Rigels Seliman
Ish-kryeministri Sali Berisha për herë të parë dha dje llogari para Prokuroria e Posaçme (SPAK) për krimin shtetëror të 21 janarit, ku 4 protestues u vranë në Bulevard më 2011-ën me plumbat që u derdhën nga Kryeministria. Pas gati 15 vitesh, Berisha dje në panik i mbrojti vrasjet, duke deklaruar para derës së SPAK se kush proteston në mënyrë të dhunshme edhe vritet. Berisha mohoi që ai vetë të kishte dhënë urdhër që qëllohej me plumba të vërtetë ndaj protestuesve. “Absolutisht asnjë urdhër. Asnjë urdhër nuk është dhënë për të qëlluar. Asnjë urdhër dhe kurrë. Nuk mund të jepet urdhër”, tha Berisha duke mbrojtur edhe njëherë Gardën për të cilën theksoi se ka zbatuar vetëm ligjin. “Garda ka një ligj, i cili ligj autorizon rojën të qëllojë sa herë dikush e kërcënon me ndonjë objekt, apo ndonjë gjë. Të qëllojë në ajër, kur ajo përsëritet, të qëllojë te këmbët, kur ajo përsëritet ta eliminojë. Ish-kryeministri pranon edhe se ka penguar arrestimin e drejtuesve të Gardës, për të cilët ishte lëshuar urdhërarrest më 2011-ën, por Policia nuk e ekzekutoi. “Ka ndërmjetësuar ambasadori i SHBA-së dhe çdo oficer i kërkuar nga prokuroria është paraqitur në prokurori, por në ndjekje të lirë sepse Edi Rama dhe Ina Rama kërkonin që të eliminonin zinxhirin e komandës”, vijoi Berisha. Madje kreu i PD zbulon se prokurorët në pyetjet që i bënë i janë referuar dhe rrëfimit të Bamir Topit në atë kohë President. Ky i fundit në librin e tij ka treguar se Berisha i ka kërkuar të ndikonte tek Ina Rama, në atë kohë kryeprokurore, që të tërhiqte urdhër-arrestet për zinxhirin komandues të Gardës së Republikës. “Lulzim Basha e ka takuar të nesërmen mos gabojë për të ndërhyre te Ina Rama që të zbusë masën ndaj oficerëve të gardës, gjë e cila është teorikisht e pamundur që unë të dërgoja njeri te Bamir Topi që ishte një nga organizatorët që priste zgjatjen e mandatit nga Edi Rama. E morën nga Libri, më thanë që e morëm nga libri. Por nga ana tjetër Basha nuk e kishte të ndaluar, s’kishte asnjë direktivë të kryeministrit që të mos komunikonte me presidentin. Këtë pasazh nuk e di e ka deklaruar ministri i brendshëm, por e kishin marrë nga ‘Nocturn” (Kur arsyeja errësohet nga pushteti) i Bamir Topit. Se paska shkruar dhe një libër Topi, mos i bëjmë dhe reklamë librit të tij”, tha Berisha.
Rrëfimi i Bamir Topit
Në librin e tij, Bamir Topi, rrëfen se si Basha u shfaq në shtëpinë e tij mëngjesin e 23 janarit 2011, dy ditë pas vrasjeve në bulevard. “Të nesërmen, më datë 23 janar, ditë e diel, herët në mëngjes mora një telefonatë nga Lulzim Basha, ministër i Brendshëm dhe pas përshëndetjes së rastit kërkoi të më takojë. Rreth orës nëntë të atij mëngjesi e prita Lulin në zyrë të improvizuar në banesën time. Ishte i shqetësuar, nuk e fshinte dot gjendjen e tij dhe ndërrimin e kursit të ngjarjeve. –Mirëmëngjesi, mirë se erdhe! –hapa bisedën. –Mirëmëngjesi! Ndoshta herët se është dhe e diel! –më tha. –Jo, i thash. Jam pothuajse pa gjumë gjithë natën duke ndjekur ç’po ndodh. Meqenëse jemi këtu, ç’po ndodh në këndvështrimin tënd në marrëdhëniet me prokurorinë? – vazhdova bisedën. Pas një hezitimi të shkurtër më thotë: “Në fakt për këtë çështje erdha të bisedoj! Ne jemi të shqetësuar për urdhërndalimet e zinxhirit komandues të Gardës”! Ai jo vetëm kishte ardhur me urdhrin e Saliut, por po përsëriste besnikërisht të njëjtat fjalë që shefi i tij i kishte thënë publikisht një ditë më parë. -Erdha të them edhe në emër të kryeministrit të ndërhyni të Prokurorja e Përgjithshme për t’u tërhequr nga kjo iniciativë! – tha Luli duke mbyllur kërkesën e tij”, rrëfen Topi.
