Tag: topit

  • Mesazhi i Messit pas fitimit të “Topit të Artë” dhe këshilla e tij që i ndryshoi jetën Dembele

    Mesazhi i Messit pas fitimit të “Topit të Artë” dhe këshilla e tij që i ndryshoi jetën Dembele

    23 Shtator 2025

    8:33

    Alfred Lleshi

    Ousmane Dembélé ndau me 18 milionë ndjekësit e tij në Instagram gëzimin për fitimin e “Topit të Artë”: “Shumë gëzim, krenari dhe emocion. Një ëndërr e bërë realitet. Faleminderit të gjithëve që më kanë mbështetur në këtë rrugëtim!” Mes mijëra urimeve, spikati ai i Lionel Messit, ish-shokut të tij te Barcelona (2017–2021): “Grande Ous! Urime, jam shumë i lumtur për ty. E meriton”.
    Messi, fitues i 8 “Topave të Artë”, ka pasur gjithmonë marrëdhënie të ngushtë me Dembélé. Francezi tregoi se këshillat e tij ishin vendimtare: “Që nga dita e parë pata marrëdhënie të shkëlqyer me Messin. Garderoba ime ishte ngjitur me të dhe më jepte shumë këshilla. E kuptonte instinktivisht për çfarë kisha nevojë. Për mua është më i madhi, një lojtar që më frymëzon”.
    Ousmane Dembélé ka zbuluar këshillën vendimtare që mori nga argjentinasi gjatë kohës së përbashkët te Barcelona: “Messi më tha të isha serioz nëse doja t’i arrija ëndrrat e mia. Pas asaj, nisa të vëzhgoja dhe mësoja nga gjithçka që ai bënte në fushë”.

  • Partnerja e Yamal, mungesa e dukshme në gala-në e “Topit të Artë”. Ja dedikimi i ndjerë për talentin e Barcelonës

    Partnerja e Yamal, mungesa e dukshme në gala-në e “Topit të Artë”. Ja dedikimi i ndjerë për talentin e Barcelonës

    23 Shtator 2025

    8:44

    Alfred Lleshi

    Nicki Nicole, këngëtarja argjentinase dhe partnerja e Lamine Yamal, ishte mungesa e madhe në gala-në e “Topit të Artë”, por nuk harroi ta përgëzonte sulmuesin e Barcelonës. Pas fitores së çmimit “Kopa” si lojtari më i mirë në botë nën 21 vjeç dhe vendit të dytë në “Topin e Artë” (fituar nga Ousmane Dembélé), ajo shkroi në Instagram: “Ylli im, të dua!”
    Marrëdhënia e tyre u bë publike në gusht 2025, kur Yamal e uroi publikisht për ditëlindje, ndërsa në shtator Nicki Nicole deklaroi: “Jam shumë e dashuruar, e lumtur dhe e qetë… Më ka mësuar të them ‘t’estimo’ (të dua) në katalanisht”.
    Edhe shokët e tij e zbuluan romancën. Një video e Nico Williams u bë “virale” kur tha me humor: “Pse buzëqesh, vëlla? Apo ngaqë je i dashuruar…”, ndërsa Yamal shfaqte në celular një foto me këngëtaren.

  • Momenti prekës i Topit të Artë, kujtimi i Diogo Jotas (VIDEO)

    Momenti prekës i Topit të Artë, kujtimi i Diogo Jotas (VIDEO)

    23 Shtator 2025

    0:52

    Telesport

    Një nga momentet më prekëse dhe emocionale të mbrëmjestë Topit të Artë 2025 ishte padyshim ai kur organizatorët vendosën të kujtojnë Diogo Joaën, sulmuesin portugez që humbi jetën në një aksident tragjik disa muaj më parë. Gruaja e tij ishte gjithashtu ne salle..
    Gjatë një segmenti të veçantë përkujtimor, në sallë u shfaq një video emocionale me momente nga karriera e Jotës, e shoqëruar me duartrokitje të gjata dhe heshtje respekti.
    Pamjet e kamerës u fokusuan tek disa prej ish-shokëve të tij të skuadrës, ku vërehej qartë përfshirja emocionale. Alisson Becker dhe Virgil van Dijk, me të cilët Jota ndau fushën te Liverpool për disa vite, u panë të përlotur, duke mos mundur të fshehin dhimbjen.

