Tag: tjetër

  • Google lançoi Gemini 2.5 Pro me “arsyetim” kompleks

    Google lançoi Gemini 2.5 Pro me “arsyetim” kompleks

    Google po përshpejton zhvillimin e inteligjencës artificiale. Në muajt e fundit, pas debutimit të Gemini 2.0, gjiganti i teknologjisë prezantoi një tjetër përditësim: Gemini 2.5.

    Si me çdo lançim tjetër AI, Google vë theksin tek performanca e lartë në LMArena për Gemini 2.5, veçanërisht aftësitë e tij në kodim, matematikë dhe shkencë.
    Modeli i parë këtyre serive është Gemini 2.5 Pro Experimental. Google thotë se është një model që “mendon” dhe oforn përgjigje, analizë dhe kontekst  duke arsyetuar.

    Kur debutoi Gemini 2.0, Google lançoi të parin versionin më efikas dhe më pak të kushtueshëm Flash. “Me Gemini 2.5, ne kemi arritur një nivel të ri të performancës duke kombinuar një model bazë të përmirësuar ndjeshëm me përmirësimin e trajnimit pas trajnimit,” tha kompania në një postim në blog që i atribuohet Koray Kavukcuoglu, CTO i Google DeepMind.
    Google vetëm sa kishte filluar të lançonte Gemini 2.0 në shërbimet e saj duke e përdorur për të fuqizuar AI Mode në kërkim dhe Deep Research në pyetjet më komplekse. Gemini 2.5 Pro është i disponueshëm nga ky moment në Google AI Studio dhe Gemini Advanced. /PCWorld Albanian

  • “Do përgjigjemi”, NATO paralajmëron Rusinë nëse sulmon Poloninë

    “Do përgjigjemi”, NATO paralajmëron Rusinë nëse sulmon Poloninë

    Shefi i përgjithshëm i NATO-s, Mark Rutte, ka paralajmëruar Rusinë të mërkurën me kundërpërgjigje “shkatërruese”, në rast se ajo sulmon Poloninë apo ndonjë shtet tjetër anëtar të aleancës, transmeton agjencia “AP”.
    Rutte ka folur gjatë vizitës së tij në kryeqendër të Polonisë, Varshavë. Kryeministri i Polonisë, Donald Tusk, ka thënë se është me rëndësi të bëhet përgatitje për çdo rezultat të mundshëm nga bisedimet mes Rusisë dhe SHBA-së të cilat janë të përqendruara për t’i dhënë fund luftës trevjeçare në Ukrainë.
    32 shtetet anëtare të NATO-s, sidomos ato të krahut lindor, kanë shprehur shqetësime se bisedimet mund të përfundojnë me marrëveshje që i shkon përshtati Rusisë. Frikësohen se rezultati do t’i lejojë presidentit të Rusisë, Vladimir Putin, që t’i rindërtojë forcat dhe të kërcënojë shtetet tjera në rajon në vitet e ardhshme.
    Rutte tha se askush s’guxon të mendojë se mund të shpëtojë pa pasoja nëse sulmon një shtet anëtar të NATO-s.
    “Nëse dikush do të bënte keqllogari dhe do të sulmonte Poloninë apo ndonjë shtet tjetër aleat, atëherë do të përballet me reagim të ashpër të aleancës. Reagimi ynë do të ishte shkatërrues. Kjo duhet të jetë shumë e qartë për Vladimir Vladimirovich Putinin apo këdo tjetër që dëshiron të na sulmojë”, tha Rutte.

  • Kosova nuk gjen qetësi! Të shtëna me armë zjarri në Prishtinë, një i vdekur dhe një i plagosur

    Kosova nuk gjen qetësi! Të shtëna me armë zjarri në Prishtinë, një i vdekur dhe një i plagosur

    PAMJE NGA VENDNGJARJA

    KOSOVË-Një tjetër vrasje ka ndodhur në Kosovë. Të paktën një person ka vdekur dhe një tjetër është plagosur pas të shtënave me armë zjarri në Prishtinë. Ngjarja ndodhi mbrëmjen e djeshme (25 mars) rreth orës 22:30 rrugën “Rrustem Hyseni”. 
    Viktima i Naser Gashi ndërroi jetë në spital. 62-vjeçari përveç plagëve me armë ka pasur edhe një plagë të shkaktuar nga një mjet prerës. I plagosuri Miftar Miftari, 41 vjeç, ndodhet ende në spital. Autori i dyshuar i ngjarjes është identifikuar dhe po punohet për kapjen e tij.

