Tag: tokën

  • Po punonte me mjet bujqësor tokën, por i shpërtheu granata e vjetër, pëson dëmtime në trup 49-vjeçari

    Po punonte me mjet bujqësor tokën, por i shpërtheu granata e vjetër, pëson dëmtime në trup 49-vjeçari

    Një 49-vjeçar ka pësuar dëmtime në trup pasi i shpërtheu një granatë e vjetër teksa punonte tokën me mjet bujqësor. Ngjarja ka ndodhur paraditen e sotme në fshatin Gështenjas të Pogradecit. I lënduari me iniciale G. Y., po merr ndihmë mjekësore në spital dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën.
    Njoftimi:
    Pogradec/Informacion paraprak
    Sot, në fshatin Gështenjas, shtetasi G. Y., 49 vjeç, duke punuar me mjet bujqësor, në tokën e tij, është dëmtuar në trup, dyshohet nga shpërthimi i një granate të vjetër që ndodhej në tokë. Shtetasi G. Y. po merr ndihmë mjekësore në spital dhe aktualisht është jashtë rrezikut për jetën. Grupi hetimor po punon për zbardhjen dhe dokumentimin e rastit.

  • I shpërthen granata ndërsa po punonte tokën, plagoset i moshuari në Himarë

    I shpërthen granata ndërsa po punonte tokën, plagoset i moshuari në Himarë

    Një i moshur ka mbetur i plagosur në Himarë ndërsa ka qenë duke punuar në tokën e tij.
    Bëhet me dije se 85-vjeçari K.K ndërsa ka qenë duke punuar tokën ka rënë në kontakt me një granatë e cila ka shpërthyer.
    Menjëherë 85-vjeçari është dërguar në spital ku ndodhet jashtë rrezikut për jetën, ndërsa po mjekohen në këmbë ku ka pësuar dëmtime të lehta.

    Njoftimi:
    Sot, në lagjen “Livadhë”, Himarë, në një sipërfaqe toke (ullishte), shtetasi K. K., 85 vjeç, duke punuar në tokën e tij, ka marrë dëmtime në këmbë, si pasojë e shpërthimit të një granate dore, e cila ndodhej e fshehur në rrënjët e një ulliri.
    Shtetasi K. K. aktualisht ndodhet në Spitalin Rajonal Vlorë, jashtë rrezikut për jetën.
    Grupi hetimor po kryen veprimet hetimore për zbardhjen dhe dokumentimin e plotë të ngjarjes.

  • Shpërthen granata duke punuar tokën, plagoset i moshuari në Himarë

    Shpërthen granata duke punuar tokën, plagoset i moshuari në Himarë

    Himarë/Informacion paraprak
    Sot, në lagjen “Livadhë”, Himarë, në një sipërfaqe toke (ullishte), shtetasi K. K., 85 vjeç, duke punuar në tokën e tij, ka marrë dëmtime në këmbë, si pasojë e shpërthimit të një granate dore, e cila ndodhej e fshehur në rrënjët e një ulliri.
    Shtetasi K. K. aktualisht ndodhet në Spitalin Rajonal Vlorë, jashtë rrezikut për jetën.
    Grupi hetimor po kryen veprimet hetimore për zbardhjen dhe dokumentimin e plotë të ngjarjes.

    Top Channel

  • Ishte e fshehur tek rrënjet e ullirit/ Shpërthen granata e dorës, lëndohet 85-vjeçari

    Ishte e fshehur tek rrënjet e ullirit/ Shpërthen granata e dorës, lëndohet 85-vjeçari

    Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Livadhë të Himarës.

    Një 85-vjeçar duke punuar në tokën e tij, ka marrë dëmtime në këmbë, si pasojë e shpërthimit të një granate dore, e cila ndodhej e fshehur në rrënjët e një peme ulliri.

    I moshuari  aktualisht ndodhet në Spitalin Rajonal Vlorë, jashtë rrezikut për jetën. Grupi hetimor po kryen veprimet hetimore për zbardhjen dhe dokumentimin e plotë të ngjarjes.

