Tag: tonali

  • Tonali i thotë “po” Juliette. Dasma ekskluzive në Liqenin e Comos, mes yjeve të futbollit dhe miqve të afërt (fotot)

    Tonali i thotë “po” Juliette. Dasma ekskluzive në Liqenin e Comos, mes yjeve të futbollit dhe miqve të afërt (fotot)

    Një dasmë magjike dhe plot stil, ashtu si historia e tyre e dashurisë. Sandro Tonali i ka thënë “po” dashurisë së jetës së tij, Juliette Pastore, në një ceremoni madhështore që u zhvillua në një nga vendet më romantike të Italisë, “Villa Erba”, buzë liqenit të famshëm të Comos. Ky ambient i mrekullueshëm, i rrethuar nga gjelbërimi dhe uji kristal i liqenit, ishte skena e një dite që do të mbetet e paharrueshme për çiftin dhe të ftuarit.

    Sipas raportimeve nga mediat italiane, si “Gazzetta dello Sport”, “Corriere dello Sport” dhe “Sky Sport”, ceremonia ishte e mbushur me emocione, elegancë dhe surpriza. Mes të ftuarve të shumtë ishin jo vetëm familjarë e miq të ngushtë të çiftit, por edhe shumë figura të njohura nga bota e futbollit.

    Ndër më të spikaturit ishte Gigi Buffon, kreu i delegacionit të kombëtares italiane, i shoqëruar nga partnerja e tij Ilaria D’Amico. I pranishëm ishte gjithashtu Daniel Maldini, mik i afërt i dhëndrit dhe biri i legjendës kuqezi, Paolo Maldini. Ceremonia u zhvillua me një siguri të lartë dhe në mënyrë diskrete, për të ruajtur privatësinë e çiftit në këtë ditë të veçantë.

    Të ftuarit kanë përjetuar një atmosferë përrallore, me dekorime që ndërthurën traditën dhe elegancën moderne. Shumë prej tyre ndanë momente të veçanta në rrjetet sociale, duke uruar çiftin për një jetë të gjatë e të lumtur së bashku.

    Për Sandro Tonalin, ky kurorëzim vjen në një periudhë ku po përpiqet të rilindë si njeri dhe si futbollist, pas muajve të vështirë që kaloi për shkak të pezullimit nga aktivitetet sportive (rezultoi i përfshirë në bast-vënie të paligjshme). Ky moment i gëzueshëm duket se i ka sjellë një dritë të re në jetën e tij personale.

    Dasma e Tonalit dhe Juliette është komentuar gjerësisht edhe për zgjedhjen e lokacionit, “Villa Erba”, një nga vilat më ikonike dhe prestigjioze të Liqenit të Comos, e preferuar nga shumë personazhe të njohur ndër vite. Një ditë dashurie, lumturie dhe uniteti, e denjë për një faqe të bukur në historinë e Tonalit dhe Juliette.

  • Tonali i “mbyll derën” Juventusit: Jam shumë mirë në Angli

    Tonali i “mbyll derën” Juventusit: Jam shumë mirë në Angli

    Ish-mesfushori kuqezi Sandro Tonali, ka hedhur poshtë çdo mundësi të rikthimit të tij sëshpejti në Serie A.

    Lojtari i Njukasëllit duke folur për “Sky Sport” tha se është mjaft i lumtur në Angli dhe nuk sheh asnjë arsye për të ndryshuar skuadër këtë sezon.
    “Jam i lumtur aty ku jam tani. Kam gjetur njerëz që më duan dhe që i dua, nuk dua ta prish këtë ekuilibër”.

    Deklarata e tij vjen mes spekulimeve për një rikthim në Serinë A, por vetë lojtari ka bërë të qartë se e ardhmja e tij për momentin është në Premier Ligë. Kështu, Juventusi duhet të bëjë plane të tjera për të gjetur një mesfushor të ri si  objektiv në merkato edhe pse alternativat nuk mungojnë.