    Ngjarja vjen pas dy vrasjeve të ndodhura në Vushtri, ku nëna e tij 42 vjeçe u vra me armë zjarri më 24 mars në fshatin Stanoc të komunës së Vushtrrisë. Autori i dyshuar i krimit, 58 vjeç, vrau më pas veten. Më pak se 24 orë më herët (23 mars), Vushtrria ishte tronditur nga një tjetër ngjarje e rëndë: vrasja e një 19-vjeçari në qendër të qytetit./ZËRI

  • Policia jep detaje të reja për vrasjen mbrëmë në Prishtinë, ishin dy persona me maska që kryen aktin

    Policia jep detaje të reja për vrasjen mbrëmë në Prishtinë, ishin dy persona me maska që kryen aktin

    Një person është vrarë dhe një është plagosur nga të shtënat me armë zjarri në rrugën “Rrustem Hyseni” në Prishtinë mbrëmjen e së martës.
    Personi që humbi jetën si pasojë e plagëve të marra nga sulmi me armë është Naser Gashi, përreth të 60’ave.
    Policia e Kosovës ka dhënë detaje të reja për vrasjen mbrëmë në Prishtinë.
    Njoftimi i policisë për rastin:
    Prishtinë 25.03.2025-22:25. Raportohet se dy persona të armatosur dhe të maskuar kanë shtënë me armë zjarri në drejtim të dy viktimave meshkuj kosovarë dhe si pasojë njëri nga viktimat ka ndërruar jetë në QKUK, ndërsa viktima tjetër gjendet në tretman mjekësor. Në vendin e ngjarjes kanë dal të gjitha njësitet përkatëse policore. Me vendim të prokurorit, trupi i pajetë i viktimës dërgohet në IML për obduksion.
    Mjeku kujdestar i Emergjencës në QKUK, Agron Çitaku, bëri të ditur se viktima erdhi me plagë në gjoks dhe pothuajse pa shenja jete.
    “Rreth orës 22:35 ka ardhur personi i parë i plagosur, ka qenë thuajse pa shenja jete. Është bërë reanimi i tij, për gjysmë ore, ka ndërru jetë. Pas 15 minutave ka ardhur i plagosuri tjetër që ka tri plagë por është në gjendje stabile. Personi që vdiq është rreth të 60-ave”, ka thënë Çitaku.
    Mjeku kujdestar në Emergjencë ka bërë të ditur se i plagosuri tjetër është duke u trajtuar në Klinikën Ortopedike.

    FACT CHECK:
    Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e
    raportoni këtu.

    JOQ Sondazh

    KLIKO PËR TË VOTUAR

  • Një aksident i frikshëm ndodhi gjate natës në aksin Elbasan-Rrethrrotullimi i Bradasheshit.

    Një aksident i frikshëm ndodhi gjate natës në aksin Elbasan-Rrethrrotullimi i Bradasheshit.

    Një autoveturë, e cila dyshohet se po qarkullonte me shpejtësi tej normave të lejuara është përplasur me një automjet të tonazhit të rëndë. Makina në tentativë parakalimi ka humbur drejtimin e lëvizjes dhe ka goditur fuqishëm nga pas automjetin tjetër që ishte gjithashtu në lëvizje. Për pasojë automjeti është shkatërruar pothuajse plotësisht dhe gomat e para nga goditja me automjetin tjetër kanë “fluturuar” disa metra larg.

    Paraprakisht konfirmohet se drejtuesi i autoveturës dhe një person tjetër janë transportuar për në Spitalin Rajonal të Elbasanit, ndërsa policia ka dokumentuar provat në vendin e aksidentit për të përcaktuar shkaktarin e ngjarjes që ndodhi në fshatin Katund i Ri në Njësinë Administrative Bradashesh. Reklama në FieriWeb – “VEGA GROUP”

    Reklama në FieriWeb – “VODAFONE ALBANIA”

    Reklama në FieriWeb – “PASTIÇERI “RUSTEMAJ”

