Tag: tomor

  • “O Ludovik, ke gjet njerëzit e gabum”/ Rama ironizon Alizotin nga Elbasani: A e kupton çfarë do të hash të gjallë apo jo?!

    “O Ludovik, ke gjet njerëzit e gabum”/ Rama ironizon Alizotin nga Elbasani: A e kupton çfarë do të hash të gjallë apo jo?!

    Nga takimi përmbyllës i fushatës në Elbasan, kryesocialisti Edi Rama ironizoi sërish drejtuesin e PD-së në qarkun e Elbasanit, Tomor Alizotin.

    Ke gjetur njerëzit e gabuar për t’u marrë, tha Rama, duke iu referuar deklaratës së Alizotit, kur tha “do t’ju hamë të gjallë”.
    “Paradite shkova në Librazhd dhe pata një moment që më kapi frika kur po i afrohesha Librazhdit. Më kapi frika se thashë mos më ha Alizoti të gjallë. Por, shkoj atje dhe gjej lumë. Shih andej, shih këtej se pashë asgjëkundi Ludovikun. Tani që ju pashë juve, mendova me vete, e kupton mor Tomor se çfarë do të hash të gjallë ti apo jo. S’e ka një fjalë populli shqiptar Tomor, thotë ‘tamaja modhe të le pa gjo’. Por, me sa shoh unë, tamaja modhe, ty do të lejë pa zo. O Ludovik, ke gjet vendin më të gabum, njerëzit më të gabum, forcën më të gabume me u ngatërro mo Tomor. Më del para syve Tomori dhe e mendoj në datë 12”, tha kryetari i Partisë Socialiste.
    Tomor Alizoti, drejtuesi i PD në qarkun e Elbasanit, paralajmëroi socialistët nga Librazhdi duke thënë se “do t’ju hamë të gjallë nëse prekni demokratët.”
    “Juve do iu hamë të gjallë nëse prekni demokratët, nëse vendosni mina s’do ju ndahemi kudo ku jeni. Ju që doni të shkatërroni Shqipërinë, ju analfabetë, ju maskarenj , do ju hamë të gjallë. Mos guxoni t’iu shkoni njerëzve nëpër shtëpia natën, mos guxoni të fusni duart ditën e zgjedhjeve. Doktor, jepi se ty të kanë më shumë frikë”, tha ai.

    Top Channel

  • “Ludovik, ke gjet njerëzit e gabum”/ Rama – Alizotit: A e kupton çfarë do t’na hash të gjallë, apo jo?

    “Ludovik, ke gjet njerëzit e gabum”/ Rama – Alizotit: A e kupton çfarë do t’na hash të gjallë, apo jo?

    Nga takimi përmbyllës i fushatës në Elbasan, kryesocialisti Edi Rama ironizoi sërish drejtuesin e PD-së në qarkun e Elbasanit, Tomor Alizotin.
    Ke gjetur njerëzit e gabuar për t’u marrë, tha Rama, duke iu referuar deklaratës së Alizotit, kur tha “do t’ju hamë të gjallë”.
    “Paradite shkova në Librazhd dhe pata një moment që më kapi frika kur po i afrohesha Librazhdit. Më kapi frika se thashë mos më ha Alizoti të gjallë. Por, shkoj atje dhe gjej lumë. Shih andej, shih këtej se pashë asgjëkundi Ludovikun. Tani që ju pashë juve, mendova me vete, e kupton mor Tomor se çfarë do të hash të gjallë ti apo jo. S’e ka një fjalë populli shqiptar Tomor, thotë ‘tamaja modhe të le pa gjo’. Por, me sa shoh unë, tamaja modhe, ty do të lejë pa zo. O Ludovik, ke gjet vendin më të gabum, njerëzit më të gabum, forcën më të gabume me u ngatërro mo Tomor. Më del para syve Tomori dhe e mendoj në datë 12”, tha kryetari i Partisë Socialiste.
    Tomor Alizoti, drejtuesi i PD në qarkun e Elbasanit, paralajmëroi socialistët nga Librazhdi duke thënë se “do t’ju hamë të gjallë nëse prekni demokratët.”
    “Juve do iu hamë të gjallë nëse prekni demokratët, nëse vendosni mina s’do ju ndahemi kudo ku jeni. Ju që doni të shkatërroni Shqipërinë, ju analfabetë, ju maskarenj , do ju hamë të gjallë. Mos guxoni t’iu shkoni njerëzve nëpër shtëpia natën, mos guxoni të fusni duart ditën e zgjedhjeve. Doktor, jepi se ty të kanë më shumë frikë”, tha ai.

