Tag: tonali

  • Tonali po kërkohet në Itali, Corriere della Sera: “Do të ishte dakord për dy klube”

    Tonali po kërkohet në Itali, Corriere della Sera: “Do të ishte dakord për dy klube”

    9 Nëntor 2025

    9:36

    Telesport

    Sandro Tonali vazhdon të jetë një nga shtyllat kryesore të mesfushës së Newcastle United, ku luan rolin e dirigjentit dhe përcakton ritmin e lojës në skuadrën e drejtuar nga Eddie Howe.
    Formën e tij të shkëlqyer e kanë vënë re edhe klubet më të mëdha të Evropës, veçanërisht në Itali, ku Juventusi dhe Milani po ndjekin me interes zhvillimet rreth tij.
    Sipas Corriere della Sera, Juventusi ka rihapur pistën për Tonalin, duke e parë si një përforcim të rëndësishëm për repartin e mesfushës. Në të njëjtën kohë, lojtari italian raportohet se nuk do ta përjashtonte mundësinë e një rikthimi në Serie A – madje një rikthim te Milani, klubi ku ai u afirmua dhe pati disa sezone shumë të mira, do të ishte një opsion tërheqës për të.
    Nga ana tjetër, Newcastle United mbetet i vendosur ta mbajë në ekip mesfushorin, duke e konsideruar si pjesë thelbësore të projektit afatgjatë të klubit. Për këtë arsye, e ardhmja e tij pritet të jetë një nga temat më të nxehta të merkatos së ardhshme.

  • Newcastle “blindon” Tonalin, 150 mln euro kaluzola e shitjes, Juve del jashtë garës?

    Newcastle “blindon” Tonalin, 150 mln euro kaluzola e shitjes, Juve del jashtë garës?

    Sandro Tonali shprehu dëshirën për t’u rikthyer në Serie A, vetëm pak ditë më parë gjatë një interviste të dhënë për mediat në grumbullimin me kombëtaren italiane, duke lënë të kuptohet se një rikthim në Itali nuk do të ishte i pamundur në të ardhmen. Megjithatë, kërkesat e Newcastle United e bëjnë këtë një objektiv të vështirë për Juventusin dhe klubet e tjera italiane.
    Sipas raportimeve nga tabloidët britanik, Newcastle ka vendosur çmimin e mesfushorit në 130 milionë sterlina, rreth 150 milionë euro. Një shumë e tillë e bën të pamundur një transferim për momentin, duke e kthyer Tonalin në një ëndërr të largët për “Zonjën e Vjetër”.

    Përveç çmimit të kartonit, ka dhe pagën e lojtarit që është një tjetër pengesë. Tonali ka një kontratë me një pagë vjetore prej 9-10 milionë eurosh, një shifër e vështirë për t’u përmbushur nga klubet italiane që nuk kanë buxhetin e nevojshëm për një investim të tillë.
    Në një intervistë të fundit, vetë Tonali ka deklaruar se dëshira për t’u rikthyer në Serie A ekziston: “Ndoshta jo tani, por ndonjëherë do të doja të kthehesha në vendin tim.” Këto fjalë kanë ndezur spekulimet, por me kërkesat e larta financiare të Newcastle, rikthimi i tij mbetet larg.
     
    © BalkanWeb

  • Juventus me plan special për rikthimin e Sandro Tonali në Serie A

    Juventus me plan special për rikthimin e Sandro Tonali në Serie A

    12 Tetor 2025

    20:24

    Telesport

    Prej kohësh, Juventus është vënë në ndjekje të Sandro Tonali-t. Bardhezinjtë do të tentojnë rikthimin e mesfushorit italian në Serie A dhe për ta bërë realitet këtë gjë, kanë një plan special.
    Duke qenë se Tonali është një lojtar shumë i rëndësishëm për Newcastle, Juventus po përgatit një propozim vërtet joshësh: 50 milionë euro plus Teun Koopmeiners.
    Mesfushori holandez i transferuar në vitin 2024 nga Atalanta për 60 milionë euro, nuk e ka justifikuar aspak deri tani shumën e madhe të shpenzuar për të. Transferimi në Angli mund të ishte një lëvizje e mirë për 27-vjeçarin, pasi te Juventus e ka shumë të vështirë të jetë titullar.

