Tjetër ndalesë në Premier League për Manchester United, që barazoi 2-2 ndaj Tottenham, në një ndeshje me shumë përmbysje. “Djajtë e kuq” shpërdoruan avantazhin fillestar, kur u përmbysën nga Spurs në pak minuta dhe më pas arritën të barazojnë në shtesë.
Trajneri i Manchester United, Ruben Amorim, diskutoi hapur mundësinë e nënshkrimit të një sulmuesi të ri në janar. Ndeshja kundër Tottenham u ndikua edhe nga dëmtimet e Benjamin Šesko, Harry Maguire dhe Casemiro, me sulmuesin slloven që la fushën me një dëmtim në gju.
Portugezi konfirmoi qëllimin e tij për të forcuar skuadrën gjatë merkatos së dimrit, veçanërisht duke marrë parasysh largimet e Bryan Mbeumo, Amad Diallo dhe Noussair Mazraoui për Kupën e Kombeve të Afrikës: “Duhet të monitorojmë gjithçka, të shohim se çfarë i ndodhi Šesko”.
“Sigurisht, do të kemi një problem me Kupën e Kombeve të Afrikës, por e dinim tashmë këtë. Do ta shohim, kur të hapet afati kalimtar, nëse mund ta përmirësojmë skuadrën dhe të rregullojmë disa gjëra“, deklaroi Amorim, që mund të mbajë Joshua Zirkzee nëse do të gjendet pa sulmues.
Tag: tottenham
-

Amorim konfirmon: Kemi shumë dëmtime, pres përforcime në merkaton e janarit
-

Rodrygo në hall të madh, ka vetëm një ekip që interesohet për anësorin brazilian
8 Nëntor 2025
22:01
Telesport
Ashtu siç edhe pritej, Rodrygo nuk është në planet e trajnerit Xabi Alonso dhe braziliani u bë kohë që nuk e nis më si titullar, por vetëm nga stoli.
Paraqitjet e tij nuk është se kanë qenë të jashtëzakonshmë, gjë që mund të ndryshonte mendjen e trajnerit bask. Në këtë situatë, Rodrygo mund të ndërrojë ambient gjatë merkatos së janarit.
Sipas medieve spanjolle, atkualisht ekipi i vetëm në ligat elitare që interesohet seriozisht për Rodrygo-n është Tottenham. Klubi londinez është gati të bëjë goditjen më të madhe të merkatos së janarit dhe të paguajë 90-100 milionë euro për transferimin e anësorit brazilian.
Problemi është se vetë lojtari nuk është i bindur, nëse do që të vazhdojë të jetë rezervist te Real Madrid apo të transferohet te Tottenham. Me siguri që Rodrygo pret interesimin nga klubet e tjera të mëdha në Premier League dhe jo vetëm, por deri tani interes konkret ka vetëm nga Tottenham. -

Ndeshje e çmendur, fund dramatik mes Tottenham dhe Manchester United
8 Nëntor 2025
15:30
Alfred Lleshi
Ka përfunduar me përmbysje spektakolare, sa nga njëra anë në tjetrën, ndeshja shumë e luftuar e Premier League mes Tottenham dhe Manchester United 2-2. “Djajtë e Kuq” e mbyllën pjesën e parë me avantazhin 1-0, falë golit të shënuar nga Bryan Mbeumo, por vendësit ia dolën të shënojnë dy herë në pjesën e dytë, me Mathys Tel dhe Richarlison.
Epërsia 2-1 ishte në fuqi deri në minutën e parë të kohës shtesë, por në fund fare, në minutën e 6-të shtesë, miqtë nga Manchesteri barazuan me De Ligt. Të dyja skuadrat ndajnë mes tyre nga një pikë tepër të luftuar. Duhet përmendur fakti se Mbeumo po kalon një formë të jashtëzakonshme; me 4 gola në 4 ndeshjet e fundit, fitues i çmimeve “Premier League Player of the Month” dhe “Manchester United Player of the Month”.
Skuadra e Ruben Amorim ishte deri diku e pafat, sepse Harry Maguire u detyrua të largohej nga fusha pas një lëndimi në “hamstring”, ndërsa Van de Ven shpëtoi “Spurs” me një pritje të jashtëzakonshme ndaj Sesko. Ky i fundit u dëmtua po ashtu afër fundit të ndeshjes dhe e la skuadrën e tij me 10 lojtarë, pasi i kishte kryer të gjitha zëvendësimet e mundshme.
KLIKO linkun për të parë 4 golat e ndeshjes dramatike. -

