Tag: toyota

  • Belgjika heq dorë nga dosja “Toyota Yaris”: 3.5 milionët mbeten pa gjyq

    Belgjika heq dorë nga dosja “Toyota Yaris”: 3.5 milionët mbeten pa gjyq

    Drejtësia belge ka bërë një lëvizje të papritur në çështjen e njohur si “Toyota Yaris”, dosja që prej vitit 2019 ka lidhur Belgjikën me Shqipërinë dhe ka ndezur debate politike në të dy vendet. Dhoma e 46-të e Gjykatës Korreksionale në Bruksel vendosi të shpallet “territorialisht e papërgjegjshme” për gjykimin e kësaj çështjeje, duke hequr dorë nga trajtimi i saj.
    Vendimi u konfirmua nga avokatët e të pandehurve, përfshirë disa prej emrave më të njohur të botës ligjore në Belgjikë. Dosja shpërtheu në korrik 2019, kur në Shqipëri u sekuestrua një kamion me automjete Toyota të blera në Belgjikë, brenda të cilave u gjetën 3.5 milionë euro dhe 100 mijë franga të fshehura, që dyshohen si para të rrjetit kriminal belgo-shqiptar.
    Për shkak të ndjeshmërisë së çështjes, një ekip i Prokurorisë Federale belge udhëtoi në Tiranë për të marrë deklarime, mes tyre edhe nga ish-ministri i Jashtëm, Lulzim Basha, i cili megjithatë nuk figuron si i pandehur në procedimin belg. Në total, trembëdhjetë persona janë vënë nën akuzë në Belgjikë.
    Gjykata belge e argumenton vendimin me mungesën e provave që përcaktojnë se në cilin shtet dhe në çfarë momenti paratë u futën në automjetet e sekuestruara. Kamioni kishte kaluar disa kufij përpara se të ndalohej në portin shqiptar, duke e bërë të paqartë juridiksionin.
    Edhe pse çështja nuk do të shqyrtohet nga kjo gjykatë, Prokuroria Federale belge mban të drejtën e apelimit, çka mund të hapë një fazë të re në një dosje që mbetet e rëndësishme politikisht dhe diplomatikisht për të dy vendet.
     

  • Kapja e kamionit me miliona euro në Shqipëri, tronditet sistemi juridik në Bruksel/ Gjykata Penale shpall veten të paaftë për çështjen “Toyota”

    Kapja e kamionit me miliona euro në Shqipëri, tronditet sistemi juridik në Bruksel/ Gjykata Penale shpall veten të paaftë për çështjen “Toyota”

    Dhomë e 46-të e Gjykatës Penale, në Gjykatën e Brukselit, shpalli të mërkurën një vendim që ka tronditur sistemin juridik, duke u shpallur të paaftë territorialisht për të gjykuar çështjen “Toyota”.

    Ky vendim ka të bëjë me një hetim ndërkombëtar që lidh krimin e organizuar dhe politikanë të lartë shqiptarë dhe belgë, një çështje që mund të ndikojë edhe në procesin e pranimit të Shqipërisë në Bashkimin Evropian.
    Çështja ka të bëjë me një kamion që u sekuestrua në portin e Shqipërisë në korrik 2019. Kamioni transportonte Toyota të blera në Belgjikë dhe në ndarjet e fshehura të automjeteve u gjetën 3.5 milionë euro dhe 100,000 franga zvicerane, para që dyshohet se vijnë nga krimi i organizuar belg-shqiptar.
    Zyra e Prokurorit Federal të Belgjikës është angazhuar në hetime, dhe në proces janë gjithsej 13 persona të akuzuar.
    Gjykata ka argumentuar se dosja e çështjes nuk përcakton qartë se kur ose ku janë vendosur paratë e fshehura, duke sjellë konfuzion për autoritetet juridike që duhet të gjykojnë çështjen.
    Kamioni kaloi nëpër disa vende para se të sekuestrohej në Shqipëri, gjë që ka nxitur pretendime për paaftësinë territoriale të gjykatës shqiptare. Ky vendim ka hapur dyshime se mund të ndikohet procesi i drejtësisë.
    Vendimi ka shkaktuar shqetësime të mëdha për integritetin e sistemit të drejtësisë në Shqipëri, pasi çështja është një test për pranimin e vendit në Bashkimin Evropian.
    Avokatët e të pandehurve kanë konfirmuar vendimin e gjykatës, ndërsa Zyra e Prokurorit Federal ka theksuar se ka mundësi për apelim të këtij vendimi, duke kërkuar shqyrtim të mëtejshëm nga autoritetet belge.

