Tag: torino

  • Tentoi të vidhte dy automjete në Shijak, pranga 54-vjeçarit nga Torino

    Tentoi të vidhte dy automjete në Shijak, pranga 54-vjeçarit nga Torino

    Një 54-vjeçar banues në Torino ka rënë në prangat e policisë së Shijakut për vjedhje.
    I arrestuari tentoi të vidhte dy automjete në Maminas.
    Sipas hetimeve paraprake rezulton se ai ka vjedhur sende me vlerë në automjetin e një personi tjetër, gjithashtu në Maminas.
    Sendet e vjedhura u sekuestruan si provë materiale.
    “Shërbimet e Komisariatit të Policisë Shijak, pas marrjes së njoftimit për tentativën për vjedhjen e dy automjeteve në Maminas të Shijakut, organizuan menjëherë punën për identifikimin dhe kapjen e autorit.
    Si rezultat i veprimeve të shpejta hetimore dhe operacionale, u bë e mundur identifikimi dhe ndalimi i shtetasit: M. S., 54 vjeç, banues në Torino, Itali.
    Nga veprimet hetimore të kryera, rezultoi se ky shtetas kishte tentuar të vidhte dy automjete në Maminas, Shijak. Po nga veprimet hetimore, rezultoi se ky shtetas kishte vjedhur sende me vlerë edhe në automjetin e një shtetasi tjetër, në Maminas.
    Në cilësinë e provës materiale, u sekuestruan sendet e vjedhura”, njoftoi sot policia
    Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Durrës, për veprën penale

  • Hajduti nga Torino arrestohet për vjedhje në Maminas

    Hajduti nga Torino arrestohet për vjedhje në Maminas

    Policia ka arrestuar një shtetas italian, banues në Torino, i cili akuzohet se tentoi të vidhte dy automjete ndërsa në një tjetër vodhi sende me vlerë.
    “Si rezultat i veprimeve të shpejta hetimore dhe operacionale, u bë e mundur identifikimi dhe ndalimi i shtetasit: M. S., 54 vjeç, banues në Torino, Itali”, tha policia.
    Nga veprimet hetimore të kryera, rezultoi se ky shtetas kishte tentuar të vidhte dy automjete në Maminas. Po nga veprimet hetimore, rezultoi se ky shtetas kishte vjedhur sende me vlerë edhe në automjetin e një shtetasi tjetër, në Maminas.
    Në cilësinë e provës materiale, u sekuestruan sendet e vjedhura. Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Durrës, për veprën penale “Vjedhja”.

  • Tentoi të vidhte dy automjete në Shijak, pranga 54-vjeçarit nga Italia

    Tentoi të vidhte dy automjete në Shijak, pranga 54-vjeçarit nga Italia

    Një 54-vjeçar italian është arrestuar këtë të martë në Torino.

    Finalizohet operacioni policor i koduar “I huaji”.
    Tentoi të vidhte dy automjete, si dhe në një automjet tjetër vodhi sende me vlerë; identifikohet dhe vihet në pranga 54-vjeçari nga Torino.
    Shërbimet e Komisariatit të Policisë Shijak, pas marrjes së njoftimit për tentativën për vjedhjen e dy automjeteve në Maminas të Shijakut, organizuan menjëherë punën për identifikimin dhe kapjen e autorit.
    Si rezultat i veprimeve të shpejta hetimore dhe operacionale, u bë e mundur identifikimi dhe ndalimi i shtetasit:
    M. S., 54 vjeç, banues në Torino, Itali.
    Nga veprimet hetimore të kryera, rezultoi se ky shtetas kishte tentuar të vidhte dy automjete në Maminas, Shijak.
    Po nga veprimet hetimore, rezultoi se ky shtetas kishte vjedhur sende me vlerë edhe në automjetin e një shtetasi tjetër, në Maminas.
    Në cilësinë e provës materiale, u sekuestruan sendet e vjedhura.
    Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Durrës, për veprën penale “Vjedhja”.