Përgjigja e Topit
Ish-kreu i shtetit shkruan se jo vetëm e ka refuzuar këtë kërkesë të Lulzim Bashës për të ndërhyrë tek Ina Rama, por shton se i ka dhënë edhe një këshillë Bashës. “Kjo ishte sipas meje çasti që do të kuptohej nëse presidenti merrte pozicion në favor të qeverisë apo të kryetarit të shtetit, ku shërbimi i tij duhet të jetë kushtetues dhe jo arbitrar. Tashmë gjithçka ishte e qartë dhe vendosmëria për të mbështetur prokurorinë ishte e palëkundur. -Dëgjo, Luli! Besoj se biem dakord që ka ndodhur një ngjarje e përmasave tragjike, me implikime të rënda të politikës dhe shtetit. Unë jam kryetar shteti dhe interesi është që me qetësi të vendosemi të zbulojmë shkaktarët, duke filluar me politikanët, demostruesit, policët, gardistët e kushdo qoftë pas tyre. Unë nuk mund të marr përgjegjësi historike për të devijuar të vërtetën. I kam dhënë besimin kryeprokurores në një takim të zhvilluar dje, nga ku rezulton se qeveria dhe garda apo policia nuk po bashkëpunojnë për mbledhjen e provave dhe hetimin. Në fund, para se të ndaheshim, duke dashur të ruaj një komunikim me njerëzor, ndoshta i dhashë një këshillë të panevojshme. –Shiko letrat e tua nëse i ke në rregull se kjo punë parashikoj se do të shkojë jo mirë”, shkruan Topi.
Berisha nisi sulmet pas refuzimit të kërkesës
Sali Berisha ka nisur sulmet ndaj Bamir Topit, pasi ky i fundit kishte refuzuar kërkesën e tij, për të ndërhyrë tek Ina Rama, për dosjen e 21 Janarit. “Të dielën në mbrëmje ai (Berisha) mblodhi Parlamentin, ku deputetët besnikë të Sali Berishës bërtisnin për grusht shteti. Dita iku shpejt dhe lufta mediatike ishte vendosur në gojë të gazetarëve apo analistëve, të cilët ishin pozicionuar në llogoret e palëve. Ndërkohë unë isha në kontakt me miqtë në ndërkombëtarë te të cilët ndihej shqetësimi në rritje. Nuk kishte ndodhur kurrë më parë, që kryeministri, veç opozitës, ishte futur në konflikt me shtetin dhe përfaqësuesit e tij. Në mbledhjen e qeverisë, djallëzia e Berishës kishte arritur kulmin. Ai foli këtu për sever të paprishur të Kryeministrisë, që ta ketë si alibi se kishte dijeni për këtë gjë, duke ia hedhur fajin Gjergj Lezhjes, sekretar i Përgjithshëm i Kryeministrisë. Në fakt severi ishte fshirë natën e 21 janarit, ku Berisha ishte fshehësi si së vërtetës së hidhur që do të tregonte se çfarë ndodhi brenda zyrave të tij, çfarë urdhrash u dhanë dhe kush ishte atë ditë atje”, shkruan Topi.
