Tag: topit

  • Një valixhe me para, Real Madrid do thjesht “ok” për sulmin ndaj Topit të Artë!

    Një valixhe me para, Real Madrid do thjesht “ok” për sulmin ndaj Topit të Artë!

    Real Madridi nuk duket se ka mjaftueshëm para, dhe thashethemet e fundit sugjerojnë se milionat e shpenzuara deri më tani në tregun e transferimeve nuk po e dekurajojnë klubin e bardhë pasi Rodri Hernandez po u hap oreksin. Në të vërtetë, sipas një raporti nga The Sun, klubi i Florentino Perez është i gatshëm të paguajë plot 115 milionë euro për të blerë mesfushorin spanjoll të Manchester Cityt dhe fituesin e fundit të Topit të Artë.
    Real Madridi, sipas tabloidit anglez, është i gatshëm të paraqitet me një valixhe parash për të blerë lojtarin që e konsideron thelbësor për mesfushën e tyre. Rodri është një lojtar kyç në skuadrën e Pep Guardiolës, i cili nuk ka ndërmend ta lërë të shkojë, por kontrata e tij skadon në qershor 2027, dhe në Spanjë, ata besojnë se Real Madridi mund të presë deri vitin tjetër për ta nënshkruar atë me një çmim më të ulët, duke pasur parasysh afërsinë e tij me skadimin e kontratës së tij.
    Toni Kroos, një ish-lojtar i Real Madridit i cili tani është pensionuar për një vit, foli së fundmi për rolin qendror të pashmangshëm të Rodrit në formimin e Cityt. Dhe në mungesë të tij, për shkak të një dëmtimi në ligamentin e kryqëzuar, Guardiola ka përjetuar një sezon të tmerrshëm: “Shikoni çfarë ndodhi te Manchester City pas dëmtimit të një lojtari si Rodri.
    Ajo që ndodh është se një mesfushor qendror ose mesfushor mbrojtës i mirë e bën veten të ndihet kur mungon. Kur ai është aty, megjithatë, është diçka që e merr si të mirëqenë, sikur gjithçka të ishte në rregull dhe pastaj sulmuesit mund të vendosin ndeshjet me lehtësi. Një gjë është e sigurt: pozicioni i mesfushorit mbrojtës është thelbësor në futbollin modern, nuk ka dyshim për këtë.”

  • Kampionët e Egnatias, drejt Europës me identitetin e tyre të lojës

    Kampionët e Egnatias, drejt Europës me identitetin e tyre të lojës

    Pas një sezoni historik që kulmoi me ruajtjen e titullit kampion, Egnatia është gati të hedhë hapin e radhës në arenën ndërkombëtare. Ndeshja ndaj Breidablikut në raundin e parë të Champions League nuk do të jetë aspak e lehtë, por skuadra rrogozhinase është e vendosur të konfirmojë nivelin e saj edhe përballë një kundërshtari me më shumë eksperiencë në Europë.
    Për trajnerin Edlir Tetova, ky nuk është thjesht një ndeshje në Europë, por një test i rëndësishëm për të treguar se suksesi në kampionat nuk ka qenë rastësi dhe se rrogozhinasit kanë tanimë më shumë eksperiencë edhe në arenën europiane.

