Tag: torino

  • Juve-Vlahovic, rinovimi është i pamundur, në skenë tani del edhe Inter

    Juve-Vlahovic, rinovimi është i pamundur, në skenë tani del edhe Inter

    Dusan Vlahovic ishte një nga emrat më të përfolur gjatë kësaj merkatoje vere, kjo për vetë faktin se sulmuesin serb nuk bënte pjesë në planet e trajnerit Tudor, në të njëjtën kohë drejtuesit e klubit dëshironin ta shisnin pasi lojtari futet në vitin që i përfundon kontrata, plus që këtë sezon u aktivizua klauzola që detyron “Zonjën e Vjetër” ta paguajë 12 milionë euro në sezon.
    Ndryshe nga se pritej, Vlahovic nuk u largua nga Torino, me lojtarin që vendosi veton duke mos preferuar të largohej nga futbolli i rëndësishëm. “Bomberi” serb ka humbur statusin e tij në Torino pasi tashmë është kthyer në një rezervë luksi, por pavarësisht këtij fakti, Vlahovic ka shkëlqyer në këtë fillim sezoni duke realizuar dy gola në dy ndeshjet e para. Këto ditë, në Torino, qarkulluan fjalë se Vlahovic mund të rinovonte kontratën që i përfundon në 2026, por “TuttoSport” sqaron se ka pak ose aspak shanse që kjo të ndodhë, aq më tepër tani.

    Vlahovic pritet të vijojë të jap kontributin e tij në Torino, me shumë gjasa sërish së zëvendësues, në pritje që ky sezon të përfundojë dhe më pas të vendos i lirë për të ardhmen e tij. E përditshmja torineze shton se një opsion për të ardhmen e sulmuesit serb mund të jetë edhe Interi pasi lojtari ka një marrëdhënie shumë të mirë më Beppe Marotan, ish drejtorin e tij tek Juventus.
    ()

  • Ismajli rekuperohet plotësisht, gati debutimi me Torinon ndaj Romës

    Ismajli rekuperohet plotësisht, gati debutimi me Torinon ndaj Romës

    Mbrojësi kuqezi nuk mori ftesë nga Silvinjo për ndeshjet e shtatorit për shkak dëmtimi, sot klubi i tij njofton se Ardian Ismajli është gati…

    Torino vazhdon stërvitjen në Filadelfia gjatë kësaj pushimi ndërkombëtar, dhe Ardian Ismajli konsiderohet plotësisht i rikuperuar.

    Mbrojtësi kuqezi është rikthyer në stërvitje me pjesën tjetër të shokëve të ekipit pasi pësoi një tërheqje të pjesshme në muskulin e kofshës së djathtë në mesin e gushtit. Lojtari i lindur në vitin 1996 është ende në pritje të debutimit të parë te Torino

    Vetë trajneri Baroni është i bindur se ai do të jetë i disponueshëm për ndeshjen jashtë fushe në Romë kundër verdhekuqëve të Gasperinit, e planifikuar për të dielën, më 14 shtator në orën 12:30.