Arsenal perfekt në Champions, por Arteta nuk feston: Dua më shumë (VIDEO)
Pas shumë vitesh “letargji”, tifozët e Arsenal ëndërrojnë një vit me trofe, kjo pasi ekipi i Arteta vijon sezonin perfekt në çdo turne. Jo vetëm kreu i Premier League, “topçinjtë” po shkëlqejnë edhe në Champions, 4 ndeshje 12 pikë të plota, për më tepër janë i vetmi ekip që nuk ka pësuar asnjë gol, 11 të shënuar. Arsenal kaloi me lehtësi edhe Slavia e Pragës, triumfoi 0-3 në transfertën çeke.
Në minutën e 32-të, pas rishikimit në VAR, gjyqtari i takimit akordoi penallti për prekje të topit me dorë në zonë. Nga pika e bardhë, Saka u tregua i saktë duke kaluar Arsenal në avantazh.Në fraksionin e dytë, stafetën e mori Merino, me sulmuesin spanjoll që realizoi një “dopietë” golash. Në minutën e 46-të, Trossard futi një top të bukur në zonë, aty ku në shtyllën e parë Merino devijoi saktë në kuadrat. Në të 68-tën, Merino përfitoi nga një dalje e gabuar e portierit dhe me kokë kompletoi “dopietën” e tij personale dhe të tretin për Arsenal.
Pavarësisht suksesit të pastër 0-3, Arteta nuk është i kënaqur plotësisht: “Duam më shumë. Mund të përmirësohemi ende dhe t’i bëjmë gjërat më mirë. Ky është mentaliteti që duhet të kemi. Nuk jam aspak i lumtur, mund të bëjmë më mirë, edhe ndaj Slavia Pragës mund të bënim më mirë”, u shpreh Arteta.Një fitore të rëndësishme siguroi edhe Tottenham, me “gjelat” që triumfuan 4-0 përballë Copenhagen. Brennan Johnson realizoi golin e parë në minutën e 19-të. Në fraksionin e dytë, Odebert dyfishoi shifrat, por për të ndërlikuar këtë sfidë për Tottenham mendoi Johnson që u ndëshkua me karton të kuq. Pavarësisht se me një lojtar më pak në fushë, “gjelat” realizuan edhe dy gola të tjerë Van de Ven dhe Palhinha-n. Në fund, Richarlison humbi dhe një penallti. Me 8 pikë në 4 ndeshje, Tottenham renditet provizorisht në vendin e 7-të.
() -

VIDEO/ Vendos një gol ndaj Tottenham, Chelsea feston në Premier Legue
Chelsea mundi 0-1 Tottenham, në ndeshjen e luajtur në Londër. Blutë mbyllën pjesën e parë në epërsi, pasi Joao Pedro u tregua i saktë me një goditje nga brenda zonës.
Ekipi i Marescës mbrojti me fanatizëm rezultatin, për të marrë kështu 3 pikë dhe për të shkuar në kuotën e 17 të tillave, në vendin e katërt.Takimi i radhës për Chelsean është ndaj Wolves në shtëpi. Spurs presin United në Londër.
-

Chelsea fiton derbin e Londrës, falë një “dhurate” nga Tottenham (video)
Derbi i madh i Londrës mes Tottenham dhe Chelsea-s, i takon “Bluve”, të cilët fituan 0-1, falë golit të Joao Pedro në pjesën e parë.
Në minutën e 34-të, i jashtëzakonshmi dhe i kudondodhuri, Moises Ciacedo, përfiton më së miri nga një top i humbur në zonë i kapitenit vendas Micky van de Ven dhe asiston për Joao Pedro, braziliani e kishte fare të lehtë për ta dërguar topin në rrjetë.
Në fund të shtesës në pjesën e parë, “Blutë” pretenduan për një karton të kuq për Rodrigo Bentancur, pasi uruguaiani shkeli me takë Reece James, por arbitri kryesor i takimit u mjaftua vetëm me karton të verdhë. Pjesa e parë mbyllet 0-1 për Chelsea-n.
Pavarësisht zëvendësimeve të kryera nga të dy trajnerët respektivë, në pjesën e dytë, ku pati edhe disa kartonë të verdhë për faulle dhe ndërhyrje të gabuara, rezultati nuk ndryshoi deri në fund.
Chelsea fiton 0-1 dhe ngjitet në vendin e katërt me 17 pikë pas 10 javësh, aq sa Tottenham i vendit të tretë, për shkak të golavarazhit më të mirë.
SHIKOGOLIN -