    IDENTITETI I LOJËS – Trajneri Edlir Tetova është i bindur se identiteti i lojës që e çoi Egnatian drejt titullit kampion nuk duhet të ndryshojë as përballë një kundërshtari europian si Breidablik. Për teknikun rrogozhinas, mbajtja e topit dhe presioni i lartë janë dy shtyllat kryesore ku është ndërtuar suksesi i skuadrës dhe këto do të jenë edhe armët kryesore në sfidën ndërkombëtare.
    Në aspektin taktik, Egnatia pritet të shfaqet me një formacion fleksibël në 4-2-3-1, me lojtarët e krahëve që kanë detyra të dyfishta: nga njëra anë të ngushtojnë hapësirat dhe të ndihmojnë në rikuperimin e topit dhe nga ana tjetër, të nisin menjëherë tranzicionin ofensiv kur skuadra e zotëron sërish topin. Një tjetër element kyç në planin e Tetovës është loja me pasime të shkurtra dhe qarkullimi i shpejtë i topit në zonën e mesfushës, për të tërhequr kundërshtarin dhe për të krijuar hapësira mes linjave.
    Mesfusha me lojtarë me eksperiencë pritet të ketë rol thelbësor në menaxhimin e ritmit dhe në dirigjimin e fazës ndërtuese. Aksionet do të nisin nga prapavija, me qëllimin për të ruajtur kontrollin e lojës dhe për të mos lejuar Breidablikun të marrë inisiativën. Në fazën sulmuese, Egnatia do të kërkojë të shfrytëzojë manovrën e gjerë në krahë, duke krijuar superioritet numerik me mbështetjen e mbrojtësve të avancuar.
    VETËM PËR FITORE – Qasja e Tetovës nuk është vetëm një projekt loje, por një sinjal i qartë që Egnatia nuk do të dalë në fushë për t’u mbrojtur, por për të luajtur futbollin e saj, ashtu siç e ka bërë me sukses në kampionatin shqiptar. Sfida ndaj Breidablikut do të jetë testi ideal për të parë sa larg mund të shkojë kjo filozofi në një arenë më të madhe si ajo e Champions League.
    Ndryshe nga sezonet e mëparshme, këtë herë Egnatia ka një grup të konsoliduar, të formuar prej disa muajsh bashkë, ku afrimet e reja janë futur natyrshëm në mekanizmin e skuadrës. Shumica e lojtarëve titullarë kanë kaluar një fazë përgatitore cilësore dhe janë në gjendje të mirë fizike, çka rrit optimizmin në prag të sfidës. Duke parë paraqitjet pozitive në miqësoret e verës, ku ekipi tregoi kohezion dhe ide të qarta loje, stafi teknik beson se Egnatia ka të gjitha mundësitë të jetë konkurruese në përballjen ndaj islandezëve të Breidablik.

  • Figo: Jamal drejt ‘Topit të Artë’

    Performanca e Lamine Jamal këtë sezon ka qenë e jashtëzakonshme, duke ndihmuar Barcelonën në fitimine La Liga-s por dhe kombëtaren iberike në triumfin e Euro 2024 që u luajt verën e kaluar në Gjermani.

    Kjo ka tunduar shumë ish kampionë e specialistë futbolli të përmendin emrin e sulmuesit anësor 17 vjeçar si kanidat i fortë për triumfin në ‘Topin e Artë’ të radhës.

    Në një videoje të shpërndarë në platformën ‘X’, Luis Figo, legjenda e futbollit dhe fitues i Topit të Artë në vitin 2000, teksa si futbollist në të shkuarën nga Barça kaloi te Real Madrid (i konsideruar nga blaugranët tradhëtar) ka shprehur idenë e tij se Jamal mund të jetë fituesi i ardhshëm i këtij çmimi prestigjioz.

    Në një intervistë gjatë Turneut të Legjendave të Kampionëve ‘Ultimate 2025’, portugezi tha: “Nëse vazhdon të punojë fort siç po bën dhe të luajë kështu… në të ardhmen sigurisht”.

    Vazhdo leximin

  • “Topi i Artë”, zbulohet data e ceremonisë

    “Topi i Artë”, zbulohet data e ceremonisë

    Ceremonia e “Topit të Artë” do të zhvillohet më 22 Shtator 2025. Kjo është konfirmuar nga organizatorët e “L’Equipe” dhe “France Football”.
    Ndryshe nga vitet e kaluara, këtë herë ceremonia e dhënies së çmimeve do të zhvillohet më herët.
    Mbrëmja do të jetë në “Theatre du Chatelet”, në qendër të Parisit. E veçanta këtë vit është se do të jepen të njëjtat çmime, si për meshkujt ashtu edhe për femrat.
    Të nominuar për “Topin e Artë” do të jenë 30 lojtarë, emrat e të cilëve ende nuk janë zbuluar. Ata do të votohen nga gazetarë, nga vende të ndryshme të botës.
    Edicionin e kaluar të ceremonisë, “Topi i Artë” u fitua nga Rodri, ndërsa kishte polemika të mëdha, pasi te Reali pretendonin se fitues duhet të ishte Vinicius.