Berisha i rrethon shtëpinë
Pas akuzave, Berisha rrethoi shtëpinë e Bamir Topit me njerëzit e tij, në kuadër të sulmeve dhe hakmarrjes pas refuzimit për të ndërhyrë tek drejtësia. “Nuk kishin kaluar disa minuta kur më telefonojnë me radhë Sali Shehu, Sami Gjergji, Aleksandër Biberaj, duke kërkuar takim për t’u konsultuar për situatën së bashku me Bensik Mustafajin. Pa kaluar 30 minuta nga fjalimi kërcënues i Sali Berishës në, banesa ima ishte blinduar me oficerë të Gardës, njerëz të SHIU dhe besnikë të Sali Berishës. Kryetari i shtetit ndihej i rrethuar dhe gati-gati si në arrest shtëpie. Thërrita shoferin tim, Kujtimin, një mikun tim dhe të familjes, njeri besnik, duke i thënë se si ishte situata rreth e qark shtëpisë. Shkova, u vesha sportiv dhe u futa në makinë i ulur mbrapa. Makina po dilte nga rruga e shtëpisë sime duke shkaktuar lëvizje e dyshime tek rojet e shumtë që raportonin direkt tek eprorët e tyre, të cilët duhet të ishin ndalur për përfshirje në ngjarjet e dy ditëve më parë. Përfytyrohet që siguria e jetës sime ishte tashmë në duart e miqve të kryeministrit… Makina kaloi postbllokun kryesor dhe u fut në rrugicat plotësisht në errësirë dhe pas dy manovrimeve në zonën e Kinostudios u kthye për të marrë rrugën e Dajtit, duke u siguruar se askush nuk kishte mundur të na ndiqte….Kujt mund t’i shkonte në imagjinatë që kreu i shtetit po udhëtonte në ato kushte në errësirë e në një natë të ftohtë dimri, me erë dhe pa hënë”.
Tag: topit
-

Sali Berisha i terrorizuar pas dëshmisë në SPAK për vrasjet në bulevard, prokurorët i referohen rrëfimit të Bamir…
-

Filmi “Dhe vdekja le të presë”, publiku duartroket prodhimin kinematografik me regji të Edmond Topit
Pogradeci u kthye në skenën e një premiere të madhe kinematografike me Filmin “Dhe vdekja le të presë”. Me regji të Edmond Topit, ky film u shfaq për herë të parë para publikut pogradecar, pikërisht aty ku edhe u xhirua.
Salla u mbush me artdashës, qytetarë, aktorë e personalitete, në një pritje masive dhe tepër emocionuese edhe për faktin se shumë prej banorëve të qytetit ishin pjesë e xhirimeve, duke e bërë këtë premierë më personale për publikun.
Regjisori Edmond Topi, aktorja e mirënjohur Zyliha Miloti dhe Ema Andrea, u shprehën të prekur nga pritja e jashtëzakonshme e publikut.Moment prekës i mbrëmjes ishte edhe mungesa e Margarita Xhepes, e cila ishte pjesë e kastit.
“Dhe vdekja le të presë” bashkon një kast të jashtëzakonshëm aktorësh shqiptarë si: Reshat Arbana, Zyliha Miloti, Tinka Kurti, Margarita Xhepa e shumë të tjerë./vizionplus.tv -

Mbeti jashtë 30-shes së “Topit të Artë”, flet Alvarez: Nuk më duhen lavdërime për të qenë i lumtur
8 Nëntor 2025
13:29
Alfred Lleshi
Julian Alvarez, sulmuesi i Atletico Madridit, në një intervistë për “L’Equipe” foli rreth mospërfshirjes së tij në 30-shen e fundit të “Topit të Artë” 2025. Ai pranon rëndësinë e një liste të tillë, por nuk duket i shqetësuar:
“Sigurisht që është nder të jesh midis 30 lojtarëve më të mirë në botë dhe të marrësh pjesë në një event të tillë. Jam krenar, por nuk më shqetëson të mos jem kandidat. Bëj atë që dua. Nuk më duhen lavdërime për të qenë i lumtur. Loja e futbollit më mjafton”.
