3.4 milionë eurove në favor të shtetit.

    Top Channel

  • “Toyota” me shpejtësi të lartë del nga rruga, shoferi transportohet me urgjencë në spital

    “Toyota” me shpejtësi të lartë del nga rruga, shoferi transportohet me urgjencë në spital

    Një aksident ka ndodhur në rrugën hyrëse të Fier-Sheganit, në aksin kombëtar Lushnjë–Berat. Si pasojë e ngjarjes, një person është transportuar me urgjencë në spitalin e Lushnjës.
    Në spital ka përfunduar drejtuesi i mjetit tip “Toyota”, shtetasi A. G., rreth të 30-tave.
    Në vendngjarje kanë shkuar shërbimet e policisë rrugore dhe forcat zjarrfikëse të Lushnjës, por ndërhyrja e këtyre të fundit nuk ka qenë e nevojshme. Personi është nxjerrë nga automjeti dhe është transportuar menjëherë në spitalin e Lushnjës, ku ndodhet nën kujdesin e mjekëve.
    Sipas policisë rrugore, drejtuesi i mjetit dyshohet se po lëvizte me shpejtësi të lartë dhe ka dalë nga rruga në kthesën e hyrjes për në Fier-Shegan.

  • Përplasen dy makina në Fier, njëra përfundon në kanal, dy të plagosur

    Përplasen dy makina në Fier, njëra përfundon në kanal, dy të plagosur

    Një aksident automobilistik është regjistruar mbrëmjen e kësaj të mërkure në rrugën e spitalit Memorialit në Fier.
    Nga informacionet paraprake mësohet se dy automjete, një “Mercedes Bent” dhe një “Toyota” janë përplasur me njëra-tjetra. Siç shihet dhe në pamjet e mëposhtme, pas përplasjes, automjeti “Toyota” ka përfunduar në një kanal jashtë rruge.
    Si pasojë e aksidentit kanë mbetur të plagosur dy persona, të cilët janë transportuar në spital, ndërkohë që Policia ndodhet në vendin e ngjarjes.

  • Makinat më të qëndrueshme të të gjitha kohërave: 10 modele të pathyeshme që zgjasin

    Makinat më të qëndrueshme të të gjitha kohërave: 10 modele të pathyeshme që zgjasin

    Në një treg ku shumica e automjeteve arrijnë të funksionojnë pa probleme vetëm për rreth dhjetë vjet, disa makina kanë arritur statusin e legjendave të qëndrueshmërisë.

    Historitë e tyre vijnë nga shkretëtirat, rrugët me pluhur të Afrikës, qytetet aziatike dhe autostradat evropiane, dhe të gjitha kanë një tipar të përbashkët: nuk ndalen, nuk dorëzohen dhe vazhdojnë edhe kur gjithçka tjetër dështon.

    Lista e 10 makinave më të qëndrueshme përfshin modele që janë bërë sinonim i besueshmërisë dhe jetëgjatësisë. Toyota Land Cruiser, i njohur si zgjedhja e organizatave humanitare, ushtrive dhe nomadëve të shkretëtirës, ende funksionon pa probleme dhe përshkon mbi një milion kilometra, duke u bërë simbol i “nëse doni të shkoni diku – dhe të ktheheni – ngisni një Toyota”. Toyota Hilux, i famshëm nga testi i “Top Gear”, shpëton edhe nga zjarri, uji dhe shpërthimet, duke u konsideruar një nga kamionët më të besueshëm në Lindjen e Mesme dhe Afrikë.

    Lista e makinave: 

    1. Toyota Land Cruiser – Mbret i të pathyeshmes, përdoret nga organizatat humanitare, ushtritë dhe nomadët; versionet e viteve ’80 dhe ’90 përshkojnë mbi një milion kilometra.

    2. Toyota Hilux – Kamioneti që i mbijeton gjithçkaje; i famshëm nga testet ekstreme të “Top Gear”, përdoret gjerësisht në Lindjen e Mesme dhe Afrikë.

    3. Mercedes-Benz W123 – Taksia që nuk ndalet kurrë; prodhuar në fund të viteve ’70 dhe fillim të ’80, ngaset ende mbi një milion kilometra në Afrikë dhe Azi.

    4. Volvo 240 – Tullë suedeze mbi rrota; legjendë për qëndrueshmërinë dhe sigurinë, ekzemplarë me mbi 1.5 milion kilometra.

    5. Honda Accord – Vrapuesi japonez i maratonës; simbol i saktësisë inxhinierike japoneze dhe makinë familjare e besueshme deri në 500,000 kilometra.