    Top Channel

  • Moggi zbulon “rrengun e pabesë” që përdori për kalimin e Nedved nga Lazio te Juventusi

    Moggi zbulon “rrengun e pabesë” që përdori për kalimin e Nedved nga Lazio te Juventusi

    Luciano Moggi zbulon “rrengun” që përdori për të bërë të mundur kalimin e Pavel Nedved nga Lazio te Juventusi në verën e vitit 2001: “Pavel nuk donte të vinte te Juventusi. Nuk ishte çështje parash, por zgjedhje jete. E telefonova disa herë, por ai nuk donte t’ia dinte: Drejtor, faleminderit, por jam mirë te Lazio dhe po jetoj shkëlqyeshëm në Romë. Banoj pranë fushave të golfit, diçka fantastike. Këtu, unë dhe familja ime kemi gjithçka, pse duhet të largohemi?
    Është një nga të paktat ‘jo’ që kam marrë në jetën time, që nuk më kanë bërë të tërbohem, por fjala ‘dorëzim’ nuk ekziston në fjalorin tim. Duhet të luftosh gjithmonë, edhe kur fitorja duket e pamundur. U desh një lëvizje gjeniale për të marrë ‘po’-në e lojtarit.
    E telefonova sërish, ndërsa ishte në Pragë për pushime: Pavel, më bëj një nder, hajde e hidhi një sy Torinos. Nuk të them të vish patjetër te Juventusi, por të paktën shikoje qytetin. Pastaj, nëse vendos të thuash ‘jo’, mbetemi miq si më parë. Do të dërgoj një avion privat nga Italia, që të mos të shohë askush…

    Pavel pranoi dhe ra në grackë. Mbylla telefonin dhe lajmërova gazetat dhe televizionet: Po vjen Nedved… Të nesërmen, Pavel aterroi në Torino dhe, kur zbriti shkallët e avionit, u gjet përballë një turme gazetarësh. Sigurisht, bëra sikur u habita dhe u nervozova, por brenda meje po gëzoja si i çmendur dhe shijoja që tani shijen e fitores.
    Nedved e mori veten kur e çuam të vizitonte ‘Circolo Golf Torino’, një nga më të bukurit dhe më magjepsësit në Pianura Padana, dy hapa larg mrekullisë së Reggia di Venaria Reale. Sytë e Nedved shkëlqyen teksa shijonte atë parajsë. Lojtari mbeti i mahnitur nga gjithë ajo bukuri. Juventusi ishte më afër. Pjesën tjetër e bënë tifozët e Lazios pas asaj mbërritjeje të papritur në Torino.
    Ata e shndërruan Nedvedin nga idhull në tradhtar. Për të ishin ditë protestash në Romë. Momente të vështira, që kulmuan më 4 korrik, me dorëzimin e tij: OK, firmos për Juventusin. Ishte fitorja jonë, por edhe e tij. Me bardhezinjtë fitoi pothuajse gjithçka, me qershinë mbi tortë ‘Topin e Artë’ në vitin 2003″.

  • Humbi penalltinë e parë në karrierë, Asllani bën “Mea Culpa” (video)

    Humbi penalltinë e parë në karrierë, Asllani bën “Mea Culpa” (video)