  • Tonali flet hapur për rikthimin e tij: “Serie A po përmirësohet çdo vit”. Lartëson punën e Gattuso në kombëtare

    Tonali flet hapur për rikthimin e tij: “Serie A po përmirësohet çdo vit”. Lartëson punën e Gattuso në kombëtare

    9 Tetor 2025

    12:23

    Alfred Lleshi

    Mesfushori i kombëtares italiane, Sandro Tonali, ka folur për “Vivo Azzurro” gjatë ditës së tretë të stërvitjeve në Coverciano, ndërsa Italia përgatitet për ndeshjet kundër Estonisë (11 tetor) dhe Izraelit (14 tetor), kualifikuese të Kupës së Botës: “Në stërvitje po argëtohemi, Gattuso na bën të vrapojmë, por gjithsesi po kënaqemi. Pas ndeshjes me Norvegjinë, çdo përballje është bërë edhe më e rëndësishme. Jemi të përgatitur të japim më të mirën ndeshje pas ndeshjeje”.
    Për mundësinë e kthimit në Serie A: “Nuk mund ta dish kurrë çfarë do të ndodhë në futboll, por gjithmonë them se po, një italian ka gjithmonë mundësi, edhe 1%, të rikthehet. Serie A po rritet çdo vit, skuadrat forcohen dhe niveli teknik po përmirësohet gjithnjë”.
    Ai komentoi komplimentet e Scholes: “Kur vijnë nga lojtarë të mëdhenj si ai, është kënaqësi e madhe”. Rreth debutimit me kombëtaren: “Ndeshja ime e parë me Mancini kundër Lihtenshtejnit ishte një emocion që ndodh vetëm një here në jetë”. Për Gattuson: “Na ka transmetuar dëshirën për t’u stërvitur dhe qenë super kompetitivë. Intensiteti gjatë stërvitjeve të tij është i lartë”.

  • Juventus përgatit rikthimin e bujshëm në Serie A, shkëlqeu te Milan

    Juventus përgatit rikthimin e bujshëm në Serie A, shkëlqeu te Milan

    8 Tetor 2025

    19:49

    Telesport

    Sandro Tonali është bërë prioritet për Juventusin për të forcuar mesfushën e bardhezinjve sezonin e ardhshëm, duke kërkuar një lojtar që sjell përvojë dhe shkathtësi në mesin e fushës.
    Nuk është hera e parë që bardhezinjtë kanë interes për Sandro Tonalin, por këtë herë duket se janë më të vendosur se kurrë për rikthimin e italianit në Serie A.
    Megjithatë, largimi i tij nga Newcastle nuk do të jetë edhe aq i lehtë. “Qymyrxhinjtë” e vlerësojnë shumë mesfushorin italian dhe mund të heqin dorë prej tij vetëm për një shifër të majme 55-60 milionë euro.
    Drejtuesit e Juventusit mesa duket jani gati ta bëjnë këtë shpenzim të majmë, pasi besojnë se Tonali është profili i duhur për të udhëhequr mesfushën e tyre.

  • “Ndaj Izraelit në fushë për fitore, do të luajmë sikur të jemi 11 Gattuso”

    “Ndaj Izraelit në fushë për fitore, do të luajmë sikur të jemi 11 Gattuso”

    Mesfushori Sandro Tonali është gati për Italinë, që synon sot një fitore ndaj Izraelit në takimin e vlefshëm për eliminatoret e Kupës së Botës 2026. Suksesi do të siguronte vendin e dytë provizor për kombëtaren “azzurre”.
    “Çdo ndeshje është e ndryshme, kundërshtarët janë të ndryshëm dhe ne jemi të ndryshëm. Ne thjesht duam të fitojmë, të luajmë për tre pikët dhe të mos mendojmë për fazën play off apo për sfidën ndaj Norvegjisë”, tha Tonali.
    Duke folur për trajnerin Gennaro Gattuso, ai shtoi: “Ai na nguliti pozitivitet në mendje, na bëri të kuptojmë se jemi të fortë, se kemi luajtur ndeshje të shkëlqyera dhe kemi fituar kundër ekipeve të shkëlqyera”.
    “Ai na nguliti dëshirën dhe vendosmërinë që nuk mungonin, por ishin në nivele të ulëta. Ai e nxori atë tek të gjithë lojtarët. Kam folur shumë me të. Do të kishte qenë mirë të më stërviste ai më parë, por tani jam i lumtur që po ndodh me ekipin kombëtar”, shtoi Tonali.
    “Do ta çmoj atë që ka thënë dhe do ta më thotë mua sikur të ishte babai im. Ju siguroj që të ketë 11 Gattuso në fushë. Do të përballemi me një kundërshtar të fortë; nuk mund të nënvlerësojmë askënd. Gjëja e rëndësishme është të fitojmë, pastaj do të mendojmë për diferencën e golave dhe takimin me Norvegjinë”, deklaroi Tonali.