    Njoftimi:

    Himarë/Informacion paraprak

    Sot, në lagjen “Livadhë”, Himarë, në një sipërfaqe toke (ullishte), shtetasi K. K., 85 vjeç, duke punuar në tokën e tij, ka marrë dëmtime në këmbë, si pasojë e shpërthimit të një granate dore, e cila ndodhej e fshehur në rrënjët e një ulliri.

    Shtetasi K. K. aktualisht ndodhet në Spitalin Rajonal Vlorë, jashtë rrezikut për jetën.

    Grupi hetimor po kryen veprimet hetimore për zbardhjen dhe dokumentimin e plotë të ngjarjes.

     

  • Kultivuan kanabis në tokën e tyre dhe e fshehën në banesë, arrestohet çifti në Devoll

    Kultivuan kanabis në tokën e tyre dhe e fshehën në banesë, arrestohet çifti në Devoll

    Finalizohet pas 4 javësh hetime, operacioni i koduar “Fazat”, për goditjen e veprimtarive kriminale në fushën e narkotikëve.
    Iu gjetën në banesë, 5.8 kg lëndë narkotike kanabis, që e kishin përgatitur për ta trafikuar në Greqi, arrestohen 2 shtetas (bashkëshortë).
    Nga hetimet dyshohet se këta shtetas e kanë prodhuar lëndën nga bimët narkotike që kanë kultivuar në tokën e tyre, afër banesës, në Devoll.
    Sekuestrohen 5.8 kilogramë lëndë narkotike kanabis dhe 2 celularë.
    Si rezultat i hetimeve të kryera për 4 javë javë, në drejtimin e Prokurorisë, për dokumentimin e veprimtarisë kriminale të 2 shtetasve, në fushën e narkotikëve, specialistët e Seksionit për Hetimin e Narkotikëve finalizuan operacionin policor të koduar “Fazat”. Në kuadër të operacionit u arrestuan në flagrancë shtetasit:
    F. S., 48 vjeç, dhe E. S., 31 vjeçe (bashkëshortë), banues në Devoll, për veprat penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”, “Kultivimi i bimëve narkotike” dhe “Trafikimi i narkotikëve”.
    Gjatë kontrollit në banesën e tyre shtetasve, shërbimet e Policisë kanë gjetur rreth 5.8 kilogramë lëndë të dyshuar narkotike kanabis, që ata e kishin përgatitur për ta trafikuar në Greqi.
    Nga hetimet dyshohet se këta shtetas, në bashkëpunim me njëri-tjetrin, e kanë prodhuar lëndën nga bimët narkotike që kanë kultivuar në tokën e tyre, në vendin e quajtur “Lagjja e Fundosur”.
    Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Korçë, për veprime të mëtejshme.

  • “Më thanë që ka pagëzuar Zahon dhe ia ka bërë dhuratë’”, qytetari: Rama dhe patronazhistët e tij grabitën tokën time…

    “Më thanë që ka pagëzuar Zahon dhe ia ka bërë dhuratë’”, qytetari: Rama dhe patronazhistët e tij grabitën tokën time…