  • VIDEO/ I vendos fytyrën topit para portës kundër Romës, Berat Gjimshiti jep vetëm leksione futbolli 

    VIDEO/ I vendos fytyrën topit para portës kundër Romës, Berat Gjimshiti jep vetëm leksione futbolli 

    Nëse dikush kërkon të arrijë në nivelet më të larta nga futbollistët shqiptarë, shembulli është vetëm Berat Gjimshiti. Përulësia, sjellja, modestia, puna e madhe, niveli i lartë, vetbesimi në fushë, gjakftohtësia, janë kaq shumë cilësi fantastike të njeriut që nuk flet kurrë në media, por flet shumë në fushë. 
    Gjimshiti vazhdon të jetë titullar i padiskutueshëm te Atalanta dhe të mbajë nivelet më të larta. Dje, Atalanta fitoi ndaj ekipit më në formë të Italisë, Romës, 2-1 dhe siguroi përfundimisht Champions League. Në një moment në fundin e ndeshjes, Gjimshiti nuk e mendoi dy herë për t’u hedhur me fytyrë përpara topit të goditur nga lojtari i Romës, vetëm për të shpëtuar portën e tij. /Sport Ekspres/

  • “Qielli po më bie në kokë”, Vuçiç: FSB ruse zbardhi të vërtetën për përdorimin e topit zanor

    “Qielli po më bie në kokë”, Vuçiç: FSB ruse zbardhi të vërtetën për përdorimin e topit zanor

    Hetimet e FSB-së ruse shfajësojnë presidentin Vuçiç nga akuzat se ka përdorur armatime akustike kundër protestueseve me 15 mars. Vuçiç citoi raportin e FSB që sipas tij është publikuar në faqen e BIA-s në serbisht dhe rusisht.
    “Më 15 mars në mbrëmje u tentua që më në fund të bëhej një revolucion me ngjyra në vendin tonë, u përgatit kjo gënjeshtër për përdorimin e topit zanor”, tha presidenti.
    “Kriminalizimi, de-humanizimi është zbatuar, kur përfaqësuesi i lartë gjerman për politikë të jashtme dhe përgjegjës për bisedimet tona me shqiptarët thotë se përdorimi i topave akustike është pengesë në rrugën evropiane të Serbisë”, ishin fjalët e Vuçiç.
    Presidenti serb shfrytëzoi konferencën edhe për ti uruar suksese kryeministrit Gjuro Macut, qeveria e së cilit mori aprovimin e kuvendit.
    Ai foli gjithashtu për presionin që po ushtrohet ndaj tij nga perëndimi për vizitën e planifikuar në Moskë më 9 maj me rastin e ditës së fitores.
    “Më duket sikur qielli po më bie në kokë nga presioni”, u ankua lideri serb.

  • Vuçiç: FSB ruse zbardhi të vërtetën për përdorimin e topit zanor

    Vuçiç: FSB ruse zbardhi të vërtetën për përdorimin e topit zanor

    Bota E Mërkurë, 16 Prill 2025 20:35
    Hetimet e FSB-së ruse shfajësojnë presidentin Vuçiç nga akuzat se ka përdorur armatime akustike kundër protestueseve me 15 mars. Vuçiç citoi raportin e FSB që sipas tij është publikuar në faqen e BIA-s në serbisht dhe rusisht.
    ”Më 15 mars në mbrëmje u tentua që më në fund të bëhej një revolucion me ngjyra në vendin tonë, u përgatit kjo gënjeshtër për përdorimin e topit zanor”, tha presidenti.

    Ai shfrytëzoi konferencën edhe për ti uruar suksese kryeministrit Gjuro Macut, qeveria e së cilit mori aprovimin e kuvendit. Vuçiç foli gjithashtu për presionin që po ushtrohet ndaj tij nga perëndimi për vizitën e planifikuar në Moskë më 9 maj me rastin e ditës së fitores. ”Më duket sikur qielli po më bie në kokë nga presioni”, u ankua lideri serb.

  • Publikohet momenti kur dyshohet se u përdor arma sonike ndaj protestuesve në Serbi

    Publikohet momenti kur dyshohet se u përdor arma sonike ndaj protestuesve në Serbi

    Protestuesit në Serbi po mbanin një moment heshtjeje për 15 personat e vrarë nga shembja e një stacioni treni, kur papritur, turma u panikua.

    Grupet e të drejtave dhe zyrtarët e opozitës pretendojnë se forcat e sigurisë përdorën një armë zanore – të paligjshme në vend, për shpërndarjen e njerëzve.

    Por, qeveria serbe i mohon akuzat.

    Bëhet e ditur se CNN ka folur me ekspertë të shumtë në lidhje me pretendimet për përdorimin e armës sonike apo ndryshe, topit zanor.

    Dhe së fundmi ka publikuar pamje gjatë protestave në Serbi, ku dukshëm vërehet paniku që e kaploi turmën pas “përdorimit të topit” nga autoritetet.

    Ndryshe, se Serbia posedon një të tillë, e ka konfirmuar edhe vetë ministri i Punëve të Brendshme, Ivica Daçiq.