Kanë përfunduar pjesët e para të takimeve të mbrëmjes në Champions League, të vlefshme për javën e gjashtë. Në Bergamo, Chelsea është duke fituar 0-1 ndaj Atalantës, pas golit të Joao Pedro në minutën e 25-të. Braziliani shënoi pas asistit të marrë nga kapiteni Reece James. Arbitri fillimisht e anulloi duke dyshuar për pozicion jashtë loje, ndërhyn VAR, goli quhet i rregullt.
Surpriza vjen nga “Camp Nou”, aty ku Barcelona po mundet 0-1 nga Eintracht Frankfurt. Pas një kundërsulmi perfekt dhe asistit të marrë nga Nathaniel Broën, sulmuesi 23-vjeçar, Ansgar Knauff, pasi depërtoi bukur në zonë, u tregua më i shpejtë se mbrojtësit katalanas dhe dërgon topin në rrjetë në minutën e 21-të, duke përfituar dhe nga një zënie në befasi e mbrojtjes katalanase.
Në supersfidën e mbrëmjes, Inter-Liverpool, mungoi goli në pjesën e parë në “San Siro”. Të kuqtë gjetën rrjetën me Ibrahima Konate, pas një goditjeje këndi, por goli u anullua pas ndërhyrjes së VAR, për prekje të topit me dorë nga Virgil van Dijk.
Në Eindhoven, pjesa e parë mes PSV dhe Atletico Madridit është mbyllur 1-1. Holandezët gjetën të parët avantazhin me golin e Guus Til në minutën e 10-të, “Colchoneros” barazojnë shifrat me të zakonshmin Julian Alvarez.
Në sfidat e tjera, Tottenham po fiton 1-0 ndaj Slavia Prague, falë një autogoli. Marseille është duke fituar në transfertë 1-2 ndaj Royale Union SG. Mungon goli në sfidën e fundit, Monaco-Galatasaray.
SHIKOGOLAT
Tag: tottenham
-

45′ e para: Surpriza vjen nga “Camp Nou”, festa e Liverpool shkon dëm. Chelsea dhe Tottenham “ok”
-

Tottenham befasohet në shtëpi dhe humb derbin. Atletico Madrid merr fitoren e pestë rresht. Marseille “digjet” në fund
Në La Liga, Atletico Madrid ka fituar 2-0 ndaj Real Oviedo, në sfidën e luajtur në “Metropolitano”, e vlefshme për javën e 14-të. “Colchoneros” shënuan dy herë në pjesën e parë me Alexander Sorloth. Në minutën e 15-të, norvegjezi shënoi pas asistit të David Hancko. Në minutën e 25-të dyfishoi shifrat pas një topi në zonë që nuk u arrit të largohej dot nga kundërshtari dhe norvegjezi e dërgoi në rrjetë. Rezultati final 2-0. Atletico Madrid merr fitoren e pestë rresht dhe renditet në vendin e tretë me 31 pikë.
SHIKOGOLAT
Në Premier League, Tottenham ka humbur derbin londinez përballë Fulham, me shifrat 1-2. Në minutën e 4-të pas asistit fantastik të Samuel Chukëueze, Kenny Tete gjen rrjetën me një goditje të bukur në kufijte e zonës së rreptësisë, i ndihmiuar edhe nga devijimi i Destiny Udogie.
Ndërkohë që në minutën e 6-të, pas një dalje të gabuar të Guglielmo Vicario dhe topit të humbur prej tij, Harry Wilson tregohet i saktë dhe dërgon topin në rrjetë. Portieri italian kërkon të “imitojë” Manuel Neuer, i cili bën shpesh dalje të tilla, por në fund e pëson keq. Goli i vetëm për Tottenham u shënua në minutën e Mohammed Kudus, i cili shënoi me një goditje të bukur, pas asistit të marrë nga Lucas Bergvall. Rezultati nuk ndryshoi deri në fund, Tottenham-Fulham 1-2. Tottenham mbetet në vendin e 10-të me 18 pikë, Fulham ngjitet në vendin e 15-të me 17 pikë.
SHIKOGOLAT
Në Ligue 1, Marseille nuk ka arritur dot të përfitojë nga humbja e PSG-së më parë 1-0 ndaj Monaco, duke barazuar 2-2 ndaj Toulouse, në sfidën e luajtur në Velodrome, e vlefshme për javën e 14-të. Miqtë e mbyllën pjesën e parë në avantazh 0-1 me golin e Emersonn në minutën e 14-të.
Marseille përmbysi shifrat me dy gola të shpejtë në pjesën e dytë. Në minutën e 66-të, Paixaoi barazoi shifrat. Në minutën e 73-të, Hojbjerg shënoi me kokë, duke kaluar vendasit në avantazh. Në minutat shtesë, Toulouse barazon shfirat 2-2, duke i hequr mundësinë Marseille të marrë kryesimin.
Pas këtij barazimi, Marseille mban vendin e dytë me 29 pikë, 1 pikë më pak se PSG e vendit të parë. Nesër luan Lens në transfertën ndaj Angers, në rast fitoreje, merr vendin e parë.
SHIKGOLAT -

