Tag: topit

  • Drejt ceremonisë së Topit të Artë, renditja e lojtarëve nga vendi i 11-të tek i 30-ti

    Drejt ceremonisë së Topit të Artë, renditja e lojtarëve nga vendi i 11-të tek i 30-ti

    Teksa na ndajnë vetëm pak minuta nga ceremonia e Topit të Artë, së fundmi është zbuluar edhe renditja nga vendi i 11-të deri në të 30-tin.
    Ndër ato që mund të përmendim janë sulmuesi Harry Kane që mban vendin e 13-të, Leëandoëski të 17-tin, ndërsa Bellingham është vetëm i 23-ti.

    Kurioziteti është i madh për renditjen e 10 emrave të fundit. Ceremonia e Topit të Artë do mbahet në Paris.
    RENDITJA
    11 – Pedri
    12 – Kviça Kvaratskhelia
    13 – Herri Kejn
    14 – Desire Doue
    15 – Viktor Gyokeres
    16 – Vinicius
    17 – Robert Levandovski
    18 – Skot MekTominej
    19 – Zhoao Neves
    20 – Lautaro Martinez
    21 – Serhu Girasi
    22 – Aleksis MakAlister
    23 – Xhud Bellingam
    24 – Fabian Ruiz
    25 – Denzel Dumfris
    26 – Erling Haland
    27 – Deklan Rajs
    28 – Virxhil Van Dajk
    29 – Florian Virtz
    30 – Majkëll Olize

    © BalkanWeb

    Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.Grupi Balkanweb

  • “Topi i Artë 2025”/ Publikohet renditja e 10 vendeve të fundit, ja kush mbetet jashtë

    “Topi i Artë 2025”/ Publikohet renditja e 10 vendeve të fundit, ja kush mbetet jashtë

    Këtë të hënë vendoset në Paris fituesi i Topit të Artë 2025, ku një emër i madh do të fitojë çmimin prestigjioz si lojtari më i mirë i sezonit që lamë pas.
    Emra si Ousmane Dembele, Lamine Yamal, Raphinha, Salah e shumë të tjerë janë në garë për çmimin më të madh individual në futboll, teksa emri i fituesit, si rrallë herë, ende nuk është publikuar më parë nga mediat.
    Përveç Topit të Artë, do të ndahen dhe çmime të tjera si Topi i Artë i Femrave, Lojtari më i mirë i ri, Klubi më i mirë i vitit etj. Ceremonia gala do të startojë në orën 21:00, ndërkohë ka nisur publikimi i renditjes së 30 lojtarëve favoritë për ta fituar.
    RENDITJA:
    16- Vinicius Jr.
    17- Robert Lewandowski
    18- Scott McTominay
    19- Joao Neves
    20- Lautaro Martinez
    21- Serhou Guirassy
    22- Alexis Mac Allister
    23- Jude Bellingham
    24- Fabian Ruiz
    25- Denzel Dumfries
    26- Erling Haaland
    27- Declan Rice
    28- Virgil Van Dijk
    29- Florian Wirtz
    30- Michael Olise

  • Ditë “zjarri” te PSG-ja; klasikja franceze dhe “Topi i Artë” zhvillohen paralelisht

    Ditë “zjarri” te PSG-ja; klasikja franceze dhe “Topi i Artë” zhvillohen paralelisht

