Tag: topjana

  • Zbulohet motivi/ Konflikti për pronën në Shqipëri çoi në ekzekutimin e Vladimir Topjanës, detajet e reja

    Zbulohet motivi/ Konflikti për pronën në Shqipëri çoi në ekzekutimin e Vladimir Topjanës, detajet e reja

    Një përleshje mes shqiptarëve në Itali përfundoi në mënyrë tragjike, me humbjen e jetës së 43-vjeçarit Vladimir Topjana mbrëmjen e së dielës më 6 prill.
    Ngjarja ndodhi rreth orës 21:00, pranë një lokali në Via Buonarroti, ku Topjana mbeti i vrarë nga një plumb në kokë, pas një konflikti fizik me bashkëkombasin Rogert Shota, autorin e dyshuar të krimit.
    Sipas hetimeve paraprake, gjithçka nisi si një sherr verbal për një pronë në Shqipëri, që më pas u përshkallëzua në dhunë. Gjatë konfliktit fizik, Topjana ka kafshuar veshin e babait të Shotës, duke provokuar një reagim të menjëhershëm dhe fatal. Shota nxori armën dhe e qëlloi në kokë.
    Edhe babai i Roger Shotës u arrestua gjithashtu dhe të dy ndodhen tani në paraburgim, me akuzën e vrasjes së rëndë me paramendim dhe përdorim të armës së zjarrit.
    Autoritetet italiane njoftuan se arma e përdorur u gjet në vendngjarje, ndërsa hetuesit po analizojnë çdo detaj për të rindërtuar me saktësi dinamikën e ngjarjes. Rezultati i autopsisë pritet të ketë rol të rëndësishëm në përcaktimin e përgjegjësisë penale të babait.

    Policia italiane ka ndërhyrë menjëherë për mbledhjen e provave, ndërsa hetimet janë në vijim. Dyshohet se konflikti për tokë kishte një histori të gjatë mosmarrëveshjeje mes familjeve.

  • Autori e qëlloi tre herë në sy të fëmijës/ Vrasja e Vladimir Topjanës në Itali, shkak mendohet konflikti për pronat (DINAMIKA)

    Autori e qëlloi tre herë në sy të fëmijës/ Vrasja e Vladimir Topjanës në Itali, shkak mendohet konflikti për pronat (DINAMIKA)

    Konflikti për një pronë në Shqipëri mendohet se është shkaku i vrasjes se 43-vjeçarit Vladimir Topjana nga Rogert Shota e ndodhur më 6 Prill në Fontanafredda të Italisë.
    Sipas mediave italiane, debati fillimisht mësohet se është zhvilluar në një lokal. Por gjakrat nuk janë ulur, pasi Shota është rikthyer se bashku me të atin për ta vijuar atë.
    Në konflikt e sipër, Topjana ka kafshuar në vesh babain e Rogertit, duke bërë që ky i fundit të nxjerrë armën e ta qëllojë tre herë në kokë në sy të fëmijës së tij 17-vjeçar.
    Autori i ngjarjes u largua me një makinë nga vendi i ngjarjes me qëllim për t’u arratisur, por mësohet se ka qenë punëdhënëi italian që e ka bindur të dorëzohet. Policia me arrestimin e Shotës ka sekuestruar edhe pistoletën “Beretta” me të cilën kreu krimin.
    Në pranga ra edhe babai Pren Shota, i cili gjithashtu akuzohet për bashkëpunim në vrasje. 43-vjeçari Vladimir Topjana, ishte i martuar dhe kishte tre fëmijë.

  • Vrasja e 43-vjeçarit në Itali, zbardhet dinamika e ngjarjes: I kafshoi veshin babait të autorit

    Vrasja e 43-vjeçarit në Itali, zbardhet dinamika e ngjarjes: I kafshoi veshin babait të autorit

    Detaje të reja kanë dalë në dritë në lidhje me vrasjen e 43-vjeçarit Vladimir Topjana të dielën në Pordenone të Italisë. Në lidhje me ngjarjen janë arrestuar babë e bir, Pren dhe Rogert Shota, 67 dhe 34 vjeç.
    Mediat italiane shkruajnë se arsyeja që ka nisur debatin mes palëve dhe më pas degjeneroi në shkrepjen e armës ka qenë një çështje e lidhur me pronësinë e një cope toke në Shqipëri.
    Siç shkruajnë të njëjtat burime, si pasojë e debatit të fortë Topjana i ka kafshuar veshin babait të Rogertit, Prenit. Ky veprim ka sjellë më pas përdorimin e armës nga djali.
    Topjana ka marrë dy plumba në bark dhe një tjetër në kokë, që ka qenë edhe fatali për të.
    Rai News shkruan se të gjithë shqiptarët e përfshirë në këtë ngjarje nuk kanë pasur precedentë penalë në Itali.
    Pas ngjarjes, Rogert Shota ka dërguar të atin, Prenin, në shtëpi, ndërsa vetë shkoi drejt Venetos. Por të dy u arrestuan.