    6. Toyota Corolla – Besueshmëri në katër rrota; makina më e shitur në histori, përdoret shumë nga taksitë në Azi dhe Amerikën e Jugut.

    7. Jeep Cherokee (XJ) – Ikonë amerikane; motori i tij me 4.0 litra dhe gjashtë cilindra është i njohur si motori që “nuk mund të ndalet”.

    8. Lada Niva – Tanku rus në rrugë; thjeshtësia e saj e bën të qëndrueshme, ende prodhohet pothuajse e pandryshuar për dekada.

    9. Subaru Outback – Mbret i borës dhe zhavorrit; i njohur për sistemin legjendar të tërheqjes në të gjitha rrotat dhe për përdorimin në kushte të vështira.

    10. Volkswagen Golf II – Legjenda ballkanike; mekanikë e thjeshtë, mirëmbajtje e lehtë dhe ndërtim pothuajse i pathyeshëm, ende i pranishëm në rrugët e rajonit.

    Mercedes-Benz W123, prodhuar në fund të viteve ’70 dhe fillim të ’80, vazhdon të qarkullojë mbi një milion kilometra në Afrikë dhe Azi, ndërsa Volvo 240 u bë legjendë për qëndrueshmërinë e tij dhe regjistrohen raste me mbi 1.5 milion kilometra. Honda Accord dhe Toyota Corolla shquhen për saktësinë inxhinierike dhe besueshmërinë në përdorim afatgjatë, ndërsa Jeep Cherokee XJ dhe Lada Niva mbeten modele të forta edhe në rrugë të vështira. Subaru Outback dhe Volkswagen Golf II janë prova të mëtejshme të qëndrueshmërisë dhe thjeshtësisë mekanike.

    Fituesi absolut i këtij rangimi është Toyota Land Cruiser, e cila me reputacionin e saj global dhe përdorimin në kushtet më të vështira, simbolizon se vlera e vërtetë e një makine nuk matet nga luksi apo shpejtësia, por nga sa kohë i qëndron besnike shoferit të saj.

  • Plagosja në Hamallaj/ Autori iku me‘Toyota Yaris’ arrestohet pas disa orësh! Shoqërohet në spital me polici

    Plagosja në Hamallaj/ Autori iku me‘Toyota Yaris’ arrestohet pas disa orësh! Shoqërohet në spital me polici

    Arrestohet autori i plagosjes së Liridon Rada pasditen e sotme në Hamallaj të Durrësit. 44 vjeçari Altin Lekgegaj u arrestua disa orë pas plagosjes së ndodhur rreth orës 16:40.

    Mësohet se autori u soll me ambulancë dhe i shoqëruar nga policia në spital.

    Altin Lekgegaj ka qëlluar 2 herë me pistoletë ndaj 28-vjeçari Liridon Rada, i cili mësohet se ka marrë plagë rënda në shpatull dhe brinjë.

    Fillimisht Lekgegaj dhe Rada janë konfliktuar verbalisht për parkimin dhe më pas sherri ka degraduar në përdorimin e armës. Autori i dyshuar i ngjarjes u largua nga vendi i ngjarjes me një automjet ‘Toyota Yaris’ për tu arrestuar në orët e vona të mbrëmjes së sotme.

    I riu 28 vjeç ndodhet në gjendje kritike për jetën.

  • Plagosje me armë zjarri në Durrës, autori largohet me “Toyota Yaris”

    Plagosje me armë zjarri në Durrës, autori largohet me “Toyota Yaris”

    Një plagosje me armë zjarri është shënuar pasditen e sotme në Hamallaj në Durrës.

    Paraprakisht deklarohet se një person u qëllua me dy plumba në trup, kurse autori i dyshuar u largua nga vendi i ngjarjes me një automjet tip “Toyota Yaris”.
    Sipas burimeve policore të pakonfirmuara zyrtarisht, dyshohet se autori është shtetasi me inicialet A.L.
    Forcat e policisë ndodhen në terren dhe po vijojnë kërkimet për kapjen e tij.
    Postblloqe janë ngritur në rrugën që lidh Hamallajn me autostradën Durrës Tiranë, si dhe në këtë aks kombëtar drejt të cilit dyshohet se ka lëvizur autori pas krimit.