  • Berisha, një shpjegim për ligjin famëkeq 7501

    Berisha, një shpjegim për ligjin famëkeq 7501

    Berisha e ka pranuar si të gabuar ligjin famëkeq 7501, miratuar në fillim të viteve ‘90 edhe nga PD, gjë që solli pasoja në vite në çështjen e pronave, por dha një shpjegim se pse u veprua kështu.
    “Ligjet e para që miratuam, ishin ligje të diktuara, sigurisht një realitet tjetër ekzistonte, i vështirë. Por, absolutisht miqtë e mi, ato ishin ligje të diktuara nga ajo psikologji antipronë, në të cilat kufizohej në 5 mijë metra, në 10 mijë metra njohja, kthimi dhe në shumë aspekte transformimi i Shqipërisë në një rezervat njerëzor e bënte shumë të vështirë rikthimin e menjëhershëm të tokave pronarëve. Por, po të mos ishte kjo psikologji, jam shumë i sigurt që ligji 7501 nuk do ishte ky që është. Pra, ligji 7501, një ligj i padrejtë ndaj pronës, u diktua së pari nga realiteti ku 75% e shqiptarëve ishin ngujuar në fshat, dhe t’ua hiqje tokën mbeteshin vetëm me qiellin mbuluar, por asnjë diskutim që ai përcaktim, ai ligj kishte në bazë dhe psikologjinë e hapur antipronë. Pra, kjo në qëndrimin ndaj pronarëve”, arsyetoi ai.
    Nga ana tjetër, Berisha u kujtoi shqiptarëve se si PD i bëri pronarëve të banesave të tyre.
    “PD, duke miratuar ligje që nuk i dhanë përgjigjen e drejtë rikthimin e drejtë të tokës te pronarët, ajo bëri hapa gjigante, sa asnjë forcë tjetër politike në Europën ish-komuniste me banesat. Ajo bëri pronarë shqiptarët e banesave ku kishin jetuar të 224 mijë apartamenteve të ndërtuara në 50 vite”, theksoi kreu demokrat. /tesheshi.com/

