Tag: torino

  • Refuzoi Juven, Ismajli i vëzhguar special në derbin e Torinos

    Refuzoi Juven, Ismajli i vëzhguar special në derbin e Torinos

    Një vit më parë, thuajse në të njëjtën kohë, Ardian Ismajli ishte një nga lojtarët më të lakuar në Serie A, kjo jo vetëm për formën e shkëlqyer që po kalonte, mes mbrojtësve me të mirë në Itali, por edhe për faktin se për të interesoheshin disa nga klubet me të rëndësishme si Juventus dhe Napoli. “Zonja e Vjetër” e shihte si lojtarin ideal për të zëvendësuar Bremer, me brazilianin të dëmtuar asokohe, por në fund, Ismajli vendosi të qëndronte tek Empoli, për t’u larguar më pas falas në fund të atij sezoni.
    Tuttosport
    TuttoSport, e përditshmja torineze, i ka kushtuar një artikull të plotë futbollistit kuqezi, pikërisht përpara derbit Juventus-Torino. TuttoSport zbulon se Guintoli e kërkoi me insistim, por në fund, Ismajli vendosi të transferohej pikërisht tek rivalët e Juves, Torino. Pak nga pak, Ismajli po kthehet në protagonist edhe te Torino, por ky derbi është një provë e zjarrtë për të pasi përballë do të ketë një klient të vështirë si Vlahovic.

    Torino ka afro 10 vite që nuk fiton një derbi, por shpresojnë që ky të jetë i duhuri. TuttoSport shkon deri aty se mban të hapur sërish opsionin që Ismajli një ditë mund të vesh fanellën bardhezi.
    (BalkanWeb)

    © BalkanWeb

    Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.Grupi Balkanweb

  • Berisha trondit Piolin, gol dhe lojtari i ndeshjes, Torino “harron” Asllanin

    Berisha trondit Piolin, gol dhe lojtari i ndeshjes, Torino “harron” Asllanin

    Gol 3-pikësh dhe lojtari i ndeshjes, pa frikë, kjo mund të konsiderohet fundjava perfekte për Medon Berishën, me mesfushorin kuqezi që vërtetoi edhe një herë se është e tashmja e Lecces dhe e ardhmja e Kombëtares kuqezi. Ndaj Fiorentinës, Berisha ishte protagonist absolut ku në minutën e 23-të në shtyllën e dytë mori një top të pastër dhe fluturimthi dërgoi topin në rrjetë.
    Lecce mbrojti me fanatizëm golin e Berishës duke dale me 3 pikë nga transferta në Firence. Jo vetëm Berisha, një ndeshje shumë pozitive zhvilloi edhe Ylber Ramadani, titullar dhe 90 minuta të plota. Mediat, por mbi të gjithë trajneri Di Francesco nuk i kursyen elozhet për Medon Berishën:

    “Po kërkoj ende pozicionin e tij ideal. Ai është një djalë serioz, me përkushtim të madh, një nga liderët e vërtetë të këtij ekipi. Jam i lumtur edhe për paraqitjen e Ramadanit”, u shpreh trajneri i Lecces pas fitores kundër Fiorentinës.
    Në vigjilje të dy sfidave të nëntorit, një lajm jo pozitiv për Sylvinhon vjen nga Torino, aty ku Asllani po humbet postin e tij si titullar. Ndaj Pisa-s ishte ndeshja e dytë radhazi që Asllani nuk preferohet në formacion, madje në këtë takim të mbyllur 2-2 nuk u aktivizua për asnjë minutë.
    Ndërkohë, Ismajli luajti për 90 minuta i vlerësuar me notën 7-të. Pas ndeshjes, Ismajli foli për mediat ku ndër të tjera u pyet edhe për derbin me Juven: “Do të jetë i pari për mua. Do të zbresim në fushë për të bërë punën tonë. E dimë që na mungon një fitore prej një kohe të gjatë, të shohim se çfarë do të ndodhë të shtunën, jemi të gjithë gati”, u shpreh Ismajli.
    ()

  • Kristjan Asllani ulet në stol te Torino për ndeshjen e dytë radhazi, mesfushorin e dënoi ndeshja me Genoa-n

    Kristjan Asllani ulet në stol te Torino për ndeshjen e dytë radhazi, mesfushorin e dënoi ndeshja me Genoa-n

    Ndeshja jo e mirë me Genoa-n e ka dënuar Kristjan Asllanin. Mesfushori shqiptar zhgënjeu në atë fitore 2-1 të Torinos, teksa te goli i pësuar, ishte një devijim i shqiptarit që shkoi si asist për kundërshtarin.
    Por përtej këtij episodi, ndeshja e zhvilluar ishte jo e mirë. Kështu në ndeshjen e radhës, në barazimin 0-0 me Bologna, Asllani e nisi nga stoli. Edhe për takimin e sotëm, Torino-Pisa, Asllani qëndron në stol për herën e dytë radhazi, ndërsa Ardian Ismajli do të jetë titullar. /Sport Ekspres/