    Top Channel

  • Aksident në aksin Delvinë-Sarandë/ “Toyota” del nga rruga, plagoset shoferi

    Aksident në aksin Delvinë-Sarandë/ “Toyota” del nga rruga, plagoset shoferi

    Një aksident ka ndodhur ditën e sotme në aksin rrugor Delvinë-Sarandë, në vendin e quajtur ‘Stiar’.
    Përmes një njoftimi, Policia bën të ditur se shtetasi N. B., 61 vjeç, duke drejtuar automjetin tip “Toyota”, dyshohet se ka humbur kontrollin mbi drejtimin e automjetit, duke dalë nga rruga.
    Po ashtu bëhet e ditur se si pasojë e aksidentit, 61-vjeçari ka marrë dëmtime dhe është transportuar për mjekim më të specializuar në QSUT Tiranë, fatmirësisht jashtë rrezikut për jetën.
    Ndërkohë grupi hetimor po vijon me veprimet për zbardhjen dhe dokumentimin e plotë të rrethanave të aksidentit.

  • Skandali, ja si harxhojnë Belinda Balluku dhe Ogerta Manastirliu paratë e shqiptarëve për larjet e makinave të…

    Skandali, ja si harxhojnë Belinda Balluku dhe Ogerta Manastirliu paratë e shqiptarëve për larjet e makinave të…

    Në një kohë kur qytetarët përballen me vështirësi ekonomike dhe mungesat bazike në shërbimet publike janë shqetësuese, dy ministre të qeverisë Rama, Belinda Balluku dhe Ogerta Manastirliu, shpenzojnë dhjetëra mijëra euro nga paratë e taksapaguesve për një luks të pashpjegueshëm: larjen e përditshme të makinave të tyre luksoze. Dokumentet zyrtare të tenderëve të hapur nga ministritë e Arsimit dhe Sportit dhe ajo e Infrastrukturës zbardhin një realitet të errët të keqpërdorimit dhe arrogancës, ku shërbimet e larjes së makinave të tipit Audi, Toyota, Volvo dhe të tjera bëhen një luks i paguar me miliona nga taksat tona.
    Manastirliu kërkon t’i lahet makina edhe në fundjavë
    Ogerta Manastirliu, e cila pasi e “ndriti” te Shëndetësia, ka shkuar për të bërë politikat e Arsimit dhe Sportit. Emri i saj ishte në listë të sigurt gjatë zgjedhjeve, teksa ishte një nga drejtueset formale politike, e cila vetëm sa shoqëronte kryeministrin në disa vizita të vona në selitë e PS-së. Ndërkohë, pasi u “lodh” gjatë fushatës dhe zgjedhjeve, po mendon për komoditetin.