    Vazhdo leximin

  • Zhegrova zbarkon në Torino, gati vizitat mjekësore dhe firma me Juventusin

    Zhegrova zbarkon në Torino, gati vizitat mjekësore dhe firma me Juventusin

    Pas fitores ndaj Genoa, që e la Juventusin me pikë të plota pas dy javësh kampionat, merkatoja bardhezi u aktivizua fuqishëm në orët e fundit. Sot në mëngjes, Edon Zhegrova mbërriti në Torino si përforcimi i ri për repartin sulmues të skuadrës së Igor Tudor.
    Sulmuesi kosovar vjen nga Lille dhe do të kalojë përmes “J Medical” si flllim, për të kryer vizitat mjekësore. Marrëveshja për yllin e kombëtares dardane arrin në rreth 20 milionë euro, plus bonuse, ndërkohë që Nico Gonzalez do të transferohet tek Atletico Madrid.
    Zhegrova, që së fundi mori edhe pasaportën shqiptare, vjen pas një sezoni ku regjistroi 21 paraqitje, 8 gola dhe 2 asiste në Ligue 1 dhe kupa. Për Tudor, ky është një përforcim i rëndësishëm. Lojtari i lindur më 1999 do të luftojë për vendin e titullarit pas sulmuesit kryesor me Conceicaon, por mund të aktivizohet edhe si “ekstrem” i djathtë në formacionin 3-4-2-1, duke ofruar fleksibilitet taktik.
    Gjithashtu, Juventusi është pajtuar me RB Leipzig për të nënshkruar me sulmuesin Loïs Openda. Marrëveshja konsiderohet e kryer, huazim me detyrim blerje (opsion i lehtë për t’u aktivizuar), tarifa mbi 40 milion euro. Sulmuesi është autorizuar të udhëtojë drejt Torinos.

  • Humbi thellë me Inter, te Torino e kanë me afrimet

    Humbi thellë me Inter, te Torino e kanë me afrimet

    Torino e nis si mos më keq edicionin e ri 2025/26 në Serie A. Skuadra nga Torino nën drejtimin e trajnerit Marko Baroni, u mund thellë 5-0 ndaj Interit duke u prezantuar tmerrësisht dobët. Dhe pas një debutimi aspak bindës në Kupën e Italisë kundër Modenës, performanca e përsëritur në Serie A nuk i la tifozët e Torinos të ndihen veçanërisht të sigurt ose të paktën të qetësuar.

    Fytyrat e reja të sjella nga tregu i transferimeve, si dhe programi i trajnerëve, nxisin gjithashtu shpresat e Torinos për një rikthim në garat italiane të futbollit. Dje, Baroni përdori pesë lojtarë, tre prej tyre që nga fillimi. Porta, pa Milinkoviç-Savic, u mbrojt nga Israel, një ish-lojtar i Juves, ndërsa dy ish-lojtarë të sapoformuar të Napolit, Simeone dhe Ngonge, u zgjodhën në sulm që nga fillimi. Të tjerë nënshkrime të verës hynë nga stoli: Anjorin në mesfushë, Aboukhlal në sulm.

    Ndërkaq dy lojtarët kuqezi nuk u aktivizuan në këtë takim. Ardian Ismajli qëndron i dëmtuar ndërsa afrimi i fundit si i huazuar nga Inter, Kristjan Asllani (1.5 milion euro pagë) nis aventurën me Granada-n të enjten./Sportiim.al/

    Vazhdo leximin

  • Sonte Inter-Torino në Tring, zikaltrit duan fitore në start, Asllani nuk luan ndaj ish-skuadrës së tij

    Sonte Inter-Torino në Tring, zikaltrit duan fitore në start, Asllani nuk luan ndaj ish-skuadrës së tij

    Nga Ervin Sina 

    Java e parë e Serisë A mbyllet sot në Tring me dy sfidat e fundit. Fillimisht, në orën 18:30 transmetohet përballja mes Udineses dhe Veronës, ndërsa më pas vëmendja përqendrohet në mbrëmje, në orën 20:45, me takimin Inter–Torino.
    Zikaltërit duhet t’i përgjigjen Napolit, Juventusit dhe Romës, skuadra me pretendime, të cilat fituan sfidat e tyre të javës së parë.

    Sonte në “San Siro” bën debutimin në sezonin e ri para publikut zikaltër edhe trajneri Kristjan Kivu, që zëvendëson Simone Inzagin.
    Tekniku rumun nuk do të ketë në dispozicion Hakan Calhanoglu, të skualifikuar, si dhe talentin e ri italian, Pio Esposito. Në vend të turkut, është gati blerja e verës, kroati Sucic.
    Në krahun tjetër, Torino është përforcuar ndjeshëm gjatë verës, sidomos në fazën ofensive, me emra si Simeone dhe Ngonge. Kristjan Asllani nuk do të mund të luajë kundër ish-skuadrës së vet, Interit, për shkak të mosplotësimit në kohë të dokumentacionit.

