Tag: total

  • Me 3 podiume dhe 655 pikë në total, Lara Colturi e mbyll në vendin e tetë sezonin

    Me 3 podiume dhe 655 pikë në total, Lara Colturi e mbyll në vendin e tetë sezonin

    4 Prill 2025

    12:03

    Telesport

    Sezoni 2024-2025 në sportin e skive alpine ka ulur zyrtarisht siparin e garave, me italianen Federica Brignone që u shpall fituese e Kupës së Botës. Por surpriza më e bukur e këtij sezoni ka qenë padyshim skiatorja shqiptare Lara Colturi.
    Skiatorja 18-vjeçare bëri një paraqitje të shkëlqyer, duke arritur për herë të parë në karrierën e saj të ngjitet tri herë në podium. Ajo zuri dy vende të dyta (në  pistat e Gurgl dhe Krtanjska Gora) dhe një vend të tretë (në pistën e Are).
    Colturi, këtë sezon garoi vetëm në dy disiplina: Atë të sllallomit, ku u klasifikua në vendin e 10-të me 276 pikë dhe në sllallomin gjigand, ku u rendit në vendin e pestë, me 379 pikë.
    Kështu, me 655 pikë në total, Lara Colturi e mbylli këtë sezon të Kupës së Botës për femra në ski në vendin e tetë. Ajo arriti të lërë pas në renditje mjaft skiatore me përvojë, çka lë te shpresosh për një paraqitje edhe më të mirë në të ardhmen.
    Paraqitjet e skiatores Lara Colturi kanë marrë vlerësime mjaft të mira nga të gjithë, duke nderuar flamurin kuqezi në të gjitha garat. Ajo gjithnjë ka arritur të renditet mes më të mirave, duke qenë vazhdimisht në “top-10”.