    Sipas dokumenteve, disa ditë më parë është hapur një tender me objekt “shërbim larje për automjetet e Ministrisë së Arsimit dhe Sportit”. Zarfet e ofertave do të hapen më datë 2 qershor 2025, teksa vlera e akorduar është sërish rreth 10 mijë euro. Në dokumente janë shkruar edhe të dhënat dhe specifikimet teknike të shërbimit. Kërkohet që makina “Audi A8” me të cilën lëviz Manastirliu të lahet 30 herë në muaj. Ose çdo ditë, madje të shtunë dhe të diel. Një abuzim i pastër, pasi ditët e punës janë vetëm 22, por ministrja e do makinën e larë edhe të shtunë e të dielë, duke e përdorur për qëllime private.
    Por, jo vetëm kjo makinë, pasi edhe makina “Toyota RAV4” apo edhe “Volvo XC60” do të lahen 30 herë në ditë. Këto makina përdoren nga drejtuesit e ministrisë, zv.ministrat/et apo edhe vetë ministrja. Sërish 30 herë në muaj larje për këto makina, të shtunë dhe të diel. Ministria kërkon që edhe makinat “Hyndai Getz”, “Toyota  Prius” dhe “Hyundai Santa Fe” të lahen 4 herë në muaj, 1 herë në javë. Gjithashtu, kërkohet që makinave t’u lahet tapiceria 7 herë në vit. Ministria e kërkon lavazhin 2.5 km larg ministrisë.
    Tenderi i Ballukut për të larë makina
    Gazeta “SOT” raportoi para disa javësh se edhe Balluku urdhëroi hapjen e një procedure tenderi për larjen e makinës së saj dhe të aparatit të institucionit që drejton. Në shkresat zyrtarë vihej re se vlera e caktuar për larjen e makinës së zv/kryeministres Balluku është caktuar nën 10 mijë euro. Në këtë procedurë, ministrja e cila është akuzuar nga  opozita dhe nga Sali Berisha si “Lubia e tenderave”, Belinda Balluku kërkonte që makina me të cilën lëviz, t’i lahet me fshesë me kompresor po ashtu kërkon: “Larje e automjeteve me solucion dhe jo furçe”.
    1 . Lavazho duhet të ketë ambient parkimi minimalisht për 4 automjete brenda territorit ose në dispozicionin e vet me qëllim që mjeti mos të presë në rrugë.
    2. Lavazho të ndodhet brenda qytetit të Tiranës, mundësisht në një distancë jo më shumë se 2 km nga MIE dhe të jetë në shërbim edhe në oraret e pasdites (me dy turne), të punojë dhe ditën e shtunë.
    3. Lavazho të ketë minimalisht 3 poste larje dhe minimalisht katër punonjës ( vetëdeklarim)
    4. Në zbatim të kërkesave për mjedisin, objekti lavazhos të jetë pajisur me leje mjedisore për lavazho automjetesh sipas përcaktimeve ligjore. Karakteristika te veçanta: Larje e plotë e automjeteve (brenda dhe jashtë) për 30 minuta; Pastrimi nga brenda të bëhet me fshesë me kompresor;  Larje e automjeteve me solucion dhe jo furçë; Orari i kryerjes së shërbimit nga ora 07:00 deri në orën 09:00,cdo ditë të javës; Automjeti do të presë në radhë për kryerjen e shërbimit jo më shumë se 30 minuta nga paraqitja në vendin e kryerjes së shërbimit”, thuhet në dokumentet e tenderit.
    Procedura është bërë në datën 28 mars 2025.  E para që do të lahet është mjeti AUDI A8, që lëviz Belinda Balluku. “Lloji i automjetit Audi A8, njësia për ta larë në muaj është 12 herë dhe periudha e shërbimit mujore” thuhet në dokument. Ose më saktë; vetura e ministres Balluku të lahet një herë në dy ditë pune. Lista e makinave vijon me larjen e një mjeti “Toyota” 8 herë në muaj, e një “Volkswagen Touareg” 4 herë muaj. Apo e një mjeti “Hyundai” 8 herë në muaj. Një tjetër mjet tip “Volkswagen Tiguan” kërkohet të lahet 10 herë në muaj, një “Land Rover” 2 herë në muaj apo një “Toyota Rav 4” 10 herë në muaj. Gjithashtu është edhe një mjet “Citroen” që të lahet 2 herë në muaj, një “Skoda” dy herë në muaj apo edhe një fuoristradë “Toyota” 10 herë në muaj. Në dokumente është edhe një zë shërbimi, teksa kërkohet larje tapicerie 10 herë në vit, për 3 vetura dhe 7 fuoristrada.

     

  • “Toyota Auris”, për kë po vinin paratë? Nis në Belgjikë gjyqi për dosjen e bujshme

    “Toyota Auris”, për kë po vinin paratë? Nis në Belgjikë gjyqi për dosjen e bujshme