Portieri i Tottenham kërkon të kopjojë Neuer, por e pëson shumë keq (video)
29 Nëntor 2025
21:31
Telesport
Tottenham është zënë në befasi nga Fulham, në derbin londinez, ku mysafirët shënuan dy gola të shpejtë brenda 6 minutave të para. Në minutën e 4-të pas asistit fantastik të Samuel Chukwueze, Kenny Tete gjen rrjetën me një goditje të bukur në kufijte e zonës së rreptësisë, i ndihmiuar edhe nga devijimi i Destiny Udogie.
Ndërkohë që në minutën e 6-të, pas një dalje të gabuar të Guglielmo Vicario dhe topit të humbur prej tij, Harry Wilson tregohet i saktë dhe dërgon topin në rrjetë. Portieri italian kërkon të “imitojë” Manuel Neuer, i cili bën shpesh dalje të tilla, por në fund e pëson keq.
Fulham vazhdon të kryesojë 0-2, por ka ende minuta lojë dhe në një derbi të tillë, asgjë nuk ka mbaruar dhe rezultati do të vendoset në vërshëllimën e fundit të arbitrit.
SHIKOGOLAT -

8 gola dhe shumë spektakël, PSG triumfon ndaj Tottenham, Enrique përkëdhel Vitinha-n: Ishte spektakolar
8 gola të shënuar dhe spektakël pafund në sfidën PSG-Tottenham, me sheikët francez që në fund triumfuan në shifrat 5-3, një ndeshje ku pa diskutim heroi kryesor ishte Vitinha, autor i një “triplete”, por kjo ishte një ndeshje e veçantë edhe për Kolo Muanin, me francezin që i realizoi një dygolësh kundër ish ekipit të tij.
Richarlison hapi siparin e golave, me brazilianin që me kokë brenda në zonë dërgoi topin në rrjetë. Në fundin e pjesës së parë, në minutën e 45-të, Vitinha realizoi një super gol duke barazuar shifrat. “Gjelat” anglez heshtën Parisin me fillimin e pjesës së dytë ku Kolo Muani me një predhë të vërtetë kaloi Tottenham në avantazh. Festa nuk zgjati shumë pasi 3 minuta më vonë, Vitinha realizoi një tjetër super gol duke barazuar shifrat në 2-2.PSG mori kontrollin total të lojës dhe 6 minuta më vonë ishte Fabian Ruiz që realizoi golin e tretë për gjigandët francez. Ekipi i Luis Enriques nuk e uli ritmin për asnjë moment dhe në të 65-tën, Pacho kompletoi “pokerin” e golave. Për të rihapur edhe një herë ndeshjen mendoi sërish Kolo Muani, me “bomberin” francez që ngushtoi shifrat në 4-2. Për të mbyllur llogaritë me Tottenham ishte sërish Vitinha me portugezin që kompletoi mbrëmjen e tij të madhe duke realizuar golin e tretë personal dhe të pestin për PSG.
Me 12 pikë në 5 ndeshje, francezët renditen në vendin e dytë, tre më pak se Arsenali kryesues. Kapet fort pas këtij trepikëshi Luis Enrique edhe pse ekipi i tij vijon të fus ujë: “U pa edhe një herë se në Champions nuk ka ndeshje të lehta. Mendoi se Tottenham zhvilloi nbjë ndeshje të mirë. Ishte e vështirë pasi u detyruam dy herë të përmbysnim rezultatin. Ishte një ndeshje e komplikuar, e vështirë, si të gjithë ndeshjet në Champions, por për fat Vitinho ishte spektakolar këtë mbrëmje”, u shpreh Luis Enrique. -