  • Edi Rama në Elbasan, pritje masive e qytetarëve: Shqipëria do ulet në sallonin e BE

    Edi Rama në Elbasan, pritje masive e qytetarëve: Shqipëria do ulet në sallonin e BE

    Këtë mbrëmje kreu i PS-së, Edi Rama po mban një takim përmbyllës së fushatës në Elbasan, ku përsëriti edhe njëherë premtimin kryesor të fushatës së tij zgjedhore, se vota e 11 majit duhet për të çuar Shqipërinë në familjen e madhe evropiane.
    ”I gjithë Elbasani dhe banorët e këtij qarku të bëhen bashkë për Shqipërinë 2030 në BE. Të bëhen bashkë që të ngjitemi drejt asaj maje që e kemi misioni dhe që drejt së cilës fati e desh që të na vijë ne mundësia që me votë ti japim Shqipërisë fuqinë që i duhet për të ngjitur metrat e fundit dhe për të vendosur në atë majë flamurin e Skënderbeut dhe Ismail Qemalit. Dhe ti japim fund historisë ku shqiptarët ndihen si të dorës së dytë në zemër të Evropës.

    Zoti na ka vënë këtu dhe jemi ndër të parët, kombet më të vjetra, por historia e ka dashur që gjërat të mos shkojnë lehtë. Historia e ka dashur që ky vend të kalojë male vështirësish. E megjithatë ky popull ja ku është sepse brenda nesh ka një shpirt që është shpirti evropian i shqiptarit. Shqipëria duhet të ulet në sallonin e madh të Evropës së Bashkuar”, tha Rama.
    Kryeministri nuk la pa ironizuar dhe drejtuesin politik të PD-së në Elbasan, Tomor Alizoti, i cili zëvendësoi në këtë qark Luçiano Boçin. ”Sot në Librazhd kisha frikë se thashë mos më ha Tomori të gjallë. Shkoj atje dhe gjej lumë. Pashë gjithë frikë dhe nuk e gjeta Ludovikun. A e kupton mer Tomor se çfarë do me hëngër të gjallë. Tahmaja e madhe do të lerë pa zë. Tomor ke gjetur vendin e gabuar, forcën e gabuar për t’u ngatërruar. Mendoj Tomorin më 12, por ai nuk e mendoi kur e sollën këtu. Këtu ishte Luciano fake Pavaroti që tha na i vodhi votat elektronike. Dhe e çuan në Shkodër”.

  • Ma thanë troç!” Tomor Alizoti zbardh bisedën me përfaqësuesit e OSBE për shit-blerjen e votave

    Ma thanë troç!” Tomor Alizoti zbardh bisedën me përfaqësuesit e OSBE për shit-blerjen e votave

    Gazeta Standard është portali zyrtar i gazetës se përditshme “Standard”. Parimi ynë është informimi i thelluar i mbeshtetur ne objektivitet dhe investigim. “Behu pjese e lajmit”- eshte motoja jone kryesore qe fton lexuesit te jene pjese e jona

  • Alizoti ngre akuza të forta: Bandat e Elbasanit po kërcënojnë qytetarët për votën

    Alizoti ngre akuza të forta: Bandat e Elbasanit po kërcënojnë qytetarët për votën