Alvarez dallon edhe për qetësinë dhe jetesën e thjeshtë: “Kur isha i vogël, babai më thoshte: Asnjë tatuazh, asnjë cigare duhani, fare alkool. Nuk e bëj për të qenë ndryshe. Jam mjaft i qetë dhe më pëlqen ta kaloj kohë me të afërmit e mi. Atje jam më i lumtur se kudo tjetër”. -

Greenwood injoron fituesin e “Topit të Artë”: Ja futbollisti më i mirë në botë aktualisht
9 Tetor 2025
11:44
Alfred Lleshi
Mason Greenwood, 24 vjeç, po kalon një fillim sezoni shumë të mirë me fanellën e Olympique Marseille, duke shënuar 3 gola dhe dhënë 4 asiste në 9 ndeshje, nën drejtimin e De Zerbi. Pas periudhave të vështira, ish-talenti i Manchester United është rikthyer fuqishëm. Ai ka dhënë një intervistë për mediat zyrtare të klubit, ku ka folur për inspirimet e tij në futboll dhe lojtarët që admiron më shumë.
Përgjigjja që ka shkaktuar më shumë debat ishte kur u pyet se cili është, sipas tij, lojtari më i mirë në botë. Greenwood nuk zgjodhi Ousmane Dembélé, fituesin e fundit të “Topit të Artë”, por Lamine Yamal, fenomenin 18-vjeçar të Barcelonës. “Për mua, lojtari më i mirë në botë në këtë moment është Lamine Yamal”, – tha sulmuesi anglez, duke vlerësuar pjekurinë dhe talentin e hershëm të të riut spanjoll.
Këto fjalë tregojnë se Yamal po frymëzon admirim edhe te kolegët e tij. Ndërkohë, Greenwood vazhdon të shkëlqejë në Marseille, i vendosur të nisë një kapitull të ri në karrierën e tij larg Anglisë. -

Një fitues i “Topit të Artë” për debutuesit e Botërorit 2026, Fabio Cannavaro drejt stolit të përfaqësueses aziatike
Federata e Futbollit të Uzbekistanit ka nisur zyrtarisht bisedimet për të emëruar trajnerin e ri të kombëtares, në prag të përgatitjeve për turnetë madhorë, përfshirë debutimin historik në Kupën e Botës 2026.
Sipas gazetarit të njohur të merkatos, Fabrizio Romano, kandidati kryesor aktualisht është ish-kampioni i botës dhe fituesi i “Topit të Artë”, Fabio Cannavaro.
Sipas burimeve të afërta me çështjen, negociatat mes palëve janë aktive dhe në zhvillim. Federata uzbeke është duke shqyrtuar seriozisht emërimin e ish-mbrojtësit italian si trajner, teksa në tryezë po diskutohen detaje si kohëzgjatja e kontratës, paga dhe stili i punës.
Përveç Cannavaros, në listën e shkurtër të federatës janë përmendur edhe dy emra të mëdhenj: Joachim Löw, ish-trajner i Gjermanisë dhe kampion bote më 2014, dhe Paulo Bento, i cili ka drejtuar ekipe kombëtare si Portugalia dhe Koreja e Jugut. Megjithatë, Cannavaro shihet si opsioni kryesor në këtë fazë.
Fabio Cannavaro është një prej mbrojtësve më të mëdhenj në historinë e futbollit. Kampion bote me Italinë në vitin 2006 dhe fitues i “Topit të Artë” po atë vit, ai ka luajtur për klubet më të mëdha europiane si Inter, Juventus, Real Madrid dhe Parma. Pas përfundimit të karrierës si futbollist, ai ka nisur rrugëtimin si trajner, duke drejtuar ekipe në Itali dhe në Azi.
Uzbekistani është kualifikuar për herë të parë në historinë e tij në Kampionatin Botëror “FIFA World Cup 2026”, një arritje madhore për vendin. Në këtë kuadër, federata kërkon një trajner me përvojë të gjerë ndërkombëtare që mund të përgatisë skuadrën në nivelin më të lartë të konkurrencës.