Transferimi i bujshëm i Juventusit drejt largimit, destinacioni i ri mund të jetë Bayern ose Tottenham
30 Tetor 2025
20:39
Telesport
Jonathan David u transferua te Juventus si lojtar i lirë gjatë verës së fundit, por përshtatja e kanadezit në Serie A po rezulton më e ngadaltë nga sa pritej.
Në 11 ndeshje këtë sezon, David ka shënuar vetëm 1 gol. Duke parë ecurinë e tij jo të mirë në Serie A, sulmuesi kanadez mund të largohet vetëm pas një sezoni te bardhezinjtë.
Mediet italiane raportojnë se Bayern Munich dhe Tottenham po ndjekin me kujdes situatën dhe mund të provojnë transferimin e tij gjatë verës së ardhshme.
Duke qenë se nuk pagoi asgjë për kartonin e tij, Juventus mund ta “përdorë” rastin e Jonathan David si një mundësi e mirë biznesi. Vlera e 25-vjeçarit në treg llogaritet te 45 milionë euro, shifër që mund ta joshë Juventusin të pranojë shitjen e tij. -

Harry Kane del hapur, pas zërave të shumtë mediatikë. Tregon a do të kthehet te Tottenhami
16 Tetor 2025
8:51
Alfred Lleshi
Në javët e fundit janë përhapur shumë zëra për një rikthim të mundshëm të Harry Kane te Tottenham. Megjithatë, në intervistë për “Daily Mail”, sulmuesi anglez i ka hedhur poshtë këto thashetheme: “Jam shumë i lumtur te Bayern Munich, nuk po mendoj për ndonjë rikthim në Angli.
Me Tottenham do të jetë gjithmonë ‘ne’, sepse kam kaluar gjithë jetën time aty. Jam tifoz i ‘Spurs’ dhe do t’i ndjek gjithmonë për të parë si luajnë. Do të jenë gjithmonë pjesë e imja, por për momentin e dua jetën time këtu në Mynih, duke luajtur me një skuadër të madhe si Bayern Munich”. -

Harry Kane sapo dha deklaratën që tifozët e Bayern mezi kanë pritur
15 Tetor 2025
16:33
Telesport
Harry Kane nuk ka ndërmend të largohet nga Bayern. Edhe pse është raportuar se po mendon rikthimin te Tottenham, sulmuesi anglez ka deklaruar se ndihet shkëlqyeshëm në Mynih.
“Nuk jam i sigurt nëse do të kthehem në Angli. Jam shumë i lumtur këtu në Mynih. Nuk e kam mendjen te rikthimi. Patjetër që Tottenham është pjesë e jetës sime, por për momentin jam këtu dhe ndihem mirë”.
“Është fillimi më i mirë i çdo sezoni që kam pasur ndonjëherë. Thjesht ndihem shumë mirë. Gruaja dhe fëmijët e mi janë të lumtur. Jam i emocionuar sepse po luaj në një ekip që krijon shumë raste dhe e di që nëse kam raste, do të shënoj”. -

“Prej Bayern Munich humba vendin si titullar në kombëtare, tani kam rilindur”
Ka një pritje të madhe në kampin stërvitor të Portugalisë, ku skuadra po përgatitet për ndeshjet vendimtare në shtëpi kundër Republikës së Irlandës dhe Hungarisë. Mesfushori i Tottenham, Joao Palhinha, foli për sfidat e radhës: “Ne duam të kualifikohemi sa më shpejt të jetë e mundur dhe nëse mund ta sigurojmë atë dhe të festojmë së bashku. Është skenari ideal“.
Lëndimi i João Neves mund t’i hapë derën për një vend si titullar, një mundësi që ai e meriton pas paraqitjeve të mira te Tottenham. “Shpresoj për këtë mundësi, si gjithmonë. Jam gati nëse më thërrasin, por nëse jo, do të jem aty gjithsesi“, deklaroi Palhinha.
“Gjithmonë dua të luaj, por i takon trajnerit të vendosë se kush është më i përgatitur. Më takon mua ta provoj këtë në stërvitje“, tha mesfushori, që nuk ka qenë titullar për ekipin kombëtar për më shumë se një vit dhe i ka analizuar qartë arsyet.
“Forma e ekipit kombëtar varet shumë nga ajo që përjetojmë në klube. Sezoni i kaluar ishte i vështirë për mua, veçanërisht për shkak të dëmtimit dhe mundësive të humbura te Bayern, dhe kjo pati ndikim. Tani luaj dhe duhet ta shfrytëzoj sa më shumë këtë moment dhe të përpiqem të shijoj mundësitë”, tha Palhinha.