Tag: tottenham

  • Nottingham, Postecoglou: Presioni i kuptueshëm, e dija që Tottenham do më largonte

    Nottingham, Postecoglou: Presioni i kuptueshëm, e dija që Tottenham do më largonte

    Me Ange Postecoglou në krye, Nottingham nuk e ka nisur mirë sezonin, pasi në 6 ndeshje ka vetëm 5 pikë. Trajneri i ekipit, Postecoglou, ka folur së fundmi rreth presionit, gjithnjë e në rritje ndaj tij.
    “Është e kuptueshme që në futbollin modern trajnerët janë gjithmonë nën presion, por unë nuk e shoh kështu. Tek Tottenham e dija që do të më shkarkonin tre apo katër muaj përpara se të ndodhte, por kjo nuk më pengoi të fitoja diçka. Për mua nuk ka rëndësi çfarë ndodh javën tjetër: detyra ime është të bëj që klubi të përparojë.

    “Nuk më pëlqen t’u dërgoj mesazhe tifozëve. Ata e duan klubin e tyre dhe janë të zhgënjyer. E vetmja gjë që mund të bëj është të mbaj përgjegjësinë time dhe të punoj për ta përmirësuar situatën”, ka thënë ai.
    © BalkanWeb

  • Savinho, pas rinovimit deri më 2031: Kam shumë për të mësuar, dua të rritem akoma me Guardiolën

    Savinho, pas rinovimit deri më 2031: Kam shumë për të mësuar, dua të rritem akoma me Guardiolën

    4 Tetor 2025

    10:33

    Alfred Lleshi

    Savinho, që gjatë verës dukej i destinuar për te Tottenham, ka rinovuar kontratën me Manchester City deri më 2031. Braziliani ka pasur një impakt të madh që nga ardhja në “Etihad”, duke treguar shkathtësi të jashtëzakonshme, shpejtësi dhe driblim. Në sezonin e parë te City, ai regjistroi 48 ndeshje, 3 gola dhe 13 asistime, duke kontribuar edhe në fitimin e “Community Shield” 2024.
    Vetë lojtari tha: “Është një ndjenjë speciale të di që Pep dhe klubi kanë kaq besim tek unë. Kam shumë për të mësuar, do të vazhdoj të rritem si lojtar. Që nga ardhja ime, e kam shijuar kohën te City, tifozët më kanë bërë të ndihem si në shtëpi. I falënderoj të gjithë dhe premtoj të jap maksimumin për ta ndihmuar klubin të arrijë suksese të reja”.
    Rinovimi tregon angazhimin e klubit për të zhvilluar talentin e tij si pjesë e projektit afatgjatë me Guardiolën. Braziliani qëndron në “Etihad” me një pagë më të lartë, pasi Manchester City refuzoi të gjitha propozimet joshëse të Tottenham.

  • Liverpool “digjet” në Stamboll, Chelsea fiton falë një autogoli. Tottenham shpëton në fund (video)

    Liverpool “digjet” në Stamboll, Chelsea fiton falë një autogoli. Tottenham shpëton në fund (video)