  • I vetëm në timon, Luciano Spalletti mbërrin në Torino, gati firma te Juventusi

    I vetëm në timon, Luciano Spalletti mbërrin në Torino, gati firma te Juventusi

    Epoka e Luciano Spallettit te Juventusi është gati të fillojë. Trajneri italian ka mbërritur i vetëm në Continassa duke ngarë vetë makinën dhe po përgatitet të nënshkruajë kontratën që do e mbajë te “Zonja e Vjetër” për të paktën tetë muaj. Nëse ia del të sigurojë katër vendet e para që do të thotë pjesëmarrje në Champions League, një rinovim automatik deri në verën e 2027 do hynte në fuqi, me mundësi rinovimi edhe për një tjetër sezon (2028).
    Shkarkimi i Igor Tudor ka bërë që bardheiznjtë të lëvizin dhe fitorja e djeshme 3-1 kundër Udineses ka kthyer humorin në kampin e “Zonjës së Vjetër”. Pritet që sot në orën 15:00 Juventusi të zhvillojë stërvitjen e radhës dhe Spalletti të jetë pjesë e saj.
    Debutimi i trajnerit do vijë në fundjavë, me Juven që luan kundër Cremoneses në udhëtim, të diel në orën 20:45. Pas këtij dueli në datën 4 nëntor në Torino vjen Sportingu i Lisbonës për raundin e katërt në Champions League, duel që bardhezinjtë duan ta fitojnë nëse kërkojnë të kalojnë në fazën tjetër.
    Zyrtarizimi i Luciano Spallettit mund të bëhet sot në orët e pasdites dhe nesër ai do prezantohet si trajneri i Juventusit.

    Luciano Spalleti a Torino per firma con Juventus. Turin, Torino – Italy – Luciano Spalletti – Juventus coach pic.twitter.com/YuIOX8zgu4
    — News video (@Newsvideo13) October 30, 2025

  • Torino e Asllanit dhe Ismajlit ndal Napolin kryesues, një ish vendos ndeshjen

    Torino e Asllanit dhe Ismajlit ndal Napolin kryesues, një ish vendos ndeshjen

    Napoli kryesues është ndalur këtë fundjavë nga Torino e shqiptarëve Kristjan Asllani dhe Ardian ismajli.
    “Granatat” kanë fituar përvballë tifozerisë së tyre 1-0, në një ndeshje të ëvshtirë ëprballë anpolitinave të cilët donin të gjeni sërish fitoren pas pushimit të ndeshjeve kombëtare.
    Ndeshja në të cilën Kristjan Asllani ishte titullar dhe la fushën e lojës në minuta e fundit për t’i bërë vend Ardian Ismajlit, u vendos nga një gol i vetëm, i shënuar nga Xhovani Simeone.

    Ky i fundit nuk festoi, përkundrazi, kërkoi ndjesë që kishte tundur rrjetën përballë ish-skuadrës së tij, nga e cila u largua gjatë verës.

  • Asllani dhe Torino surprizojnë Napolin, Conte “tërbohet” në fund (video)

    Asllani dhe Torino surprizojnë Napolin, Conte “tërbohet” në fund (video)

    18 Tetor 2025

    20:06

    Telesport

    Torino ka fituar 1-0 ndaj Napoli-t për javën e 7-të në Serie A, duke i shkaktuar humbjen e dytë ekipit të drejtuar nga Antonio Conte, pas asaj ndaj Milanit. Golin vendimtar për vendasit e shënoi Giovanni Simeone në minutën e 32-të.
    Në minutat shtesë, Napoli gjetën rrjetën me Noa Lang, por goli i sulmuesit holandez u anullua për pozicion jashtë loje. Zhgënjim i madh te napolitanët, Antonio Conte-n nuk e mban vendi. SHIKOGOLINEANULLUAR
    Kristjan Asllani luajti për 85 minuta dhe ishte një nga më të mirët në fushë. Elbasanasi u zëvendësua në 5 minutat e fundit të kohës së rregullt nga Ardian Ismajli. Mbrojtësi kuqezi lë pas dëmtimin dhe rikthehet në fushë.

  • Serie A dhe Champions, trajneri Conte përgatitet për një “tur force” me Napolin

    Serie A dhe Champions, trajneri Conte përgatitet për një “tur force” me Napolin

    17 Tetor 2025

    13:09

    Telesport

    Torino këtë fundjavë në kampionat, PSV në mesjavë në Champions League dhe më pas ndeshja vendimtare me Inter për titullin kampion në Serie A. Janë këto tri sfidat e radhës të Napoli kampion në Itali.
    Tri ndeshje delikate, ku trajneri Antonio Conte synon të zbatojë një “turnover” për të patur gjithnjë një ekip të freskët e agresiv. “E rëndësishme është t’i marrim ndeshjet një e nga një”, tha trajneri i Napoli.
    “Duke pasur parasysh dëmtimet e fundit, rotacionet do të jenë të pashmangshme. Prandaj kërkuam një merkato të fuqishme dhe një ekip të zgjeruar, pasi luajmë çdo tri ditë”, shtoi më tej Conte.
    “E di që çdo sfidë ka rëndësinë e saj, duhet maksimumi dhe të shfrytëzojmë çdo mundësi për të bërë gol. Gjithsesi, jemi fokusuar te ndeshja me Torino, për të tjerat do të flasim javën tjetër”, tha Conte.

