Tag: tonin

  • Tonin Tërshana: Vajzë moj, lule moj (teksti dhe kënga)

    Tonin Tërshana: Vajzë moj, lule moj (teksti dhe kënga)

    Teksti: Adelina BalashiMuzika: Luan ZheguKëndon: Tonin Tërshana

    Pikoi vesa e mëngjesit,Hapi dielli syrin e zjarrtëNëpër fushë ç’ta ndieva hapin,Shoqe moj!Bëj të them një fjalë të ëmbël,Po ti ikën bëhesh erë,Rend e qesh por si një fluturNëpër fushën tonë të gjerë.Do të vij si fllad i majit,Do të gjej, moj lule fushëFaqet ç’t’u bënë flakë të kuqe,kur të thashë: do të marr nuse.Në mes shoqesh ty të gjeta,Gruri i artë dallgëzonte,Nëpër fushë ç’ta ndjeva zën,Shoqe moj!

    ObserverKult

  • Në Shkodër shtohen studentët, rektori Tonin Gjuraj: Rritja e regjistrimeve shoqërohet me programe të reja studimi

    Në Shkodër shtohen studentët, rektori Tonin Gjuraj: Rritja e regjistrimeve shoqërohet me programe të reja studimi

    Në prag të vitit të ri akademik, Universiteti i Shkodrës vjen me programe të reja studimore, ku 3 prej tyre i përkasin Masterit Shkencor.

    Në krahasim me vitin e kaluar, vetëm me raundin e parë, sivjet ka më shumë studentë të regjistruar që kanë preferuar Universitetin e Shkodrës.
    Për rektorin Tonin Gjuraj, rritja e regjistrimeve duhet të shoqërohet me programe të reja, ku objektivi janë studimet Bachelor.
    Studentët kanë në dispozicion edhe dy faza të tjera regjistrimesh, me raundin e dytë dhe të tretë.
     
     

    Top Channel

  • Këngë që s’harrohet/ “Të njoha ty” interpretuar nga Tonin Tërshana (teksti dhe kënga)

    Këngë që s’harrohet/ “Të njoha ty” interpretuar nga Tonin Tërshana (teksti dhe kënga)

    Tonin Tërshana është një prej artistëve të rrallë, që qysh në paraqitjen e tij të parë në Festivalin e RTSH-së, si 16 vjeçar, mori çmimin e parë për interpretim.

    Më pas ai është paraqitur edhe në 20 edicione të tjera të festivalit dhe 4 herë është shpërblyer me çmimin e parë.

    Ai u dekorua edhe me titullin e lartë “Mjeshtër i Madh”.

    Në vazhdim po ju sjellim tekstin dhe këngën “Të njoha ty” të kënduar nga këngëtari Tonin Tërshana.

    Ora trokiti tre,Gjumi s’më zë përse, përse, përse.Të zbardh mëngjesi pres,Se dje ti buzëqeshurPo vije drejt meje,T’takova ty e dashur në stacion,Sa e kam pritur kët’stacion!

    Ecëm të dy,Gjer në uzinë arritëm pa kuptu,Krah për krah të dy,Toka flakë prek mbi retë,E s’ndahesha nga ty kish vajtur ora dhjetë!Të shtrirë të dy!

    Unë dashurin e ndjej që po më vlon më vlon,Mëngjesin pres e fjalët e saj unë t’i dëgjoj përsëri,Jo s’kam zbuluar jo një kontinent të ri,Por njoha unë një vajz’ të thjeshtë,E dashur për gjithnjiTë njoha ty.

    Këngën mund ta dëgjoni duke klikuar KËTU

    Përgatiti: ObserverKult

    ——————

    Lexo edhe:

    PAULO COELHO: UNË TË DUA… MOS U MËRZIT, DO TË KTHEHEM…

  • 70 vjet burrni që nuk bëri zhurmë, por bëri histori, ky është Tonin Alia!