    30 Nëntor 2025

    17:43

    Telesport

    Kristjan Asllani nuk po gjen qetësinë e duhur as te Torino. Mesfushori shqiptar mund t’i jepte një pikë të rëndësishme sot ekipit të tij në transfertën ndaj Lecce-s, por gaboi për herë të parë në karrierë nga penalltia.
    Në minutën e 8-të, kur rezultati ishte 2-1 për vendasit, Torino fitoi penallti për një faull brenda zonës, për të cilën u desh ndërhyrja e VAR-it. 11-metërshin e merr përsipër Asllani, i cili gjuan keq dhe goditja e tij pritet shumë lehtë nga portieri i Lecce-s, Falcone. SHIKOPENALLTINEASLLANITAsllani ka folur pas ndeshjes dhe ka marrë të gjithë përgjegjësinë për penalltinë e humbur.
    “Nuk kisha humbur kurrë penallti në karrierën time, e humba sot dhe ishte një gjuatje tmerrësisht e keqe. I kërkoj falje trajnerit dhe gjithë shokëve të ekipit. Kushdo mund të humbë penalltinë, por unë marr përgjegjësinë e plotë”, tha Asllani për DAZN pas ndeshjes.

  • Lecce 2-1 Torino: Medon Berisha jep dy asiste, Asllani dështon në penallti

    Lecce 2-1 Torino: Medon Berisha jep dy asiste, Asllani dështon në penallti

    30 Nëntor 2025

    14:33

    Telesport

    Lecce – Torino, ose më saktë përballja e shqiptarëve, u mbyll këtë të diel me fitoren 2-1 të vendasve.
    Një performancë, si zakonisht, e shkëlqyer nga mesfushori kuqezi Medon Berisha, i cili dha dy asistet për golat e shënuar nga Lecce dhe ishte lojtari i ndeshjes.
    Ai javë pas jave po tregon se është e ardhmja absolute e kombëtares shqiptare dhe mezi presim ta shohim në një skuadër më të madhe.
    Në fundin e takimit, Kristjan Asllani pati shansin të barazonte rezultatin, por gaboi nga pika e bardhë e penalltisë. Sa fat i keq për shqiptarin tonë, i cili mund të linte gjurmën e tij në këtë takim dhe t’i jepte një pikë Torinos.
    VIDEOT E GOLAVE

  • Juventusi bllokohet në Bodo pas fitores, stuhia vendos në rrezik rikthimin në Torino

    Juventusi bllokohet në Bodo pas fitores, stuhia vendos në rrezik rikthimin në Torino

    Juventusi fitoi 2-3 kundër Bodo/Glimt në Norvegji mbrëmjen e të martës. Sfida u vendos vetëm në minutat shtesë, teksa “Zonja” siguroi fitoren e parë të sezonit në fazën e ligës së Champions League.
    Në një mbrëmje të acartë djemtë e Spallettit ditën të përmbysnin rezultatin, duke marrë tri pikë. I ftohti i ka shoqëruar bardhezinjtë prej tre ditësh, ndërsa rrezikojnë mos kthehen sipas programit në Torino.
    Ne aeroportin e Bodos disa fluturime janë shtyrë dhe mbi 1 mijë pasagjerë po presin, kjo pasi pista ka ngrica dhe borë. Klubi i Juves e ka programuar udhëtimin për në orën 12:00 të kësaj mesdite, por mediet në Itali bëjnë me dije se kushtet e vështira atmosferike dhe një stuhi bore pritet që të zhvendosë programin, edhe pse ende asgjë nuk është vendosur.
    Fakt është se dje, drejtori Comolli dhe Chiellini u bllokuan të Suedi dhe u detyruan të udhëtonin me makinë drejt Bodos, kjo për shkak të motit të keq dhe anulimit të shumë fluturimeve.

  • Tragjedi e dyfishtë në finalet ATP të tenisit për meshkuj në Torino, dy tifozë ndërrojnë jetë

    Tragjedi e dyfishtë në finalet ATP të tenisit për meshkuj në Torino, dy tifozë ndërrojnë jetë