Nëse marrëveshja me Cannavaron finalizohet, kjo do të jetë hera e parë që Uzbekistani drejtohet nga një ish-fitues i Botërorit dhe një nga figurat më të njohura të shkollës italiane të futbollit – një hap i rëndësishëm në rrugën drejt përfaqësimit dinjitoz në arenën globale.Top Channel
-

Trofeu “Kopa” / Yamal mori votat maksimale të 24 nga 27 fituesit e “Topit të Artë” në histori
Të hënën u njohëm me të gjithë fituesit në gala-në e “Topit të Artë”. Disa ditë më vonë dolën në dritë votat që morën lojtarët në klasifikimet përkatëse. Në vijim do të fokusohemi te renditja e përgjithshme e trofeut “Kopa” 2025, çmim që tregon kush ka qenë lojtari më i mirë nën 21 vjeç gjatë sezonit. Fituesi, për të dytin vit radhazi (hera e parë që ndodh në histori) ishte Lamine Yamal, me 124 vota.
Ndryshe nga “Topi i Artë”, ku votojnë 100 gazetarë nga 100 vendet me renditjen më të lartë FIFA, për “Kopa” votojnë fituesit e gjallë të “Topit të Artë”. Në total morën pjesë 27 futbollistë, ndërsa nuk u përfshinë në votim Kevin Keegan, Michel Platini dhe Cristiano Ronaldo. Nga ata që votuan, 24 zgjodhën Lamine Yamal si fitues. Vetëm Roberto Baggio (Doué, Joao Neves dhe Lamine), Ruud Gullit (Doué, Huijsen, Cubarsí) dhe Pavel Nedved (Doué, Lamine dhe Yildiz) nuk e vendosën atë në vendin e parë.
Ndërkohë, Rivera, Blokhin, Simonsen, Rummenigge, Belanov, Van Basten, Matthäus, Papin, Stoichkov, Weah, Sammer, Ronaldo, Zidane, Rivaldo, Figo, Owen, Shevchenko, Ronaldinho, Cannavaro, Kaká, Messi, Modric, Benzema dhe Rodri e zgjodhën atë pa hezitim. Në fakt, Lamine mori më shumë pikë (124) se sa të gjithë kandidatët e tjerë të marrë së bashku. Për më tepër, këtë vit ai grumbulloi më shumë vota sesa edicionin e kaluar (113), kur triumfoi para Arda Güler (26) dhe Kobbie Mainoo (20).
Renditja e trofeut “Kopa” 2025:1. Lamine Yamal (Barcelona) – 124 pikë2. 2. Désiré Doué (PSG) – 72 pikë3. Joao Neves (PSG) – 23 pikë4. Estevao (Palmeiras) – 9 pikë5. Kenan Yildiz (Juventus) – 6 pikë6. Dean Huijsen (Bournemouth) – 5 pikë7. Pau Cubarsí (FC Barcelona) – 3 pikë8. Rodrigo Mora (FC Porto) – 1 pikë9. Ayyoub Bouaddi (Lille) dhe Myles Lewis-Skelly (Arsenal) – 0 pikë -

Doue dhe Dembele në tapetin e kuq të ”Topit të Artë” me hitin e Taynës ”Si Ai”
Showbiz E Martë, 23 Shtator 2025 15:16
Ceremonia e ”Topit të Artë” nuk solli vetëm emocionet e lojtarëve më të mirë të vitit, por edhe një prekje artistike që lidhet me Kosovën. Në tapetin e kuq u shfaqën emra të mëdhenj të futbollit, mes tyre Doue dhe Ousmane Dembele, të cilët tërhoqën vëmendjen e mediave botërore me paraqitjen e tyre.