  • Shqipëri, tregu i sigurimit të automjeteve dhe rritja e çmimeve

    Shqipëri, tregu i sigurimit të automjeteve dhe rritja e çmimeve

    FOTO ILUSTRUESE

    TIRANË-Në Shqipëri që prej 1 janarit të vitit 2025 për afro 900 mijë mjete rrugore do të ketë një mënyrë të re të përllogaritjes së çmimit të sigurimit të detyrueshëm. Autoriteti i Mbikqyrjes Financiare, përmes një rregulloreje ka shtuar disa faktorë risku, që kanë sjellë rritje çmimi të sigurimit të automjeteve që shkon edhe në 20%.
    Sipas Byrosë Shqiptare të Sigurimit, rritja totale është vetëm 3%. Rregullorja që i vjen në ndihmë edhe sigurisë rrugore po shkakton debate në lidhje me disa elementë. Korrespondentja e Zërit të Amerikës në Tiranë Mimoza Picari sjell një analizë të detajuar në lidhje me këtë çështje.
    Në Shqipëri mjaft qytetarë janë përballur që prej fillimit të vitit me rritje të çmimit të sigurimit të detyrueshëm të automjeteve. Dy prej tyre i konfirmuan Zërit të Amerikës se sigurimi i automjetit këtë vit iu kushtoi gati 10 dhe 15 % më shumë se një vit më parë.
    Një ligj i miratuar në vitin 2021 për sigurimin e detyrueshëm në sektorin e transportit solli një qasje tjetër në këtë fushë duke i lënë hapësirë Autoritetit të Mbikqyrjes Financiare të përpilojë një rregullore të re në shtator të vitit 2023, që shton ndjeshëm faktorët e riskut, në përllogartjen e primit të sigurimit.
    Më herët merreshin në konsideratë fuqia motorike e autmojetit dhe viti i prodhimit, ndërsa që prej janarit të këtij viti janë shtuar disa faktorë të tjerë risku si mosha e të siguruarit, eksperienca në drejtimin e mjetit motorik, përdorimi i mjetit nga një subjekt apo individ dhe qarku i regjistrimit të mjetit.
    Por rregullorja e re nuk merr në konsideratë të paktën deri në vitin 2026 historikun e dëmit që e ul çmimin për atë që nuk ka kryer shkelje dhe e kundërta për atë që ka kryer shkelje të rregullave të qarkullimit rrugor.
    Në përgjigjen me shkrim për Zërin e Amerikës Autoriteti i Mbikqyrjes Financiare sqaroi se hyrja në fuqi e këtij përkufizimi eshtë shtyrë me qëllim që publiku të njihet me këtë element të ri të parashikimit ligjor.
    “Ky parim është thelbësor pasi individët duhet të kenë mundësinë të njihen me normat ligjore dhe të planifikojnë veprimet e tyre në përputhje me ligjin, i cili duhet të jetë i qartë, i qëndrueshëm dhe i parashikueshëm. Nisur nga ky parim si dhe mundësisë së drejtuesve të mjeteve për ndërgjegjësim dhe disiplinim gjatë përdorimit të mjetit, kjo rregullore nuk ka fuqi prapavepruese përsa i përket “historikut të dëmeve” të ndodhura para hyrjes në fuqi të saj”- sqaron AMF.
    Autoriteti i Mbikqyrjes Financiare shpjegoi gjithashtu se metodologjia e zbatuar për faktorin e riskut “historiku i dëmeve” ndryshon nga një vend në një vend tjetër në bazë të karakteristikave të tregut të sigurimeve, duke nënvizuar rëndësinë e ekuilibrit financiar të këtij tregu.
    “E rëndësishme është që me zbatimin e këtij faktori të ruhet ekuilibri tekniko-financiar në nivel portofoli për linjën e biznesit ku aplikohet. Përsa i përket tregut të sigurimeve në Shqipëri, portofolit të autoveturave, historiku i dëmeve që merren në konsiderate është deri në tre vite, sikurse përllogaritet me metoda aktuariale dhe i bazuar edhe në rekomandimet e Bankës Botërore” -argumenton AMF.
    Byroja Shqiptare e Sigurimit i konfirmoi Zërit të Amerikës se rritja mesatare e çmimit është 3% në total. Kryetari i Asamblesë së kësaj byroje Kadri Morina tha se prej 3 dekadash çmimet në tregun e sigurimeve thuajse nuk kanë ndryshuar, ndërkohë që sigurimi i shëndetit për mjetet motorike është rritur ndjeshëm që prej vitit 2021. Gjithashtu siç shprehet Z. Morina janë rritur dhe vlerat e dëmeve nga aksidentet gjatë viteve të fundit me gati 40%.
    “Përshembull ju e dini si kanë shkuar çmimet e hekurit, sepse ai përdoret në serviset e makinave. Vetëm niveli i rritjes së dëmeve ka shkuar në 40%. Pjesa kryesore e publikut kanë çmimet aq sa i kanë patur por dhe më të ulëta, kurse kategoritë sipas kubikazhit të makinës, moshës së drejtuesit automjetit, sipas qarqeve, vjetërsisë së makinës, kanë pësuar një trend rritje të vogël, ku i gjithë rritja në tregun e sigurimeve është 3%. Kush ka një makinë të vogël 1500 kubikë i është ulur siguracioni, por një makine me vlerë 400 mijë euro që ka fuqi motorike të lartë i është rritur edhe 20%, por ne flasim për shtresën e gjerë të publikut”- shprehet Z. Morina.
    Tregu i sigurimeve në mjaft raste ka qenë në shënjestër të kritikave se funksionon mbi bazën e marrëveshjeve të ndaluara, ku kompanitë që zotërojnë tregun fiksojnë çmimet duke penguar konkurecën dhe dëmtuar konsumatorin. Një shqetësim të tillë e ndau më Zërin e Amerikës deputeti socialist Erjon Brace.
    -“Po flasim për një treg që funksionin në bazë të një marrëveshje të ndaluar. Autoriteti i Konkurencës në këtë rast është për të garantuar konkurencë efektive në treg që ndodh përmes verifikimeve të vazhdueshme, dhe natyrisht penalizimeve në rastin e marrëveshjeve të ndaluara. AMF në tregun e sigurimeve duhet të garantojë rregulla që sjellin konkurencë. Hyrje, licensime që shtojnë konkurencën”- thotë Z. Braçe
    AMF i pyetur mbi këto shqetësime tha se sipas ligjit nuk është në tagrin e këtij institucioni çështja e konkurrencës së lirë në tregun e sigurimeve, ndërsa Autoriteti i Konkurencës i tha Zërit të Amerikës se gjatë viteve të fundit ka vlerësuar marrëveshjet në tregun e sigurimeve duke dhënë rekomandimet përkatëse kur e ka parë të arsyeshme. Ky institucion sqaron se nuk ka evidentuar problemtika të cilat shtrembërojnë konkurrencën, pasi në të kundërt do të kishte ndërmarrë veprimet përkatëse ligjore. Këto
    tregje mbeten nën monitorim të vazhdueshëm, thotë ky institucion, në përgjigjen me shkrim.
    Nga ana tjetër kryetari Kryetari i Asamblesë së Byrosë Shqiptare të Sigurimit Kadri Morina i rrëzoi aludimet për marrëveshje të ndalara mes kompanive të sigurimit dhe konfirmoi se konkurenca në treg është e fortë.
    “Konkurenca është e tmerrshme si në çdo treg tjetër. Ka raste kur na vjen klienti dhe na thotë – ma ul çmimin dy mijë lekë se ma ka dhënë kompania tjetër më lirë. Është konkurencë, është treg i lirë”- shprehet Z. Morina.
    Zëri Amerikës kreu një vëzhgim në 6 prej 8 kompanive të sigurimit që operojnë në treg. Për të njëjtin automjet çmimi fillestar i ofruar prej tyre varjon nga 205 mijë deri në 216 mijë lekë të vjetra në varësi të kompanive. Megjithatë në negociata kompanitë ofruan ulje nga 5 deri në 16 mijë lekë dhe çmimi zbriti- në tre kompani 200 mijë lekë, në dy 205 mijë, dhe në një tjetër 210 mijë lekë të vjetra.
    Rregullorja e re e Autoritetit të Mbikqyjes Financiare “Për përcaktimin e faktorëve të riskut që përfshihen në përllogaritjen e primit për produktet e sigurimit të detyrueshëm në sektorin e transportit”, po shoqërohet me mjaft diskutime. Ky është viti i parë i aplikimit ndaj dhe kalkulimet e plota apo ndikimi i saj në sigurinë rrugore, sipas ekspertëve i takojnë së ardhmes./VOA