  • Tonali: Jemi Italia, duhet t’i vëmë në vështirësi të gjithë. E ardhmja? Nuk kthehem në Serie A

    Tonali: Jemi Italia, duhet t’i vëmë në vështirësi të gjithë. E ardhmja? Nuk kthehem në Serie A

    Mesfushori i Newcastle United dhe i kombëtares italiane, Sandro Tonali, foli në prag të ndeshjes kundër Norvegjisë:
    Si e konsideroni përvojën tuaj tek Italia? Kanë kaluar pothuajse 7 vite që nga hera ime e parë me fanellën e Italisë. Në atë kohë ishte e vështirë, kishte shumë kampionë dhe unë ndihesha pak jashtë formacionit. Tani kam ndryshuar shumë, si lojtar dhe njeri. Do përpiqem të sjell ndërmend ato emocione pozitive edhe ndaj Norvegjisë, sepse ndihmojnë gjithmonë.
    Çfarë duhet të bëjë Italia për të fituar?Duhet të jemi të zotë në heqjen e topit nga këmbët e kundërshtarëve dhe ta mbajmë posedimin sa më gjatë. 90 minuta janë shumë, ndaj të dyja skuadrat do ta kenë topin, por ne duhet ta kontrollojmë lojën. Edhe pse është vështirë jashtë fushe, ne jemi Italia dhe duhet të jemi gati për çdo gjë.
    Sa shumë të mungon Italia?Kur mungoj gjatë në Itali, më merr malli. Kur kthehem në kombëtare, ndihem si në shtëpinë time. Këtu është një grup lojtarësh që dëshiron të jetë bashkë, kjo është e rëndësishme. Duhet të përballemi si një skuadër e vërtetë.
    Si ju duket niveli i ekipit aktual kombëtar?Na duhet ende të rritemi për të qenë në nivelin e skuadrave më të mëdha. Nuk kemi shumë kohë, por me punë dhe përkushtim mund t’ia dalim. E kemi treguar që bashkë mund t’i arrijmë objektivat tona.
    Tashmë keni fituar një trofe në Angli…Ishte diçka shumë e bukur, sepse ishte e vështirë. Nuk ishim favoritë, ndaj ishte edhe më e veçantë. Kishin kaluar 70 vite që Newcastle nuk fitonte dot një trofe.
    A ekziston dëshira për t’u rikthyer në Itali?Ndihem i lumtur aty ku jam. Kam gjetur njerëz që më duan dhe i dua. Nuk dua të prish ekuilibrat që kam krijuar. Sigurisht që kam pasur mendime, si çdo person, por jam i kënaqur te Newcastle.

  • Milanit i rikthehet “makthi” Tonali nga Anglia, City kërkon t’i rrëmbej Reijnders

    Milanit i rikthehet “makthi” Tonali nga Anglia, City kërkon t’i rrëmbej Reijnders

    Dy vite pas shitjes së Sandro Tonalit te Newcastle, Milani rrezikon të përjetojë një tjetër episod të dhimbshëm me një nga lojtarët më të rëndësishëm të skuadrës: Tijjani Reijnders. Mesfushori holandez, ndër të paktët që ka lënë përshtypje pozitive në një sezon të errët për kuqezinjtë, është bërë objektivi i radhës për Manchester Cityn e Pep Guardiolës.
    Sipas asaj që raporton ‘Tuttosport’, kampionët e Anglisë janë të gatshëm të ofrojnë plot 70 milionë euro për shërbimet e Reijnders, i cili u transferua verën e kaluar nga AZ Alkmaar dhe u bë shpejt një element i pazëvendësueshëm në mesin e fushës së Milanit.
    Kjo ofertë vjen në një moment shumë të ndjeshëm për klubin kuqezi, i cili aktualisht gjendet në vendin e tetë në Serinë A dhe me shpresa minimale për të siguruar një vend në kompeticionet evropiane. Një shitje e mundshme e Reijnders, pavarësisht përfitimit financiar, do të mund të thellonte krizën e besimit mes tifozëve dhe klubit, që tashmë janë shumë të zhgënjyer nga drejtimi teknik dhe ai administrativ.