    70 vjet burrni që nuk bëri zhurmë, por bëri histori, ky është Tonin Alia!

    Nga Leti Brahaj
    Ka çaste që nuk i përkasin vetëm një dite, por bëhen pjesë e përjetshme e kujtesës.

    Ka festa që nuk maten me orë, por me emocionin që mbetet gjatë edhe pasi hesht muzika.
    20 korriku ishte një ditë e tillë – një ndalesë e thellë për të nderuar jo thjesht një përvjetor, por një jetë të jetuar me dinjitet, me rrënjë dhe me dritë.
    70 vite jetë nuk janë pak. Janë një libër i tërë –
    me faqe të shkruara me punë, me sfida, me durim, por edhe me fitore që nuk kanë nevojë për zhurmë.
    Janë një rrugëtim që nisi në tokën e fjalës së mbajtur – në Kryezi të Pukës –
    dhe vazhdoi me hapa të qetë, por të sigurt, drejt ndërtimit të një bote më të mirë përreth vetes.
    Tonin Alia nuk është vetëm një emër i njohur.
    Ai është një ndër ata njerëz të rrallë që s’kanë nevojë të flasin shumë për veten – sepse jeta e tyre flet vetë.
    Një burrë që ka ditur të ndërtojë biznese, por pa e humbur shpirtin njerëzor.
    Një vëlla e mik që nuk harron rrënjët.
    Një baba që udhëheq me vlerë.
    Një burrë i tokës që mbjell punë të ndershme – dhe korr respekt.
    Kjo festë – në zemër të natyrës, në një vend që ai po e ndërton vetë, me duart e veta dhe ëndrrat e veta –
    ishte më shumë se një ditëlindje. Ishte një homazh për një jetë me kuptim.
    Tryezat ishin plot me njerëzit e tij:
    vëllezër e motra që e njohin që nga rrënja,
    fëmijët e tij që janë vazhdimi,
    nipërit e mbesat që janë kujtesa e së nesërmes,
    punonjësit e Ardenos – ata që janë pjesë e përditshmërisë së tij dhe që dëshmojnë me sy e me zemër se Tonini është energji që nuk ndalet.
    Dhe mes gjithë këtyre njerëzve të dashur, më është dhënë mua – një bijë e të njëjtës tokë – privilegji i rrallë për të qenë zëri që ndau këtë histori me ju.
    Të moderoja këtë ditë të shenjtë për Toninin dhe për të gjithë ne, ishte më shumë se një detyrë: ishte një përqafim që i jepet kujtesës, një falënderim që i jepet rrënjës, një nderim që i jepet njeriut të mirë.
    Sepse jo të gjitha ditëlindjet janë festa.
    Disa janë dëshmi që vlerat jetojnë,
    që rrënjët s’duhen harruar,
    dhe që njerëzit e mirë e ndriçojnë botën – edhe pa e kërkuar dritën për vete.
    Tonin, kjo ditë ishte për ty –
    por ajo që ke dhënë gjatë këtyre 70 viteve, është për të gjithë ne.
    Gëzuar 70-vjetorin, me urimin që vitet e ardhshme të jenë po aq të frytshme dhe të bukura sa jeta që ke ndërtuar deri sot. Faleminderit që je, dhe që je kështu!

    Leti Brahaj

  • Tonin Marinaj shkatërron pronën private të ish-kryetarit demokrat Rush Dragu sepse…

    Tonin Marinaj shkatërron pronën private të ish-kryetarit demokrat Rush Dragu sepse…

    Rush Dragu, ish-kryetar i Komunës Rush në Malësinë e Madhe, ka bërë publik një denoncim të rëndë ndaj kryetarit aktual të Bashkisë, Tonin Marinaj. Sipas Dragut, Marinaj dhe ekipet e tij kanë shkatërruar me fadroma rreth 300 metra katrorë arë me patate, tokë private në Qafë Predelec, në hakmarrje për mosdhënien e tenderave gjatë kohës që ai ishte në detyrë. Ky akt antiligjor është denoncuar edhe nga lideri i opozitës, Sali Berisha, i cili kërkuar ndalimin e këtyre shkeljeve flagrante në Malësinë e Madhe.

