Tag: tomorr

  • Vrau 2 persona në ’97-tën pas përplasjes së makinave, Prokuroria kërkon 25 vite burg për ish-policin Tomorr Çela

    Vrau 2 persona në ’97-tën pas përplasjes së makinave, Prokuroria kërkon 25 vite burg për ish-policin Tomorr Çela

    tomorr cela

    TIRANË- Prokuroria e Tiranës ka kërkuar 25 vite burg për Tomorr Çelën, ish-efektivin e policisë që akuzohet për vrasjen e dy personave në vitin 1997. Çela, i cili prej shumë vitesh ndodhej në arrati, u ekstradua drejt vendit tonë nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës në vitin 2022.
    Tomorr Çela ka vrarë dy persona, Elton Danin dhe Ledian Hoxhën, në 27 nëntor të vitit 1997 në rrugën “Bajram Curri” në Tiranë dhe më pas është zhdukur, por u pikas në SHBA.
    Vrasja e dyfishtë ka ndodhur pas një përplasje me makinë. Mësohet se tri-katër ditë para ngjarjes, i pandehuri ka qenë duke udhëtuar me automjetin e tij “Benz Mercedez” të llojit 240, dhe është përplasur me automjetin që drejtohej nga i ndjeri Ledian Hoxha, në të cilin ndodhej edhe shoku i tij, i ndjeri Elton Dani. Kjo ka qenë fillesa e konfliktit që përfundoi me dy të vrarë.
    NJOFTIMI I PROKURORISË SË TIRANËS
    Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, kërkon dënimin me 25 vite burg të shtetasit T.Ç. për veprën penale ‘Vrasje me paramendim’ kryer në bashkëpunim, parashikuar nga neni 78 e 25 i Kodit Penal.
    Nga hetimet mbi procedimin penal nr. 2103 të vitit 1997, rezultoi se i pandehuri T.Ç., ka punuar si punonjës policie në Komisariatin e Policisë Nr.4 Tiranë, detyrë nga e cila është liruar më datë 15.06.1997. Gjatë kohës që ka qenë në detyrë ai ka qenë i paisur me armën automatik model Kallashnikov të cilin nuk e ka dorëzuar por e ka mbajtur në banesë pa leje të organeve kompetente.
    Ky shtetas, më datë 27.11.1997 rreth orës 20:30 në lagjen nr.9, rruga B.Curri ka qëlluar me armë zjarri automatike ndaj viktimave shtetasve L. H. e E.D. duke ju shkaktuar vdekjen e menjëhershme.
    Viktimat në momentin e vrasjes kanë qenë duke udhëtuar me një mjet tip autoveture Volvo. Pas kryerjes së vrasjes i pandehuri T.Ç. është larguar menjëherë nga vendi i ngjarjes.
    Gjatë hetimit të këtij procedimi penal nuk është përcaktuar qartë shkaku i ndodhjes së kësaj ngjarje të rëndë me pasojë vrasjen e shtetasve E. D. dhe L.H. Nga sa doli gjatë gjykimit, rezulton se i pandehuri T. Ç. tre katër ditë përpara ngjarjes, duke drejtuar një mjet tip benz Mercedes 240 është përplasur me autoveturën ku udhëtonin shtetasit L.H. dhe E. D., ku për pasojë janë dëmtuar të dy mjetet. Pas aksidentit i pandehuri është konfliktar me shtetasit E. D. dhe L. H. dhe më pas duke mos u dakordësuar në lidhje me dëmet e shkaktuara kanë lindur kontradikta të cilat kanë çuar në ndodhjen e kësaj ngjarjeje të rëndë me pasojë vrasjen e shtetasve L. H. dhe E. D.
    Nga aktet e administruara në dosje rezulton se i pandehuri i është shmangur hetimit dhe gjykimit të çështjes në ngarkim të tij. Nga ana e të pandehurit nuk është paraqitur asnjë shenjë pendese për cfarë ai ka kyrer, vrasjen e dy shtetasve të cilët kanë qenë në moshë të re.
    Duke patur parasysh rrethanat e çështjes dhe sanksionin që parashikon ligji për këtë vepër penale, Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë e Juridiksionit të Përgjithshëm, Tiranë kërkon deklarimin fajtor të të pandehurit, T.Ç. për veprën penale ‘Vrasje me paramendim’ në dëm të shtetasit E.D. dhe L.H. dhe dënimin e tij me 25 vite burg.

