Kush do të fitojë titullin në Serinë A? Gjithcka do të vendoset në javën e fundit, por të gjithë kuotojnë Napolin si favoritin kryesor. Ekipi i Contes luan në shtëpi, përballë një tifozeri të cmendur, kundër Cagliarit që nuk ka asnjë objektiv. Ndërkohë më e vështirë është ndeshja e Interit që do të luajë në transfertë përballë Comos. Për inteligjencën artificiale, do të ketë tension deri në fund për titullin kampion. “Grook” parashikon një pjesë të parë që lë gjithcka të hapur me rezultatet që sipas saj do të jenë të tilla: “Napol-Cagliari 0-0, Como-Inter 0-1″. Por në fund, Napoli do të fitojë dhe kështu do të fitojë titullin kampion.
“Fabregas ka deklaruar se dëshiron të luajë për të fituar, gjë që sygjeron se Como nuk do të jetë një kundërshtar i lehtë, pavarësisht se nuk ka objektiv tanë. Parashikoj një pjesë të parë të luftuar, me Interin që kryeson 1-0, por me Como që mbetet në lojë dhe dhe do të shënojë nga një “top i vdekur” ose në kundërsulm, duke e tensionuar finalen. Megjithatë Interi do të shënojë në fund për 2-1, në bazë të cilësisë së tij. Napol-Cagliari? Pjesa e parë do të jetë e ekuilibruar, por Napoli zotëron topin me rreth 60%. Pjesa e parë mbyllet 0-0 ose 1-0 me anë të Lukakut apo Raspadorit. Me kalimin e minutave dhe ndërgjegjësimit për atë që po ndodh në fushë, Napoli rrit intensitetin dhe përball zhurmës së tifozëve, Cagliari dorëzohet në fund për golin e dytë, me golin që shënohet nga Neres ose Politano”, shkruan inteligjenca artificale. /Sport Ekspres/
Tag: titullin
-

“Napol-Cagliari 0-0, Como-Inter 0-1″! Inteligjenca artificale parashikon si dalin ndeshjet e fundit, do të ketë tension për titullin e Serisë A
-

Tjetër trofe për Harry Kane, shpallet “Lojtari më i mirë në Bundesliga” për këtë sezon
22 Maj 2025
8:52
Telesport
Një sezon për t’u mbajtur mend ky për Harry Kane, i cili në Gjermani pati ndoshta vitin më të mirë të karrierës së tij. Sulmuesi anglez i Bayern Munich është shpallur ‘Lojtari i sezonit’ në Bundesliga për sezonin 2024-25.
Një vlerësim i veçantë dhe i rëndësishëm për anglezin, që i shtohet atij të titullit të golashënuesit më të mirë në kampionat. Por, mbi të gjitha, ai këtë vit fitoi trofeun e parë në karrierë, titullin në Bundesliga.
“Të shpallesh lojtari i sezonit është një arritje e madhe. Ka disa lojtarë të mrekullueshëm në Bundesliga dhe ta bësh këtë në vitin që fituam titullin e bën atë edhe më të veçantë“, tha Kane pas ceremonisë së çmimit.
“Falënderoj klubin, shokët e skuadrës dhe stafin. Pa ata asgjë nuk do të ishte e mundur. Kam punuar shumë gjatë gjithë vitit dhe ky çmim është qershia mbi tortë”, deklaroi sulmuesi anglez, në sezonin e tij të dytë në Gjermani.
Shifrat flasin vetë për të: 26 gola në kampionat, 8 asistime dhe dallimi i të qenit lojtari i parë në historinë e Bundesligës që fiton titullin e golashënuesit më të mirë në dy sezonet e tij të para në turneun gjerman. -

Dramë për titullin në Serinë A/ Napoli dështon ndaj Parmës, por Interi nuk fiton dot! Zikaltërve i anullohet goli i fitores në minutën e 97
Dramë e madhe për titullin kampion në Serinë A. Napoli ka dështuar të bëjë detyrën në transfertën me Parmën. Të kaltrit kanë barazuar 0-0, duke lënë 2 pikë mjaft të vlefshme në renditje. Një dhuratë e bukur e Parmës për Interin, i cili nga ana tjetër nuk mundi ta shfrytëzonte dot. Zikaltrit kanë humbur shansin për të rimarrë kreun një javë para fundit të kampionatit, pasi janë ndalur sot në një barazim 2-2 nga Lacio.
Skuadra e Inzagit ishte duke udhëhequr deri në minutën e 90, kur Pedro tundi rrjetën dhe i dërgoi shifrat në baraspeshë. Arnautoviçi tundi rrjetën në minutat e fundit të lojës, por VAR-i i mohoi festën sulmuesit austriak. Kështu Interit i iku fitorja nga duart, duke mbetur sërish një pikë pas Napolit në tabelën e renditjes në Serinë A./Sport Ekspres/ -
Vllaznia shpallet kampione, Duka uron klubin verior
Vllaznia për vajza fiton titullin e 12-të kampion radhazi. Sot ka mposhtur Partizanin me rezultatin 2-0, sfidë finale e ‘Final Four’ luajtur në “Arena e Demave”.
Urimi i Presidentit të FSHF, Armand Duka
Urime Vllaznisë për titullin kampion në Kategorinë Superiore për vajza!
Pas një sezoni të luftuar, vajzat shkodrane ngritën një tjetër trofe dhe uroj një paraqitje sa më pozitive në UEFA Women’s Champions League.
Përgëzime edhe Partizanit të vendit të dytë, që do të marrë pjesë në kualifikueset e UEFA Women’s Europa Cup.
Ne, klubet, të gjithë së bashku, duhet të vazhdojmë të punojmë në rritjen e garës dhe nivelit të futbollit të vajzave në Shqipëri, që është një nga objektivat kryesorë të Federatës së Futbollit.
Vazhdo leximin
-
PSV ngre lart trofeun, i rrëmben titullin Ajaksit në pak…javë
Në një fund të dhimbshëm të sezonit, PSV Eindhoven është kurorëzuar kampion i Eredivisie, pas një kthese të pabesueshme. Vetëm pak javë më parë, Ajaks dukej se e kishte titullin në dorë, me një avantazh prej nëntë pikësh.
Megjithatë, një rënie e papritur e tyre, teksa kulmoi me një barazim 2-2 kundër Groningenit fundjavën e kaluar, dhe ngritja e njëkohshme e PSV-së, fitimtare kundër Herakles, e kanë ripërcaktuar plotësisht renditjen. Sukseset e sotme nuk e kanë ndryshuar aspak situatën.
Vazhdo leximin
-