    Postimi i plotë:

    Tonin Marinaj i prish arën me patate, pronë private ish-kryetarit demokrat të Komunës Rush Dragu

    Dënoj me forcën më të madhe këtë akt mafjoz antiligjor të kreut të narko-mafias në Malësinë e Madhe.

    [📩] Lexoni denoncimin e pronarit legjitim!

    Pershendetje Doktor

    Tonin Marinaj kryetari i bashkise Malesi e Madhe

    Ka 2 vjet qe me ka mbydhe rrugen per te shkuar ne shtepine time private ne Tamare

    Ne Qafe te Predelecit ne fushe e futbollit qe prinderit e mije e kane lene ne funksion te komunitetit ai njerzit e tij i lejon te ndertojne pa leje

    Ne pronen time bile ekzaktesisht aty ku e kam marre edhe nga 7501 e kam mbjedhe patate dhe para 3 ditesh naten ka çua fadromat e bashkise dhe i kane shkatrruar 300 meter kateror ne kohe lulzimit

    Kjo me pretekstin se do ta kthejme toke publike

    Kjo vjen si shenje hakmarrje ndaj meje se kur kam qene kryetar komune nuk i kam dhene tendera se ishte nje hajdut tipik

    Kam nevoje per ndihmen tuaj se pakut mediatikisht

    Respekt

    Rush Dragu

    jam kthyer nga SHBA keto dite

    Ai me ka pase çue edhe Pllumb Gjoken por ai e theu qafen

    Vendi quhet

    QAFE PREDELECIT

    KELMEND

    MALESI E MADHE

    Pronari

    RUSH DRAGU

  • VIDEO – “Nyje vitale dhe thelbësore”, Tonin Marinaj: Rruga Bratosh- Vrrith bashkon Kelmend- Kastrat- Shkrel

    VIDEO – “Nyje vitale dhe thelbësore”, Tonin Marinaj: Rruga Bratosh- Vrrith bashkon Kelmend- Kastrat- Shkrel

    Shkruan në Facebook kryetari i Bashkisë Malësi e Madhe, Tonin Marinaj: Po punohet intensivisht në një tjetër kryevepër infrastrukturore për bashkinë Malësi e Madhe.
    Rruga Bratosh – Vrrith është një nyje vitale dhe thelbësore që i shërben shumicës së popullsisë, duke bashkuar 3 njësi administrative, Kelmend- Kastrat- Shkrel, por edhe duke lidhur me njëra-tjetrën atraksionet malore të Alpeve tona madhështore.

    Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin! Bashkohu me kanalin e SHKODRAWEB në Whatsapp, mjafton të klikoni Kontaktoni për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd.
    Ju mirëpresim!

  • FOTO – “Dy projekte do të realizohen së shpejti për Bogën”, kryebashkiaku Tonin Marinaj: Shumë i lumtur…

    FOTO – “Dy projekte do të realizohen së shpejti për Bogën”, kryebashkiaku Tonin Marinaj: Shumë i lumtur…

    Shkruan në Facebook kryetari i Bashkisë Malësi e Madhe, Tonin Marinaj: Shumë i lumtur që dy projekte të mëdha dhe të rëndësishme do të realizohen së shpejti për fshatin Bogë. Sistemi i furnizimit me ujë dhe kanalizimet si dhe shtegu e biçikletave.
    Sot zhvilluam dëgjesën publike me banorët, ku diskutuam hapur mbi projektet dhe ndikimin e tyre në komunitet. Ky është një hap i rëndësishëm drejt modernizimit të infrastrukturës dhe kthimit të Bogës në një destinacion të vërtetë turistik malor.

    Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin! Bashkohu me kanalin e SHKODRAWEB në Whatsapp, mjafton të klikoni Kontaktoni për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd.
    Ju mirëpresim!

  • PERSONAZH – Kompozitori shkodran Tonin Harapi, mjeshtri i mjeshtrave të kompozicionit shqiptar…

    PERSONAZH – Kompozitori shkodran Tonin Harapi, mjeshtri i mjeshtrave të kompozicionit shqiptar…

    Sot, më 9 Qershor, kujtojmë me nderim dhe respekt 99-vjetorin e lindjes së kompozitorit të shquar shqiptar, Tonin Harapi.
    Fëmijërinë dhe rininë e hershme e kaloi në qytetin me tradita të pasura muzikore – Shkodrën. Pikërisht aty, mes tingujve të trashëguar brez pas brezi, ai u formua nën ndikimin dhe udhëzimin e figurave të ndritura si Palokë Kurti, Frano Ndoja, Martin Gjoka, Mikel Koliqi, Zef Shestani, Prenk Jakova – të cilët jo vetëm ishin udhëheqësit shpirtërorë të muzikës shkodrane, por edhe mësuesit dhe frymëzuesit e parë të Harapit.
    Në kohën që studionte në Seminarin Papnor të Shkodrës, ai ushtrohej si instrumentist në formacione orkestrale që drejtoheshin nga këta mjeshtër. Por pas Luftës së Dytë Botërore, kur kleri u përjashtua nga veprimtaria shkollore dhe artistike, Tonin Harapit iu desh të vazhdonte studimet muzikore në mënyrë autodidakte – vetëm me pianon e tij dhe pasionin e pashuar për artin.
    Në vitin 1947 nisi studimet në Liceun Artistik në Tiranë me pedagogë të njohur të kohës si Lola Gjoka, Tonin Guraziu, dhe Kostandin Trako. Ai nuk ndaloi së studiuari as gjatë shërbimit ushtarak në Shkodër dhe Gjirokastër, duke punuar pa pushim mbi veprat e tij.
    Më në fund, në vitin 1959, iu dha mundësia të ndiqte studimet e larta në Konservatorin e famshëm “Çajkovski” në Moskë – por, për fat të keq, qëndrimi i tij atje zgjati vetëm dy vite.
    Tonin Harapi la pas një trashëgimi të paçmuar muzikore që vazhdon të frymëzojë brezat. Emri i tij është pjesë e pandashme e historisë së muzikës shqiptare. I paharruar qoftë kujtimi yt, Mjeshtër!

    Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin! Bashkohu me kanalin e SHKODRAWEB në Whatsapp, mjafton të klikoni Kontaktoni për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd.
    Ju mirëpresim!

  • Tonin Marinaj: Malësi e Madhe, do të t’shërbej me përkushtim dhe gjithmonë ti, do të jesh në plan të parë

    Tonin Marinaj: Malësi e Madhe, do të t’shërbej me përkushtim dhe gjithmonë ti, do të jesh në plan të parë