    Rreziku i një “Tonali-bis”
    Në verën e vitit 2023, largimi i Sandro Tonalit u shoqërua me një merkato të bujshme që e zbuti disi goditjen. Por këtë herë situata është ndryshe: Reijnders përfaqëson sot një nga shumë pak pika të forta të një projekti që po dështon dhe largimi i tij pa një vizion të qartë për të ardhmen mund të ishte një goditje e rëndë për ambientin kuqezi.
    Nëse Milani zgjedh ta shesë edhe këtë shtyllë të mesfushës, atëherë kriza nuk do të jetë vetëm sportive, por edhe identitare. Dhe pyetja që lind është: a ka ende një projekt të qartë në shtëpinë kuqezi, apo çdo verë do të jetë një tjetër fillim nga e para?

  • Tonali ndëshkon Chelsea-n pas 2 minutash, Jackson çmendet dhe “skuqet” (Video)

    Tonali ndëshkon Chelsea-n pas 2 minutash, Jackson çmendet dhe “skuqet” (Video)

    11 Maj 2025

    13:53

    Telesport

    Pjesa e parë e Newcastle-Chelsea, e vlefshme për javën e 36-të të Premier League është mbyllur 1-0.
    Vetëm dy minuta u kanë mjaftuar vendasve për të gjetur golin e avantazhit me Sandro Tonali-n.
    Situata është përkeqësuar në minutën e 36-të për ekipin e Maresca-s, pasi Nicolas Jackson është ndëshkuar me karton të kuq pas një goditje me bërryl ndaj Botman.
    NEWCASTLE-CHELSEA GOLI I TONALIT DHE KARTONI I KUQ – VIDEO

  • E duan Juventus dhe City, Tonali merr vendimin për të ardhmen

    E duan Juventus dhe City, Tonali merr vendimin për të ardhmen

    30 Prill 2025

    15:05

    Telesport

    Mesfushori i Newcastle, Sandro Tonali, dëshiron të qëndrojë në klub për një kohë të gjatë falë mbështetjes që i dha klubi anglez gjatë skualifimit për vënie bastesh.
    24-vjeçari dëshiron të qëndrojë në St James’ Park pasi Newcastle i qëndroi pranë gjatë skualifimit të tij 10-mujor sezonin e kaluar.
    Sipas Telegraph, Tonali nuk po i kushton vëmendje thashethemeve që e lidhin atë me transferime te Man City dhe një rikthim në Itali te Juventusi.
    Tonali është bërë padyshim një nga mesfushorët qendrorë më të mirë në botë, duke shënuar pesë gola dhe duke dhënë tre asiste në 41 ndeshjet e tij në të gjitha kompeticionet.
    Skuadra e Eddie Howe duket se do të kualifikohet në edicionin e ardhshëm të Champions League, duke u renditur në vendin e tretë me 62 pikë kur kanë mbetur edhe katër ndeshje nga fundi i Premier League.

  • Sandro Tonali po rikthehet në Itali, por duhet një “magji” për të kapur Champions

    Sandro Tonali po rikthehet në Itali, por duhet një “magji” për të kapur Champions

    27 Prill 2025

    12:39

    Telesport

    Sandro Tonali është objektivi numër 1 i Juventusit në merkaton e verës. Klubi bardhezi gjithmonë ka ëndërruar për një ekip me sa më shumë italianë dhe Tonali është ndër lojtarët më të mirë të Italisë.
    Sigurisht, do të jetë e vështirë që Newcastle të bindet për të shitur mesfushorin, por “Zonja e vjetër” ka besim se mund t’ia dalë.
    Vlera e Tonalit në treg llogaritet rreth 70 mln euro. Juventusit i duhet kualifikimi në Champions League, që financiarisht të mos ketë probleme për ta blerë italianin.
    Ekipi bardhezi është aktualisht një pikë larg Champions League. U duhet pak fat dhe ky sezon mund të shpëtojë pa turp.