  • “Po intimidojnë qytetarët”, akuzat e kandidatit të opozitës, policia: Në QV-të e Cërrikut nuk ka asnjë person të paautorizuar

    “Po intimidojnë qytetarët”, akuzat e kandidatit të opozitës, policia: Në QV-të e Cërrikut nuk ka asnjë person të paautorizuar

    Policia ka reaguar pas akuzave të kandidatit të opozitës për Bashkinë e Cërrikut, Eligert Himas për intimidim të qytetarëve në qendrën e votimit tek gjimnazi “Tomorr Sinani”.
    Në një reagim, policia thotë se nga verifikimet e kryera, nuk janë konstatuar shtetas në afërsi, apo pranë gjimnazit “Tomorr Sinani” në qytetin e Cërrikut. Gjithashtu, sipas policisë, nuk ka patur persona të paautorizuar të grumbulluar jashtë Qendrave të Votimit dhe nuk është konstatuar asnjë problematikë.Lexo edhe :Related Posts
    Reagimi i Drejtorisë Vendore të Policisë Elbasan:

    Në lidhje me pretendimet e njërit prej kandidatëve për zgjedhjet vendore, se pranë gjimnazit “Tomorr Sinani” në qytetin e Cërrikut ndodheshin persona që po intimidonin qytetarët, shërbimet e Policisë kanë shkuar menjëherë në adresën e dhënë.
    Nga verifikimet e kryera, nuk janë konstatuar shtetas në afërsi, apo pranë gjimnazit “Tomorr Sinani” në qytetin e Cërrikut. Gjithashtu, nuk ka patur persona të paautorizuar të grumbulluar jashtë Qendrave të Votimit dhe nuk është konstatuar asnjë problematikë.
    Drejtoria Vendore e Policisë Elbasan mbetet plotësisht e angazhuar për të garantuar rendin, qetësinë dhe mbarëvajtjen e procesit zgjedhor, si dhe për të verifikuar me përgjegjësi çdo njoftim apo denoncim që mund të lidhet me këtë proces./vizionplus.tv

  • “Intimidojnë zgjedhësit”/ Kandidati i opozitës denoncon rastin, reagon Policia: Ja çfarë konstatuam në terren…

    “Intimidojnë zgjedhësit”/ Kandidati i opozitës denoncon rastin, reagon Policia: Ja çfarë konstatuam në terren…

    Policia ka reaguar pas akuzave të kandidatit të mbështetur nga opozita për Bashkinë e Cerrikut, Eligert Himas për intimidim të qytetarëve në qendrën e votimit tek gjimnazi “Tomorr Sinani”.
    Reagimi i Drejtorisë Vendore të Policisë Elbasan:
    Në lidhje me pretendimet e njërit prej kandidatëve për zgjedhjet vendore, se pranë gjimnazit “Tomorr Sinani” në qytetin e Cërrikut ndodheshin persona që po intimidonin qytetarët, shërbimet e Policisë kanë shkuar menjëherë në adresën e dhënë.
    Nga verifikimet e kryera, nuk janë konstatuar shtetas në afërsi, apo pranë gjimnazit “Tomorr Sinani” në qytetin e Cërrikut. Gjithashtu, nuk ka patur persona të paautorizuar të grumbulluar jashtë Qendrave të Votimit dhe nuk është konstatuar asnjë problematikë.
    Drejtoria Vendore e Policisë Elbasan mbetet plotësisht e angazhuar për të garantuar rendin, qetësinë dhe mbarëvajtjen e procesit zgjedhor, si dhe për të verifikuar me përgjegjësi çdo njoftim apo denoncim që mund të lidhet me këtë proces.

  • “Më kapi frika se po më ha të gjallë Tomorr Alizoti”/ Rama në Elbasan: Ka një fjalë populli shqiptar, tahmja madhe të la pa gjë

    “Më kapi frika se po më ha të gjallë Tomorr Alizoti”/ Rama në Elbasan: Ka një fjalë populli shqiptar, tahmja madhe të la pa gjë

    Kryeministri Edi Rama gjatë takimit në Elbasan, ironizoi drejtuesin politik të PD për qarkun Elbasan, Tomorr Alizotin, për deklaratën e këtij të fundit, se opozita do i ha të gjallë patronazhistët dhe socialistët. Rama me tone ironike tha se populli shqiptar ka një fjalë që thotë tahmja madhe të la pa gjë, por sipas tij tahmaja madhe Tomorrin po e lë pa zë. Kryeministri gjithashtu ironizoi dhe Luçiano Boçin, ish-deputetin e Elbasanit, që këto zgjedhje është drejtues politik i PD-së për qarkun Shkodër.
    Rama: Sot paradite shkova në Librazhd. Patra frikë kur po afrohesha Librazhdit. Më kapi frika se po më ha të gjallë Tomor Alizot. Shkova dhe gjeta lum njerëzish dhe nuk e pashë gjëkundi Ludoviku. Ka një fjalë populli shqiptar Tomorr, tahmja madhe të la pa gjë. Por me ç’po shoh unë, tahmaja madhe do të lë pa zë.