    Top Channel

  • Skandali ‘Toyota Yaris’, i permendur dhe Basha/ Gjykata e Brukselit merr vendimin e bujshëm, mediat belge: Rasti, test për integrimin në BE

    Skandali ‘Toyota Yaris’, i permendur dhe Basha/ Gjykata e Brukselit merr vendimin e bujshëm, mediat belge: Rasti, test për integrimin në BE

    Skandali ‘Toyota Yaris’, i permendur dhe Basha/ Gjykata e Brukselit merr vendimin e bujshëm, mediat belge: Rasti, test për integrimin në BE
    Skandali i miliona eurove të fshehura në makinat Toyota ngec në instancën e parë gjyqësore në Bruksel. Çështja shkaktoi shumë bujë në vitin 2018. Pothuajse 3.5 milionë euro u zbuluan në Shqipëri, të fshehura në makinat e blera në Belgjikë. Një skandal ku përfshihen qarqet politike dhe kriminale
    Nga Tony Chalot, DH NET
    Këtë të mërkurë, Gjykata Penale e Brukselit ka dhënë një vendim që pritet të shkaktojë bujë të madhe.
    Ajo ka shpallur moskompetencën për të gjykuar dosjen ‘Toyota’, një skandal që përfshin botën kriminale dhe atë politike në Shqipëri.
    Lajmi konfirmohet nga avokatët mbrojtës të të pandehurve, mes tyre av. Kamran Najib, av. Quentin dhe Jean-Philippe Mayence, av. Olivier Martins, av. Sven Mary, av. Dimitri de Béco dhe av. Johan Heymans.
    Dosja ishte ndjekur nga Prokuroria Federale pasi në korrik 2019 një kamion që transportonte automjete Toyota, të blera në Belgjikë, u sekuestrua në një port në Shqipëri.
    Në dy prej automjeteve ishin fshehur 3.5 milionë euro dhe 100 mijë franga zvicerane, para që me shumë gjasë vinin nga veprimtari kriminale e rrjeteve belgo-shqiptare.
    Prokuroria federale kishte shkuar në vendngjarje
    Një delegacion i Prokurorisë Federale kishte udhëtuar në Shqipëri për të marrë në pyetje disa persona të përfshirë në këtë çështje, mes tyre edhe ish-ministrin shqiptar të Punëve të Jashtme, Lulzim Basha. Ky i fundit nuk është marrë i pandehur në procedurën belge. Në Belgjikë janë akuzuar 13 persona, të cilët janë nxjerrë përpara drejtësisë në Bruksel.
    Çështja konsiderohet jashtëzakonisht e ndjeshme, pasi shihet si një provë paraprake për anëtarësimin e Shqipërisë në Bashkimin Evropian, një vend i goditur nga korrupsioni.
    Ky skandal ka njollosur gjithashtu edhe gjyqësorin shqiptar.
    Gjykata Penale vlerëson, ndër të tjera, se dosja nuk lejon të përcaktohet as koha, as vendi se ku janë futur paratë e dyshimta në skutat e automjeteve.
    Kamioni, në fakt, ka kaluar nëpër disa shtete para se të sekuestrohej nga autoritetet shqiptare.
    Prokuroria Federale ka ende mundësinë të bëjë apel kundër këtij vendimi.

  • Dosja ‘Toyota Auris’/ U dënua me burg, ish-prokurori Aurel Zarka ankimon vendimin në gjykatë

    Dosja ‘Toyota Auris’/ U dënua me burg, ish-prokurori Aurel Zarka ankimon vendimin në gjykatë

    Ish-prokurori i Vlorës, Aurel Zarka ka ankimuar vendimin e gjykatës ku është dënuar me 2 vite e 8 muaj burg.