  • Goditja e madhe e merkatos, Sandro Tonali në radarët e Juventusit

    Goditja e madhe e merkatos, Sandro Tonali në radarët e Juventusit

    Sandro Tonali mund të jetë goditja e madhe e Juventusit në merkaton e verës. Prej javësh emri i mesfushorit italian është lidhur me bardhezinjtë, edhe pse detaje konkrete ende nuk ka.Pavarësisht se kush do të jetë trajneri i ardhshëm i Zonjës, Cristiano Giuntoli dëshiron të tentojë të sjellë ish-lojtarin e Milanit në Torino. Për ta bërë këtë, fillimisht, ai do të duhet të bindë Newcastle, të cilët janë një hap larg kualifikimit në Champions League falë edhe paraqitjeve të italianit.
    Një operacion jo i lehtë, sepse anglezët nuk presin më pak se 70 milionë euro për të nisur negociatat. Nga ana tjetër e vetmja mënyrë që Juventusi të gjejë një marrëveshje është të japi një shumë parash  30 apo 40 milionë euro dhe një lojtarë. Fillimisht u përmend emri i Douglas Luiz që mund të jetë një nga kandidatët për të zëvendësuar Tonalin të Newcastle.Mirëpo orët e fundit është përfolur edhe për Dushan Vlahovic. Kontrata e Serbit skadon për pak më shumë se një vit, ai nuk ka ndërmend të rinovojë me një page më të ulët. Anglezët janë ndër të paktat klube që mund t’i garantojnë Vlahovicit një pagë prej 12 milionë euro në sezon.

  • Super kombinim mes Isak dhe Tonali-t, Newcastle gjen golin ndaj Man. United (video)

    Super kombinim mes Isak dhe Tonali-t, Newcastle gjen golin ndaj Man. United (video)

    13 Prill 2025

    18:02

    Telesport

    Newcastle po përballet me Manchester United në “St. James’ Park” në Premier League. “Qymyrxhinjve” iu duhet me patjetër fitorja pasi janë në garë për një vend për në Champions League.
    Newcastle ka gjetur golin në minutën e 24-të me Sandro Tonali-n, i cili shënoi një gol të bukur pas kobinimit perfekt me Alexander Isak. SHIKOGOLIN
    Në anën tjetër, Manchester United është i fokusuar në Europa League, në ndeshjen e kthimit ndaj Lyon, pasi në Premier League nuk ka ndonjë objektiv për të arritur më këtë sezon.

  • Skandali i basteve në Itali, zbulohet gjyqtari që “rekrutoi” Tonali-n. Paniku për hetimin: Fajtori je ti…

    Skandali i basteve në Itali, zbulohet gjyqtari që “rekrutoi” Tonali-n. Paniku për hetimin: Fajtori je ti…

    Në skandalin e ri të basteve të futbollit italian, për të cilin po hetohen futbollistë të Serie A, hetuesit janë përqendruar gjithashtu te figura e Pietro Marinoni, gjyqtar futbolli amator nga seksioni i Lodi-t, i cili aktualisht është pezulluar.
    Siç ka shpjeguar vetë Tonali gjatë marrjes në pyetje, në tetor 2023, ai dyshohet se e ka futur në botën e basteve mesfushorin e Newcastle. Sipas prokurorëve të Milanos, Marinoni akuzohet për shfrytëzimin e njohurive të tij në sektorin e futbollit profesional, për t’i lidhur futbollistët dhe vendosur ata në kontakt me menaxherët e faqeve të basteve ilegale.
    “La Repubblica” shkruan se, sipas hetuesve, Marinoni merrej me mbledhjen e parave që mbulonin borxhet dhe më pas ia dorëzonte ato Tommaso De Giacomo, njërit nga menaxherët e faqeve të përmendura. Në gusht të vitit 2022, sipas një bisede, ai tregon se do të arbitronte një ndeshje mes Aurora Pro Patria dhe Torres të Serie D (e cila më pas nuk u luajt, pasi mysafirët ishin rikthyer në Serie C) dhe kërkonte informacion për kuotat e basteve, të cilat ende nuk ishin shpallur.
    Fagioli i përgjigjet: “Qëndro qetë dhe arbitro mirë, në rregull”. Në vitin 2023, kur filluan të qarkullonin thashethemet për hetimin e prokurorisë së Romës, Marinoni shqetësohej. “Çfarë doni nga unë me këtë histori?” – shkruan ai në një bisedë. Dhe Fagioli i përgjigjet: “Është faji yt që jemi përfshirë në këtë ngatërresë, Piè, fiksoje mirë në kokë”.
    Marinoni të nesërmen duhej të arbitronte ndeshjen Monza-Fiorentina U-18, por drejtuesit e arbitrave e pezulluan menjëherë, sapo emri i tij u shfaq në rastin e basteve.