    This is more than football.
    A tribute to Diogo Jota ❤️ pic.twitter.com/vVmsqJkbul
    — Ballon d’Or (@ballondor) September 22, 2025

     

  • LIVE/ Çmimet për më të mirët, nis ceremonia e “Topit të Artë”

    LIVE/ Çmimet për më të mirët, nis ceremonia e “Topit të Artë”

    Vëmendja më e madhe është e spostuar në Theatre du Chatelet në Paris, aty ku këtë të hënë zhvillohet ceremonia e “Topit të Artë”.
    Ronaldinho do të jetë ai që do të drejtojë ceremoninë dhe natyrisht do të jetë ai që në fund do dorëzojë çmimin e fituesit.

    Sa i takon favoritëve kryesorë, Ousmane Dembele i PSG dhe Lamine Yamal i Barcelonës do synojnë trofeun prestigjioz. Në total, janë 30 kandidatë, ndërsa do të shpërndahen çmime të ndryshme.
    Çmimet:
    Trofeu “Kopa” 
    Trofeu “Yashin”:
    Trofeu “Gerd Muller”
    Trofeu “Johan Cruyff” 
    Çmimi “Socrates”
    © BalkanWeb

  • VIDEO/ Flick i rregullon jakën, pritje “armiqësore” për Yamal në ceremoninë e “Topit të Artë”

    VIDEO/ Flick i rregullon jakën, pritje “armiqësore” për Yamal në ceremoninë e “Topit të Artë”

    Barcelona është paraqitur me një delegacion të zgjeruar në ceremoninë e “Topit të Artë:” pasi ka disa kandidatë për të fituar çmimin më prestigjioz por edhe të tjerë në mbrëmjen gala, përfshirë edhe trajnerin Hansi Flik.
    E gjithë vëmendja ishte padyshim te Lamin Jamal i cili ishte një nga kandidatët kryesorë për këtë trofe falë paraqitjeve të tij me katalanasit. Dhe ndoshta për këtë arsye, vetë trajneri Flik u mundua që ta bënte sa më të paraqitshëm yllin e skuadrës së tij. Para se lojtarët të shkelnin në tapetin e kuq para teatrit ku zhvillohet ceremonia, Flik u ndal pak çaste dhe i rregulloi jakën Jamal.

    Më pas delegacioni i Barçës u nis drejt sallës, por i pritur jo edhe aq ngrohtësisht nga një pjesë e tifozëve që ishin aty. Sigurisht kontestimi ishte për faktin se Jamal rivalizonte me idhullin e francezëve, Ousman Dembele, për trofeun më prestigjioz, atë të “Topit të Artë” .

    © BalkanWeb

  • LIVE Ceremonia e Topit të Artë/ Mposhti rivalitetin e të gjithëve, njihuni me sulmuesin më të mirë

    LIVE Ceremonia e Topit të Artë/ Mposhti rivalitetin e të gjithëve, njihuni me sulmuesin më të mirë

    Vëmendja më e madhe është e spostuar në Theatre du Chatelet në Paris, aty ku këtë të hënë zhvillohet ceremonia e “Topit të Artë”.
    Ronaldinho do të jetë ai që do të drejtojë ceremoninë dhe natyrisht do të jetë ai që në fund do dorëzojë çmimin e fituesit.

    Sa i takon favoritëve kryesorë, Ousmane Dembele i PSG dhe Lamine Yamal i Barcelonës do synojnë trofeun prestigjioz. Në total, janë 30 kandidatë, ndërsa do të shpërndahen çmime të ndryshme.
    Çmimet:
    Trofeu “Kopa” (Lojtari më i mirë nën 21-vjeç): Yamal
    Trofeu “Yashin” (Portieri më i mirë): Donnarumma
    Trofeu “Gerd Muller” (Sulmuesi më i mirë): Viktor Gyökeres
    Trofeu “Johan Cruyff” (Trajneri më i mirë): Luis Enrique
    Çmimi “Socrates”:
    © BalkanWeb