    Lajmi konfirmohet nga gazetarja e Top Channel, Anila Hoxha.
    Akuzat që rëndojnë ndaj Zarkës janë ushtrimi i ndikimit të paligjshëm dhe korrupsioni mbasi sic deklaroi prokurori që e hetoi, ai komunikon përmes aplikacionit Sky Ecc me ish-oficeren Erjona Daupaj për të ndërhyrë në fatin e dosjes Toyota Auris, si dhe në dy çështje të tjera në qytetin bregdetar.

    Top Channel

  • Dosja ‘Toyota Auris’/ Ish-prokurori Aurel Zarka kundër gjykatës, ankimon vendimin me burg

    Dosja ‘Toyota Auris’/ Ish-prokurori Aurel Zarka kundër gjykatës, ankimon vendimin me burg

    Teksa gjykata e Apelit vendosi kthimin e dosjes së Aurel Zarkës për rigjykimin nën dyshimet se ai ka vepruar si grup kriminal, ky i fundit reagoi menjëherë duke ushtruar rekurs në Gjykatën e Lartë.

    Relator është caktuar Sokol Binaj, i cili pritet të caktojë datën se kur do zhvillohet seanca, raporton gazetarja e Top News, Alketa Shaba.

    Sipas Apelit të Posaçëm provat dhe rrethanat tregojnë qartë se jo vetëm Zarka, por edhe tre të pandehurit e tjerë të çështjes kanë bashkëpunuar si një grup i strukturuar kriminal , ndryshe nga vlerësimi i prokurorëve të çështjes, si dhe i gjyqtarëve të Shkallës së Parë, të cilët e cilësuan si bashkëpunim të thjeshtë në rrethana rënduese.

    Sipas SPAK-ut, prokurori dhe personat e tjerë akuzohen se kanë ushtruar ndikim të paligjshëm në tetë çështje penale që po hetoheshin në katër prokurori të ndryshme dhe që lidhen kryesisht me aktivitete të krimit të organizuar si pastrimi i parave apo kultivimi i narkotikëve.

    LEXO EDHE: 

    Dosja e ‘Toyota Yaris’/ Apeli korrigjon SPAK-un: Prokurori Zarka dhe të tjerët vepruan si grup i strukturuar kriminal

    Një prej çështjeve penale e njohur si “Toyota Auris”, u regjistrua pas bllokimit në portin e Durrësit, në qershor të vitit 2018, të 3.4 milionë eurove ‘cash’ të fshehura në dy makina të përdorura dhe të importuara nga Belgjika.

    Gjykata e shkallës së parë e dënoi ish prokurorin me 2.8 vite burg në aplikim të gjykimit të shkurtuar për ushtrim të ndikimit të paligjshëm dhe korrupsion.