VIDEO/ Po festonin titullin kampion në fushën e Espanjolit, Fliku tërbohet dhe e dërgon ekipin në dhomën e zhveshjes
Barcelona është shpallur kampione e La Ligës 2 javë përpara përfundimit të kampionatit. Fititmi i titullit erdhi pikërisht në derbin kundër Espanjolit, të cilin e fituan me shifrat 0-2. Pas përfundimit të ndeshjes, lojtarët dhe pjesëtarë të stafit blaugrana nisën të festonin në fushë për suksesin e tyre.
Por diçka e tillë nuk i pëlqeu Hansi Flikut. Trajneri gjerman u nervozua dhe udhëroi menjëherë ekipin të ndërpriste festën dhe të hynte në dhomat e zhveshjes. Vetë Fliku ka zbuluar arsyen në intervistën e dhënë pas ndeshjes. Ai ka kujtuar incidentin e ndodhur dy vite më parë. Në vitin 2023 Barcelona fitoi titullin kampion në stadiumin e Espanjolit dhe tifozët kundërshtarë mësynë në fushën e lojës. Për të shmangur përsëritjen e një incidenti të tillë, Fliku urdhëroi ekipin të festonte brenda ambienteve të stadiumit dhe jo përpara tifozerisë kundërshtare./Sport Ekspres/ -

“Fituam titullin? Kemi më shumë për të ofruar” Fliku nuk impresionohet nga goli spektakolar i Jamalit: E bën çdo ditë në stërvitje
Hansi Fliku ka korrur një sukses të jashtëzkonshëm në sezonin e tij të parë në krye të Barcelonës. Pas Superkupës dhe Kupës, sot ekipi i udhëhequr prej tij ka fituar edhe titullin kampion në La Liga. Trajneri gjerman ka folur për mediat pas fitores së sotme në derbin kundër Espanjolit, ku ka deklaruar se ekipi i tij ka më shumë për të ofruar. Sa i përket golit spektakolar të Jamalit, Fliku nuk ka mbetur i impresionuar, pasi e sheh talentin spanjoll të shënojë në atë mënyrë çdo ditë në stërvitje.
“Nuk kemi humbur asnjë ndeshje në La Liga në gjysmën e dytë të sezonit. Është e pabesueshme. Ishte një sezon i mirë, por kemi më shumë për të ofruar. Goli i Jamalit? Ai shënoi 2 të tillë gjatë nxehjes… Jam mësuar me këtë në stërvitje, e shoh ta bëjë çdo ditë në stërvitje”, ka deklaruar Hansi Fliku./Sport Ekspres/ -

“Mbrojti” titullin e fituar vjet, mbrojtësi kroat feston edhe me Bayern: Synojmë të tjerë trofe në të ardhmen
15 Maj 2025
11:09
Telesport
Josip Stanisic është padyshim shumë i lumtur që fitoi titullin e kampionatit gjerman me Bayern Munich. Skuadra e Kompany ka ditë që ka nisur festën dhe një mbrojtësi ishte një nga protagonistët e këtij triumfi.
“Të gjithë e dëshironin me padurim këtë titull. Mendoj se e ardhmja e këtij klubi është e ndritur. Patjetër që duam të synojmë më shumë tituj vitin e ardhshëm“, tha mbrojtësi 25-vjecar kroat.
Për Stanisic kjo është një mbrojtje e titullit në aspektin personal, pasi sezonin e kaluar ai luajti si i huazuar te Leverkusen. Ndërsa tani e fiton sërish këtë trofe me skuadrën ku është rritur.
Ndaj, në total, për të ky është tituli i pestë kampion që fiton në Bundesliga (4 me Bayern Munich dhe 1 me Bayer Leverkusen). -

“Final Four” për femra, Vllaznia dhe Partizani do ndeshen për titullin! Ja detajet
14 Maj 2025
19:45
Telesport
Vllaznia – Partizani është ndeshja finale për titullin kampion të edicionit 2024/2025 në kampionatin e futbollit të vajzave. Të mërkurën u zhvilluan ndeshjet e dyta gjysmëfinale të kësaj faze në kategorinë e vajzave.
Vllaznia mposhti Apoloninë me rezultatin e ngushtë 3-2 në “Loro Boriçi” dhe siguroi finalen e madhe. Në përballjen tjetër gjysmëfinale, Partizani triumfoi sërish ndaj Gramshit, duke e mundur 1-0 në stadiumin e Vorës dhe duke merituar një vend në finalen për titull.
Ndeshja finale do të luhet më 18 maj, teksa Departamenti i Garave në FSHF do të bëjë me dije së shpejti stadiumin se do të luhet ky takim.
Ekipi kampion i Kategorisë Superiore për vajza do të përfaqësojë Shqipërinë në raundin para-eliminator të UEFA Champions League, ndërsa skuadra e renditur në vendin e dytë do të marrë pjesë në raundin para-eliminator të UEFA Women’s Europa Cup.
