Tag: tmerrshme

  • Dumfries: Krenar për dy finalet e Champions-it, por kjo ishte e tmerrshme…

    Dumfries: Krenar për dy finalet e Champions-it, por kjo ishte e tmerrshme…

    8 Tetor 2025

    10:38

    Alfred Lleshi

    Një nga pikat më të forta që Interi ka ruajtur nga periudha e Simone Inzaghit në atë të Cristian Chivu është padyshim Denzel Dumfries, i cili u rendit në vendin e 25-të për “Topin e Artë” 2025. Rritja e holandezit ka qenë e jashtëzakonshme krahasuar me fillimet e tij në “San Siro”: “Ajo mbrëmje ishte e veçantë. Të isha mes gjithë atyre yjeve botërorë m’u duk diçka e pabesueshme.
    Mora shumë komplimente dhe u rendita mbi Haaland. Ishte kurorëzimi i një sezoni të mbushur me ndeshje të mira, por gjithmonë mendoj se çfarë mund të përmirësoj. Edhe pse për një mbrojtës është e vështirë të japë më shumë gola e asistime, dua të jem më në qendër të lojës dhe më dominues. Kam ende hapa për të hedhur që të konsiderohem lider më i madh”.
    Sezoni i kaluar ishte emocionues, por përfundoi në mënyrën më të hidhur, me zero trofe dhe humbjen në finalen e Champions League ndaj PSG-së në Mynih: “Jam krenar për atë që kemi bërë, ishte një punë e shkëlqyer. Të humbësh dhemb, por mënyra si e humbëm finalen ishte akoma më e tmerrshme. Kemi humbur dy finale në tri vite me Interin, por kur e shoh më gjerë, them se duhet të jemi krenarë”.
    Përkushtimi dhe puna e palodhur po japin frytet e tyre: “Ky është mentaliteti im, nuk kënaqem kurrë. Jam shumë i rreptë me veten, kur je në majë duhet të kesh disiplinë dhe rigorozitet maksimal. Kam ende objektiva të rëndësishëm për të arritur”.

  • “Ajo që po dëshmojmë në Gaza është e tmerrshme”, Guterres: Nuk duhet t’i frikësohemi kërcënimeve të Izraelit

    “Ajo që po dëshmojmë në Gaza është e tmerrshme”, Guterres: Nuk duhet t’i frikësohemi kërcënimeve të Izraelit

    “Ajo që po dëshmojmë në Gaza është e tmerrshme”, Sekretari i Përgjithshëm i OKB-së: Nuk duhet t’i frikësohemi kërcënimeve të Izraelit
    Sekretari i Përgjithshëm i OKB-së, Antonio Guterres, tha të premten se nuk duhet të frikësohen nga kërcënimet e qeverisë izraelite për t’u hakmarrë ndaj njohjes së një shteti palestinez ose politikave të tjera mbështetëse për palestinezët.
    “Nuk duhet të frikësohemi nga rreziku i hakmarrjes, sepse pavarësisht se çfarë bëjmë, veprimet e Izraelit do të vazhdojnë”, tha zoti Guterres, duke iu referuar vendimeve të qeverisë së Benjamin Netanyahut në kohët e fundit që synojnë “shkatërrimin e plotë të Gazës” dhe promovimin e “aneksimit agresiv të Bregut Perëndimor”, territor palestinez i pushtuar nga ushtria izraelite që nga Lufta Shtatëditore në vitin 1967.
    Në dritën e njohjes së shtetit të Palestinës, e cila është planifikuar të avancohet të hënën gjatë një sesioni në OKB nga Franca dhe vende të tjera, zyrtarët izraelitë e kanë kërcënuar hapur Parisin se do të ketë hakmarrje diplomatike, si dhe se aneksimi i Bregut Perëndimor do të vazhdojë.
    Megjithatë, për Antonio Guterres, kjo nuk është gjë tjetër veçse një “pretekst” për Izraelin, politika e të cilit në territoret palestineze tregon se nuk ka ndërmend “t’u lejojë palestinezëve të kenë një shtet”.
    “Mendoj se është e rëndësishme” që Izraeli “të ndihet gjithnjë e më i izoluar” në mënyrë që të bindet të “ndryshojë” politikën e tij, këmbënguli shefi i OKB-së.
    Një mbështetës i vendosur i zgjidhjes me dy shtete, izraelite dhe palestineze, Sekretari i Përgjithshëm e përshkroi perspektivën e njohjeve të reja të shtetit të Palestinës si simbolikë “jashtëzakonisht të rëndësishme” “për popullin palestinez”.
    “Cila është alternativa? Zgjidhja e një shteti në të cilin miliona palestinezë do të dëbohen ose do të vuajnë pushtimin, skllavërinë, diskriminimin, pa të drejta dhe pa tokën e tyre? Kjo është plotësisht e papranueshme në shekullin e 21-të”, tha ai.
    Ai gjithashtu bëri thirrje edhe një herë për një armëpushim në Rripin e Gazës: “Ajo që po dëshmojmë në Gaza është e tmerrshme. Është niveli më i keq i vdekjes dhe shkatërrimit që kam parë që kur kam qenë Sekretar i Përgjithshëm, ndoshta në të gjithë jetën time.”
    “Unë besoj fuqimisht se kjo është e patolerueshme nga një pikëpamje morale, politike dhe ligjore”, këmbënguli Antonio Guterres, duke shmangur megjithatë përdorimin e termit “gjenocid”, në mungesë të një vendimi nga drejtësia.

  • Skena të tmerrshme/ Ariu plaçkit varrin e sapohapur, punonjësit e varrezave e filmojnë teksa ushqehet me kufomën

    Skena të tmerrshme/ Ariu plaçkit varrin e sapohapur, punonjësit e varrezave e filmojnë teksa ushqehet me kufomën

    Një ngjarje e pazakontë dhe e tmerrshme ka ndodhur në një varrezë në jugperëndim të Rusisë. Punonjësit e varrezave kanë arritur të filmojnë një ari që plaçkit një varr të sapohapur.

    Arii shfaqet në video teksa gërmon varre në kërkim të ushqimit, ngjarje kjo e regjistruar në rajonin e Chelyabinsk. Pamjet e kapura nga dëshmitarët tregojnë një ari të madh që qëndron në një gropë, duke ngrënë diçka.

    Sipas raportimeve të medias, kafsha gërmoi disa varre dhe hëngri eshtrat e të ndjerit në Varrezat Urenginskoye në qytetin e Zlatoust.

    Ministria rajonale e Ekologjisë thuhet se ka lëshuar një leje për të kapur grabitqarin.

     Gjuetarët dhe rojet e gjahut kanë filluar kërkimin për ariun, por ende nuk është njoftuar nëse kanë arritur ta gjejnë atë.

  • “Situata në AKU, e tmerrshme”/ Minxhozi: “Bujqësia”, sfidë për ministrin e ri!

    “Situata në AKU, e tmerrshme”/ Minxhozi: “Bujqësia”, sfidë për ministrin e ri!

    Analisti Skënder Minxhozi deklaroi se “Bujqësia” është një sfidë më vete për ministri e ri. Gjatë intervistës në emisionin “Real Story” në ABC News, ku komentoi kabinetin e ri qeveritar të prezantuar nga kryeministri Edi Rama këtë të enjte, Minxhozi vuri rëndësinë tek Ministria e Bujqësisë. Ai tha se duhet trajtuar me shumë vëmendje ky sektor pasi situata në AKU siç tha ai është tmerrësisht problematike.
    “Janë hedhur qindra milionë euro, investime pa fund. Shkolla shumë. Spitale edhe bujqësia po ashtu. Por problemet janë shumë konkrete. Në spitale ankohen se nuk ka ilaçe, ndërresa, çarçafë. Ankohen se mjeku nuk të përgjigjet…Pra është një gjendje endemike, shumë poshtë, jo lart tek masterët, apo titujt…Problemi është të vijmë te bujqësia, çfarë do të bëjë me TVSH e ushqimit? Është ulur euro dhe ka rënë përtokë. Situata në AKU është e tmerrshme. Çfarë hamë? Është e tmerrshme. Por duhet thënë sërish, tek Ministria e Brendshme përmendi fort zjarrfikësit…Albana Koçiu është një grua shumë e mirë? Por a do të mundet të hyjë në këto probleme shumë të vjetra”, tha Minxhozi.

  • Ministri i Jashtëm belg paralajmëron: Sekuestrimi i aseteve ruse do të shkaktonte një tronditje të tmerrshme në tregjet e aksioneve dhe euron

    Ministri i Jashtëm belg paralajmëron: Sekuestrimi i aseteve ruse do të shkaktonte një tronditje të tmerrshme në tregjet e aksioneve dhe euron

    Ministri i Jashtëm belg Maxime Prevot ka paralajmëruar se sekuestrimi i aseteve të ngrira ruse të mbajtura në Belgjikë do të shkaktonte një “tronditje të tmerrshme sistemike” të aftë të destabilizonte euron.

    Një situatë e tillë mund të shkaktojë “një tronditje të tmerrshme sistemike në të gjitha tregjet evropiane të aksioneve, duke e goditur shumë rëndë besueshmërinë e euros”, tha Prevost.

    Sekuestrimi i aseteve të Bankës Qendrore Ruse – nga të cilat 210 miliardë janë në Belgjikë, nën kontrollin e institutit financiar Euroclear – po kërkohet nga shumë shtete anëtare të BE-së, kryesisht nga vendet baltike.

    Këto vende argumentojnë se këto para mund të përdoren për të financuar mbështetjen e BE-së për Ukrainën , pa asnjë kosto për taksapaguesit evropianë, ndërsa disa vende të tjera me borxhe të mëdha po përpiqen të kursejnë burime.

    Gjermania, Franca dhe Banka Qendrore Evropiane nuk pajtohen me këtë propozim, pasi kanë frikë se do të çojë në ikjen e kapitalit dhe destabilizimin e euros.

    Sipas Maxime Prevost, do të kishte rrezik që vendet e treta që kanë vendosur miliarda në Evropë t’i tërheqin ato, duke thënë “Nëse është kaq e lehtë të sekuestrohen këto asete nesër (…) atëherë do t’i vendosim diku tjetër”.

    27 vendet e Unionit kanë vendosur, për të ndihmuar Ukrainën, të mos përdorin kapitalin, por vetëm interesin mbi asetet ruse, të cilat arrijnë në disa miliardë euro në vit. Komisioni Evropian duhet të paraqesë propozimet e tij për këtë çështje deri në fund të tetorit. “Do të presim dhe do të shohim se çfarë propozohet”, tha Prevot.

  • Rrëzohet vagoni i teleferikut në Lisbonë, dëshmitarët: Ishte si një shpërthim

    Rrëzohet vagoni i teleferikut në Lisbonë, dëshmitarët: Ishte si një shpërthim

    Lisbona është tronditur nga aksidenti i teleferikut Gloria që ndodhi të mërkurën pasdite.

    Një vagon i teleferikut historik doli nga kursi dhe u përplas me një ndërtesë, dëshmitarët përshkruajnë skena kaosi.
    Helen Chow, një nga dëshmitarët okularë në rrëzë të kodrës, i tha BBC-së për momentet e tmerrshme që përjetoi: “Ishte sikur dëgjova një shpërthim dhe pastaj pati heshtje të plotë… tymi ishte i dendur dhe i zi. Kur u zhduk, pamë saktësisht se çfarë kishte ndodhur.”
    Sipas saj, njerëzit përreth saj ishin në gjendje paniku, me shumë që qanin dhe vraponin për të ndihmuar.
    Pasagjerë të tjerë të teleferikut në vendin e tragjedisë përshkruan skenat e tmerrshme që u zhvilluan. Abel Estevez, i cili ishte në një nga vagonët me pothuajse 40 persona, tha: “Pashë vagonin tjetër duke rënë me shpejtësi të lartë dhe i bërtita gruas sime se të gjithë do të vdesim këtu. Isha i sigurt se vagoni do të na godiste.”

    Top Channel

  • Sulmi tragjik në Minneapolis, Trump: Po monitorojmë këtë situatë të tmerrshme

    Sulmi tragjik në Minneapolis, Trump: Po monitorojmë këtë situatë të tmerrshme

    Presidenti i SHBA, Donald Trump ka reaguar pas sulmit tragjik në një shkollë katolike në Minneapolis ku deri tani raportohet për tre të vrarë dhe mbi 20 të plagosur.

    Me anë të një postimi në Truth Social, Trump shkruan se “Shtëpia e Bardhë” po monitoron këtë situatë të tmerrshme.
    “FBI-ja reagoi shpejt dhe është në vendngjarje. Shtëpia e Bardhë do të vazhdojë të monitorojë këtë situatë të tmerrshme. Ju lutem bashkohuni me mua në lutje për të gjithë të lënduarit”, shkruan Trump.

    Ndërkohë po hetohet se cilat kanë qenë shkaqet që shtynë autorit të ndërmerrte këtë sulm tragjik, ndërsa raportohet se pas ngjarjes autori ka vrarë dhe veten.

  • Sulm me armë në SHBA, disa të plagosur, policia vret autorin! Reagon Trump: E tmerrshme, FBI është në vendngjarje

    Sulm me armë në SHBA, disa të plagosur, policia vret autorin! Reagon Trump: E tmerrshme, FBI është në vendngjarje

    Të shtëna me armë zjarri janë raportuar në një shkollë katolike në Minneapolis në Minesotës.
    Autoritetet lokale kanë konfirmuar se ka pasur të shtëna më armë në lagjen Tangletown. Dyshohet se një person ka humbur jetën.
    Si pasojë disa persona janë plagosur. Policia dhe ekipet e emergjencës ndodhen në zonë. Sipas raportimeve të fundit dyshohet për 20 të plagosur ndërsa autori është vrarë nga policia.
    Presidenti amerikan Donald Trump ka reaguar për sulmin.
    Në një reagim në rrjetin social “Truth Social”, Trump e konsideron ngjarjen si një skenë të tmerrshme, teksa shton se situatën po e mban në monitorim.
    “Jam informuar plotësisht për të shtënat tragjike në Minneapolis, Minesota. FBI-ja reagoi shpejt dhe është në vendngjarje. Shtëpia e Bardhë do të vazhdojë të monitorojë këtë situatë të tmerrshme. Ju lutem bashkohuni me mua në lutjet për të gjithë personat e përfshirë”, ka shkruar Presidenti Trump.

  • Historia e tmerrshme/Fshati i besës që nuk flet më gjuhën shqipe(Video)

    Historia e tmerrshme/Fshati i besës që nuk flet më gjuhën shqipe(Video)

    Fshati quhet Besnik, por banorët nuk e flasin gjuhën shqipe. Çfarë ka ndodhur me ta? Ku gjendet ky fshat? Cila është historia e tmerrshme e banorëve të tij? Mos humbisni videon e plotë të dokumentarit të gazetarit Marin Mema e cila është i publikuar në youtube në kanalin e top medias.

    Ky dokumentar flet për një fshat që për nga vet emri kuptohet se është fshat i shqiptarëve,por që fatkeqësisht banorët nuk flasin më gjuhën shqipe, shkruan InforCulture.info