    Paskal Nesturi, në një intervistë ekskluzive për “Kafe Shqeto”, rrëfeu për sfidat e mëdha që ka përjetuar gjatë viteve për të mbrojtur pronën e familjes së tij në Palasë të Himarës. Sipas Nesturit, 1,100 metra katrorë të parcelës së tij i janë marrë në mënyrë të padrejtë, duke i lënë vetëm 900 metra katrorë, sipërfaqe që mjafton vetëm për qarkullimin e njerëzve dhe ruajtjen e pikës turistike të zonës. “Më thanë që ka pagëzuar Zahon dhe ia ka dhënë atij për dhuratë”, thotë qytetari, duke iu referuar djalit të kryeministrit Rama. Ai tha se ndërtimet mbi këtë tokë janë kryer me ndërmjetësimin e personave të afërt me pushtetin qendror dhe vendor, ndërsa Prokuroria e Vlorës, po mbron subjektet e përfshira. Nesturi gjithashtu deklaroi se disponon dokumentacion hipotekor që vërteton pronësinë e familjes së tij, duke theksuar se toka i përket vetëm atij dhe askujt tjetër.
    Gjatë intervistës në “Kafe Shqeto”, ai shprehu frustrimin e tij për mungesën e drejtësisë dhe pengesat që ka hasur gjatë përpjekjeve për të rivendosur të drejtën mbi pronën, duke kërkuar ndërhyrje dhe mbështetje për të siguruar që e drejta e tij të respektohet. “Isha një ditë në prokurori, kam shkuar me mijëra herë pasi kam bërë një kallëzim penal për një kusheri nga këta patronazhistët e Ramës, por prokuroria nuk e dërgoi në gjyq këtë çështje dhe e mbylli procedimin. Dua drejtësi, sepse këtu nuk ka drejtësi. Tjetri thotë: “Do bëjmë reformën në drejtësi dhe do merrni drejtësi”, por ne këtë nuk po e shohim. Ai është kusheri i Ramë,; unë nuk jam, mua më dënuan me pushkatim.
    Më prishi ndërtimin tim, në 2013 e bëri që të më thonin: “Ja, unë ia prish njeriut tim”, jo juve që s’ju prek fare. Më kanë marrë 11,000 metra tokë, e ka marrë një patronazhist i Ramës, një kusheri, ja ka dhënë ai me VKM. Prona ishte në Llogara. Ajo ishte prona e Andon Millit prej mijëra vjetësh dhe ky vjen e ma merr për ta dhënë mikut të tij. Më thanë që  ka pagëzuar Zahon dhe ia ka dhënë atij për dhuratë. Unë kam 30 vite që mu ka nxirë jeta, ti thua “ruaj standardet”. Kam 30 vite nëpër gjyqe dhe ky tallet me mua , çfarë thua ti? Mirë që më prishi tokën, por edhe më dënoi në gjyq për ndërtim pa leje dhe ua jep tokën time, ua legalizon këtyre kusarëve të tij. Më dënuan me gjobë, prokurori kërkoi 6 muaj , gjykatësja vendosi gjobë për mua, ishte një njeri i mirë ajo. Në vendin ku nisën të më prisnin tokën, u hodhën këta “qentë” e Ramës për të bërë atë që donin dhe nisën menjëherë punimet”, deklaroi ai dje.

  • “Në Leskovcin tonë, në tokën e Shqipërisë“, “Plisat” motivojnë kombëtaren për ndeshjen ndaj Serbisë

    “Në Leskovcin tonë, në tokën e Shqipërisë“, “Plisat” motivojnë kombëtaren për ndeshjen ndaj Serbisë

    Me 11 tetor, Shqipëria do përballet me Serbinë në Leskovac, në përballjen kualifikuese të botërorit.
    Gjatë ndeshjes Prishtina-Ballkani, e zhvilluar sot në Hajvali, tifogrupi “Plisat” hapën një banderolë mjaft domethënëse.

    “Në Leskovcin tonë, në tokën e Shqipërisë. Na bëni krenarë, për nder të historisë”, shkruhet në Banderolë. Një mesazh mjaft i qartë, disa ditë para takimit të rëndësishëm.
    12ae6fc6 16cf 4169 B4bd 862a0ea1761f
    © BalkanWeb

  • “Në Leskovcin tonë, në tokën e Shqipërisë…”! Plisat vijnë me super banderolë në Kosovë: Na bëni krenar për nder të historisë

    “Në Leskovcin tonë, në tokën e Shqipërisë…”! Plisat vijnë me super banderolë në Kosovë: Na bëni krenar për nder të historisë

    Në ditën e sotme është luajtur ndeshja me Prishtinës dhe Ballkanit në Kosovë. Një ndeshje e përfunduar në shifrat 1-0, por e fituar nga Plisat që pa nisur mirë kjo ndeshje delikate.
    Përpara këtij takimi, Plisat kanë hapur banderolën: “Në Leskovcin tonë, në tokën e Shqipërisë, na bëni krenar për nder të historisë”. Një banderolë që zgjon dhe shton akoma më shumë emocionet për ndeshjen e 11 tetorit, ndërsa nuk mund të mungonte pranë flamurit të tyre edhe thirrja: “Kosova është Shqipëri”. /Sport Ekspres/

