Detaje të reja janë zbardhur lidhur me atentatin e ndodhur ditën e djeshme në Rinas, ku si pasojë e një atentati mbeti i vrarë Glimando Dani dhe u plagos Muçi Sheqeri. Një dëshmitar që ishte prezent në momentin që ndodhi atentati mafioz, ka folur për “Euronews Albania”.
“Kur po kaloja, dëgjova të shtënat. U tremba dhe pashë kallashin që u përdor. Automjeti u ndal, një person u vra dhe tjetri u plagos. Për mua është si një film, jam i shokuar dhe i tmerruar. Na largoi policia. Ata erdhën shpejt, por në atë moment nuk kishte prezencë policie,” rrëfen dëshmitari.
Dani, krahu i djathtë i Emiljano Shullazit u ekzekutua në një atentat mafioz pasditen e së martës. Ngjarja ndodhi rreth orës 14:00 menjëherë pasi viktima dhe i plagosuri mbërritën nga Barcelona ku ishin larguar në datën 7 nëntor. Në momentin kur janë nisur drejt Tiranës me automjetin tip Benz me targa AB 099UO, autorët me një tjetër makinë i zunë pritë dhe i qëlluan me breshëri plumbash.
Në vendin e atentatit janë gjetur mbi 50 gëzhoje arme kallashnikov, të cilat janë zbrazur me breshëri nga të paktën 3 armë. Rreth 40 minuta pas atentatit policia gjeti të djegur automjetin e autorëve në fshatin Halil të Fushë-Krujës dhe brenda tij 4 armë; 3 kallashnikovë dhe 1 pistoletë që dyshohet janë përdorur në ekzekutimin e Danit.
Tag: tmerruar
-

Atentati mafioz në Rinas, flet dëshmitari: Jam i tmerruar, ishte si film, pashë kallashnikovin kur po kaloja
-

“Jam i tmerruar nga Turqia”, Vuçiç shpërthen kundër Erdogan: Po armatos Kosovën
Tensione shumë të larta mes Serbisë dhe Turqisë. Presidenti serb, Aleksandër Vuçiç, ka reaguar i tmerruar ndaj lajmit se një fabrikë turke armësh kishte armatosur gjithashtu Forcat e Sigurisë së Kosovës.
“Jam i tmerruar nga sjellja e Turqisë dhe shkelja brutale e Kartës së OKB-së dhe Rezolutës 1244 të Këshillit të Sigurimit të OKB-së, si dhe nga armatosja e vazhdueshme e autoriteteve të Prishtinës”, shkruan Vuçiç në rrjete sociale.
“Tani është plotësisht e qartë se Turqia nuk dëshiron stabilitet në Ballkanin Perëndimor dhe se ëndërron të rivendosë përsëri Perandorinë Osmane”, vazhdon ai.
Më tej presidenti thekson se “Serbia është një vend i vogël, por që e ka kuptuar mirë mesazhin!”. Kjo deklaratë e Vuçiç vjen pas asaj që shokoi mbarë botën, kur tha se po përgatitej për luftë. -

Klientët largohen të tmerruar/ Videoja pak çaste pas masakrës së Shkodrës
Një ngjarje e rëndë tronditi Shkodrën mëngjesin e kësaj të hëne ku si pasojë e një atentati mbetën të vrarë dy persona dhe u plagosën dy të tjerë.
Viktimë ka mbetur Armando Pali, ish- këshilltar bashkiak pranë bashkisë së Shkodrës dhe ish punonjës i IMT, si dhe i riu Liridon Kraja, shoqërues i Erogen Vasos.
Dyshohet se shënjestra e atentatit ka qenë ky i fundit, i cili ka mbetur i plagosur dhe ndodhet në spital. E po ashtu, plumbat kanë kapur edhe kamerieren e lokalit.
Sikurse duket në videon e siguruar nga Top Channel pak çaste pas të shtënave, klientët largohen të tmerruar nga lokali që ndodhej pranë bashkisë.
-