  • Asllani bëhet “dem”, zgjedh Torinon për të vijuar karrierën: Mezi po pres (VIDEO)

    Asllani bëhet “dem”, zgjedh Torinon për të vijuar karrierën: Mezi po pres (VIDEO)

    Një tjetër “dem” kuqezi në Torino. Më në fund, Asllani i jep drejtim të ardhmes së tij, largohet nga Milano pas 3 vitesh për të nisur një aventurë të re në ekipin granada. Mesfushori shqiptar zbarkoi një ditë më parë në Torino ku iu nënshtrua vizitave mjekësore, për të firmosur më pas një kontratë 3-vjeçare. Mes disa ofertave, Asllani zgjodhi Torinos, një skuadër që i ofroi garanci sportive, por i plotësoi edhe kushtet ekonomike, 2 milionë euro në sezon.
    Ish futbollisti zikaltër firmosi një kontratë 3-vjeçare me ekipin e tij të ri. Inter, skuadër që kishte në pronësi kartonin e tij, u mjaftua me 1,5 milionë euro kesh për huazimin dhe 12 milionë të tjera obligim për blerjen e kartonit në fund të sezonit. Gjithashtu, Inter do të përfitojë edhe 20% të shumës në rast se Torino do të shes mesfushorin kuqezi. I pranishëm në Torino gjatë vizitave mjekësore, Asllani u ndal nga gazetarët e pranishëm, por u mjaftuan vetëm me një deklaratë të shkurtër: “Mezi po pres, por do të flasim sërish. Faleminderit dhe fat të mbarë”, u shpreh Asllani.

    Nuk arriti të linte gjurmë në Milano në këto 3 vite, por tifozët shqiptar shpresojnë shumë që Asllani të fitojë jo vetëm një vend si titullar në Torino, por të rikthehet në formë, në një kohë kur ish futbollisti i Inter është një nga lojtarët kryesor në skemat e Sylvinho-s. Në Torino, Asllani nuk do të jetë vetëm pasi pak kohë më parë u transferua edhe futbollisti tjetër i Kombëtares, Ardian Ismajli.

  • Merr fund “telenovela” Asllani, ylli kuqezi kalon te Torino

    Merr fund “telenovela” Asllani, ylli kuqezi kalon te Torino

    Merr fund telenovela Kristjan Asllani në merkato. Mesfushori i kombëtares shqiptare është transferuar nga Inter tek Torino.

    Asllani ka zhvilluar vizitat mjekësore  pasditen e kësaj të enjte me klubin “Granata” për të firmosur edhe kontraten me ekipin e ri.
    Mesfushori elbasanas u nxorr jashtë projektit teknik të Interit pas ardhjes në stol të trajnerit të ri Kristjan Kivu. Ai refuzoi ofertën nga Betis ne La liga duke kërkuar që të qëndronte vetëm në Serie A.

    Asllani ishtë shumë pranë kalimit tek Bolonja, por mosmarrëveshjet mbi pagën e tij vjetore bënë që të dështonte transferimi në Rexho Emilia.
    Torino përfitoi nga situata duke gjetur marrëveshje me Interin. Ata do të paguajnë 1.5 milionë euro për huazimin dhe 12 milione euro të tjera nëse aktivizojnë të drejtën e blerjes në fund të sezonit të ardhshem.
    Asllani u bind edhe nga projekti i klubit shpjeguar nga trajneri Marko Baroni. Tek Torino, mesfushori kuqezi do të marrë vendin e lënë bosh në qendër të mesfushes nga Samuele Riçi, i cili u transferua tek Milan.
    Kristjan Asllani kaloi nga Empoli tek Inter tre vite më parë. Trajneri Inzagi e mbeshteti jo pak talentin shqiptar, ndonëse gara për një vend në formacion tek zikaltrit ka qenë gjithmonë e madhe.
    Mirëpo ardhja e trajnerit të ri Kristjan Kivu ndryshoi totalisht situatën në disfavor të 23-vjeçarit shqiptare. Tek Torino ai do të këtë mundësi të luaje në vazhdimësi si titullar.