  • Detaje nga vrasja e Vladimir Topjanës në Itali, ja cila ishte arsyeja e sherrit me bashkatdhetarin

    Detaje nga vrasja e Vladimir Topjanës në Itali, ja cila ishte arsyeja e sherrit me bashkatdhetarin

    Detaje të reja kanë dalë në dritë në lidhje me vrasjen e 43-vjeçarit shqiptar Vladimir Topjana, që u vra mbrëmjen e 6 prillit teksa kishte dalë me djalin e tij 17-vjeç, për te parë ndeshjen Roma-Juventus të Serisë A, pas sherrit që pati në një lokal me një bashkëatdhetar të tij.
    Mediat e vendit, raportojnë se Topjana dyshohet se është ekzekutuar nga ana e Roger Shotës, 34-vjeç dhe motivi mendohet se ka lidhje për çështje pronash.

    Autori, që jeton me familje në Itali, natën e ngjarjes ka qenë i shoqëruar nga babai i tij, Pren Shota, 66- vjeç, që gjithashtu është vënë në pranga.
    43-vjeçari Topjana, ka qenë duke folur me një të afërm në parkimin e makinave, kur pranë tij ka arritur një makinë e bardhë.
    Ata kanë debatuar ashpër me viktimën, derisa njëri doli nga makina, nxori armën dhe e qëlloi Vladimir Topjanën.
    Autori Roger Shota, tentoi që të arratiset me makinë, por se më vonë u arrestua nga policia. Brenda në makinë u gjet arma e krimit, një Beretta 7.65 e cila ishte vjedhur në gusht 2024 në Ravena. Viktima Topjana jetonte e punonte si shofer në shtetin italian.

  • DINAMIKA e vrasjes së Vladimir Topjanës! Dyshohet për konflikt pronësie, gjendet arma e krimit, ishte e vjedhur

    DINAMIKA e vrasjes së Vladimir Topjanës! Dyshohet për konflikt pronësie, gjendet arma e krimit, ishte e vjedhur

    Vladimir Topjana

    ITALI-Detaje të reja janë zbardhur nga vrasja e shqiptarit në Itali, ku Vladimir Topjana u qëllua pë vdekje me tre plumba nga bashkëatdhetari i tij Rogert Shota. Mediat e huaja raportojnë se shkak dyshohet të jetë bërë një konflikt pronësie. 
    Në automjetin e autorit është gjetur arma e krimit tip Beretta 7.65, e cila ishte vjedhur gushtin e kaluar në Bagnocavallo (Ravena). Në pranga është vendosur autori 34-vjeçari Rogert Shota dhe babi i tij, Pren Shota. Dy autorët e dyshuar kishin njohje personale me viktimën. 

    Si ndodhi ngjarja 
    43-vjeçari Vladimir Topjana kishte dalë me djalin 17-vjeçar për të parë ndeshjen Roma-Juventus dhe teksa po fliste me një të afërm në parkingun e makinave mbërriti një makinë e bardhë tip “Audi” , nga i cili zbriti Rogert Shota me të atin, Pren. Me ta ishte dhe një person tjetër. Ata nisën të debatonin me 43-vjeçarin kur papritur një prej tyre doli nga makina nxori një armë dhe qëlloi tre herë në kokë Vladimir Topjanën.
    Disa ditë para se të ndodhte ngjarja, Vladimir Topjana kishte qenë në Fushë Arrëz, dhe më pas ka udhëtuar drejt Italisë, atje ku edhe punonte. Hetimet vijojnë dhe një tjetër pistë është edhe një konflikt i viktimës, ndodhur në vitin 2018./ZËRI

  • Atentati tragjik ndaj Vladimir Topjanës, ja cila ishte arsyeja e sherrit me bashkatdhetarin

    Atentati tragjik ndaj Vladimir Topjanës, ja cila ishte arsyeja e sherrit me bashkatdhetarin

    Detaje të reja kanë dalë në dritë në lidhje me vrasjen e 43-vjeçarit shqiptar Vladimir Topjana, që u vra mbrëmjen e 6 prillit teksa kishte dalë me djalin e tij 17 vjeç për ta parë ndeshjen Roma-Juventus të Serisë A, pas sherrit që pati në një lokal me një bashkëatdhetar të tij.