“Ik se do të vdesësh”/ Të shtëna me armë në pyllin e Munellës, fermeri denoncon i tmerruar
Pamje nga vendi i ngjarjes
PUKË- Të shtënat me armë zjarri kanë tmerruar fermerin Erjon Nikollin në fshatin Munellë të Pukës. Një ditë pas ngjarjes, fermeri Erjon Nikolli denoncoi ngjarjen edhe për mediat, duke treguar përjetimet. Në rrëfimin e tij, ai tregoi se gjatë natës kishin dëgjuar krisa armësh, ndërkohë që kishin parë të shkruar në një shkëmb: Ik se do vdesësh!
“Dje u zgjuam me krisma armësh. Këtu rri me nusen, kam pasur edhe kunatën dhe fëmijët ngjitur. Jemi të traumatizuar, nuk mund ta besoj që diçka e tillë mund të na ndodhë,”-u shpreh Nikolli.Ai sqaroi se është një fermer që merret vetëm me bagëti dhe se e vetmja përplasje që ka pasur ka qenë një konflikt verbal me një bashkëfshatar. Po ashtu shtoi se ngjarja ka lënë shenja në familjen e tij, si edhe tek bashkëshortja, e cila është në muajin e nëntë të shtatzënisë.
“Thirrja ime për institucionet është të më japin një zgjidhje. Kam ardhur nga emigrimi, kam investuar në bagëti për të siguruar të ardhmen e familjes. Nuk kërkoj asgjë tjetër, vetëm të punoj dhe të jetoj i qetë. Jam e traumatizuar. Duke marrë parasysh edhe gjendjen në të cilën ndodhem, është e domosdoshme që të merren masa,”-tha ajo.
Ndërkohë, Policia ka nisur hetimet duke gjetur edhe gëzhoja në vendin e ngjarjes, por ende nuk ka ende persona të ndaluar për ngjarjen./ZËRI -

Tërmet i fuqishëm godet Tiranën dhe Durrësin në orët e para të mëngjesit – qytetarët zgjohen të tmerruar
Një tërmet me magnitudë 4.2 të shkallës Rihter ka goditur Shqipërinë në orët e para të mëngjesit të sotëm, më 24 qershor 2025, duke shkaktuar panik dhe shqetësim në Tiranë, Durrës dhe zonat përreth. Lëkundjet janë regjistruar në orën 05:04 me orën lokale, sipas të dhënave të publikuara nga EMSC (Qendra Sizmologjike Euro-Mesdhetare).
Epiqendra e tërmetit ishte 15 kilometra në veriperëndim të Tiranës, në një thellësi 15 kilometra, çka e ka bërë lëkundjen të ndjehet fuqishëm nga banorët, veçanërisht në zonat urbane të Tiranës dhe Durrësit.
Qytetarët janë zgjuar të tmerruar, ndërsa shumë prej tyre kanë dalë jashtë banesave në panik. Në rrjetet sociale dhe faqen zyrtare të EMSC janë regjistruar qindra komente nga qytetarë që e kanë ndjerë lëkundjen dhe që shprehen të tronditur nga përjetimi.
“Më zgjoi nga gjumi, shtëpia u drodh për disa sekonda. Ishte frikshëm,” shkruan një qytetare nga Tirana.
“U ndje shumë fort në Durrës, dolëm menjëherë jashtë me fëmijët,” shkruan një tjetër banor.
Fatmirësisht, deri më tani nuk raportohet për dëme materiale apo të lënduar, megjithëse autoritetet janë në gatishmëri dhe po vlerësojnë situatën.
Autoritetet u bëjnë thirrje qytetarëve që të ruajnë qetësinë dhe të ndjekin udhëzimet zyrtare në rast të paslëkundjeve të mundshme.
Tërmeti i sotëm vjen si një kujtesë e dhimbshme për rrezikun sizmik në vend, sidomos pas ngjarjeve të rënda të nëntorit 2019. Institucionet përkatëse po monitorojnë me vëmendje situatën dhe pritet një raport i detajuar nga IGJEUM dhe emergjencat civile në orët në vijim. -

Banorja iraniane e tmerruar pas sulmeve të Izraelit: Kam frikë nga gjithçka! Më janë kthyer ankthet e fëmijërisë
Shërbimi persian i BBC-së ka dëgjuar nga njerëz në Iran për përvojat e tyre që kur Izraeli nisi sulmet e para kundër vendit javën e kaluar.
“Të gjitha ankthet e fëmijërisë sime janë rikthyer”, thotë një grua, e cila ka lindur në vitin 1979 gjatë Revolucionit Iranian.
“Këto dy ose tre netët e fundit, çdo zhurmë e vogël, si diçka në rrugicë, zhurma e një motoçiklete, ose diçka që bie, apo edhe nëse më bie diçka, më bën të kërcej nga frika”, thotë ajo.
“Jam e tmerruar. Por përtej kësaj, vitet e presionit dhe vështirësive në jetë më kanë lënë me një ndjenjë kaq të thellë pashprese”, tha ajo më tej.
“Jam i rraskapitur. Nuk kam më asgjë për të humbur”, vijoi ajo më tej.
Një person tjetër, duke folur nga qyteti i Pakdashtit, rreth 50 km (31 milje) nga Teherani, thotë se është i paaftë të ndiejë ndonjë emocion për atë që po ndodh.
“Për shkak të vështirësive të mëdha që kemi duruar gjatë gjithë sundimit të Republikës Islamike dhe mendoj se kjo vlen për shumicën e njerëzve, për të qenë i sinqertë, nuk ka mbetur më asnjë ndjenjë e vërtetë tek ne, asnjë ndjenjë e mirë, që do të na lejonte të kuptonim frikën ose lumturinë”, tha ai. -