    Një natë jo e mirë sonte për ekipet angleze në Champions League. Liverpool është mundur 1-0 nga Galatasaray në Stamboll. Në minutën e 15-të, Yilmaz pengohet në zonë nga Dominik Szoboszlai, arbitri jep penallti. Victor Osimhen me një qetësi të frikshme nuk gabon përballë Alisson dhe dërgon topin në rrjetë.
    Në pjesën e dytë, Alisson dëmtohet dhë në vend të brazilianit futet portieri gjerogjian Giorgi Mamardashvili. Për Alisson dukej një dëmtim serioz, por do mësohet më vonë shkalla e dëmtimit. Në minutën e 88-të, arbitri kryesor i takimit Clement Turpin dha penallti për Liverpool-in, pas një ndërhyrjeje të ashpër të Wilfried Singo, por pas ndërhyrjes së VAR-it dhe pasi pa pamjet në ekran, arbitri francez u tërhoq dhe anulloi penalltinë e dhënë për anglezët. Rezultati final, 1-0 për Galatasaray-in.. SHIKOGOLAT
    Bodo/Glimt ka marrë pikën e parë në fazën e grupeve në Champions League. Norvegjezët kanë barazuar në shtëpi 2-2 ndaj Tottenham. Kasper Hogh humbi shansin të kalonte Bodo/Glimt në avantazh në pjesën e parë, por sulmuesi danez gaboi nga pika e bardhë e penalltisë. Pjesa e parë u mbyll 0-0, të tre golat u shënuan në pjesën e dytë. Jens Hauge, ish-lojtari i Milanit shënoi dy herë për vendasit në minutat 53′, 66′, njëri gol më i bukur se tjetri. Në minutën e 68-të, Micky van de Ven ngushton shifrat për Tottenham. Mbrojtësi holandez shënon me kokë pas krosimit të Pedro Porro. Në minutat shtesë, Tottenham do të barazonte shifrat 2-2 falë autogolit të Gundersen. SHIKOGOLAT
    Chelsea ka fituar 1-0 në “Stamford Bridge” ndaj Benfica, falë një autogoli të Richard Rios, pas një topi të futur në zonë nga Garnacho në minutën e 18-të. Rezultati nuk ndryshoi deri në fund. SHIKOGOLIN

  • “Vinicius Junior bashkë me Cole Palmer do transferohen te Tottenham”

    “Vinicius Junior bashkë me Cole Palmer do transferohen te Tottenham”

    30 Shtator 2025

    19:55

    Telesport

    Vinicius Junior dhe Real Madrid ende nuk e kanë gjetur gjuhën e përbashkët për rinovimin e kontratës, duke shtuar gjithnjë e më shumë zërat për largimin e mundshëm të brazilianit nga “Los Blancos”.
    François Gallardo, gazetari i “Defensa Central”, duke pretenduar për një lajm ekskluziv ka habitur jo pak me atë që ka raportuar gjatë ditës së sotme. Sipas tij, Tottenham do të ndryshojë pronar dhe klubin londinez do e blejë konsorciumi i drejtuar nga Brooklyn Earick, i cili do bëjë investime të mëdha.
    Një nga lojtarët që do sjellë në Londër ky konsorcium i drejtuar nga Brooklyn Earick është edhe Vinicisu Junior, gjithnjë sipas raportimit të Gallardo-s. Madje, gazetari shkon më tej duke “zbuluar” se përveç Vinicius-it, Tottenham do transferojë edhe Cole Palmer.
    Tottenham është në pronësi të “ENIC Group” dhe këta të fundit në një reagim zyrtar kanë mohuar se klubi është në shitje.

  • Me mendjen te Barcelona, por PSG nuk fal në kampionat. Tottenham befasohet në shtëpi, Villarreal triumfon ndaj Bilbao-s

    Me mendjen te Barcelona, por PSG nuk fal në kampionat. Tottenham befasohet në shtëpi, Villarreal triumfon ndaj Bilbao-s

    PSG ka bërë detyrën në Ligue 1, duke mundur në “Parc des Princes” 2-0 Auxerre. Ishte Ilya Zabarnyi i transferuar në merkaton e fundit që zhbllokoi rezultatin në minutën e 32-të, ukrainasi shënon golin e parë me fanellën e PSG-së, pas asistit të Vitinha.
    Në minutën e 54-të, shënon një tjetër mbrojtës për parizienët. Këtë herë ishte Lucas Beraldo, i cili shënoi me kokë, pas asistit të Mayulu. PSG fiton 2-0 dhe tani kryeson e vetme në Ligue 1 me 15 pikë në 6 ndeshje. Sfida e radhës? Në mesjavë në Champions League ndaj Barcelonës.
    SHIKOGOLAT
    Në La Liga, Villarreal mundi në shtëpi 1-0 Athletic Bilbao-n. Golin e vetëm për “Nëndetësen e verdhë” e shënoi Moleiro në minutën e 78-të, me një goditje të fuqishme brenda zonës. Pas kësaj fitoreje, Villarreal ngjitet në vendin e tretë me 16 pikë, Athletic Bilbao mbetet në vendin e 8-të me 10 pikë.
    SHIKOGOLIN
    Në Premier League, Tottenham barazoi 1-1 në shtëpi nga Wolves. Golin e parë të takimit e shënoi Santiago Bueno në minutën e 54-të. Golin e barazimit për londinezët e shënoi Joao Palhinha në minutën e 90+4, me një goditje plot klas në kufijtë e zonës së rreptësisë. Pas 5 humbjeve rresht, Wolves merr pikën e parë për këtë sezon. Tottenham mbetet në vendin e tretë me 11 pikë.
    SHIKOGOLAT

