Përballja mes Napolit dhe Interit është shoqëruar me tension në fushën e lojës. Megjithëse më herët ka qenë pjesë e zikaltërve, me të cilët fitoi edhe titullin kampion, Konte është konfliktuar me ish-lojtarin e tij, Lautao Martinezin. Ky i fundit e humbi toruan gjatë pjesës së dytë të lojës, duke dalë nga vetja me gjestet dhe fjalët e thëna.
Sulmuesi argjentinas ka ofenduar Antonio Konten me gjeste, si dhe duke i thënë: “Frikacak, je duke dhj*** nga poshtë”. Ndërkohë, i pyetur për këtë përplasje, trajneri italian është përgjigjur pas ndeshjes me fjalët:
“Sinqerisht, mund të ndodhë kur luhen këto lloj ndeshjesh. Lautaro është një lojtar i shkëlqyer. Ndoshta nuk pata mundësinë ta njihja mirë nga ana njerëzore, por nuk ka problem”./Sport Ekspres/
Tag: toruan
-

VIDEO/ Lautaro humbet toruan ndaj ish-trajnerit, i drejtohet me fyerje Kontes: Po dhj** nga poshtë
-

VIDEO/ Simeone humbet toruan, sherr me tifozin e Liverpulit në fund të ndeshjes
Atletikoja e Madridit është mposhtur me shifrat 3-2 nga Liverpuli. Goli i fitores u shënua në minutën e 92-të, duke e bërë më të hidhur humbjen për madrilenët. Në fund nuk ka munguar as tensioni. Diego Simeone ka humbur për një çast toruan, teksa është përplasur me njërin prej tifozëve të pranishëm në “Enfilld”.
Mbështetësi i Liverpulit ka qeshur përpara fytyës së trajnerit argjentinas, i cili nga ana tjetër nuk i përmbajti dot nervat e tij. Simeone po kërkonte përplasje fizike me tifozin në fjalë, por stjuartët e kanë parandaluar diçka të tillë. Sjellja e trajnerit është ndëshkuar më pas nga arbitri kryesor i takimit, që i ka treguar kartonin e kuq Diego Simeones./Sport Ekspres/
-

Icardi e humb toruan, godet me shuplakë tifozin e Gallatasarait
Mauro Icardi ka arritur edhe një herë të tërheqë vëmendjen mbi veten, dhe për fat të keq jo për aftësitë e tij në futboll. Sulmuesi argjentinas i Galatasaray u bë protagonist në një episod që tashmë po bën xhiron e rrjeti, pasi goditi një tifoz të ekipit me shuplakë në një aktivitet publik.
Incidenti ndodhi para dhjetëra kamerave dhe shumë fëmijëve që nxituan t’i kërkonin një autograf, me Icardin që e shtyu tifozin që iu afrua, pa u ditur se çfarë i tha.Siç shihet nga videot që po qarkullojnë në rrjetet sociale, sulmuesi nuk tha asnjë fjalë pas incidentit, përkundrazi, ai u largua i zemëruar me partneren e tij.
Veprimi i Icardit shkaktoi trazira në Turqi, me mediat lokale që pyesin nëse ky ishte vetëm një shpërthim apo një shenjë se argjentinasi e ka humbur plotësisht kontrollin.
Megjithatë, ende nuk ka pasur një deklaratë zyrtare nga skuadra turke.