  • Toyota Yaris/ Apeli i GJKKO: Zarka të hetohet për grup të strukturuar kriminal

    Toyota Yaris/ Apeli i GJKKO: Zarka të hetohet për grup të strukturuar kriminal

    Toyota Yaris/ Apeli i GJKKO: Zarka të hetohet për grup të strukturuar kriminal
    SPAK i cilësoi gabim veprat penale për të pandehurit e dosjes “Toyota Yaris”, përfshirë ish-kryeprokurorin e Vlorës Aurel Zarka, pasi të akuzuarit kanë vepruar si grup i strukturuar kriminal.
    Ky është arsyetimi pse para pak javësh Apeli i Posaçëm Antikorrupsion prishi vendimin e Shkallës së Parë që e kishte dënuar Zarkën me 2.8 vite burg në aplikim të gjykimit të shkurtuar për ushtrim të ndikimit të paligjshëm dhe korrupsion
    Në të pestë faktet historike të vlerësuar si penale, mbi të cilat është gjendur fajtor i pandehuri z. A.Z., kanë marrë pjesë tre e më shumë persona, të cilët janë marrë vesh e kanë rënë dakord për kryerjen e një apo më shumë veprave penale, për të realizuar përfitime materiale apo të çfarëdo lloji”, thekson Apeli.
    Vendimi i Shkallës së Parë nuk u ankimua nga SPAK teksa Apeli vendosi mbi ankimin e Zarkës që në fakt kërkonte pafajësi.
    Sipas togave të zeza të Apelit, provat dhe rrethanat tregojnë qartë se jo vetëm Zarka, por edhe tre të pandehurit e tjerë të çështjes kanë bashkëpunuar si një grup i strukturuar kriminal , ndryshe nga vlerësimi i prokurorëve të çështjes, si dhe i gjyqtarëve të Shkallës së Parë, të cilët e cilësuan si bashkëpunim të thjeshtë në rrethana rënduese.
    Sipas SPAK-ut, prokurori dhe personat e tjerë akuzohen se kanë ushtruar ndikim të paligjshëm në tetë çështje penale që po hetoheshin në katër prokurori të ndryshme dhe që lidhen kryesisht me aktivitete të krimit të organizuar si pastrimi i parave apo kultivimi i narkotikëve. Një prej çështjeve penale e njohur si “Toyota Auris”, u regjistrua pas bllokimit në portin e Durrësit, në qershor të vitit 2018, të 3.4 milionë eurove ‘cash’ të fshehura në dy makina të përdorura dhe të importuara nga Belgjika.
    Në lidhje me ngjarjen, u arrestuan fillimisht Klevi Çani, Edi Lika dhe Alban Mollaymeri, ndërsa u akuzuan kushërinjtë Elvis Vladi dhe Alfred Vladi. Gjashtë vjet më vonë, në vitin 2024, si rrjedhojë e të dhënave të përftuara nga aplikacioni Sky ECC, SPAK arrestoi prokurorin e Vlorës Aurel Zarka, avokatin Radovan Çela, Astrit Vladin – vëllain e Elvis Vladit – dhe shpalli në kërkim hetuesen e Byrosë Kombëtare të Hetimit, Eriona Daupaj. Kjo dosje tashmë do të rigjykohet në Shkallën e Parë me një tjetër trupë gjykuese, por ende nuk dihet nëse SPAK do të ushtrojë ankim përmes rekursit në Shkallën e Tretë (Gjykatën e Lartë).

  • Malltezi: E përdorën kundër Belerit, ja si drejtësia ndihmoi prokurorin Zarka të shpëtonte nga ‘Toyota Yaris’…

    Malltezi: E përdorën kundër Belerit, ja si drejtësia ndihmoi prokurorin Zarka të shpëtonte nga ‘Toyota Yaris’…

    Drejtuesi i Departamentit të Mjedisit në Partinë Demokratike Jamarbër Malltezi ka reaguar me një shënim në faqen e tij në facebook po sjelljes së drejtësisë ndaj prokurorit Aurel Zarka i cili doli i lidhur me dosjen e hetimit për eurot e Toyota Yaris.

    Malltezi ka shpjeguar se si drejtësia e kapur ka bërë të gjithë manipulimet e mundshme që ky prokuror të mos dënohej. Pasi e përdorën që të godisnin Belerin e sajdisën duke i punësuar vëllain e më pas përmes proceduarave dhe duke mos e akuzuar për grup të strukturuar kriminal.

    Mesazhi:

    “Partia ime më dënon” dhe partia i ka kujdes të vetët. Këtë e përdorën kundër Belerit por doli se kish marrë para nga afera 3.4 milion € e Taulant Ballës me Toyota Yaris.

    E arrestuan dhe kur ky i kërcënoi se do fliste për pisllëkun që bënë me Belerin, atëherë (1) i promovuan vëllain si drejtor të madh (njëlloj si ajo e lejeve te KKT që ka vëllezërit kryetrafikantë) dhe (2) i dhanë urdhër mender Dumanit që të ulte akuzën.