Juventus në mëdyshje, merr ofertën 50 mln euro nga Londra për yllin e mbrojtjes
24 Nëntor 2025
19:39
Telesport
Pavarësisht se aktualisht është i dëmtuar, Gleison Bremer, ka përfunduar në radarin e Tottenham. “Football Italia” raporton se klubi londinez është i gatshëm të ofrojë 50 milionë euro për qendërmbrojtësin e bardhezinjve.
Thomas Frank e pëlqen shumë 28-vjeçarin dhe e sheh atë si një përforcim ideal për merkaton e janarit, për të ndihmuar londinezët në arritjen e objektivit kryesor, që është një vend për në Champions League për sezonin e ardhshëm.
Braziliani është nën kontratë me Juventusin deri në vitin 2029, por bardhezinjtë janë në mëdyshje për të pranuar ose jo ofertën e Tottenham, pasi shifra e ofruar nga londinezët nuk mund të mos merret parasysh.
Nga ana tjetër, Bremer është një lojtar shumë i rëndësishëm e bardhezinjtë dhe largimi i tij do të linte një boshllëk shumë të madh. -

Arteta: E shijova fitoren ndaj Tottenham, për titullin duhet t’i marrim ndeshjet një e nga një
Arsenal fitoi 4-1 ndaj Tottenham në derbin londinez, duke u shkëputur 6 pikë në renditje karshi rivalëve. Trajneri i Arsenal, Mikel Arteta, për Sky Sports ka deklaruar se është i kënaqur nga paraqitja dhe rezultati që skuiadra e tij arriti në fushë-
“Duhet të shkosh ndeshje pas ndeshje. Premier League është shumë e vështirë, shikon rezultatet e djeshme dhe të sotme dhe diferencat me të cilat ekipet po fitojnë ndeshjet, është reduktuar shumë. Pra, bëhet gjithnjë e më e vështirë“, tha Arteta..
Më tej, trajneri spanjoll komentoi: “E dimë që do të jetë një udhëtim i gjatë, jemi vërtet të emocionuar me atë që po bëjmë dhe duhet ta ruajmë atë vrull.”
“E shijova çdo minutë të këtij takimi, përgatitja që kur u kthyen nga pushimi i ndeshjeve ndërkombëtare, energjia që ndjeva, uria për të luajtur ndeshjen, entuziazmi, gëzimi“, tha Arteta.
Më tej, ai vijoi: “Dhe kur luan në mënyrën që luajtëm ne dhe të fitosh me golat që shënuam kundër rivalëve tanë, gjithmonë e bën atë një ditë të veçantë“.
“Ne duam të imponohemi në çdo departament, por fillon me intensitetin, me duelet, duke qenë shumë të saktë sepse hapësira është e kufizuar, ka shumë agresion. Ata janë një ekip vërtet i mirë dhe ne duhet ta meritojmë atë“, shtoi Arteta.
“Që nga fillimi, ne ishim vërtet të fortë, vërtet intensivë dhe na u desh të ishim të duruar. Por dukeshim dominues dhe shënuam dy gola në pjesën e parë. Në pjesën e dytë, ne ruajtëm qëndrueshmërinë dhe edhe pse ka gjëra për të përmirësuar, në përgjithësi ishte një performancë e shkëlqyer”, tha Arteta. -