    Tomor Alizoti, drejtuesi politik i Partisë Demokratike në Qarkun e Elbasanit, ishte i ftuar në emisionin “Off the Record” me Andrea Dangllin në A2 CNN nga ku ngriti akuza të rënda duke thënë se bandat kriminale po ju shkojnë nëpër shtëpi qytetarëve të Elbasanit dhe po i kërcënojnë për votën.
    “Bandat kriminale po kërcënojnë njerëzit, i kërcënojnë njerëzit natën dhe iu shkojnë nëpër shtëpi, por demokracia nuk mund të funksionojë dot kur i gjithë shteti është kthyer në narko”.
    Më tej, ai tha se raste të ngjashme ka çdo ditë dhe pretendon se i ka të dhëna edhe nga ekspertë policie.“Ata thonë se e gjithë kupola e policisë është e kontrolluar nga bandat. O çokollatën o dajakun, ky është realiteti në Shqipëri. Kur lëviz gjatë natës nga Elbasani në Tiranë, policët më ndalojnë dhe më takojnë pasi kanë frikë të më takojnë ditën”, u shpreh.
    “Ma thanë troç!” Tomor Alizoti zbardh bisedën me përfaqësuesit e OSBE për shit-blerjen e votave
    Tomor Alizoti, drejtuesi politik i PD në Qarkun e Elbasanit, deklaroi në emisionin “Off the Record” me Andrea Dangllin në A2 CNN se përfaqësues të OSBE i kanë pranuar privatisht shqetësimet për shit-blerjen e votës në Shqipëri. “Më kanë thënë: Ne të besojmë. E dimë që situata është keq, por në fund bëjmë vetëm një raport. Nuk mund ta ndalojmë procesin”, tha Alizoti.
    Ai shtoi se SPAK duhet të veprojë para zgjedhjeve dhe jo pasi “maskarada” ka ndodhur.
    “Nuk mund të përfundojmë gjithmonë nga një teatër në një tjetër. Pushteti po kap çdo institucion, ndërsa opozita përballet me një sistem të mbyllur”, tha ai.
    Alizoti theksoi se denoncimet për shit-blerje vote nuk mund të mbeten në letra dhe raportime diplomatike, por duhet të shoqërohen me ndërhyrje reale për të mbrojtur demokracinë.

  • “Ma thanë troç”, Alizoti ngre akuza të forta: Bandat e Elbasanit po kërcënojnë në shtëpitë e tyre qytetarët për votën

    “Ma thanë troç”, Alizoti ngre akuza të forta: Bandat e Elbasanit po kërcënojnë në shtëpitë e tyre qytetarët për votën

    Tomor Alizoti, drejtuesi politik i Partisë Demokratike në Qarkun e Elbasanit, ishte i ftuar në një emision televiziv nga ku ngriti akuza të rënda duke thënë se bandat kriminale po ju shkojnë nëpër shtëpi qytetarëve të Elbasanit dhe po i kërcënojnë për votën.
    “Bandat kriminale po kërcënojnë njerëzit, i kërcënojnë njerëzit natën dhe iu shkojnë nëpër shtëpi, por demokracia nuk mund të funksionojë dot kur i gjithë shteti është kthyer në narko”.
    Më tej, ai tha se raste të ngjashme ka çdo ditë dhe pretendon se i ka të dhëna edhe nga ekspertë policie.“Ata thonë se e gjithë kupola e policisë është e kontrolluar nga bandat. O çokollatën o dajakun, ky është realiteti në Shqipëri. Kur lëviz gjatë natës nga Elbasani në Tiranë, policët më ndalojnë dhe më takojnë pasi kanë frikë të më takojnë ditën”, u shpreh.
    “Ma thanë troç!” Tomor Alizoti zbardh bisedën me përfaqësuesit e OSBE për shit-blerjen e votave
    Tomor Alizoti, drejtuesi politik i PD në Qarkun e Elbasanit, deklaroi në emisionin “Off the Record” me Andrea Dangllin në A2 CNN se përfaqësues të OSBE i kanë pranuar privatisht shqetësimet për shit-blerjen e votës në Shqipëri. “Më kanë thënë: Ne të besojmë. E dimë që situata është keq, por në fund bëjmë vetëm një raport. Nuk mund ta ndalojmë procesin”, tha Alizoti.
    Ai shtoi se SPAK duhet të veprojë para zgjedhjeve dhe jo pasi “maskarada” ka ndodhur.
    “Nuk mund të përfundojmë gjithmonë nga një teatër në një tjetër. Pushteti po kap çdo institucion, ndërsa opozita përballet me një sistem të mbyllur”, tha ai.
    Alizoti theksoi se denoncimet për shit-blerje vote nuk mund të mbeten në letra dhe raportime diplomatike, por duhet të shoqërohen me ndërhyrje reale për të mbrojtur demokracinë.