  • Bullizmi në rrjetet sociale nuk ka moshë, rriten denoncimet edhe ndaj të rriturve

    Bullizmi në rrjetet sociale nuk ka moshë, rriten denoncimet edhe ndaj të rriturve

    Ndërsa vëmendja kryesore është përqendruar te bullizmi mes adoleshentëve në rrjetet sociale, një tjetër problematikë e rëndësishme po del në pah: abuzimi nga moshat 40-50 vjeç.
    Në Fier, çdo ditë regjistrohen denoncime jo vetëm për sjellje problematike nga të rinjtë, por edhe nga kjo grupmoshë, e cila gjithashtu përfshihet në forma të ndryshme abuzimi në internet.
    Sipas psikologëve, edhe të rriturit kanë nevojë për më shumë informim dhe ndërgjegjësim mbi përdorimin e shëndetshëm të rrjeteve sociale. Megjithëse legjislacioni parashikon ndëshkime për këto sjellje, avokatët argumentojnë se masat aktuale nuk janë të mjaftueshme për të ndaluar abuzimin në internet.
    Një tjetër ndryshim i vërejtur kohët e fundit është se abuzimi nuk është më i lidhur vetëm me meshkujt si autorë dhe femrat si viktima. Statistikat tregojnë se tani raporti mes abuzuesve dhe viktimave është thuajse i barabartë, pasi gjithnjë e më shumë raportohen raste ku edhe femrat kryejnë abuzime ndaj meshkujve në rrjetet sociale.