  • Zbulim historik? Një planet i ngjashëm me Tokën mund të jetë i banueshëm

    Zbulim historik? Një planet i ngjashëm me Tokën mund të jetë i banueshëm

    Astronomët janë një hap më afër konfirmimit të pranisë së një atmosfere të ngjashme me Tokën në një ekzoplanet (planet jashtë sistemit tonë diellor), falë vëzhgimeve të fundit nga Teleskopi Hapësinor James Webb. Ky zhvillim lidhet me sistemin planetar TRAPPIST-1, i zbuluar në vitin 2016 nga një grup astronomësh belgë, i cili ndodhet rreth 40 vite dritë larg Tokës dhe përbëhet nga shtatë planetë shkëmborë.

    Në qendër të vëmendjes është TRAPPIST-1e, planeti i katërt i këtij sistemi, i cili ndodhet në zonën e banueshme, aty ku, nëse ekziston një atmosferë, mund të ketë ujë të lëngshëm. Katër vëzhgime të kryera në vitin 2023 nuk e përjashtuan mundësinë e një atmosfere. Ndryshe nga planeti më i afërt me yllin e sistemit të tij, TRAPPIST-1b, i cili ka humbur atmosferën, TRAPPIST-1e mbetet një kandidat premtues.

    Studiuesit kanë arritur të përjashtojnë mundësinë e një atmosfere të pasur me hidrogjen ose dioksid karboni, si ato të Venusit dhe Marsit. Në vend të tyre, gjasat më të mëdha janë për një atmosferë të ngjashme me Tokën, të mbështetur në azot. Kjo do të ishte një pikënisje revolucionare për kërkimin e jetës jashtëtokësore.

    Sipas Néstor Espinoza nga Instituti i Teleskopit Hapësinor në Baltimore, 15 vëzhgime të tjera janë duke u kryer dhe rezultatet përfundimtare priten brenda vitit. Nëse zbulohet një atmosferë, madje me gjurmë gazi si metani, do të ishte një provë e fuqishme se planetët rreth yjeve xhuxh të kuq, më të përhapurit në Univers, mund të jenë të banueshëm, trasnemton ‘a2cnn’.

    Edhe pse rezultatet nuk janë ende përfundimtare, shkencëtarët theksojnë se për herë të parë jemi brenda mundësisë reale për të identifikuar një atmosferë rreth një planeti shkëmbor jashtë sistemit tonë diellor. Kjo do të sillte një revolucion në kërkimin për jetë në kozmos.

    ObserverKult

    Lexo edhe:

    DRITËRO AGOLLI: DHE SIKUR NË BOTË MOS ISHE TI…

  • E FUNDIT/ Kosova ndizet në “Fadil Vokrri”, vikingët bien në tokën e dardanëve

    Ajo shuplakë e fortë e marrë nga Zvicra ka zgjuar Kosovën. Dardanët kanë reaguar shpejt dhe kanë mposhtur Suedinë në ndeshjen e dytë në grup për kualifikueset e Kupës së Botës 2026. Vikingët bien në tokën e dardanëve, duke pësuar një disfatë 2-0. Kosova është ndezur në “Fadil Vokrri”, ku që në minutat e para tregoi urinë e madhe për fitore.
    Fillimisht ishte Rexhbeçaj ai që tundi rrjetën e suedezëve në minutën e 26. Më pas, kur kishin mbetur edhe 3 minuta nga përfundimi i pjesës së parë, Vedat Muriqi e dërgoi sërish topin pas portierit kundërshtar. Një fitore e madhe për dardanët, që kanë ndezur sërish entuziasmin për të bërë realitet një ëndërr, atë të kualifikimit në një kampionat botëror./Sport Ekspres/