    11 Nëntor 2025

    9:05

    Telesport

    Një tragjedi e dyfishtë tronditi ditën e dytë të ATP Finals, turneu i tenisit që po zhvillohet në Torino dhe ku luajnë tetë më të mirët në botë. Dy tifozë, të dy meshkuj, ndërruan jetë pasi u sëmurën në incidente të ndara brenda pak orësh nga njëri-tjetri.
    Dy meshkujt, të moshës 70 dhe 78 vjeç, u sëmurën të hënën në mëngjes përpara “Fshatit të Tifozëve”. I pari në Piazza d’Armi, pranë Inalpi Arena, ndërsa i dyti, në tribunat e vendit ku u zhvillua eventi, gjatë ndeshjes midis Lorenzo Musetti dhe Taylor Fritz.
    Në të dyja rastet, ekipet e ndihmës së shpejtë mbërritën në vendngjarje për të provuar ringjalljen, por ishte e kotë. Të dy burrat u dërguan në Spitalin Molinette në gjendje kritike, por në të dyja rastet nuk mund të bëhej asgjë dhe vdekjet e tyre u regjistruan menjëherë pas pranimit.

  • Shpërthim i fuqishëm në një ndërtese në Torino, shembet i gjithë muri i apartamentit, plagoset çifti i moshuar

    Shpërthim i fuqishëm në një ndërtese në Torino, shembet i gjithë muri i apartamentit, plagoset çifti i moshuar

    Një shpërthim ndodhi në një ndërtesë katërkatëshe këtë mëngjes në Rivarolo Canavese, në Torino të Italisë.

    Si pasojë e shpërthimit mbetën të plagosur një çift 70-vjeçarësh që jetonin në katin e dytë. Njëri prej tyre është në gjendje të rëndë dhe u transportua me helikopter nga ekipi emergjent. Por autoritetet italiane bëjnë me dije se asnjëri prej të moshuarve nuk është në rrezik për jetën.
    Alarmi u dha rreth orës 7 të mëngjesit nga banorët e zonës pasi dëgjuan një zhurmë të fortë. Shpërthimi shkatërroi apartamentin në katin e dytë, duke hedhur jo vetëm xhamat e dritares dhe mobiljet në oborr, por edhe murin e kuzhinës dhe kangjellat e ballkonit. Brigada e zjarrfikësve dhe disa ambulanca u përgjigjën.
    “Kemi evakuuar pesë familje”, tha Martino Zucco Chinà, kryebashkiak i qytetit Canavese.
    “Zona tani është e sigurt. Hetimet janë duke u zhvilluar, por ka shumë të ngjarë të jetë shkaktuar nga bombola e gazit të kuzhinës”, shtoi ai.

    Top Channel

  • Shp*rthim i fuqishëm në Torino, plagoset një çift i moshuar dhe  shembet muri i apartamentit

    Shp*rthim i fuqishëm në Torino, plagoset një çift i moshuar dhe shembet muri i apartamentit

    Bota E Premte, 7 Nëntor 2025 12:43
    Një shpërthim i fuqishëm tronditi mëngjesin e sotëm qytetin Rivarolo Canavese në Torino,  duke shkaktuar dëme të mëdha në një ndërtesë katërkatëshe dhe plagosjen e një çifti të moshuar.
    Shpërthimi ndodhi rreth orës 07:00 të mëngjesit,  duke shkatërruar plotësisht një apartament në katin e dytë. Sipas autoriteteve italiane , një çift 70-vjeçar u plagos,  njëri prej tyre në gjendje të rëndë.Të plagosurit u transportuan me urgjencë,  njëri me helikopter. Asnjëri prej tyre nuk është në rrezik për jetën.

    Shpërthimi hodhi xhamat,  mobiljet,  murin e kuzhinës dhe kangjellat e ballkonit në oborrin e ndërtesës. Brigada e zjarrfikësve dhe ambulancat u mobilizuan menjëherë në vendngjarje.

    “Kemi evakuuar pesë familje,”  deklaroi Martino Zucco Chinà, kryebashkiak i qytetit.

    Autoritetet dyshojnë se shkaku i shpërthimit ka qenë një bombol gazi në kuzhinë. Hetimet janë në zhvillim,  ndërsa zona është shpallur e sigurt për banorët.