  • Thirrja e Tomor Alizotit nga Gramshi: Çohuni të votojmë. Të shpëtojmë Shqipërinë nga një i çmendur e narkotrafikantët

    Thirrja e Tomor Alizotit nga Gramshi: Çohuni të votojmë. Të shpëtojmë Shqipërinë nga një i çmendur e narkotrafikantët

    Gazeta Standard është portali zyrtar i gazetës se përditshme “Standard”. Parimi ynë është informimi i thelluar i mbeshtetur ne objektivitet dhe investigim. “Behu pjese e lajmit”- eshte motoja jone kryesore qe fton lexuesit te jene pjese e jona

  • Tomor Alizoti: Do ta ha të gjallë Edi Ramën!

    Tomor Alizoti: Do ta ha të gjallë Edi Ramën!

    Tomor Alizoti, drejtuesi politik i qarkut të Beratit, iu drejtua kryeministrit Rama se përse nuk pranon debate televizive :”‘po deshi le të dalë me mua se kam qejf ta ha të gjallë”- tha Alizoti.
    “Në fjalimin e fundit janë mërzitur shumë grupe kriminale dhe shumë ata që duhet të mërziteshin, sepse demokratët e kanë thyer frikën. Është fshehur duke bërë monolog me mikrofon para pasqyrës se ka frikë të përballet. Po deshi le të dali me mua se unë kam qejf ta ha të gjallë. Doktor të kanë frikë doktor”-u shpreh Alizoti nga Peqini.

    Tashmë Doktorin e kanë frikë edhe vetë grupi Bardhi! Pas kësaj kryeministri iu përgjigj me një video shpotitëse.

  • Tomor Alizoti: Rama të dalë në debat me mua, se e ha të gjallë!

    Tomor Alizoti: Rama të dalë në debat me mua, se e ha të gjallë!

    Tomor Alizoti ka sfiduar kryeministrin Edi Rama për të dalë në debat publik me të.
    “Po deshi le të dalë me mua se kam qejf ta ha të gjallë”, tha Alizoti.

    “Është fshehur edhe vetë duke bërë monolog me veten para pasqyrës se ka frikë të përballet.
    Ja ku e ka Doktorin, kryetarin e partisë, le të dalë në debat. Po deshi le të dalë me mua, se unë kam qejf ta ha të gjallë”, shtoi Alizoti.

  • E quajti “çyryk”, Tomor Alizoti i përgjigjet Edi Ramës

    E quajti “çyryk”, Tomor Alizoti i përgjigjet Edi Ramës

    Tomor Alizoti i është përgjigjur Edi Ramës, pasi kryeministri Edi Rama tha për drejtuesin politik të Partisë Demokratike për Qarkun e Elbasanit se është “çyryk“.
    Alizoti, me anë të postimi në Facebook, u shpreh: “Ti Edvin Kristaq Rama, do mbetesh një delenxhi, sepse i tillë ke lindur”.
    “Kur dëgjova reagimin tënd, më erdhi ndër mend çfarë thotë Niçe për njerëz si ty. Ai ka një krahasim të mrekullueshëm kur tregon ndryshimin mes shtazës dhe njeriut. Kur e lexon në gjermanisht tingëllon shumë bukur. Por më pas mendova se, është shpenzim shumë i madh kohe t’i shpjegosh dikujt, që kulmin e imagjnatës e ka të lidhur me figura që flasin në ekrane, se çfarë është shkëputja e njeriut nga shtaza. Prandaj, po të përgjigjem me atë çfarë ti kupton më mirë, vulgaritetin. Ti Edvin Kristaq Rama, do mbetesh një delenxhi, sepse i tillë ke lindur. Ti je pasardhës i gjysmëopingës, dhe do mbetesh përgjithmonë i tillë. Ky është guri jot, që s’e blen dot as me milionat që i vjedh popullit më të varfër në Evropë, as me shishet e verës 35 mijë euro me të cilat të qerasin shokët e tu ordinerë netët kur ti firmos vjedhjet. As me krekosjen mes idiotëve të tu të dobishëm. Ti ke qenë, je, dhe do mbetesh gjysmëopingë. Para meje, ti je soj delenxhiu, si dje, si sot, si përgjithmonë”, lexohet në postimin e Tomor Alizotit në Facebook.