  • Dominim absolut i PSG-së, parisienët rrëmbejnë skenën e Topit të Artë

    Dominim absolut i PSG-së, parisienët rrëmbejnë skenën e Topit të Artë

    PSG-ja zhvilloi një nga sezonet më të mira të historisë së saj, çka u shpërblye e vazhdon të shpërblehet me trofe. Parisienët po dominojnë skenën e Topit të Artë, ceremonia e të cilit është duke u zhvilluar në Paris. Donaruma u shpall portieri më i mirë i vitit 2025, ndërsa Luis Enrike fitoi garën me homologët e tij për çmimin e trajnerit më të mirë.
    Ndërkohë, PSG-ja është shpërblyer edhe ne një çmim ekipor. Klubi francez është kurorëzuar si ekipi më i mirë për vitin 2025. Një çmim tërësisht i merituar, duke marrë në konsideratë sukseset e arritura nga parisienët. Gjatë sezonit të shkuar PSG-ja fitoi Ligën e Kampionëve, kampionatin francez, Kupën e Francës, si dhe mbërriti deri në finale të Kupës së Botës për klube./Sport Ekspres/

  • Marseille thyen mallkimin 14 vjeçar në natër kur PSG u shpall Ekipi i Vitit 2025 (VIDEO)

    Marseille thyen mallkimin 14 vjeçar në natër kur PSG u shpall Ekipi i Vitit 2025 (VIDEO)

    Paris Saint-Germain është kurorëzuar me çmimin Klubi i Vitit për Meshkuj në ceremoninë madhështore të Topit të Artë 2025, një vlerësim që nderon arritjet e jashtëzakonshme të klubit gjatë sezonit 2024–25. Ky sukses konfirmon dominimin e PSG-së në skenën e futbollit evropian dhe botëror.
    Skuadra franceze realizoi një tripletë historike, duke fituar Ligue 1, Kupën e Francës dhe mbi të gjitha Ligën e Kampionëve, duke shënuar një sezon të papërsëritshëm dhe duke hyrë në radhën e klubeve më të mëdha që kanë arritur këtë sukses.
    Në fushë, lojtarë si Ousmane Dembele, Achraf Hakimi dhe Gianluigi Donnarumma ishin vendimtarë, duke dhënë vazhdimisht paraqitje të jashtëzakonshme.
    Sakaq, hidherimi erdhi nga “Velodrome”, aty ku Marseille e De Zerbit mundi PSG-në në shtëpi, 14 vjet nga hera e tyre e fundit… Vendosi goli i Nayef Aguerd ne pjesen e pare. Ndeshja u zhvillua sot pasi dje u shty shkak koha e keqe dhe shiu i rrembyeshem.
    Kujtojmë që Neves dhe Doue munguan pasi jane ne Ceremonin e Topit te Arte kurse Dembele, gjithashtu ne Topin e Arte, eshte i demtuar.
     
    VIDEO E GOLIT

  • Në pritje të “Topit të Artë”, Jamal merr trofeun e parë personal

    Në pritje të “Topit të Artë”, Jamal merr trofeun e parë personal

    Lamine Jamal ka marrë çmimin e parë personal në ceremonin e “Topit të Artë” që op zhvillohet aktualisht në Theatre du Chatelet në Paris.
    Jamal ka marrë trogfeun “Kopa” (Lojtari më i mirë nën 21-vjeç)
    Ndërkohë Jamal është në garë të fortë me Osmane Dembele për trofeun më prestigjoz futbollistik, atë të “Topit të Artë”.

     

  • ”Topi i Artë 2025”, Dembele dhe Yamal me sytë nga trofeu

    ”Topi i Artë 2025”, Dembele dhe Yamal me sytë nga trofeu

    Sonte në Paris shpallet fituesi i Topit të Artë 2025, ku një emër i madh do të fitojë çmimin prestigjioz si lojtari më i mirë i sezonit që lamë pas. Emra si Ousmane Dembele, Lamine Yamal, Raphinha, Salah e shumë të tjerë janë në garë për çmimin më të madh individual në futboll, teksa emri i fituesit, si rrallë herë, ende nuk është publikuar më parë nga mediat. Përveç Topit të Artë, do të ndahen dhe çmime të tjera si Topi i Artë i Femrave, Lojtari më i mirë i ri, Klubi më i mirë i vitit etj.
    RENDITJA:

    11- Pedri

    12- Khvicha Kvaratskhelia

    13- Harry Kane
    14- Désiré Doué
    15- Viktor Gyokeres
    16- Vinicius Jr.
    17- Robert Lewandowski
    18- Scott McTominay
    19- Joao Neves
    20- Lautaro Martinez
    21- Serhou Guirassy
    22- Alexis Mac Allister
    23- Jude Bellingham
    24- Fabian Ruiz
    25- Denzel Dumfries
    26- Erling Haaland
    27- Declan Rice
    28- Virgil Van Dijk
    29- Florian Wirtz
    30- Michael Olise