  • Optimizëm në Torino, Ismajli gati për Napolin, “ngroh” edhe Asllani

    Optimizëm në Torino, Ismajli gati për Napolin, “ngroh” edhe Asllani

    Ismajli ishte një nga mungesat e mëdha të Sylvinho-s në këtë muaj tetor, por për fat dyshja Gjimshiti-Ajeti zhvilluan një ndeshje perfekte në çdo aspekt. Qendërmbrojtësi kuqezi duket se ka lënë pas problemin muskulor dhe është rikthyer të stërvitet me pjesën tjetër të ekipit. Në radhët e Torinos “kryqëzojnë gishtat” që Ismajli të jetë në fushë për sfidën kundër Napolit.
    Ismajli ka hasur jo pak probleme këtë periudhë si pasojë e shqetësimeve muskulore, por trajneri Baroni beson shumë te futbollisti shqiptar, në sfidat e fundit e ka aktivizuar si titullar. Ismajli nuk u paraqitur në grumbullin me Shqipërinë, por qëndroi në Torino për t’u rikuperuar plotësisht. Këto dy javë, Ismajli i është nënshtruar një stërvitje të personalizuar për të qenë në fushë për takimin kundër Napolit.

    Lajmi i mirë për trajnerin Baroni është forma e Asllanit. Mesfushori kuqezi është rikthyer në versionin e tij më të mirë, këtë e vërtetoi edhe në dy takimet kundër Serbisë dhe Jordanisë, në miqësoren e zhvilluar në “Air Albania” dhuroi dhe një super asist për Brojën.
    ()
    © BalkanWeb

  • Ekipi që luan për mbijetesë, kërkon të rikthejë Mauro Icardi-n në Serie A

    Ekipi që luan për mbijetesë, kërkon të rikthejë Mauro Icardi-n në Serie A

    13 Tetor 2025

    18:48

    Telesport

    Torino nuk e ka nisur aspak mirë këtë sezon, pasi gjendet në vendin e 16-të me vetëm 5 pikë pas gjashtë javësh. Për të mos rrezikuar rënien nga kategoria, Torino është gati të bëjë një goditje të bujshme në merkaton e janarit.
    “La Stampa” raporton se Torino ka nisur kontaktet me Galatasaray-in për një rikthim të mundshëm të Mauro Icardit në Serie A. Rikthimi i argjentinasit në Itali është mëse i mundshëm, pasi me klubin turk i mbaron kontrata në fund të këtij sezoni dhe vështirë se mund të ketë një rinovim.
    Problem është paga që lojtari fiton në Stamboll, plot 6 milionë euro në sezon, gjë që mund të vërë në vështirësi financat e një klubi si Torino. Sipas raportimit në fjalë, burime pranë lojtarit bëjnë me dije ai është entuziast për një rikthim në Serie A, por ende nuk dihet nëse do pranojë ofertën e Torinos apo jo.

  • Juventus-Milan, supersfida që për Leaon mund të vlejë “200”

    Juventus-Milan, supersfida që për Leaon mund të vlejë “200”

    Juventus–Milan i kësaj fundjave nuk është vetëm klasike e Serie A, por edhe një ndeshje speciale për Rafael Leaon, që mund të arrijë 200 paraqitje në kampionatin italian. Sulmuesi portugez, që aktualisht numëron 199 ndeshje dhe 55 gola (një prej tyre pikërisht kundër Juventusit në sezonin 2019-2020), është lojtari më i shumwpritur në formacionin kuqezi.
    Statistikat flasin për një përballje historike dhe të ekuilibruar. Në Torino, nga 90 ndeshje të luajtura në Serie A: 44 fitore për Juventusin, 23 barazime dhe 23 suksese për Milanin, me golaverazh 139-106 për bardhezinjtë. Kur shohim edhe sfidat në “San Siro” vihet re një kuriozitet: Milani ka shënuar në Torino vetëm një gol më pak (106) sesa Juventusi në Milano (107).
    Në kampionat, pas 5 javësh, Juventusi ka 11 pikë (3 fitore, 2 barazime, asnjë humbje), 7 prej tyre në shtëpi, ku nuk humbet që nga 9 marsi. Milani udhëheq me 12 pikë (4 fitore, 1 humbje), me 6 pikë në transfertë dhe mbrojtje të pathyer larg “San Siros” prej 183 minutash.
    📌 Ndeshja e parë në Torino: Juve–Milan 3-1 (1929/30)📌 E fundit: Juve–Milan 2-0 (2024/25)