    MALËSI E MADHE FALEMINDERIT! Mirënjohës për besimim tuaj ndaj partisë Socialiste dhe skuadres sonë! Falenderoj kandidatët për deputetë dhe të gjithë faktorët politikë të Malësisë së Madhe, të cilët realizuan një fushatë model, të qetë dhe të civilizuar, siç i ka hije trevës sonë.
    Falenderoj çdo banor që mori pjesë në zgjedhje dhe shprehu vullnetin e tij me qetësi dhe qartësi, një akt patriotik në një moment historik për Shqipërinë. Ne do vazhdojmë t’ju shërbejmë me të njëjtin përkushtim të gjithë Malësorëve, pavarësisht bindjeve apo zgjedhjes së tyre.
    Dua të falenderoj përzemërsisht edhe diasporën tonë, të cilët u regjistruan dhe votuan për atdheun, duke treguar se pavarësisht distances, ata mbeten të lidhur me rrënjët e tyre dhe e duan Shqipërinë.
    Nga këto zgjedhje, Bujar Rexha do të jetë deputeti jonë në parlament dhe jam i bindur se do përfaqësojë denjësisht çdo Malësor. Dua të falenderoj edhe kandidatët e tjerë, profesoreshën Vera Ndrecaj, që i dha një pozitivitet takimeve tona elektorale, Shkelqim Sterkaj dhe Enertil Canaj, dy djem të rinj që punuan fort për të pasur një rezultat fitues.
    Mbi të gjitha, i falenderoj për frymën që i dhanë kësaj fushate, duke transmetuar unitet, bashkëpunim dhe pozitivitet.
    Malësi e Madhe! Të premtoj se çdo herë, do të t’shërbej me përkushtim dhe gjithmonë TI, do të jesh në plan të parë! Zoti e bekoftë Malësinë dhe Malësorët kudo që janë! /Nga Tonin MARINAJ, kryebashkiak i Malësisë së Madhe, publikuar në Facebook/

    Mund të udhëtosh me qerre, Fiat ose Ferrari. Zgjedhja është në dorën tuaj! Lidhu me SHKODRAWEB, mjafton të klikoni Kontaktoni për të mësuar më shumë.
    Ju mirëpresim!

  • REZULTATI PËRFUNDIMTAR – Malësia e Madhe fitore të thellë për PS, kryebashkiaku Tonin Marinaj i pamposhtur

    REZULTATI PËRFUNDIMTAR – Malësia e Madhe fitore të thellë për PS, kryebashkiaku Tonin Marinaj i pamposhtur

    Ndërsa ka përfunduar zyrtarisht numërimi i votave, PS në Malësinë e Madhe ka regjistruar një fitore të thellë: 1 nga 2 banorët e kësaj treve kanë votuar këtë forcë politike ose 48.28 % të totalit të votave. Padyshim, është meritë e kryebashkiakut Tonin Marinaj, si drejtues i fushatës, i cili prej 3 mandatesh radhazi, ka marrë votat e malësorëve për të qeverisur në nivel lokal.
    Shifrat janë kokëforta, teksa PS ka fituar në të gjitha njësitë administrative përbërëse Gruemirë, Kastrat, Kelmend, Koplik, Qendër dhe Shkrel. Pra, i bie që PS në Malësi të Madhe, ka humbur vetëm në disa qendra votimi. Në fakt, edhe ky rezultat është në vazhdën e atij të marrë nga Tonin Marinaj në 2023 për zgjedhjet vendore.
    Përballë Isa Ramaj, Marinaj mori 57.1% të totalit të votave ose mbi 9157 vota nga 14.237 votues. Dhe kjo, në mandatin e tretë radhazi, duke patur përballë 3 rivalë të ndryshëm. Pavarësisht sulmeve që iu bënë për ta dëmtuar edhe në prag të kësaj fushate, pavarësisht “goditjeve poshtë brezit” nga kundërshtarët politikë, besimi i malësorëve tek kryebashkiaku i tyre, vazhdon të jetë në nivele të larta edhe pas dy viteve nga votëbesimi i tretë.
    Në nivel qarku, Malësia e Madhe është e vetmja bashki ku PS jo vetëm ka fituar por fitorja ka përmasa të thella dhe merita duhet ti njihet sigurisht, kryebashkiakut Tonin Marinaj. Shkodra, Puka, Fushë- Arrëzi u fituan nga PD, ndërsa Vau dejësi u fitua nga PSD- ja.

    Mund të udhëtosh me qerre, Fiat ose Ferrari. Zgjedhja është në dorën tuaj! Lidhu me SHKODRAWEB, mjafton të klikoni Kontaktoni për të mësuar më shumë.
    Ju mirëpresim!