    22 Shtator 2025

    11:22

    Alfred Lleshi

    Fati dhe futbolli bëjnë të njëjtin lojë… Dita më e rëndësishme e futbollit francez, klasikja PSG-Marseille, përplaset me gala-në e “Topit të Artë”. Përmbytjet në jug të Francës e shtynë ndeshjen për ditën tjetër, pikërisht kur nis ceremonia në “Théâtre du Châtelet”.
    PSG-ja nuk e pranoi këtë vendim, duke kërkuar të luante në orën 15:00, por LFP dhe Marseille refuzuan, duke mbrojtur tifozët dhe rregullat (artikulli 548: ndeshjet e shtyra luhen të nesërmen). Dembélé, i dëmtuar, nuk udhëton në Marseille dhe do të jetë i pranishëm në gala. Lojtarë si Vitinha, Achraf, Kvaratskhelia apo Fabián do të jenë në fushë, ndërsa në Paris do të vendoset fituesi i çmimit.
    Në orën 20:00, ultrasit e PSG-së do të mblidhen pranë “Théâtre du Châtelet” për të festuar mundësinë e marrjes së “Topit të Artë” nga Dembélé. Fituesi do të zbulohet në orën 22:55, pra 55 minuta pas përfundimit të klasikes franceze në “Velodrome”. Një ditë intensive në Francë, e përqendruar në dy ngjarje që paralizojnë vendin një herë në vit.

  • “Topi i Artë” 2025 / CIES “voton” Yamal, Dembélé vetëm i 7-ti. Në podium Mbappé dhe Pedri

    “Topi i Artë” 2025 / CIES “voton” Yamal, Dembélé vetëm i 7-ti. Në podium Mbappé dhe Pedri

    22 Shtator 2025

    12:08

    Alfred Lleshi

    Sot do të zbulohet fituesi i “Topit të Artë” 2025. Kandidatët kryesorë janë Ousmane Dembélé (PSG) dhe Lamine Yamal (Barcelona). Ndërkohë, CIES ka publikuar një renditje statistike të 100 lojtarëve më të mirë në botë, duke analizuar performancën në 6 drejtime: kohën në fushë, nivelin sportiv dhe rezultatet e ndeshjeve.
    Sipas CIES, Yamal kryeson listën, duke pasur ndikim të qëndrueshëm dhe të plotë gjatë sezonit. Pas tij renditen Mbappé dhe Pedri, ndërsa Dembélé ndodhet në vendin e 7-të, i parakaluar edhe nga Van Dijk, Olise dhe Salah. Achraf Hakimi është i 9-ti, përpara Vinicius Jr që mbyll “top 10”-shen.
    Edhe pse statistikat favorizojnë Yamal, vendimi përfundimtar i “Topit të Artë” 2025 varet edhe nga ndikimi në momentet kyçe dhe njohja ndërkombëtare, ndaj Dembélé mbetet favoriti kryesor. Gala-ja e sotme e Parisit do të zbulojë se kush është pasuesi i Rodrit në çmimin prestigjioz të “France Football”.

  • Trajneri kampion zbulon fituesin e “Topit të Artë 2025” dhe i këndon

    Trajneri kampion zbulon fituesin e “Topit të Artë 2025” dhe i këndon

    Në një konferencë për mediet, trajneri i PSG-së Luis Enrique është pyetur se cili do të jetë fituesi i “Topit të Artë 2025” dhe ai është përgjigjur duke kënduar.
    Enrique ka kënduar me emrin e sulmuesit të ekipit të tij Ousmane Dembele, duke e thënë qartë se vetëm ai e meriton “Topit të Artë 2025”.
    Kujtojmë se PSG fitoi çdo trofe në Francë, fitoi Champions League-n dhe Superkupën e Europës, me Dembele që ishte protagonist i padiskutuar me golat e tij.
    Ceremonia e “Topit të Artë 2025” do të mbahet nesër, 22 shtator, në orën 20:00 në Paris.

  • Ka 72% shanse…; inteligjenca artificiale parashikon fituesin e “Topit të Artë” 2025

    Ka 72% shanse…; inteligjenca artificiale parashikon fituesin e “Topit të Artë” 2025