  • Tottenham josh Kane të rikthehet, kundërpërgjigjen bavarezët: Me ne fiton trofe, ndërsa atje…

    Tottenham josh Kane të rikthehet, kundërpërgjigjen bavarezët: Me ne fiton trofe, ndërsa atje…

    25 Shtator 2025

    14:13

    Alfred Lleshi

    Pas deklaratës së Thomas Frank se Harry Kane do të ishte i mirëpritur të rikthehej te Tottenham, ka folur edhe drejtori sportiv i Bayern Munich, Max Eberl, lidhur me klauzolën e largimit të sulmuesit anglez:
    “Është mjaft i madh për të marrë vendimet e tij, qoftë me apo pa klauzolë. Nëse vendos të largohet, do ta bëjë, ashtu siç tregoi te Tottenham. Dëshira jonë është, sigurisht, të kemi shumë, shumë suksese me Harry këtë sezon dhe në të ardhmen. Mënyra se si po luan, si po e udhëheq skuadrën në fushë dhe si po sakrifikohet, tregon etjen e tij për të fituar trofe. Mund ta bëjë këtë me ne, edhe ne duam ta bëjmë me të”.
    Në këtë mënyrë, Bayerni thekson se synimi është vazhdimi i projektit me Kane si lider, pavarësisht zërave për një rikthim të tij në Premier League.

  • Xavi Simons i sjell fat, Tottenham fiton bindshëm në derbin e Londrës (video)

    Xavi Simons i sjell fat, Tottenham fiton bindshëm në derbin e Londrës (video)

    13 Shtator 2025

    20:40

    Telesport

    Tottenham ka fituar 0-3 ndaj West Ham, në derbin e Londrës. Pjesa e parë u mbyll në barazim pa gola. Miqtë gjetën avantazhin që në fillim të pjesës së dytë, me Pape Matar Sarr në minutën e 47-të, pas asistit të Xavi Simons. Holandezi i transferuar te Tottenham në ditën e fundit të merkatos, debuton me asist dhe bën një perfomancë shumë të mirë.
    Në minutën e 54-të, Soucek lë me 10 lojtarë në fushë ëest Ham, pasi u dnëshkua direkt me karton të kuq për ndërhyrje shumë të ashpër ndaj Palhinha. Tre minuta më pas, Lucas Bergvall shënon golin e dytë për Tottenham. Ekipi i drejtuar nga Thomas Frank shënoi edhe golin e tretë me Micky van de Ven në minutën e 65-të.
    Rezultati nuk ndryshon deri në fund, Tottenham fiton 0-3 dhe aktualisht është në vend të dytë me 9 pikë, aq sa Arsenali i vendit të parë dhe Liverpool me Bournemouth, vetëm se ekipi i Arne Slot ende nuk ka luajtur për këtë javë.

  • Përfundon epoka e Levy te Tottenham. Nga Modric te Bale, ja 5 blerjet më të mira të tij

    Përfundon epoka e Levy te Tottenham. Nga Modric te Bale, ja 5 blerjet më të mira të tij

