Tag: tjetra

  • “Njëra veshkë s’funksionon, tjetra po dobësohet”, Veterani i UÇK’së nga Drenica kërkon ndihmë financiare për shërim

    “Njëra veshkë s’funksionon, tjetra po dobësohet”, Veterani i UÇK’së nga Drenica kërkon ndihmë financiare për shërim

     

    Ish-veterani i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Haradin Hoti, ka bërë një apel për ndihmë, pas përkeqësimit të gjendjes së tij shëndetësore. Ai ka njoftuar se vuan nga një sëmundje e rëndë e veshkave, ku njëra prej tyre nuk funksionon fare, ndërsa tjetra është në gjendje të rënduar, shkruan rajoni.org.

    Aktualisht, Hoti po i nënshtrohet seancave të rregullta të dializës, çdo ditë të dytë, ndërsa ka bërë të ditur se të martën do të marrë dokumentacionin për procedurat e transplantit jashtë vendit, në Turqi

    Hoti, që dikur ishte pjesë e radhëve të UÇK-së, thekson se deri më tani nuk ka dashur të obligojë askënd për ndihmë, qoftë si veteran, apo si banor i Skenderajt. Megjithatë, përballë situatës së rëndë, ai kërkon mbështetje nga të gjithë ata që munden.

    Postimi:

    Përshëndetje për të gjithe.
    Dua t’ju njoftoj për gjendjen time shëndetësore. Kam një sëmundje të veshkave që tashmë ka arritur në stafin përfundimtar, me vlera të caktuara deri në 937. Njëra veshkë nuk funksionon fare, ndërsa tjetra po dobësohet gjithnjë e më shumë.

    Aktualisht, po bëj dializë në seanca, një ditë po, një ditë jo.
    Tashmë, këtë të martë, do të marr letrat për transplant jashtë vendit – në Turqi, për transplant të veshkave.

    Deri më tani nuk kam pasur dëshirë të obligohem si pjesëtar i UÇK-së apo si banor i komunës së Skenderajt për asgjë.

    Pra, këtë të martë marr letrat dhe filloj procedurat për transplant.
    Faleminderit të gjithë shokëve dhe miqve. Ndoshta nuk kam mundur t’ju kthej mirësitë që më keni bërë, por inshaAllah Allahu do t’ju shpërblejë të gjithëve.

  • “M’u duk si kukull”, gjenden të pajeta gruaja me foshnjen në Romë

    “M’u duk si kukull”, gjenden të pajeta gruaja me foshnjen në Romë

    Një ngjarje e rëndë raportohet në Romë të Italisë. Një grua dhe një foshnje janë gjetur të pajeta, në rreth 300 m distancë nga njëra-tjetra, në parkun Villa Pamphili të kryeqytetit italian.
    Rasti makabër u zbulua pasditen e djeshme, 7 qershor, shkruan Roma Today.
    Dëshmitë e të rinjve që pikasën trupat teksa luanin volejboll, janë tronditëse.
    “Mund të shihje një këmbë tek njëra qese plastike dhe një krah që kishte dalë te tjetra. Ishin të dyja lakuriq. E vogla dukej si një kukull…”, kanë thënë ata për policinë.
    Dyshimet e para
    Hetuesit besojnë se ekziston një lidhje mes dy vrasjeve, megjithatë pas analizës mjeko-ligjore të dy trupave, ra në sy se gruaja ishte në gjendje dekompozimi, ndryshe nga trupi i foshnjes.
    Mbetet e paqartë edhe nëse ato janë nënë e bijë, kjo do të verifikohet pas testimit të ADN-ve. Hetuesit do të kontrollojnë kamerat e sigurisë në zonë, midis lagjeve Monteverde dhe Aurelio. Shpresa është që pajisjet të kenë filmuar personin ose personat që vendosën të heqin qafe të porsalindurën dhe gruan.
    Pritet që të mësohen më shumë detaje mbi ngjarjen tragjike, ndërsa prokurori italian Antonio Verdi e cilësoi diçka absurde.

  • “Kuvendi t’i rikthehet punës”/ Sula “thumbon” PD-në: Njëra palë të ndalojë festën, tjetra të vijojë vajtimin në seli

    “Kuvendi t’i rikthehet punës”/ Sula “thumbon” PD-në: Njëra palë të ndalojë festën, tjetra të vijojë vajtimin në seli

    Ish-deputeti i PD-së, dashnor Sula, i ka bërë thirrje deputetëve që t’i rikthehen punës në Kuvend pas zgjedhjeve të 11 majit.