    16 Shtator 2025

    11:21

    Alfred Lleshi

    Ousmane Dembélé është kandidati kryesor për ta fituar “Topin e Artë” 2025, sipas një analize të avancuar nga firma franceze e inteligjencës artificiale “Avisia”. Përmes modelit të saj të njohur si “Avisia Player Index”, kompania ka parashikuar 72% shanse që sulmuesi i PSG të shpallet fituesi i këtij çmimi prestigjioz.
    Ky algoritëm ka pasur një saktësi mbi 90% në parashikimet e mëparshme, duke përfshirë edhe renditjen e tre të parëve të “Topit të Artë” 2024. Dembélé ka pasur një sezon të jashtëzakonshëm me PSG-në, duke shënuar 33 gola dhe dhënë 15 asiste në 49 ndeshje. Ai ka ndihmuar klubin të fitojë titujt e Ligue 1 dhe Ligën e Kampionëve, duke kontribuar në fitoren 5-0 ndaj Interit në finale.
    Trajneri i PSG-së, Luis Enrique, ka lavdëruar performancën e tij, duke e quajtur atë “lider të vërtetë” dhe mbështetur për “Topin e Artë”. Në garë për çmimin janë edhe lojtarë të tjerë të spikatur, si Lamine Yamal, Vitinha, Mohamed Salah e Raphinha, por Dembélé mbetet favorit kryesor për ta fituar këtë vit.

  • Testi para “Topit të Artë”… Dembélé triumfon për pak ndaj Yamal në “Onze d’Or 2025”

    Testi para “Topit të Artë”… Dembélé triumfon për pak ndaj Yamal në “Onze d’Or 2025”

    12 Shtator 2025

    8:07

    Alfred Lleshi

    Pak ditë para ceremonisë së “Topit të Artë” (22 shtator), Ousmane Dembélé triumfoi ngushtë ndaj Lamine Yamal në “Onze d’Or 2025”, sondazhin e lexuesve të revistës franceze “Onze Mondial”, që prej vitit 1976 zgjedh futbollistin më të mirë në botë. Francezi i PSG-së mori 32.5% të votave, ndërsa Yamal 30%.
    Në podium përfundoi Kylian Mbappé (12.5%), i ndjekur nga Achraf Hakimi (7%). Pedri (5.6%) dhe Raphinha (4.7%) u renditën respektivisht në vendin e pestë dhe të gjashtë. Edhe pse aktualisht i dëmtuar dhe mungesë për ndeshjen PSG-Barça më 1 tetor, Dembélé pozoi me trofeun.
    Kjo fitore e tij e ngushtë shton kureshtjen për “Topin e Artë”, për të cilin voton nga një gazetar prej 100 vendeve kryesore në renditjen e FIFA-s. “Si të mos jem krenar? – tha Dembélé, duke shtuar: – Gjithmonë më ka pëlqyer të flas në fushë. Në Barcelonë nuk flisja, por te PSG kam folur shumë këto tri vite. Më mirë flas me lojën time”.

    1.Ousmane Dembélé (PSG) – 32.5%2. Lamine  Yamal (Barcelona) – 30%3. Kylian Mbappé (PSG) – 12.5%4. Achraf Hakimi (PSG) – 7%5. Pedri González (Barcelona) – 5.6%6. Raphinha (Barcelona) – 4.7%7. Mohamed Salah (Liverpool) – 3.9%8. Nicolò Barella (Inter) – 1.2%9. William Saliba (Arsenal) – 1.2%10. Lautaro Martínez (Inter) – 0.9%11. Vinicius (Real Madrid) – 0.5%

  • Gjermania shtanget në ndeshjen e parë, e mund Sllovakia me vetëm 30% mbajtje të topit

    Gjermania shtanget në ndeshjen e parë, e mund Sllovakia me vetëm 30% mbajtje të topit

    Gjermania ka luajtur sot ndeshjen e parë në kualifikueset e Botërorit 2026. “Pancerat” janë shtangur nga Sllovakia në transfertë. Sllovakët kanë arritur të marrin tre pikët ndaj kundërshtarit më të fortë në grup falë golave të shënuar nga Hançkoja në minutën e 42-të dhe nga Streleku në minutën e 55.
    Gjermania dominoi rivalin e saj sa i përket zotërimit të topit, duke e pasur në kontroll në 70% të kohës. Por mbajtja e topit nuk mjaftoi, pasi sllovakët ishin më të saktë përpara portës. Në fund gjermanët u mposhtën me shifrat 2-0 dhe tashmë duhet të kërkojnë suksesin ndaj Irlandës së Veriut, me të cilën do të përballen më 7 shtator./Sport Ekspres/