  • Rama: Ksamili si një krevat i madh. Ka ngelur pa parë vetëm shezlongë nën ujë dhe çmime 1 mijë euro, aty ngelesh shtatzënë se s’bën dot tjetër gjë

    Rama: Ksamili si një krevat i madh. Ka ngelur pa parë vetëm shezlongë nën ujë dhe çmime 1 mijë euro, aty ngelesh shtatzënë se s’bën dot tjetër gjë

    Kryeministri Edi Rama kritikoi bizneset për çmimet e shezlongëve dhe numrin e shumtë të tyre gjatë sezonit të verës në Ksamil.
    “Po pres të shikoj shezllong në ujë, tip varkash që njerëzit të shtrihen. T’jua vënë edhe çmimin 1 mijë euro dhe më pas noti të zhvillohet nën ujë me bombula oksigjeni.
    Ky ka një problem (flet për kryebashkiakun e Sarandës), është si shqiponjë me dy koka, njërën në administratën e Sarandës dhe njërën në hotelin e mamasë në Qerret. Sheh edhe këtej, edhe andej.
    Ky i kupton më mirë se kushdo ne nga ata që janë në industri, iu di hallet edhe hilet, edhe nga ana tjetër iu qan edhe hallin.
    Ka edhe një të vërtetë tjetër që gjithsesi duhet bërë një kompromos pozitiv atje për të pasur edhe pak hapësirë për ata që nuk duan të futen në regjimin e kazermës me shezllonget.
    Ma ha mendja që aty po të futesh me familjen në fund të 15 ditëshit mund të dalësh me familje tjetër, se janë aq afër (qesh), aq ngjitur sa duhet bërë një gjykatë për divorcet në kohë reale, u ndava me këtë dhe u bashkova me atë, tani të bëj bashkimin e atij tjetrit me atë tjetrën në mënyrë që të gjithë të dalin të lumtur nga Ksamili.
    Aty nuk e di unë se si, plus edhe jam i bindur që me atë plazh që ka Ksamili, nuk e kemi ndjekur këtë, por duhet ta ndjekim sa lindje ka në proces në 9 mujorin pasi vijnë në Ksamil.
    Jam i bindur që do të ketë shumë shtatzëni, sepse aty ku të fusin nuk e di se çfarë mund të bësh tjetër në atë tmerr të krevateve që janë ngjitur me njëri-tjetrin. Gjithë Ksamili është si krevat i madh”, tha ai.

  • Përqafoni pragmatizmin për të nxitur ndryshimin

    Përqafoni pragmatizmin për të nxitur ndryshimin

    Bota është e rraskapitur nga konflikti dhe pasiguria. Por në vend që të heqin dorë, shumë njerëz janë të vendosur të bëjnë diçka për të. Ata duhet të fuqizohen – shkruan Marian Salzman. 