    Dumani lepe-peqe e uli akuzën dhe nuk e akuzoi për grup të strukturuar kriminal, ndërsa gjyqtaret e partisë u bënë palaço deri sa dogjën edhe afatet. Këto nuk i shkruan birn i Soros dhe shërbimit të paguar se i menderoset mender reforma e kapur nga kryehajduti.

  • Lushnje–Rrogozhinë/ Përplasje, një makinë në flakë, 40-vjeçarja dhe fëmijët shpëtojnë

    Lushnje–Rrogozhinë/ Përplasje, një makinë në flakë, 40-vjeçarja dhe fëmijët shpëtojnë

    Një aksident ka ndodhur në afërsi të fshatit Golem në autostradën Lushnje-Rrogozhinë, duke ka shkaktuar trafik të rënduar.

    Mësohet se një automjet tip Toyota ka përplasur nga pas një fuoristradë të OSSHE Lushnje dhe është përfshirë nga flakët.

    Paraprakisht bëhet me dije se mjeti tip Toyota që drejtohej nga një 40 vjeçare është djegur plotësisht.
    Sipas policisë, së qarkullimit rrugor, mjeti tip Toyota i ka rënë nga pas fuoristradë dhe është përfshirë nga flakët. Kanë shpëtuar për mrekulli drejtuesja dhe dy fëmijët e saj të mitur të cilët kanë dalë në kohë nga mjeti që digjej.Policia po kryen veprimet hetimore për të zbardhur shkaqet e aksidentit. Sipas informacioneve paraprake, dyshohet se drejtuesja e mjetit ka humbur kontrollin dhe ka goditur filuoristradën.
    gijotina.com/

  • Shkrumbohet makina pas përplasjes në Lushnje, shpëtojnë mrekullisht nëna shofere dhe dy fëmijët

    Shkrumbohet makina pas përplasjes në Lushnje, shpëtojnë mrekullisht nëna shofere dhe dy fëmijët

    Një aksident në afërsi të fshatit Golem në autostradën Lushnje Rrogozhinë ka shkaktuar panik te udhëtaret. Një grua 40 vjecare dhe dy femijët e saj te mitur shpëtuan mrekullisht kur makina me të cilën udhëtonin mori flakë pas përplasjes me një automjet tjetër.
    Automjeti tip Toyota i ka rënë nga pas një mjeti tip fuoristradë të OSSHE-se Lushnjes dhe është përfshirë nga flakët. Ambulanca zjarrfikësit dhe policia mbërritën në vendngjarje.
    Pasi është larguar mjeti nga autostrada policia rrugore ka ndërhyre për të normalizuar trafikun. Paraprakisht bëhet me dije se mjeti tip Toyota që drejtohej nga një 40 vjeçare është djegur plotësisht.
    Sipas policisë, së qarkullimit rrugor, mjeti tip Toyota i ka rënë nga pas fuoristradës dhe është përfshirë nga flakët. Kanë shpëtuar për mrekulli drejtuesja dhe dy fëmijët e saj të mitur të cilët kanë dalë në kohë nga mjeti që digjej.
    Policia po kryen veprimet hetimore për të zbardhur shkaqet e aksidentit.
    Paraprakisht dyshohet se drejtuesja e mjetit ka humbur kontrollin e makinës duke goditur nga pas automjetin tjeter.

  • VIDEO/ Lushnje-Rrogozhinë,  mjeti shpërthen në flakë pas përplasjes, shkaktohet trafik i rënduar

    VIDEO/ Lushnje-Rrogozhinë, mjeti shpërthen në flakë pas përplasjes, shkaktohet trafik i rënduar

    Një aksident ka ndodhur në aksin Lushnje-Rrogozhinë.

    Një makinë tip ‘’Toyota’’ ka goditur nga pas një furgon të OSHEE.

    Shkak i aksidentit mos mbajtja e distancës nga shoferja e cila i ra nga pas furgonit.

    Pas përplasjes makina tip ‘’Toyota’’ ka shpërthyer në flakë.

    Në makinën tip ‘’Toyota’’ ka qenë një grua me dy fëmijët e saj.

    Sipas rapotimeve nuk ka të lënduar ndërsa trafiku ka arritur 3 km.