    Foto ilustruese

    BELGJIKË- Ka nisur në Belgjikë gjyqi për dosjen “Toyota Auris”, pas sekuestrimit në Shqipëri të parave nga trafiku i drogës në Belgjikë. Rasti “Toyota” ka nisur të gjykohet para Gjykatës Penale të Brukselit që prej kësaj të hënë. Çështja daton që nga viti 2018, kur gati 3.5 milionë euro në para “cash” u zbuluan në dy automjete Toyota Auris që mbërritën nga Belgjika dhe që duhej të ankoroheshin në portin e Durrësit në Shqipëri.
    Nuk ishte asgjë tjetër veçse një rast klasik i pastrimit të parave dhe një shembull tjetër i rrënjosjes së mafies shqiptare në tokën belge. Si nisi gjithçka? Më 13 qershor 2018, dy burra u nisën me një automjet të rëndë mallrash nga Shqipëria dhe mbërritën në Belgjikë tre ditë më vonë. Më 17 qershor, një shtetas shqiptar që jetonte në Belgjikë ngarkoi disa automjete Toyota dhe kamioni kaloi përsëri Evropën, duke kaluar nëpër Gjermani, Austri dhe Itali, ku hipi në një traget në portin e Barit, me destinacion portin e vogël të Durresit, në anën tjetër të Detit Adriatik.
    Sipas medias belge “L’echo”, shërbimi sekret shqiptar, i cili kishte informacione konfidenciale për mbërritjen e parave dhe njoftoi doganën e portit që kreu kontrollet. Gjatë zhdoganimit, ata zbuluan 3,366,700 euro dhe 80,000 franga zvicerane të paketuara në 106 pako të fshehura brenda dyerve të dy makinave Toyota Auris. 
    Një avokat dhe prokuror u dënuan në Shqipëri
    Çështja belge sapo ka filluar, ndërsa në Shqipëri janë dënuar me nga 4 vjet burg avokati shqiptar Radovan Çela — i cili po ndiqet penalisht edhe në çështjen belge-por edhe ish-prokurori i Vlorës, Aurel Zarka. 
    Çfarë është çështja “Toyota Yaris”?
    Kjo çështje është bërë si fillim publike nga asokohe kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, i cili akuzoi kreun e grupit parlamentar të Partisë Socialiste Taulant Balla si të përfshirë në marrjen e miliona eurove. Basha tha se në vendin tonë do të vinin 5 milionë euro, por në fakt në Portin e Durrësit u numëruan vetëm 3 milionë e 470 mijë euro. Deklarata e Bashës ndryshoi itinerarin pasi makinat që supozoheshin të niseshin nga porti i Ankonës, devijuan rrugën dhe u nisën nga porti i Barit drejt Durrësit. Balla e fitoi edhe gjyqin ndaj Bashës, i cili u gjobit me 50 mijë lekë gjobë për shpifje.
    Fillimisht për këtë dosje u arrestuan 6 persona, por të gjithë u liruan përveç Elvis Vladit dhe shoferit të kamionit Agim Ceka. Vladit iu dha vetëm një vit e gjysmë burg për veprën penale të mosdeklarimit të parave në kufi, duke sfumuar akuzën fillestare “pastrim parash në kuadër të grupit të strukturuar kriminal”. Për të njëjtën çështje është dënuar me 2 vite e 4 muaj burg edhe Agim Ceka i cili u gjykua për veprën penale “armëmbajtje pa leje”. Çeka ishte shoferi i kamionit.
    Në shkurt të këtij viti, belgët erdhën në Shqipëri dhe pritën për dy orë e 20 minuta ishkryedemokratin Lulzim Basha, i cili u mor në pyetje nën cilësinë e personit në dijeni. Por nuk dihet nëse ish-kryedemokrati do të thirret sërish në Belgjikë për të dëshmuar në gjyq./ZËRI

  • Dosja “Toyota Yaris”, GJKKO dënon me burg avokatin Radovan Çela

    Dosja “Toyota Yaris”, GJKKO dënon me burg avokatin Radovan Çela

    GJKKO ka dënuar me 4 vite qëndrim pas hekurave avokatin Radovan Çela, lidhur me dosjen Toyota Yaris. Radovan Çela përfiton nga gjykimi i shkurtuar dhe dënimi i ulet përfundimisht në 2.8 vite burg.
    I pandehuri ka qenë përfaqësues ligjor i Alfred dhe Elvis Vladi, të arrestuar në vitin 2018 pas sekuestrimit të 3.4 milionë eurove në portin e Durrësit, si pjesë e të ashtuquajturës dosja ‘Toyota Yaris’.
    Radovan Çela është përfshirë  në dosjen e ish-Kryeprokurorit të Vlorës, Aurel Zarka, i cili po ashtu u dënua më 20 Maj nga Gjykata e Posaçme me 4 vite burg, por nga gjykimi i shkurtuar i ulet në 2.8 vite qëndrim pas hekurave.
    Në dosje janë përfshirë gjithashtu ish-oficerja e policisë gjyqësore pranë ish-prokurorisë për Krime të Rënda, Erjona Daupaj dhe Astrit Vladi. Ndaj tyre rëndojnë akuzat e korrupsionit në disa raste, si dhe ushtrimit të ndikimit të paligjshëm si dhe nxjerrje të sekretit të hetimit.
    Sipas prokurorisë të pandehurit në bashkëpunim me njëri tjetrin kanë kërkuar dhe pranuar ryshfet për të ndikuar tek gjyqtarë e prokurorë që hetonin dhe gjykonin dosjen e 3.4 milion eurove që u bllokua në Portin e Durrësit, me qëllim që të favorizoheshin të pandehurit.
    SPAK i akuzon po ashtu edhe për favorizim të Suel Çelës për t’i çliruar pasuritë e sekuestruara në kuadër të Operacionit Forca e Ligjit.
    Hetimi nisi mbi bazën e të dhënave të Sky Ecc që SPAK iu vunë në dispozicion nga autoritetet franceze, ku mes të pandehurve u zbuluan  komunikime për çështjet.