    Mediat e vendit fqinj raportojnë se Topjana dyshohet se është ekzekutuar nga ana e Roger Shotës, 34 vjeç dhe motivi mendohet se ka lidhje për çështje pronash. Autori, që jeton me familje në Itali, natën e ngjarjes ka qenë i shoqëruar nga babai i tij, Pren Shota, 66 vjeç, që gjithashtu është vënë në pranga. Reklama në FieriWeb – “VEGA GROUP”

    43-vjeçari Topjana ka qenë duke folur me një të afërm në parkimin e makinave, kur pranë tij ka arritur një makinë e bardhë. Ata kanë debatuar ashpër me viktimën, derisa njëri doli nga makina, nxori armën dhe e qëlloi Vladimir Topjanën.Reklama në FieriWeb – “VODAFONE ALBANIA”

    Autori Roger Shota tentoi që të arratiset me makinë, por se më vonë u arrestua nga policia. Brenda në makinë u gjet arma e krimit, një Beretta 7.65 e cila ishte vjedhur në gusht 2024 në Ravena. Viktima Topjana jetonte e punonte si shofer në shtetin italian.

    Reklama në FieriWeb – “PASTIÇERI “RUSTEMAJ”

  • Detaje nga vrasja e Vladimir Topjanës në Itali, çfarë u bë shkak për konfliktin me bashkatdhetarin!

    Detaje nga vrasja e Vladimir Topjanës në Itali, çfarë u bë shkak për konfliktin me bashkatdhetarin!

    Të tjera detaje janë bërë të njohura lidhur me vrasjen e 43-vjeçarit shqiptar, Vladimir Topjana, i cili u ekzekutua mbrëmjen e 6 prillit teksa kishte dalë me djalin e tij 17-vjeçar për të parë ndeshjen Roma-Juventus në zonën Fontanafredda në Itali, pas një sherri pranë një lokali me bashkatdhetarët e tij.

    Sipas mediave italiane, Topjana dyshohet se u vra nga Roger Shota, 34-vjeç, për motive pronësie.

    Autori 34-vjeçar me origjinë shqiptare që jeton me gruan dhe dy fëmijët, natën e ngjarjes ishte i shoqëruar me babain e tij, Pren Shota, 66 vjeç, i cili gjithashtu është arrestuar.

    Sipas informacioneve, 43-vjeçari teksa po fliste me një të afërm në parkingun e makinave mbërriti një makinë e bardhë.

    Ata nisën të debatonin me 43-vjeçarin kur papritur një prej tyre doli nga makina nxori një armë dhe qëlloi Vladimir Topjanën.

    Autori tentoi të arratisej me automjet, por u kap më vonë nga policia. Brenda mjetit është gjetur dhe arma e krimit, Beretta 7.65, e cila ishte vjedhur gushtin e kaluar në Bagnocavallo (Ravena).

    Mësohet se viktima, Vladimir Topjana punonte si shofer i Ghiaie Dell’Agnese në Porcia, dhe jetonte në Cordenons së bashkë me gruan dhe tre fëmijët e tij.

  • Vrasja e Vladimir Topjanës! Dyshohet për konflikt pronësie, gjendet arma e krimit, ishte e vjedhur

    Vrasja e Vladimir Topjanës! Dyshohet për konflikt pronësie, gjendet arma e krimit, ishte e vjedhur

    Vladimir Topjana

    ITALI-Detaje të reja janë zbardhur nga vrasja e shqiptarit në Itali, ku Vladimir Topjana u qëllua pë vdekje me tre plumba nga bashkëatdhetari i tij Rogert Shota. Mediat e huaja raportojnë se shkak dyshohet të jetë bërë një konflikt pronësie. 
    Në automjetin e autorit është gjetur arma e krimit tip Beretta 7.65, e cila ishte vjedhur gushtin e kaluar në Bagnocavallo (Ravena). Në pranga është vendosur autori 34-vjeçari Rogert Shota dhe babi i tij, Pren Shota. Dy autorët e dyshuar kishin njohje personale me viktimën. 