    Si shoqëri globale, ne jemi në një udhëkryq. Kemi humbur besimin te institucionet në një kohë kur sfidat me të cilat përballemi duken të pakapërcyeshme. Pasi kemi hyrë në mijëvjeçarin e ri me të paktën shpresën për një të nesërme më të mirë, ne i jemi nënshtruar një çerek shekulli kaosi dhe katastrofe. Rritja e terrorizmit, ekstremizmit dhe keqinformimit. Kërcënimi ekzistencial i ndryshimeve klimatike dhe ngjarjet ekstreme të motit gjithnjë e më të kudondodhura. Popullatat e zhvendosura. Varfëri e rrënjosur dhe pabarazi. Një pandemi globale që ka vrarë më shumë se shtatë milionë njerëz. Të gjitha këto të karakterizuara nga një trysni e shtuar.  
    Njerëzimit mund t’i falet që të bjerë në dëshpërim. E megjithatë, tendencat që marrin formë ndërsa hyjmë në vitin 2025 tregojnë një histori tjetër. Njerëzit janë të rraskapitur nga konflikti dhe pasiguria. Por në vend që të heqin dorë, më shumë prej tyre duken të vendosur për të bërë diçka për këtë. Ata nuk presin më që qeveritë të veprojnë. Disa nga ndryshimet që individët po përqafojnë janë të vogla dhe shumë personale: duke konsideruar seriozisht zvogëlimin e gjurmëve të karbonit, duke bërë investime të qëndrueshme në shtëpitë e tyre dhe në komunitet, duke u përpjekur për të ruajtur gjuhët, kulturat dhe traditat që po zhduken me shpejtësi. Duke kërkuar në mënyrë të vazhdueshme momente kënaqësie, duke bërë atë që munden për të kompensuar aq shumë botën. 
    Njerëzit janë të uritur për zhvillim dhe kjo po rrit mbështetjen mbi pragmatizmin në krahasim me ideologjinë. Sigurisht, ne mund të flasim ende për idealet e larta dhe botën utopike për të cilën aspirojnë shumë njerëz (megjithatë ata e përcaktojnë këtë), por ne kemi pritur shumë gjatë për një zhvillim të matshëm – që ‘dora e zotit’ të hyjë dhe të na shpëtojë nga vetvetja. Ne duam të shohim ndryshime pozitive sot, edhe nëse është një rritje e lehte dhe shumë më pak nga ç’ka parashikojmë. Në një botë që për shumë njerëz ndjehet sikur po ecën me hapa mbrapa, edhe hapat e foshnjës në drejtimin e duhur janë një lehtësim që mirëpritet. 
    Kjo ngre pyetje për qeveritë, korporatat dhe OJQ-të. Si mund ta mbështesin – dhe ta shfrytëzojnë – këtë nevojë urgjente për ndryshim midis popujve të botës? Çfarë hapash mund të ndërmarrin ata në vitin 2025 dhe më tej për të fuqizuar njerëzit që të kontribuojnë në zgjidhjet e sfidave tona më të dëmshme? Ndryshimet klimatike, varfëria, emigracioni, ekstremizmi, kujdesi shëndetësor dhe trafikimi i drogës dhe njerëzve janë vetëm disa nga çështjet që kërkojnë bashkëpunim përtej institucioneve dhe kufijve. Qytetarët nuk mund të shpresojnë t’i zgjidhin të vetëm. 
    Një rrugë kyçe për zhvillim do të përfshinte transparencë dhe dialog të hapur. Çfarë mund t’i mësojë Italia pjesës tjetër të botës për ruajtjen e trashëgimisë kulturore? Çfarë mësimesh mund të marrim nga Norvegjia dhe Kili për zbatimin e politikave efektive të klimës? Si mund t’i përshtatin shtetet e tjera sistemet e paralajmërimit të hershëm dhe infrastrukturën elastike të Japonisë për të kufizuar rreziqet e fatkeqësive natyrore? Çfarë mund të mësojnë vendet që përballen me normat e larta të duhanpirjes nga Suedia, e cila ka arritur një nga prevalencat më të ulëta të duhanpirjes në nivel global? 
    Zgjidhjet e botës reale janë atje. Ato janë thjesht të kufizuara gjeografikisht dhe të pamjaftueshme për të përmbushur nevojat aktuale. 
    Ka një mënyrë për ta zgjidhur këtë. Po sikur më shumë njerëz – nga të gjitha shtresat shoqërore dhe vendndodhjet – të fuqizoheshin për të marrë pjesë në vendimarrje? Mjetet dixhitale dhe zhvillimet në inteligjencën artificiale e bëjnë këtë shumë më të realizueshme sot se në çdo kohë tjetër në histori. Dhe pas dekadash zhgënjimi dhe pasigurie, njerëzit janë gati të veprojnë. 
    Sfida do të jetë eliminimi i hierarkive vendimmarrëse dhe heqja e barrierave që kufizojnë lëvizjen e lirë të informacionit dhe ideve. Bërja e kësaj do të ndihmonte në rritjen e angazhimit tonë të përbashkët për të vepruar më shpejt dhe në mënyre efektive – duke siguruar që ky veprim të përfshijë individ nga i gjithe spektri politik dhe socio-ekonomik.   
    A kërkojnë kërcënimet ekzistenciale me të cilat përballemi si shoqëri globale një lloj organizimi ndryshe kur bëhet fjalë për aktivizmin qytetar – një forcë apolitike, transnacionale që fokusohet në dialogun e hapur, edukimin dhe organizimin e njerëzve për të zbatuar zgjidhje të menjëhershme?  
    Qytetarët e botës janë të dëshpëruar për ndryshim dhe të etur për të ndjerë se po kontribuojnë në këtë ndryshim. Çfarë mund të bëjnë drejtuesit e bizneseve dhe qeveritë në vitin 2025 dhe më tej për ta bërë këtë të mundur? 
    Bota pret. 
    Marian Salzman është Zëvendës Presidente e Global Communications në Philip Morris International. Këndveshtrimet e paraqitura në këtë artikull janë të vetë autorit dhe nuk përfaqësojnë domosdoshmërisht pikëpamjet e ndonjë organizate tjetër. 
    Ky artikull u botua për herë të parë në edicionin e Davos 2025 të Diplomatic Courier.