Por një detaj i veçantë tërhoqi po aq interes: muzika që shoqëronte atmosferën ishte e artistes së njohur, Tayna. Kënga e saj u dëgjua gjatë mbrëmjes, duke e bërë eventin edhe më të veçantë. Prania e muzikës së Taynas në një ceremoni kaq prestigjioze është dëshmi e qartë e ndikimit dhe përhapjes së artit shqiptar përtej kufijve.Ajo po hyn gjithnjë e më shumë në skenat elitare ndërkombëtare, duke përfaqësuar me krenari kulturën e saj. Ky nuk është rasti i parë që muzika e saj arrin deri në ngjarje apo platforma të rëndësishme. Tayna tashmë ka ndërtuar një reputacion të fortë në tregun global, por Ballon d’Or e përforcon edhe më shumë këtë sukses.
-

Reagimi epik i Ibrahimovic, para ceremonisë së “Topit të Artë”. Iu kujton të gjithëve kush ishte ai
23 Shtator 2025
13:00
Alfred Lleshi
Zlatan Ibrahimović i ka kuriozuar fansat në natën e “Topit të Artë”. Pothuajse një orë para ceremonisë, suedezi postoi në Instagram një video që tregonte karrierën e jashtëzakonshme: trofetë, fanellat dhe momentet historike.
Në video dallohet fanella e kombëtares suedeze me numrin 122, që përfaqëson ndeshjet e luajtura, dhe golat ikonë, përfshirë atë kundër Anglisë më 2012, të përshkruar si më i bukuri nga Steven Gerrard. Trofetë e klubeve, nga Serie A e fituar me Milanin dhe Juventusin, te Premier League dhe “Europa League” me Manchester United, dominimi në Francë me PSG-në, ekspozohen në raftet e tij.
Madje, Zlatan ka vendosur edhe topat e tripletës me autografe, një simbol i karrierës së tij legjendare. Përshkrimi i postimit manipulon fjalën “legacy” në stilin tipik të tij, duke e bërë “lezagy”, shenjë e karakterit të fortë dhe të pakrahasueshëm. Reagimet ishin të përziera; fansat e lavdëruan, ndërsa të tjerë e ironizuan për mungesën e “Topit të Artë” dhe Champions-it në “palmaresin” e tij. -

Neymar ngre dyshime mbi “Topin e Artë”: Që Raphinha të dalë i pesti në renditje është tallje…
23 Shtator 2025
11:31
Alfred Lleshi
Reagimet pas zbulimit të fituesit të “Topit të Artë”, Ousmane Dembélé, vazhdojnë të mbërrijnë nga çdo cep i globit. Një prej reagimeve më të spikatura vjen nga Brazili, ku Neymar shprehu habinë për renditjen e bashkëkombasit të tij, Raphinha: “Që Raphinha të dalë i pesti është një tallje…”
“France Football” nuk ka asnjë dyshim mbi fituesin, ashtu si te PSG, ku tifozët u entuziazmuan kur Ronaldinho përmendi emrin e Dembélé. Vincent Garcia, redaktor i përhershëm i revistës që jep çmimin prestigjioz në fjalë, theksoi: “Ousmane Dembélé fitoi me një diferencë të madhe votash. Ai mori mbështetjen e jurisë së ‘Topit të Artë’. Është një fitues i ‘Topit të Artë’ i qartë dhe i padiskutueshëm”. -

Ana e panjohur e Dembélé, fituesit të “Topit të Artë” 2025. Origjina, gruaja dhe vajza “katalanase”
23 Shtator 2025
10:37
Alfred Lleshi
Ousmane Dembélé, fituesi i “Topit të Artë” 2025, e ka mbajtur gjithmonë jetën private larg mediave. Ai ka lindur më 15 maj 1997 në Vernon, Francë, nga një nënë me origjinë mauritane dhe senegaleze, ndërsa babanë nga Mali. Prindërit u ndanë kur ai ishte i vogël, ka trashëguar identitet multikultural dhe fenë islame.
Fëmijërinë e kaloi në Évreux, duke luajtur futboll në rrugë, pasion që e shndërroi në karrierë profesioniste, fillimisht te Rennes, më pas te Borussia Dortmund, Barcelona dhe PSG. Ai është i martuar që nga dhjetori 2021 me Rima Edbouche, një influencuese franceze me origjinë marokene. Martesa u zhvillua në Marok me rituale muslimane.