    A mër Tomor, ke gjet njerëzit më të gabuar, forcën më të gabuar me u ngatërru mër Tomor. Më del para syve Tomorri e mendoj me datë 12, ndërkohë që Tomori nuk e mendoi dy herë kur e sollën. Këtu ishte Luçiano fake Pavaroti, edhe iku. Kur thoshte i erdhi fundi edhe pak ditë. Edhe pastaj goxha burrë dhe tha na i vodhi votat elektronika. Dhe e kanë çuar në Shkodër. Çuan Luciano fake Pavaroti. Këtu sollën Tomorr Alizoti.
    A mund të më thotë dikush ç’duhet të bëjnë qytetarët e Elbasanit me këtë tallje të madhe. Ky shesh është dëshmitar i therjes së gjelit të Peqinit. Fluturoi nolt, fitoi primaret Dashi dhe nuk është në asnjë vend, e hëngrën e therën. Dashi nuk është zog kënete, ka 7 shpirtra.

  • Rama nga Elbasani: Më kapi frika se po më ha të gjallë Tomorr Alizoti!

    Rama nga Elbasani: Më kapi frika se po më ha të gjallë Tomorr Alizoti!

    Kryeministri Edi Rama ishte mbrëmjen e sotme në qytetin e Elbasanit, në përmbyllje të fushatës elektorale për zgjedhjet e 11 majit.
    Gjatë fjalës së tij, Rama nuk i kurseu ironitë kundrejtë drejtuesit politik të Partisë Demokratike për qarkun Elbasan, Tomorr Alizotin, lidhur me deklaratën e këtij të fundit, se opozita do i ha të gjallë patronazhistët dhe socialistët.
    Kryeministri ironizoi gjithashtu dhe Luçiano Boçin, ish-deputetin e Elbasanit, që këto zgjedhje është drejtues politik i PD-së për qarkun Shkodër.
    Pjesë nga fjala e Edi Ramës:
    Sot paradite shkova në Librazhd. Patra frikë kur po afrohesha Librazhdit. Më kapi frika se po më ha të gjallë Tomor Alizot. Shkova dhe gjeta lum njerëzish dhe nuk e pashë gjëkundi Ludoviku. Ka një fjalë populli shqiptar Tomorr, tahmja madhe të la pa gjë. Por me ç’po shoh unë, tahmaja madhe do të lë pa zë.
    A mër Tomor, ke gjet njerëzit më të gabuar, forcën më të gabuar me u ngatërru mër Tomor. Më del para syve Tomorri e mendoj me datë 12, ndërkohë që Tomori nuk e mendoi dy herë kur e sollën. Këtu ishte Luçiano fake Pavaroti, edhe iku. Kur thoshte i erdhi fundi edhe pak ditë. Edhe pastaj goxha burrë dhe tha na i vodhi votat elektronika. Dhe e kanë çuar në Shkodër. Çuan Luciano fake Pavaroti. Këtu sollën Tomorr Alizoti.
    A mund të më thotë dikush ç’duhet të bëjnë qytetarët e Elbasanit me këtë tallje të madhe. Ky shesh është dëshmitar i therjes së gjelit të Peqinit. Fluturoi nolt, fitoi primaret Dashi dhe nuk është në asnjë vend, e hëngrën e therën. Dashi nuk është zog kënete, ka 7 shpirtra.
     

  • Për ata që u trembën nga Tomorr Alizoti

    Për ata që u trembën nga Tomorr Alizoti

    Gazeta Standard është portali zyrtar i gazetës se përditshme “Standard”. Parimi ynë është informimi i thelluar i mbeshtetur ne objektivitet dhe investigim. “Behu pjese e lajmit”- eshte motoja jone kryesore qe fton lexuesit te jene pjese e jona

  • VIDEO/ Mero Baze ironizon Berishën: Edhe me emër Tomorr edhe e çon në Elbasan nuk ka kuptim

    VIDEO/ Mero Baze ironizon Berishën: Edhe me emër Tomorr edhe e çon në Elbasan nuk ka kuptim

    Mitingjet elektorale të Sali Berishës po shndërrohen çdo ditë e më shumë në kronika humori. Në ndalesën e fundit në Librazhd-Prrenjas, Berisha ngatërroi pozicionin politik të deputetit Tomor Alizoti.
    Gazetari dhe botuesi i gazetës Tema, Mero Baze ka publikuar videon e këtij momenti epik, ndërsa ka ironizuar Berishën.
    “LAJTHITJET/ Këtu ska faj. Edhe me emër Tomorr edhe e çon në Elbasan nuk ka kuptim”, shkruan Baze krahas videos, duke shtuar një tjetër “perlë” në koleksionin e lajthitjeve publike të Berishës.
    Duket se mosha po i rëndon gjithnjë e më shumë “doktorit”, i cili nga një ditë në tjetrën e ka më të vështirë të mbajë mend aleatët, e jo më të drejtojë vendin.

  • Tomorr Alizoti paralajmëron bandat: Mos guxoni të fusni duart tek vota ditën e zgjedhjeve!

    Tomorr Alizoti paralajmëron bandat: Mos guxoni të fusni duart tek vota ditën e zgjedhjeve!

    Gazeta Standard është portali zyrtar i gazetës se përditshme “Standard”. Parimi ynë është informimi i thelluar i mbeshtetur ne objektivitet dhe investigim. “Behu pjese e lajmit”- eshte motoja jone kryesore qe fton lexuesit te jene pjese e jona