  • Tonali, dëmtim në shpatull: “Nuk duket gjë e vogël”. Italia në ankth për yllin e vet

    Tonali, dëmtim në shpatull: “Nuk duket gjë e vogël”. Italia në ankth për yllin e vet

    Italia dhe Gennaro Gattuso “mbajnë frymën”… Më 25 gusht, gjatë sfidës së Premier League mes Newcastle dhe Liverpool, Sandro Tonali u detyrua të braktiste fushën për shkak të një dëmtimi që mund të ketë pasoja të rënda.
    Mesfushori i “Magpies”, pas një përplasjeje me Hugo Ekitiké, ra keq mbi shpatullën e majtë, duke mbetur shtrirë dhe me dhimbje të dukshme. Pavarësisht tentativës për t’u rikthyer në lojë, në minutën e 67-të, ish-numri 8 i Milanit ngriti “flamurin e bardhë”, duke dalë me krahun krejtësisht të imobilizuar. Një skenë që nuk premton asgjë të mirë.
    Ja fjalët e trajnerit të Newcastle për Tonali: “Është e vështirë për mua të jap një vlerësim të thelluar tani, por situata nuk duket e mirë. Sigurisht, Anthony Gordon tani do të jetë i pezulluar, edhe Fabian Schär duket se ka pësuar tronditje në tru. Për Sandro nuk duket gjë e vogël, kishte shumë dhimbje”.
    Trajneri i ri i Italisë, Gennaro Gattuso, pret me ankth. Së shpejti ai do të shpallë listën e parë të të grumbulluarve, në aventurën e tij të re axurre. Të kaltërit do të zbresin në fushë për kualifikueset e Botërorit 2026, kundër Estonisë (5 shtator në Bergamo) dhe Izraelit (9 shtator në Debrecen, Hungari).

  • Juventus do të përdorë Vlahovic në një operacion shkëmbimi, por jo me Milan. Ja plani i bardhezinjve

    Juventus do të përdorë Vlahovic në një operacion shkëmbimi, por jo me Milan. Ja plani i bardhezinjve

    Juventus nuk ka hequr dorë nga ideja për të rikthyer në Serie A, Sandro Tonali-n. Sipas “La Gazzetta dello Sport”, Tonali mund të bëhet një lojtar kyç në projektin e ri të bardhezinjve. Profili i tij, përshtatet në mënyrë të përkryer me stilin e lojës që Igor Tudor ka në mendje të zbatojë për szonin e ri.
    Por, marrëveshja për transferimin e Sandro Tonali nuk është aspak e lehtë. Newcastle kërkon mbi 60 milionë euro për të lënë të lirë mesfushorin italian, shifër shumë e vështirë kjo për t’u siguruar nga Juventus.
    Sipas raportimit në fjalë, Juventus po përpiqet të përdorë në këtë operacion Dusan Vlahovic, për ta bërë koston e transferimit të Tonali-t sa më të ulët. Sulmuesi serb është drejt largimit nga bardhezinjtë, duke ditur që nuk një rinovim mes palëve dhe kontrata e tij skadon pas një viti.
    Në anën tjetër, Newcastle po kërkon një sulmues, si zëvendësues të mundshëm të Alexander Isak, pasi suedezi është drejt transferimit te Liverpool. Pasi ka humbur disa kandidatë në këtë merkato, si Liam Delap i cili zgjodhi Chelsea-n, Benjamin Sesko i cili zgjodhi Man. United, plus edhe emra të tjerë, transferimi i Vlahovic mund të ishte një zgjedhje nga “halli” për Newcastle.
    Ideja e Juventusit është që të mos paguajë 60-70 milionë euro, sa kërkon Newcastle për Tonali-n, por të paguajë vetëm një pjesë të shumës dhe pjesën tjetër ta mbulojë me transferimin e Vlahovic. Po ashtu, Juventus po shqyrton edhe mundësinë e përfshirjes në këtë operacion të Douglas Luiz, për të cilin ka pasur interes konkret nga “Qymyrxhinjtë”, por pista më e mundshme është ajo me Vlahovic.