  • Merr fund “telenovela” Asllani/ Ylli kuqezi, mesfushori i kombëtares shqiptare kalon te…

    Merr fund “telenovela” Asllani/ Ylli kuqezi, mesfushori i kombëtares shqiptare kalon te…

    Merr fund telenovela Kristjan Asllani në merkato. Mesfushori i kombëtares shqiptare është transferuar nga Inter tek Torino. Asllani ka zhvilluar vizitat mjekësore pasditen e kësaj të enjte me klubin “Granata” për të firmosur edhe kontraten me ekipin e ri.
    Mesfushori elbasanas u nxorr jashtë projektit teknik të Interit pas ardhjes në stol të trajnerit të ri Kristjan Kivu. Ai refuzoi ofertën nga Betis ne La liga duke kërkuar që të qëndronte vetëm në Serie A.
    Asllani ishtë shumë pranë kalimit tek Bolonja, por mosmarrëveshjet mbi pagën e tij vjetore bënë që të dështonte transferimi në Rexho Emilia. Torino përfitoi nga situata duke gjetur marrëveshje me Interin. Ata do të paguajnë 1.5 milionë euro për huazimin dhe 12 milione euro të tjera nëse aktivizojnë të drejtën e blerjes në fund të sezonit të ardhshem.
    Asllani u bind edhe nga projekti i klubit shpjeguar nga trajneri Marko Baroni. Tek Torino, mesfushori kuqezi do të marrë vendin e lënë bosh në qendër të mesfushes nga Samuele Riçi, i cili u transferua tek Milan.
    Kristjan Asllani kaloi nga Empoli tek Inter tre vite më parë. Trajneri Inzagi e mbeshteti jo pak talentin shqiptar, ndonëse gara për një vend në formacion tek zikaltrit ka qenë gjithmonë e madhe.
    Mirëpo ardhja e trajnerit të ri Kristjan Kivu ndryshoi totalisht situatën në disfavor të 23-vjeçarit shqiptare. Tek Torino ai do të këtë mundësi të luaje në vazhdimësi si titullar.

  • Asllani refuzon Bolognan për 300 mijë euro, mesfushori pranë klubit tjetër të Serie A

    Asllani refuzon Bolognan për 300 mijë euro, mesfushori pranë klubit tjetër të Serie A

    Merkatoja për Kristjan Asllanin ka marrë një kthesë të papritur. Torino është rikthyer fuqishëm në garë për mesfushorin shqiptar, pasi bisedimet me Bolognën kanë ngecur për shkak të mosmarrëveshjeve mbi kushtet e kontratës dhe rrogën e lojtarit. Mesfushori donte një pagë prej 2 milionë eurosh në sezon, por Bologna mund të ofronte deri në 1.7 mln. Megjithëse Bologna dhe Inter kishin gjetur marrëveshjen, ka qenë Asllani që nuk ka pranuar kalimin.
    Mediet tej Adriatikut bëjnë me dije se agjencia që menaxhon Asllanin ka terren më të favorshëm në Torino, duke qenë se aty ndodhen edhe dy të përfaqësuar të saj, mbrojtësi shqiptar Ardian Ismajli dhe trajneri Paolo Baroni. Ky faktor pritet ta thjeshtojë arritjen e akordit.
    Orët e ardhshme do të jenë vendimtare për të ardhmen e 23-vjeçarit, i cili kërkon garanci për minutazh dhe një projekt ambicioz. Torino duket se është gati t’i ofrojë të dyja.
    Interi dëshiron 17 milionë euro për Asllanin, por kishte rënë dakord me Bolognan për 9 milionë euro dhe pronësinë e 40 përqind të kartonit të shqiptarit në rast rishitje nga emilianët. Me Asllanin që refuzoi një tjetër klub (pas Betis), duket se Torino mund të afrojë djaloshin e kombëtares shqiptare. Kujtojmë se Interi i ka kërkuar Asllanit që të gjejë një tjetër ekip, duke mos e parë si pjesë të ekipit.