“Jemi të tmerruar dhe të rraskapitur”/ Radhë të gjata trafiku, mijëra njerëz largohen nga Teherani teksa sulmet vijojnë
Mijëra persona po përpiqen të largohen nga kryeqyteti i Iranit, Teherani, teksa ushtria izraelite lëshoi një “paralajmërim urgjent” që njerëzit të largohen menjëherë nga një pjesë e madhe e qytetit.
Ndonëse zyrtarët iranianë bënë thirrje që qytetarët të mos panikosen, këta të fundit kanë mbushur rrugët, duke krijuar trafik dhe radhë të gjata në pikat e karburantit për të furnizuar automjetet e tyre.
Ndërkohë, shërbimi persian i BBC-së raporton për përjetimet e njerëzve në Iran, që kur Izraeli nisi sulmet e para kundër vendit javën e kaluar.
“Të gjitha ankthet e fëmijërisë sime janë rikthyer”, thotë një grua, e cila ka lindur në vitin 1979 gjatë Revolucionit Iranian.
“Në këto dy ose tre netët e fundit, çdo zhurmë e vogël më bën të kërcej nga frika. Jam e tmerruar. Vështirësitë në jetë më kanë lënë me një ndjenjë kaq të thellë pashprese. Jam e rraskapitur. Nuk kam më asgjë për të humbur”, thotë ajo.Top Channel
-

“Njerëzit po vrapojnë të tmerruar”, raketa iraniane mbi Izrael, gjëmime të forta në Tel Aviv
Jerusalemi dhe Tel Avivi janë tronditur sërish mbrëmjen e sotme, teksa sirenat e sulmeve ajrore kanë rënë vazhdimisht në qytet, ndërsa Izraeli përballet me një tjetër valë raketash të lëshuara nga Irani.
Sipas raportimeve nga Sky News njerëzit vrapojnë drejt bunkerëve, të tmerruar dhe në kërkim të sigurisë.
Pamje të raketave janë raportuar edhe mbi Tel Aviv, ku silueta të ndritshme janë parë duke kaluar nëpër qiellin e natës. Kjo shënon përshkallëzimin më të fundit të një krize që ka hyrë tashmë në ditën e tretë të bombardimeve të ndërsjella.
Izraeli ka vijuar ofensivën e tij ajrore në të gjithë territorin iranian, ndërsa rajoni përgatitet për një konflikt që pritet të zgjatet. -

E tmerruar nga mungesa e publikut te Botërori i Klubeve, FIFA fut paketa biletash për finalen e Botërorit 2026!
20 Maj 2025
19:47
Telesport
FIFA po shet pak bileta për Kupën e Botës për Klube, prandaj ka krijuar disa “oferta speciale” të çuditshme dhe tani madje po mendon edhe rimbursime mbi ata që kanë siguruar bileta që sot kanë skonto dhe dikur ishin me vlerë më të lartë.
Gianni Infantino është i tmerruar nga mungesa e interesit për turneun e kësaj vere. Dhe kështu, organi i futbollit botëror shpik disa “paketa” të kombinuara me Kupën e Botës 2026.
Propozimi i fundit duket si një përpjekje mjaft e dëshpëruar: duke blerë të paktën 20 bileta për një ndeshje të Kupës së Botës për Klube 2025, në fakt, FIFA do të garantojë një mundësi për të blerë një biletë për finalen e Botërorit të vitit 2026. Nëse dëshironi dy, pra, duhet të blini të paktën 40 bileta për një ndeshje të Kupës së Botës për Klube.
Çudia tjetër lidhet me faktin se te portali zyrtar i FIFA-s disa bileta të FIFA Club World Cup kushtojnë më shtrenjtë se sa te sajtet e tjera “rishitës. -

Video e atentatit në Durrës,shihni si qytetarët vrapojnë të tmerruar pas të shtënave
Klan News ka siguruar videon e atentatit të ndodhur pak pas mesnate në lagjen nr.18 në Durrës.
Në pamje, shihet një makinë e bardhë tip “Seat” që afrohet me qetësi, nga e cila dyshohet se kanë qëlluar me armë zjarri dy autorët.
Në videon ekskluzive, dëgjohen të shtënat, ndërsa dy qytetarë vrapojnë të tmerruar.
“Ku je? Hajde këtej nga unë, hajde këtej!”, dëgjohet teksa bërtet njëri prej tyre.
Nga breshëria e të shtënave, mësohet se dy plumba kanë prekur viktimën, 29 vjeçarin Ermir Dedja. Prej plagëve të rënda, ai ka ndërruar jetë rrugës për në spital.
Ndërkohë, makina e autorëve është gjetur sot i shkrumbuar totalisht në fshatin Gërdec.
Brenda tij, është gjetur edhe arma e krimit, tip kallashnikov.