Arsenal “shkatërron” Tottenham, por Richarlison shënon golin e sezonit. Eze “hat-trick” (video)
Arsenal duket se nuk ka rivalë këtë sezon në Premier League. “Topçinjtë” fituan derbin e Londrës, 4-1 ndaj Tottenham, i luajtur në “Emirates”, i vlefshëm për javën e 12-të.
Rezultati u zhbllokua në minutën e 36-të, pas një aksioni fantastik dhe kombinimi të përkyer mes Mikel Merino dhe Leandro Trossard, belgu dërgon topin në rrjetë.
Në minutën e 41-të, ishte blerja e bujshme e verës, Eberechi Eze, i cili dyfishoi shifrat për “Topçinjtë”. Një pjesë e parë fantastike nga të besuarit e Mikel Artetës, e cila mbyllet 2-0.
Arsenal e ka nisur pjesën e dytë në derbin ndaj Tottenham, aty ku la të parën, me gol. Pas një topi të fituar në zonën e kundërshtarit fillimisht nga Bukayo Saka dhe asistit të Declan Rice, Eberechi Eze shënon me të majtën, golin e dytë personal dhe të tretin për Arsenalin.
Në minutën e 54-të, pasi përfiton nga një top i humbur nga Zubimendi, Richarlison shënon ndoshta golin më të bukur të këtij sezoni deri tani në PL. Braziliani befasoi Raya-n me një goditje pak më shumë se nga mesi i fushës.
Në minutën e 75-të, Eberechi Eze vulos fitoren e Arsenalit me tregolëshin e tij, pas asistit të Trossard. Arsenal fiton derbin 4-1 dhe kryeson i vetëm me 29 pikë, 6 pikë më larg se ndjekësi i dytë që është Chelsea. Tottenham mbetet në vendin e 9-të me 18 pikë.
SHIKOGOLAT/ -

Luhet derbi i Londrës. Arteta “qan” mungesën e Gabriel, Tottenham vjen me formacionin më të mirë
Janë publikuar formacionet zyrtare të derbit të madh londinez, Arsenal-Tottenham, i cili do luhet në “Emirates”, i vlefshëm për javën e 12-të në Premier League.
“Topçinjtë” vijnë me një mungesë të madhe sot, siç është ajo e qendërmbrojtësit Gabriel, i dëmtuar me përfaqësuesen e Brazilit. Tottenham vjen me formacionin më të mirë të mundshëm. Po ashtu për Arsenalin mungon dhe Viktor Gyokeres, suedezi ende nuk është rikuperuar. Në vend të tij, do luajë Mikel Merino, spanjolli e ka mbuluar më së miri disa herë këtë pozicion në sulm.
ARSENAL (4-3-3): Raya; Timber, Saliba, Hincapie, Calafiori; Eze, Zubimendi, Rice; Saka (C), Merino, Trossard.
TOTTENHAM (3-4-2-1): Vicario; Romero (C), Van de Ven, Danso; Spence, Palhinha, Bentancur, Udogie; Kudus, Odobert; Richarlison.
Arsenal mban vendin e parë me 26 pikë, ndërsa Tottenham renditet në vendin e 9-të me 18 pikë. -

Sadio Mané pranë Manchester United: “Më kërkoi vetë Van Gaal më 2015”. Pastaj edhe Tottenham
21 Nëntor 2025
9:51
Alfred Lleshi
Sadio Mané, i ftuar special në podcastin e Rio Ferdinand, ka zbuluar detaje nga karriera e tij dhe mundësitë e transferimeve në Premier League. Ai fitoi 6 trofe me Liverpool-in (Premier League, “FA Cup”, “Carabao Cup”, Champions League, Superkupën Europiane dhe Botërorin për Klube).
33-vjeçari tregoi se më 2015 ishte afër Manchester United, kur luante te Southampton: “Më thirri direkt Van Gaal dhe më tha: Dua të vish te Manchester United. Pata hezitim, mendova me veten: Nëse kanë Depay, Rooney, Di María dhe Van Persie…, ku do të luaja unë? Doja të luaja rregullisht dhe Manchester United kishte shumë lojtarë të mëdhenj, ndërsa unë isha ende i ri dhe pak i paqëndrueshëm”.
Mané pati edhe biseda me Mauricio Pochettino te Tottenham, që e bindën më shumë, por asgjë nuk u realizua. Në 2016, Jurgen Klopp e transferoi te Liverpool-i, duke nisur një etapë të suksesshme, ku fitoi gjashtë trofe. -

Ish trajneri i Tottenham nuk fshihet: Më mungon Anglia, mund të kthehem
Trajneri i SHBA-së, Mauricio Pocchetino nuk ka fshehur dëshirën për t’u rikthyer në Angli.
“Premier League është liga më e mirë në botë. Sigurisht, më mungon. Jam shumë i lumtur në Shtetet e Bashkuara, por mendoj se një ditë do të kthehem në Premier League. Është liga më konkurruese.“Mendoj se unë dhe Tottenham ishim shumë afër fitimit të trofeut kryesor, pothuajse e prekëm. Kjo është ajo që do të doja të arrija”,- tha ai.