    6 Shtator 2025

    9:05

    Alfred Lleshi

    Nga 4 shtatori është zyrtar largimi i Daniel Levy, presidentit ekzekutiv historik të Tottenham, i cili qëndroi në post për gati 25 vite. Ky drejtues bëri epokë në një klub jo gjithmonë të qëndrueshëm në nivelet më të larta.
    Megjithatë, nën drejtimin e tij, Tottenham u transformua rrënjësisht, duke marrë pjesë në garat europiane në 18 nga 20 sezonet e fundit dhe afirmuar si një nga klubet më të njohura globalisht. Levy tha: “Jam jashtëzakonisht krenar për punën e bërë së bashku me stafin drejtues dhe të gjithë punonjësit. E kemi transformuar këtë klub në një gjigant botëror, që konkurron në nivelet më të larta”.
    Mes blerjeve më të mira të tij përmendim: Gareth Bale, i ardhur për rreth 10 milionë £ më 2007 dhe që u bë yll i “Spurs”; Son Heung-min me 450 ndeshje dhe mbi 170 gola që nga viti 2013; Luka Modric, ardhur nga Dinamo Zagreb më 2008, para se të transferohej te Real Madridi për 30 milionë £; dhe emra të tjerë si Jermain Defoe e Jan Vertonghen.

  • “Braktisi” Juventus për Tottenham, flet sulmuesi francez: Krenar për zgjedhjen që bëra

    “Braktisi” Juventus për Tottenham, flet sulmuesi francez: Krenar për zgjedhjen që bëra

    4 Shtator 2025

    11:48

    Telesport

    Aventura e Randal Kolo Muani te Juventus zgjati pak muaj. Edhe pse u përfol se ai do të vijonte huazimin me bardhezinjtë, në fund sulmuesi francez në pronësi të PSG përfundoi në Premier League, ku do të luajë me Tottenham.
    26-vjecari, gjatë prezantimit të tij, tha se ishte krenar që nënshkroi me skuadrën londineze. Transferim që u zyrtarizua vetëm në ditën e fundit të merkatos, duke lënë duarbosh bardhezinjtë, që shpresonin deri në fund.
    Edhe te Tottenham ai do të luajë në formë huazimi për skuadrën e trajnerit Thomas Frank, pa asnjë detyrim për ta bërë transferimin të përhershëm. Kolo Muani do të veshë fanellën me numër 39 te Tottenham.
    “Jam vërtet i lumtur dhe shumë krenar për zgjedhjen që kam bërë, që jam në një klub kaq të shkëlqyer. Mezi pres të takohem me shokët e skuadrës, të gjithë tifozët dhe të dal në fushë“, tha sulmuesi.
    “E di çfarë pret trajneri nga unë. Do të luftoj shumë për fanellën, klubin dhe tifozët. Do të jap gjithçka për këtë ekip“, deklaroi Kolo Muani për mediat.

  • Xavi Simons: Tottenham është vendi i duhur për mua, Premier është magjike

    Xavi Simons: Tottenham është vendi i duhur për mua, Premier është magjike

    2 Shtator 2025

    8:47

    Telesport

    Tottenham ka bërë një lëvizje të madhe në tregun e transferimeve, duke siguruar Xavi Simons nga Red Bull Leipzig. Marrëveshja, me vlerë totale 60 milionë euro, sjell në Londër një nga talentet më të shkëlqyera në futbollin evropian.
    Simons ishte i ndjekur prej kohësh nga Chelsea, por që mbërriti te Spurs pas një marrëveshjeje të shpejtë që përmbysi hierarkinë e transferimeve. Xavi Simons do të veshë fanellën me numrin shtatë.
    Në një intervistë me kanalet zyrtare të Tottenham, ai zbuloi se një takim me trajnerin Thomas Frank ishte momenti kur ai e kuptoi se Spurs ishin “vendi i duhur” për hapin e tij të ardhshëm në karrierë. Dhe në fund, ky ishte rasti.
    Lojtari holandez tha: “Jam vërtet i lumtur dhe mezi pres të filloj. Kam ëndërruar për këtë për një kohë të gjatë. Ky është një klub i shkëlqyer dhe kur takova trajnerin, menjëherë e dija se ky ishte vendi i duhur për mua”.
    “Do t’i sjell përvojën time ekipit, duke përfshirë punën e palodhur dhe disiplinën. Dua të bëj gjithçka që mundem për të fituar, për ekipin dhe për tifozët“, deklaroi Xavi Simons.