    Me anë të një postimi në rrjetet sociale, Sula shkruan se Parlamenti nuk është mbledhur që nga 16 marsi, duke shkruar se një palë duhet të ndalojë festën, ndërsa tjetra të vijojë me vajtimin brenda në seli.
    “Kuvendi t’i rikthehet punës!
    Gëzimet dhe fatkeqësitë nuk duhet të shërbejnë si argument që shteti të rrëshqasë në paligjshmëri. Parlamenti nuk është mbledhur që prej datës 16 mars, një muaj e gjysmë para datës së zgjedhjeve, ndonëse zyrtarisht fushata zgjat vetëm një muaj.
    Megjithatë, ato që kaluan nuk zhbëhen më. Çka kemi në dorë ne të bëjmë, është që të kthehemi në rrugën e ligjshmërisë. Pra, Kuvendi dhe Parlamenti duhet të rikthehen në punë dhe të vijojnë me detyrat që i përcakton Kushtetuta, ligji dhe rregulloret.
    Kushtetuta sanksionon që institucionet e pavarura raportojnë, japin llogari para Kuvendit të Shqipërisë. Ndërsa Rregullorja e Kuvendit, në nenin 103, pika 10, parashikon që raportimi i të gjitha institucioneve kushtetuese dhe të krijuara me ligj duhet të përfundojë para ligjvënësve jo më vonë se fundi i muajit qershor.
    Në një kohë kur kemi dhjetëra institucione të rëndësishme kushtetuese apo të krijuara me ligj që duhet të raportojnë para ligjvënësve, duhet të mblidhet sa më parë Konferenca e Kryetarëve dhe të caktojë një agjendë të qartë dhe të ngarkuar për raportimin e këtyre institucioneve.
    Njëra palë duhet të ndalë festën dhe tjetra të vijojë vajtimin në seli; të dyja palët duhet të zbatojnë Kushtetutën, ligjet organike dhe Rregulloren e Kuvendit dhe të mbledhin komisionet për të shqyrtuar raportin vjetor të Bankës së Shqipërisë, SPAK-ut, Prokurorisë së Përgjithshme, KLSH-së dhe të gjithë institucioneve të tjera që përcaktohen në Kushtetutë”, shkruan Sula.

    Top Channel

  • “Kuvendi t’i rikthehet punës”/ Sula “shigjeton” PD-në: Njëra palë të ndalojë festën, tjetra të vijojë vajtimin në seli

    “Kuvendi t’i rikthehet punës”/ Sula “shigjeton” PD-në: Njëra palë të ndalojë festën, tjetra të vijojë vajtimin në seli

    Ish-deputeti i PD-së, dashnor Sula, i ka bërë thirrje deputetëve që t’i rikthehen punës në Kuvend pas zgjedhjeve të 11 majit.

    Me anë të një postimi në rrjetet sociale, Sula shkruan se Parlamenti nuk është mbledhur që nga 16 marsi, duke shkruar se një palë duhet të ndalojë festën, ndërsa tjetra të vijojë me vajtimin brenda në seli.
    “Kuvendi t’i rikthehet punës!

    Gëzimet dhe fatkeqësitë nuk duhet të shërbejnë si argument që shteti të rrëshqasë në paligjshmëri. Parlamenti nuk është mbledhur që prej datës 16 mars, një muaj e gjysmë para datës së zgjedhjeve, ndonëse zyrtarisht fushata zgjat vetëm një muaj.
    Megjithatë, ato që kaluan nuk zhbëhen më. Çka kemi në dorë ne të bëjmë, është që të kthehemi në rrugën e ligjshmërisë. Pra, Kuvendi dhe Parlamenti duhet të rikthehen në punë dhe të vijojnë me detyrat që i përcakton Kushtetuta, ligji dhe rregulloret.
    Kushtetuta sanksionon që institucionet e pavarura raportojnë, japin llogari para Kuvendit të Shqipërisë. Ndërsa Rregullorja e Kuvendit, në nenin 103, pika 10, parashikon që raportimi i të gjitha institucioneve kushtetuese dhe të krijuara me ligj duhet të përfundojë para ligjvënësve jo më vonë se fundi i muajit qershor.
    Në një kohë kur kemi dhjetëra institucione të rëndësishme kushtetuese apo të krijuara me ligj që duhet të raportojnë para ligjvënësve, duhet të mblidhet sa më parë Konferenca e Kryetarëve dhe të caktojë një agjendë të qartë dhe të ngarkuar për raportimin e këtyre institucioneve.
    Njëra palë duhet të ndalë festën dhe tjetra të vijojë vajtimin në seli; të dyja palët duhet të zbatojnë Kushtetutën, ligjet organike dhe Rregulloren e Kuvendit dhe të mbledhin komisionet për të shqyrtuar raportin vjetor të Bankës së Shqipërisë, SPAK-ut, Prokurorisë së Përgjithshme, KLSH-së dhe të gjithë institucioneve të tjera që përcaktohen në Kushtetutë”, shkruan Sula.

  • “Autobusi u bë përshesh”, trajneri i Skënderbeut tregon pasojat e aksidentit para ndeshjes: Jemi të tronditur

    “Autobusi u bë përshesh”, trajneri i Skënderbeut tregon pasojat e aksidentit para ndeshjes: Jemi të tronditur

    Vajzat e volejbollit të Skënderbeut pësuan një aksident të rëndë, teksa autobusi në të cilin udhëtonin u përplas me një makinë. Ato ishin duke udhëtuar drejt Tiranës për të zhvilluar sot ndeshjen e dytë finale në volejboll. Menjëherë pas publikimit të këtij lajmi, mediat kanë kontaktuar me trajnerin e ekipit të vajzave, Orlando Koja.
    Ai shprehet se disa nga vajzat kanë dëmtime, njëra në hundë, tjetra në gju dhe tjetra në shpataull.
    “Patëm një aksident të rëndë, jemi në Prrenjas, nja tre vajza kanë shkuar në urgjencë, të dëmtuar jemi, të shkundur, na goditi shumë fortë, autobusi është bërë përshesh, kështu që çfarë të them. Vajzat kanë dëmtime, njëra përplasi hundën dhe i doli gjak, njëra dëmtoi gjurin, tjetra ka probleme me shpatullën, kemi dëmtime të ndryshme”, tha shkurtimisht ai.