GJKKO Apel lë në fuqi masat e arrestit për “Rrumin” dhe të përfshirët në çështje të ndryshme penale
Apeli i Gjykatës së Posaçme për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar ka lënë në fuqi masën e arrestit me burg në mungesë për Aleksandër Lahon, i njohur me si “Rrumi”.
E njëjta masë sigurie është konfirmuar edhe për vëllain e tij, Vullnet Muça, si dhe për shtetasin Vlash Brahja, të cilët janë të dyshuar për tjetërsim tokash në zonën e Gjirit të Lalzit.
Para trupës gjykuese të Apelit të GJKKO-së doli gjithashtu Enea Kume, vëllai i deputetit socialist Loer Kume, për të cilin po ashtu u la në fuqi masa e arrestit me burg.Enea Kume dyshohet se ka qenë i përfshirë në rolin e vëzhguesit në vrasjen e Edmir Bregut, ngjarje e ndodhur në vitin 2021 në Durrës, në bashkëpunim me Aldo Avdylin.
Tag: tjetërsim
-

Vrasja e Edmir Bregut dhe tjetërsim pronash/ Apeli i GJKKO lë në burg vëllanë e deputetit të PS dhe ‘Rrumin’
-

Tjetërsim i pronave në zonën e Lezhës, lëshohen 9 urdhër arreste, mes tyre zyrtarë dhe policë
10 urdhër-arrest janë lëshuar në Lezhë, pasi akuzohen për tjetërsim pronash.
Mes personave që është kërkuar arresti janë zyrtarë publik dhe policë.
Me urdhër të Prokurorisë dhe vendim të Gjykatës, deri më tani janë ndaluar disa persona.
Bëhet fjalë për një hetim të nisur kohë më parë. Ende nuk ka detaje dhe emra të personave të përfshirë.Top Channel
-

SYRI TV/ SPAK zbarkon në Durrës dhe në Shijak, arrestohet Enea Kume, vëllai i deputetit të PS
SPAK ka zbarkuar në Durrës në orët e para të mëngjesit të kësaj të enjteje, në kuadër të dy dosjeve hetimore: një për tjetërsim pronash dhe një për vrasje. Janë lëshuar 8 urdhër-arreste, ndërsa në rrjetën e të arrestuarve kanë përfunduar 3 persona.
Në një dosje hetimore për tjetërsimin e pronave në Gjirin e Lalzit, i arrestuari i parë është Enea Kume, vëllai i deputetit socialist Loer Kume, i zgjedhur në listat e mbyllura në zgjedhjet e 11 Majit. Emri i tij ishte lakuar nga opozita si i përfshirë nga grupe kriminale në Durrës. Loer Kume ndodhej në një studio televizive live kur doli lajmi për arrestimin e vëllait të tij dhe u shpreh se pret që drejtësia të flasë.
I arrestuari tjetër është Vullnet Muça, vëllai i Aleksandër Lahos, i njohur si “Rrumi i Shijakut”, i cili dyshohet se ndodhet në Gjermani dhe është në kërkim ndërkombëtar. Vullnet Muça u arrestua pak ditë më parë për kanosjen e Drejtorit të Spitalit të Durrësit, me qëllim punësimin e mbesës së tij.
I treti i arrestuar në kuadër të kësaj dosjeje është Vlash Draxhi.
Syri TV mëson se një urdhër-arrest është lëshuar edhe për Aleksandër Lahon, alias Pëllumb Muharremi, i njohur si “Rrumi”, i akuzuar për tjetërsim pronash dhe grup kriminal, i cili ndodhet në kërkim. Autoritetet kanë indicie se Rrumi i Shijakut është kthyer nga Gjermania.
Të akuzuarit e tjerë janë:
Astrit Avdyli, nën akuzë për vrasje dhe grup kriminal, aktualisht në burg për krime të tjera.
Aldo Avdyli, nën akuzë për vrasje dhe grup kriminal, në kërkim.
Edlira Avdyli, ndaj së cilës është marrë masa e ndalimit për të dalë jashtë vendit.
Anëtarët e kësaj familjeje janë të përfshirë në një seri ngjarjesh kriminale dhe kanë qenë personazhe kyç në Dosjen 339, ku janë përgjuar bashkë me Vangjush Dakon për tjetërsim votash në zgjedhje.