  • Juventusi nuk heq dorë nga Tonali, gati të përfshijë Vlahovic në “pazarin” me Newcastle

    Juventusi nuk heq dorë nga Tonali, gati të përfshijë Vlahovic në “pazarin” me Newcastle

    Sandro Tonali, ëndrra e madhe e Juventusit, vazhdon të jetë objektivi kryesor i klubit bardhezi, edhe pse mundësitë për ta sjellë në Torino janë shumë të vogla. Në merkato asgjë nuk është e pamundur, tani shpresa e Juventusit është e lidhur me Dusan Vlahovic, sulmuesin serb që mund të largohet nga bardhezinjtë. Ideja është që, duke e ofruar Vlahovic te Newcastle, të krijohet hapësira për të tentuar blerjen e Tonalit.
    Që nga pranvera, në ambientet e Juventusit dëgjohet shpesh fraza “na duhet një si Tonali”, sidomos pas dështimit në mesfushë sezonin e kaluar. Tonali është konsideruar si lojtari ideal për t’i dhënë kualitet mesfushës së Juventusit, një futbollist teknik dhe fizik, që mund të përmirësojë ndjeshëm lojën ofensive dhe atë mbrojtëse.
    Megjithatë, Newcastle nuk dëshiron ta largojë Tonalin, i cili është blerja më e shtrenjtë e klubit në mesfushë (65 milionë euro, plus bonuse). Edhe ai vetë ndihet mirë në Angli. Sidoqoftë, fakti që Serie A është gjithmonë një “magnet” për italianët, i bën drejtuesit e Juventusit të mendojnë seriozisht për këtë operacion merkatoje.
    Newcastle po planifikon largimin e Alexander Isak te Liverpool-i dhe për zëvendësimin e tij kishte dy opsione: Benjamin Sesko, shumë pranë Manchester United, dhe Darwin Nunez, rrugës për tek Al Hilal. Kjo situatë e lë Newcastle në kërkim të opsioneve të tjera, duke e rivendosur në listën e dëshirave Vlahovic.
    Nëse klubi anglez tregon gatishmëri për blerje, Juventusi do të përpiqet të përfshijë në negociata Tonalin, jo thjesht me një shkëmbim lojtarësh, por edhe duke futur në paketë Douglas Luiz ose Nicolò Savona, plus kompensim financiar për Newcastle, sepse vlerësimet e lojtarëve janë të ndryshme.
    Përveç Tonalit, Juventusi po ndjek edhe emra të tjerë për mesfushën si Yves Bissouma (në largim nga Tottenham), Morten Hjulmand nga Sporting, Matt O’Riley nga Brighton, Franck Kessie (ish-milanist, tani në Arabinë Saudite) dhe Sofyan Amrabat nga Fenerbahçe. Gjithashtu ka interes për Bryan Cristante të Romës, me mundësinë e një shkëmbimi me Weston McKennie.
    Në përgjithësi, Tonali mbetet objektivi kryesor dhe ëndrra e Juventusit për mesfushën, klubit bardhezi nuk i mungon gatishmëria për të bërë edhe sakrifica financiare për ta arritur atë. Për momentin gjithçka mbetet në fazën e planeve dhe negociatave, që mund të ndryshojnë deri në përfundim të merkatos.

  • “Juventus duhet të blejë Sandro Tonali-n, pa u menduar dy herë. Është lojtari i vetëm që iu mungon bardhezinjve”

    “Juventus duhet të blejë Sandro Tonali-n, pa u menduar dy herë. Është lojtari i vetëm që iu mungon bardhezinjve”

    Ish-mesfushori i Juventusit, Miralem Pjanic, i ka sugjeruar ish-klubit të tij, transferimin e Sandro Tonali-t në mesfushë, si një lojtar që do të bënte diferencën.
    “Po të isha në vendin e drejtuesve të Juventus, do të blija direkt Sandro Tonali-n, pa u mneduar dy herë. Është italian, është rritur shumë në Premier League, ka cilësi dhe aftësi për të berë diferencën në fushë. Sandro është pikërisht lojtari që i mungon këtij Juventusi”, tha boshnjaku Miralem Pjanic.
    Në fakt, kjo deklaratë e Pjanic nuk është krejt e pabazë, sepse është përfolur vazhdimisht për një interesim të “Zonjës së Vjetër” për mesfushorin italian, por problem mbetet shifra e majme që kërkon Newcastle, mbi 60 milionë euro.
    Po ashtu, Juventus është aktualisht në kërkim të një mesfushori, pas daljes përfundimtare që i kanë bërë brazilianit Douglas Luiz, për të cilin u paguan 50 milionë euro verën e kaluar, por rezultoi një dështim i vërtetë. Sandro Tonali te Juventus, nuk është vetëm dëshira e Pjanic, por sigurisht edhe e shumë tifozëve bardhezi…