  • Publikohen emrat për Topin e Artë! Në listën me 30 lojtarë janë 9 nga PSG, nuk ekziston më Ronaldo dhe Mesi

    Publikohen emrat për Topin e Artë! Në listën me 30 lojtarë janë 9 nga PSG, nuk ekziston më Ronaldo dhe Mesi

    Sot është publikuar lista e 30 lojtarëve që do të jenë në garë dhe do të kenë shpresat e tyre për të fituar cmimin e Topit të Artë. Një listë me 30 emra e dominuar tërësisht nga PSG që zhvilloi një sezon fantastik dhe që kulmoi me Champions League.
    Jo pak, por thuajse një formacion i gjithi i PSG ndodhet në këtë listë pasi janë 9 lojtarë të Luis Enrique mes 30 më të mirëve në botë. Në këtë listë mungon fituesi i Topit të Artë në vitin e kaluar, Rodri, pasi u dëmtua dhe humbi sezonin. Gjithashtu edhe Ronaldo me Mesin mungojnë për vitin e dytë radhazi. Nuk dihet nëse ky është fundi i të dy lojtarëve për t’u rikthyer mes emrave më të mirë apo do të ketë edhe një “kërcim të fundit” para mbylljes së karrierës mes yjeve që diktuan botën e futbollit për shumë kohë. /Sport Ekspres/
     

    Here are the 2025 Ballon d’Or nominees!#ballondor pic.twitter.com/tehmbU4R0j
    — Ballon d’Or (@ballondor) August 7, 2025

  • Nga Rivera te Kaká…, a i mbani mend të gjithë?  Modric, i 13-ti fitues i “Topit të Artë” te Milani

    Nga Rivera te Kaká…, a i mbani mend të gjithë?  Modric, i 13-ti fitues i “Topit të Artë” te Milani

    Ka nisur aventura e Luka Modric te Milani. Ish-lojtari i Real Madridit dhe fitues i “Topit të Artë” në vitin 2018 është prezantuar para tifozëve me fjalët: “Dua të fitoj”. Ai është gati të veshë fanellën kuqezi, duke u bërë kështu fituesi i 13-të i “Topit të Artë” në histori, që ka luajtur për Milanin.
    Në historinë e klubit kuqezi kanë shkëlqyer shumë legjenda të futbollit, të cilat e kanë fituar këtë çmim prestigjioz, duke filluar nga ikonat si Gianni Rivera, Marco van Basten, Ruud Gullit, George Weah e deri tek emra të mëdhenj të kohëve më të fundit si Kaka dhe Andriy Shevchenko. Modric bashkohet me këtë listë të shkëlqyer, duke shtuar një dimension tjetër eksperience dhe klasi në skuadrën e drejtuar nga Allegri.
    Kjo shifër, 13 fitues “Topi të Artë”, është një nga më të lartat në historinë e klubeve europiane dhe tregon peshën e prestigjin që Milan ka pasur gjatë dekadave, si një nga klubet më të mëdhenj në botë, i cili ka “thithur” jo pak fitues të këtij çmimi shumë të lakmuar në futboll.
    Me ardhjen e kroatit 39-vjeçar, Milani synon jo vetëm të rikthehet në majat e futbollit europian, por edhe të forcojë statusin e vet si një klub ku lojtarët më të mirë në botë bëjnë histori dhe fitojnë çmime madhështore.
    Më poshtë keni me foto dhe brenda tyre vitet kur e kanë fituar çmimin prestigjioz 13 lojtarët, që kanë veshur edhe fanellën e kuqezinjve: