Tag: tjetrin

  • ‘Mashtruan shqiptarët se bëjnë “betejë” me njëri-tjetrin’, Murrizi: Disa politikanë, bashkë në çdo pazar e pisllëk

    ‘Mashtruan shqiptarët se bëjnë “betejë” me njëri-tjetrin’, Murrizi: Disa politikanë, bashkë në çdo pazar e pisllëk

    Ish-deputeti Myslim Murrizi ka hedhur sot akuza se disa nga politikanët e 35 viteve të fundit në vend, kanë bashkëpunuar kundër shqiptarëve.
    Përmes një reagimi në rrjetet sociale, Murrizi shprehet se teksa këta politikanë janë shfaqur sikur kanë bërë “betejë” me njëri-tjetrin, në të vërtetë janë bashkë në çdo padrejtësi të bërë ndaj qytetarëve.
    “Një lokal në Korçë kishte bërë një dekor mbresëlënës para se të hyje në tualet ose hale, siç i themi fshatçe.Nuk ka destinacion më të mirë për historikun apo CV-në e çdo diktatori, autokrati, hajduti, mashtruesi apo hipokriti ordiner politikan sesa HALEJA (tualeti). Edhe pak kohë dhe besoj se HALET (tualetet) e Shqipërisë do të mbushen edhe me 5–6 figura të tjera, të cilët në 35 vite nuk kanë lënë gjë pa bërë, duke mashtruar shqiptarët se bëjnë “betejë” me njëri-tjetrin, por në fakt janë bashkë në çdo pazar e pisllëk, ashtu siç janë bashkë në çdo lokal, në HALET (tualetet) e burrave dhe të grave”,-shkruan Murrizi.

  • Çifti me martesën më të gjatë në botë tregon çelësin: Ne e dëgjojmë njëri-tjetrin

    Çifti me martesën më të gjatë në botë tregon çelësin: Ne e dëgjojmë njëri-tjetrin

    Çifti më i martuar në botë, Eleanor (107 vjeç) dhe Lyle (108 vjeç) Gittens, kanë festuar 83 vjet martesë, duke theksuar rëndësinë e dashurisë të sinqertë dhe përkushtimit reciprok. Ata u takuan në një ndeshje basketbolli në vitin 1941 dhe martuan një vit më pas, kur Lyle mori një leje për të shpërndarë një moment të shkurtër larg stërvitjes ushtarake në Luftën e Dytë Botërore.

    Për të dy, përgjigjja për një martesë që ka kaluar periudha të vështira, përfshirë Luftën e Dytë Botërore, periudha të ndryshme jetësore dhe sfida ekonomike, është e thjeshtë dhe e drejtpërdrejtë: “Ne e duam njëri-tjetrin”, tha Eleanor, duke e përmbledhur përkushtimin dhe lidhjen e tyre të palëkundur.
    Çifti ka kaluar së bashku jo vetëm sfida të jashtme, por gjithashtu ka jetuar një jetë të mbushur me mundësi. Nga periudha e luftrave deri në ndihmën që i dhanë njëri-tjetrit në zhvillimin e karrierave, ata janë shembuj të një lidhjeje të fortë dhe të pasur me përkushtim dhe dashuri të vërtetë.
    Lyle, që u bashkua në ushtri dhe u dërgua në Itali, tha se martesa e tij me Eleanor është një mundësi e paçmuar. “E dua gruan time,” shprehet ai, duke theksuar se martesa e tyre është një dhuratë që i ka qëndruar kohës.
    Çifti Gittens kanë tashmë titullin e çiftit më të martuar në botë dhe janë të njohur si çiftet më të vjetër të martuar në histori, me një moshë të kombinuar prej më shumë se 216 vjetësh. Ata e morën këtë titull pas vdekjes së çiftit brazilian Manoel dhe Maria de Sousa Dino, të cilët ishin deri më tani rekordistët e mëparshëm të LongeviQuest.
    Me një lidhje të tillë të fortë dhe që ka rezistuar për më shumë se 8 dekada, historia e Eleanor dhe Lyle Gittens është një shembull i pabesueshëm i dashurisë dhe përkushtimit të pashembullt, që tregon se një lidhje e qëndrueshme është ndërtuar mbi dashuri dhe respekt reciprok.
    Në fund, për të dy, nuk ka sekret tjetër për një martesë të gjatë, përveç dashurisë dhe kujdesit për njëri-tjetrin. “Ne e shijojmë kohën tonë së bashku,” thotë Lyle, dhe ky është thjesht çelësi i suksesit të tyre të padiskutueshëm.

    Top Channel

  • Jozi dhe Loredana “thumbojnë” njëri-tjetrin në rrjetet sociale

    Jozi dhe Loredana “thumbojnë” njëri-tjetrin në rrjetet sociale

    Gazeta “KOHA JONË” themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
    Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga “Sami Frasheri”, Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA – ALBANIA

  • Çfarë ndodhi me Don Xhonin? Befason Loredana: Jozi është burri i vetëm që kam pasur këtë vit

    Çfarë ndodhi me Don Xhonin? Befason Loredana: Jozi është burri i vetëm që kam pasur këtë vit

    Showbiz E Enjte, 23 Tetor 2025 16:28
    Loredana Brati një nga emrat më të komentuar të ”Big Brother Albania Vip 4”, e ftuar në emisionin ”Shqipëria Live”, ka treguar më shumë për raportin me këngëtarin Don Xhoni, pas videove të publikuara në rrjete sociale ku ata shfaqen afër me njëri tjetrin. Në lidhje me Jozin me të cilin ajo pati një lidhje, Loredana u shpreh se ai ishte i vetmi burrë me të cili pati një marrëdhënie dashurore gjatë këtij viti, dhe sot i uron suksese edhe pse ata nuk janë më bashkë.
    ”Ka disa marrëdhënie që nuk shuhen kollaj dhe besoj që unë dhe Jozi pavarësisht se jemi munduar të mërzisim njëri tjetrin, prapë emrat tanë kanë për tu lidhur gjithmonë. Është burri i vetëm që kam pasur këtë vit. E ka parë gjithë Shqipëria. U gëzova shumë për koncertet. I urojë suksese. Kemi pasur pak komunikim”..
    Për Don Xhonin ajo është shprehur se miqësia e tyre lindi nga një bashkëpunim që fatkeqësisht nuk u realizua dot. ”Ka lindur si një bashkëpunim, më ka kontaktuar vetë. Kemi ruajtur respekt për njëri-tjetrin. Nuk kemi pasur lidhje, vetëm ruajmë një respekt të madh. Nuk mund të flas keq, është shumë i edukuar, kënaqësi që e kam njohur dhe që ruaj kontakt. Bashkëpunimi nuk u realizua dot për fajin tim por të shohim në vazhdim”.

  • Çka mendonte Viktor Hygo për ata që ju bëjnë keq të tjerëve?

    Çka mendonte Viktor Hygo për ata që ju bëjnë keq të tjerëve?

    “…kur u bëni keq të tjerëve, ju merrni përsipër një farë përgjegjësie. Duke vënë tjetrin në rrezik, ju vini edhe jetën tuaj në rrezik, sepse rrjedha e ngjarjeve mund t’iu përmbysë pa pandehur edhe ju.

    Por kjo nuk e ndalon njeriun që është me të vërtetë i keq. Vuajtjet e njerëzve janë gëzim për të. Ai dëfren kur sheh tjetrin që sfilitet.

    Vuajtjet e ngazëllejnë pa masë. Atij i këndon zemra kur sheh tortura. Ambicie, lakmi janë fjalë që duan të thonë se dikush flijohet për të kënaqur tjetrin. Sa gjë e trishtuar: edhe vetë shpresa mund të ketë një kuptim të mbrapshtë.

    Të kesh mëri dikë, do të thotë t’i duash të keqen. Pse jo të mirën? Mos vallë sepse vullneti ynë priret më shumë nga e keqja?

    Një nga detyrat më të rënda për njeriun e drejtë, është të shkulë vazhdimisht nga shpirti i tij një keqdashje që mezi duket. Pothuajse të gjitha dëshirat tona, po t’i këqyrësh hollë përmbajnë diçka që do na vinte turp t’i rrëfenim.

    Por keqbërësi i përsosur – dhe në botë ka vërtetë një përsosuri të fëlliqur – ndjek këtë rregull: sa më keq për të tjerët, aq më mirë për mua. Ndërgjegjja e tij është një gufë e errët…”

    (Shkëputur nga romani “Njeriu që qesh”)

    ObserverKult

    Lexo edhe:

    GRUA, MOS LEJO ASKËND QË TË SHKARKOJË RRUFETË E ZEMËRIMIT MBI TY!

  • Trump: Putin dhe Zelensky e urrejnë vërtetë njëri-tjetrin, por mund t’ja dalim për paqen

    Trump: Putin dhe Zelensky e urrejnë vërtetë njëri-tjetrin, por mund t’ja dalim për paqen

    Presidenti i SHBA-ve, Donald Trump, ka folur ditën e sotme për mediat, lidhur me dhënien fund të luftërave që po vijojnë në botë.
    Sipas mediave të huaja, Trump tha se lidhur me luftën Rusi-Ukrainë, problemi qëndron të dy liderët, të cilët sipas tij e urrejnë njëri-tjetrin.
    “Janë Rusia dhe Ukraina, dhe mendoj se do t’ia dalim, por ka rezultuar e keqe sepse ke dy udhëheqës që e urrejnë vërtet njëri-tjetrin”, tha mes të tjerash Trump.
    “Ata e urrejnë njëri-tjetrin më shumë se çdo gjë tjetër, dhe kjo e bën paksa të vështirë”, shtoi Trump më tej.
    Trump u pyet gjithashtu nga gazetarët nëse mendon se Ukraina mund ta fitojë luftën, shkruan A2 CNN.
    “Nuk mendoj se do ta fitojnë, por prapëseprapë mund ta fitojnë, nuk thashë kurrë se do ta fitonin”, tha Trump, duke e lënë disi të pakuptueshme përgjigjen e tij.
    “Thashë se mund të fitonin, çdo gjë mund të ndodhë. Lufta është një gjë shumë e çuditshme, ndodhin shumë gjëra të këqija”, përfundoi Trump.

  • Shkrimtarët e mëdhenj që donin ta vrisnin njëri-tjetrin… ja pse nga miq u bënë armiq!

    Shkrimtarët e mëdhenj që donin ta vrisnin njëri-tjetrin… ja pse nga miq u bënë armiq!

    Letërsia ka pasur gjithmonë fushëbetejat e saj. Ushtarë me stilolaps në dorë, gati për t’u përballur me njëri-tjetrin, jo me teh shpate e as me arkebuz, por me fjalë të mprehta si thika.

    Zënka letrare, sepse me këtë kemi të bëjmë sot, të cilat jo rrallëherë ndizen në urrejtje kokëforta dhe armiqësi të helmuara. Mosmarrëveshje të destinuara të zgjasin, në një mënyrë apo në një tjetër, gjatë gjithë jetës.

    Një koment i pakëndshëm për një libër të ri, një kritikë e rastësishme (ose e qëllimtë), që shfaqet në faqen kulturore të kësaj apo asaj gazete dhe befas fillon shiriti, lufta shpallet menjëherë brenda natës.

    Në të vërtetë, historia e letërsisë spikat me përplasje mes titanëve. Përballje të ashpra, që gjenitë letrarë kanë zhvilluar mes tyre, të aftë për të revolucionarizuar idenë e vetë romanit në “esprit d’un matin” (“fryma e një mëngjesi”).

    Marsel Prusti dhe Zhan Loreni

    Një mosmarrëveshje, që përfundoi me një konflikt të vërtetë. Në fakt, Marsel Prusti dhe Zhan Loreni e sfiduan njëri-tjetrin në duel. Pistoletat, falë zotit, nuk goditën asnjërin dhe që të dy dolën të padëmtuar. Pa as gërvishtjen më të vogël.

    Nga buronte arsyeja e kaq shumë trazirave? Poeti i kishte kritikuar “Kënaqësitë dhe ditët”, duke nënkuptuar, në mënyrë të pashmangshme, se Prusti kishte një lidhje me djaloshin Lucien Daudet.

    Lord Bajroni dhe Xhon Kits

    Mesa duket këta dy gjigantë të poezisë angleze, nuk e kanë dashur shumë njëri-tjetrin. Bajroni, me titull dhe poshtërues, e konsideronte Kitsin një poet të kokni (dialekt i Londrës), të aftë për të shkruar vetëm vargje pa vlerë, kurse Kits, nga ana e tij, shprehte dyshimet e veta për talentin e kolegut të tij. 

    Një talent që ishte një mashtrim i vërtetë, i bazuar vetëm – këmbëngulte poeti i “Odë bilbilit” – në prestigjin shoqëror të familjes dhe te një dozë e mirë sharmi personal, që s’kishte të bënte me poezinë, transmeton ‘Konica.al’.

    Virxhinia Ullf dhe Arnold Benet

    Një duel fjalësh, recensione të hidhura dhe parodi që vunë përballë Virxhinia Ullfin, një nga penat më të mëdha të shekullit XX, dhe Arnold Benetin, shkrimtarin e njohur, por i ankoruar në bindjet e vjetra letrare.

    Shkak i mosmarrëveshjes qe një recension i shkruar nga Benet, mbi librin “Dhoma e Jakobit”. Në fillim, Ullf e humbi durimin dhe iu përgjigj mjaft ashpër, më pas e kaloi në një lojë shumë më delikate, duke e qesëndisur me elegancë kolegun e saj.

    Beneti i prekur qëndroi në heshtje, por nuk ia fali kurrë fyerjen dhe vazhdonte ta shigjetonte kundër të gjitha veprave të reja të koleges së shquar.

    Gore Vidal dhe Truman Kapot

    Mosmarrëveshja filloi në një festë të organizuar nga Tenesi Williams. Pikërisht gjatë një pritjeje të tijën, dy shkrimtarët filluan të ngacmonin njëri-tjetrin. Vidal e akuzoi Kapot për kopjimin e “Carson McCullers” dhe “Eudora Welty”, ndërsa Kapot iu përgjigj me përbuzje, se Vidal, sipas të gjitha gjasave, e kishe marrë frymëzimin nga një gazetë si “Daily News”.

    Një shkëndijë e vogël, që shpejt u shndërrua në zjarr. Kohë më pas, autori i “Me gjak të ngrirë” i hodhi benzinë zjarrit, duke deklaruar publikisht, se Vidal ishte flakur jashtë Shtëpisë së Bardhë i dehur dhe shqetësues.

    Sigurisht, Gore Vidal depozitoi menjëherë ankim. Padija bëri xhiron e botës dhe, mjerisht, që të dy vijuan ta shihnin përgjithmonë vrazhdë njëri-tjetrin.

    Vladimir Nabokov dhe Edmund Uillson

    Një miqësi prej më shumë se njëzet vjetësh, që u hodh në erë për përçarje politike dhe disa recensione, që, në fakt, vuri përballë njëri-tjetrin dy shkrimtarët e njohur. Nabokov nuk ia fali kurrë Uillsonit kritikat që ky i fundit kishte shprehur për “Lolitën”, veprën e tij më të famshme.

    Gjërat nuk u përmirësuan, kur Uillson sulmoi edhe përkthimin rusisht të kryeveprës së Pushkinit: “Eugjen Onjegini”. Një mosmarrëveshje e kapur nga gazetat dhe që përfundoi (qartësisht) me përgojime në analet e letërsisë.

    ObserverKult

    Lexo edhe:

    CIKËL POETIK NGA ARBEN PRENDI: MES SHIUT TË NATËS TOKËSORE

  • Fisnik Asllani tregon emocionet e pabesueshme pas golit më të bukur në Suedi!

    Fisnik Asllani tregon emocionet e pabesueshme pas golit më të bukur në Suedi!

    Fisnik Asllani e ka vlerësuar si eksperiencë të veçantë dhe emocionuese pas dy ndeshjeve që zhvilloi me Kosovën.
    Kosova i mori katër pikë të rëndësishme, për të barazuar me Slloveninë, e pastaj mposhti Suedinë falë golit të Asllanit.
    Qendërsulmuesi ka dhënë një intervistë për faqen zyrtare të Hoffenheimit, ku komentoi dy ndeshjet e Kosovës.
    “Mendoj se ishte një eksperiencë shumë e mirë që patëm me ekipin kombëtar. Shumë e veçantë dhe emocionuese. Mendoj se për të gjithë vendin ishte një ditë shumë e bukur dhe jemi thjesht shumë të lumtur si shkoi”.
    Ndërkohë, i pyetur për bashkëpunimin me dy yjet e Hoffenheimit Albian Hajdari e Leon Avdullahu, Asllani shtoi se njihen mjaftë mirë prandaj edhe e kanë të lehtë të merren vesh.
    Sigurisht, ne e njohim njëri-tjetrin shumë mirë nga klubi. Është shumë e lehtë edhe për ne, sepse ne e kuptojmë njëri-tjetrin mirë.
    Këtu kalojmë shumicën e kohës me njëri-tjetrin dhe pastaj bëjmë të njëjtën gjë me ekipin kombëtar”, nënvizoi Asllani.
    Asllani ndërkohë pritet të jetë titullar edhe në sfidën e radhës të Hoffenheimit kundër St.Paui.

  • Viktor Hygo: Kur u bëni keq të tjerëve… kjo ju pret…

    Viktor Hygo: Kur u bëni keq të tjerëve… kjo ju pret…

    Nga: Viktor Hygo

    “…kur u bëni keq të tjerëve, ju merrni përsipër një farë përgjegjësie. Duke vënë tjetrin në rrezik, ju vini edhe jetën tuaj në rrezik, sepse rrjedha e ngjarjeve mund t’iu përmbysë pa pandehur edhe ju. Por kjo nuk e ndalon njeriun që është me të vërtetë i keq. Vuajtjet e njerëzve janë gëzim për të. Ai dëfren kur sheh tjetrin që sfilitet. Vuajtjet e ngazëllejnë pa masë. Atij i këndon zemra kur sheh tortura. Ambicie, lakmi janë fjalë që duan të thonë se dikush flijohet për të kënaqur tjetrin. Sa gjë e trishtuar: edhe vetë shpresa mund të ketë një kuptim të mbrapshtë.Të kesh mëri dikë, do të thotë t’i duash të keqen. Pse jo të mirën? Mos vallë sepse vullneti ynë priret më shumë nga e keqja? Një nga detyrat më të rënda për njeriun e drejtë, është të shkulë vazhdimisht nga shpirti i tij një keqdashje që mezi duket. Pothuajse të gjitha dëshirat tona, po t’i këqyrësh hollë përmbajnë diçka që do na vinte turp t’i rrëfenim.Por keqbërësi i përsosur – dhe në botë ka vërtetë një përsosuri të fëlliqur – ndjek këtë rregull: sa më keq për të tjerët, aq më mirë për mua. Ndërgjegjja e tij është një gufë e errët…”

    (Shkëputur nga romani “Njeriu që qesh”)

    ObserverKult

    Lexo edhe:

    VIKTOR HYGO: FATKEQËSITË QË SOLLËN LUMTURI

    Të nesërmen në mëngjes, Zhan Valshani vazhdonte të qëndronte pranë shtratit të Kozetës. Ai priste atje, i heshtur pa bërë asnjë lëvizje dhe e sodiste tek zgjohej.

    Ndieu se në shpirtin e tij lëvroi një ndjenjë e panjohur. Nuk e dinte se ç’është dashuria. Kishte mbetur fillikat që në moshën 25-vjeçare. Bëri përpjekje të pafundme për të gjetur të motrën dhe nipërit e tij, por nuk ia doli mbanë, ndaj vendosi t’i harrojë e të vazhdojë jetën e tij.

    Kur pa Kozetën, kur e mori dhe e shpuri me vete ndjeu t’i drithërohej zemra e tij e vjetër. lshte rizgjuar ana e mirë e karakterit të tij. Qëndronte pranë shtratit ku flinte vogëlushja dhe dridhej nga gëzimi. Ato rrahje zemre, që filluan të gjallërojnë anën e dashurisë, Zhan Valzhanit i krijonte një ndjesi të ëmbël…

    TEKSTIN E PLOTË MUND TA GJENI KËTU

  • Dy vëllezërit nga Tirana dhunohen me njëri-tjetrin në banesë, arrestohen nga policia

    Dy vëllezërit nga Tirana dhunohen me njëri-tjetrin në banesë, arrestohen nga policia

    Dy vëllezër janë arrestuar nga policia në Tiranë, pasi janë konfliktuar fizikisht me njëri-tjetrin.
    Policia bën me dije, se konflikti ka ndodhur në banesën e tyre.
    “Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 4:
    arrestuan shtetasit V. Xh., 32 vjeç, dhe R. Xh., 29 vjeç, vëllezër, pasi në banesë janë konfliktuar fizikisht me njëri-tjetrin;”, thuhet në njoftimin e policisë.
    Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Tiranës, për veprime të mëtejshme.