    Si ndodhi ngjarja 
    43-vjeçari Vladimir Topjana kishte dalë me djalin 17-vjeçar për të parë ndeshjen Roma-Juventus dhe teksa po fliste me një të afërm në parkingun e makinave mbërriti një makinë e bardhë tip “Audi” , nga i cili zbriti Rogert Shota me të atin, Pren. Me ta ishte dhe një person tjetër. Ata nisën të debatonin me 43-vjeçarin kur papritur një prej tyre doli nga makina nxori një armë dhe qëlloi tre herë në kokë Vladimir Topjanën.
    Disa ditë para se të ndodhte ngjarja, Vladimir Topjana kishte qenë në Fushë Arrëz, dhe më pas ka udhëtuar drejt Italisë, atje ku edhe punonte. Hetimet vijojnë dhe një tjetër pistë është edhe një konflikt i viktimës, ndodhur në vitin 2018./ZËRI

  • Detaje të reja nga vrasja e shqiptarit në Itali, viktima i kafshoi veshin autorit (DINAMIKA)

    Detaje të reja nga vrasja e shqiptarit në Itali, viktima i kafshoi veshin autorit (DINAMIKA)

    Vladimir Topjana

    ITALI- Detaje të reja janë zbardhur nga krimi i rëndë në Fontanafredda, Itali, ku u vra me armë zjarri 43-vjeçari Vladimir Topjana, duke parë ndeshjen e futbollit me të birin. Mësohet se, Topjana ishte në lokal dhe me makinë mbërriten dy burra, Pren dhe Rogert Shota, babë e bir. Mes tyre ka ndodhur një konflikt, që ka përfunduar në dhunë fizike, gjatë të cilit Topjana kafshoi veshin e autorit, duke i këputur një pjesë të tij.
    Pas kësaj dyshohet se 34-vjeçari, Rogert Shota ka nxjerrë armën dhe ka qëlluar tre herë bashkëatdhetarin e tij, duke e lënë të vdekur në vend, pasi një plumb e ka prekur në kokë. Deri më tani, nuk ka ende detaje se përse ka ndodhur debati i rëndë mes tyre. Bëhet me dije se klientët dhe punonjësit e lokalit po merren në pyetje, pasi dëshmia e tyre është thelbësore në zbardhjen e ngjarjes. 
    Vladimir Topjana, kishte dalë për të parë ndeshjen Roma-Juventus në një lokal, së bashku me djalin e tij 17-vjeçar. Autori i dyshuar, Rogert Shota, mbërriti pranë lokalit me një “Audi” dhe në debat e sipër me Topjanën, e ka qëlluar me armë zjarri. Babë e bir u larguan pas krimit, por u arrestuan pas disa orësh nga autoritetet italiane. Ata akuzohen për vrasje me paramendim dhe armëmbajtje pa leje./ZËRI

  • FOTO / Këta janë babë e bir që vranë me plumb në kokë Vladimir Topjanën në Itali

    FOTO / Këta janë babë e bir që vranë me plumb në kokë Vladimir Topjanën në Itali

    Roger Shota është i riu që vrau bashkëatdhetarin e tij Vladimir Topjana mbrëmjen e djeshme në Itali.
    Gjithashtu në momentin e vrasjes ka qenë edhe i ati i 34-vjeçarit, Pren Shota, që gjithashtu është arrestuar nga policia.
    I vëllai i viktimës e cilëson si mik babanë e autorit në rrjetet sociale. Në një foto të Pren Shotës në Facebook ai shkruan: “Përshëndetje mik, si të kam”.
    Ngjarja ka ndodhur pranë një lokali të mbushur me klientë, ku po transmetohej ndeshja e futbollit mes Romës dhe Juventusit. Topjana ndodhej aty së bashku me djalin e tij.
    Në vendngjarje ka mbërritur një automjet tip “Audi” me ngjyrë të bardhë, nga i cili kanë zbritur Roger Shota, 34 vjeç, banues në Sacile, dhe i ati i tij, Pren Shota, 66 vjeç.
    Në parkingun përballë lokalit, pas një shkëmbimi fjalësh me viktimën, situata u përshkallëzua. Edhe pse një klient tentoi të ndërhynte për të qetësuar palët, debati përfundoi në mënyrë tragjike.
    Mediat italiane shkruajnë se autori i dyshuar, Roger Shota, ka nxjerrë armën dhe ka qëlluar dy ose tre herë në drejtim të Topjanës, duke i shkaktuar vdekjen e menjëhershme.
    Pas krimit, autorët janë larguar me shpejtësi nga vendi i ngjarjes me të njëjtën makinë, duke u fshehur përkohësisht. Megjithatë, policia italiane ka mundur t’i identifikojë dhe t’i arrestojë.