Tag: titullin

  • Siguroi Champions-in “in extremis”, Tudor tregon çfarë i mungon Juventusit për titullin

    Siguroi Champions-in “in extremis”, Tudor tregon çfarë i mungon Juventusit për titullin

    Për të dytin vit radhazi, Juventusi rikthehet në Champions League. Mbrëmë ia doli mes drithërimash, falë fitores 3-2 në stadiumin “Penzo”, ndaj Venezia. Pas ndeshjes, trajneri Igor Tudor doli në konferencë për të analizuar sezonin dhe të ardhmen e klubit bardhezi:
    “Djemtë ishin të gatshëm që nga dita e parë, për të punuar mbi ato që iu kërkova. Ne kërkojmë, por janë ata që i fitojnë ndeshjet me cilësinë e tyre. Sot ishte ndeshje shumë e rëndësishme, duke parë çfarë ishte në lojë. Shumë prej tyre patën ngërçe muskulore, por i përgëzoj të gjithë”.
    Çfarë mbresash i lë ky sezon ekipit bardhezi?Përjetuam shumë emocione në pak kohë. Me mënyrën sesi përfundoi, me një ndeshje të çmendur, djemtë e donin me të vërtetë këtë objektiv. Nuk është e lehtë ta përballosh këtë presion. I përgëzoj, ishte jashtëzakonisht e vështirë. Në çdo ndeshje na kanë munguar 1-2 titullarë, mes pezullimeve dhe dëmtimeve. Kemi pasur vështirësi të mëdha. Kjo e bën arritjen edhe më të ëmbël.
    Çfarë merr me vete ti si trajner, çfarëdo që të ndodhë?E pranoj gjithçka. Trajnerët gjithmonë kanë ulje-ngritje. Mundohem të shijoj jo rezultatin, por rrugën që kemi ndërtuar. Është bukur të shohësh se kur provon të arrish diçka, ia del.
    A ekziston baza te Juventusi, për të luftuar për titullin? Çfarë mungon?Mungon formacioni i plotë për shkaqe dëmtimesh apo pezullimesh dhe 2-3 përforcime të sakta, me cilësi, që të sjellin diçka më shumë në ekip. Në këtë mënyrë, mund të luftojmë për titullin.
    A do të shkoje në Botërorin e Klubeve vetëm nëse je trajner i konfirmuar i sezonit tjetër?Nuk kërkoj asgjë, është thjesht një mendim imi, që dua ta sqaroj më herët. Nëse dikush shkon në Botëror, kjo nuk është diçka që një klub, çfarëdo niveli qoftë, mund ta marrë lehtë. Çfarë do të më thoshin lojtarët: Ti për çfarë ke ardhur? Dua të ulemi e ta vendosim më parë.
    Një mesazh për tifozët e Juventusit?Ishin fantastikë, i përshëndeta dhe falënderova. Dua t’ju tregoj fjalët e Gattit në dhomat e zhveshjes: i komplimentoi të gjithë, por u tha që ky duhet të jetë vetëm fillimi. U pajtova me të dhe pati një duartrokitje të madhe.

  • De Laurentis “thumbon” Konten pasi fitoi titullin: Nuk po shkoni te Juventusi?!

    De Laurentis “thumbon” Konten pasi fitoi titullin: Nuk po shkoni te Juventusi?!

    Adriatik BALLA
    Napoli e fitoi titullin të premten pasdite pas fitores së fundit në kampionatin italian, duke mbetur në kryesim i pari me një pikë më shumë se Interi që e mbylli në vend të dytë. Por ndërsa rrugët e Napolit gëlonin nga festa dhe numri i madh i njerëzve që brohorisnin fitoren e titullit kampion, brenda klubit tensioni është i lartë dhe raportet mes trajnerit dhe presidentit janë të ndezura e jo fort premtuese. Presidenti i Napolit, Aurelio De Laurentis, bëri një shaka në lidhje me raportimet se Antonio Konte mund të largohet për te Juventusi: “Gjithçka që mund të bëjmë është të kujdesemi për ty.” Trajneri fitoi “Scudetton”, në Serie A italiane në sezonin e tij të parë në “Stadio Diego Armando Maradona”, duke ia marrë titullin Inter-it me vetëm një pikë më shumë në renditje. Megjithatë, pavarësisht këtij suksesi, tensioni mes Kontes dhe presidentit De Laurentis ka qenë i dukshëm për muaj të tërë, dhe e ardhmja e tij në klub mbetet shumë e pasigurt.
    Gjatë festimeve për titullin në Ischia mbrëmjen e kaluar, De Laurentis iu referua zërave për një kalim të mundshëm te rivalët historikë. “Je i madh, shef. S’po shkon te Juve, apo jo?” Sipas gazetës “Repubblica”, Konte qeshi pas kësaj, por nuk dha asnjë përgjigje. “Të shijojmë festën,” shtoi De Laurentis. “Antonio, gjithçka që mund të bëjmë është të kujdesemi për ty, asgjë më shumë.” Presidenti ka dhënë disa herë sinjale në intervistat pas “Scudetos” se vendimi i fundit i takon Kontes, dhe se ai nuk është i gatshëm të luftojë shumë për ta bindur trajnerin të qëndrojë. “Në një dasmë, askush nuk pyet nëse burri apo gruaja do të tradhtojë,” tha De Laurentiis për TG1. Thjesht shpresojnë që pala tjetër të jetë e respektueshme dhe të qëndrojë në marrëveshjen e bërë. Mendoj se dikush duhet të jetë i lumtur në ambientin e tij, dhe nëse nuk është dhe atmosfera ndikohet prej kësaj, atëherë duhet të ndryshojë vend.
    Kjo ndodhi me Luçiano Spaletin. Me Konten kemi respekt të ndërsjellë, profesionalizëm të madh, dhe unë e falënderoj për këtë, sepse është ajo që na ka munguar për dy vite”, theksoi ai. Juventusi nuk është e vetmja alternativë për Konten. Drejtori i ri sportiv i Milanit, Igli Tare, e ka vendosur trajnerin italian në krye të listës së dëshirave për verën. Sipas “La Gazzetta dello Sport”, Napoli po përgatitet gjithashtu për një epokë pas Konte, duke propozuar një kontratë dyvjeçare për Masimiliano Alegrin me një pagë prej 6 milionë eurosh në sezon, plus bonuse të lidhura me performancën.

  • Surpriza e radhës vjen nga Belgjika, Royale Union SG fiton titullin pas 90 vitesh pritje

    Surpriza e radhës vjen nga Belgjika, Royale Union SG fiton titullin pas 90 vitesh pritje

    25 Maj 2025

    20:48

    Telesport

    Pas plot 90 vitesh pritjeje, Royale Union SG fiton titullin kampion në Belgjikë, për herë të 12 në historinë e tyre, por hera e fundit që fitonte titullin ishte viti i largët 1934-1935.
    Royale Union SG i drejtuar nga Sebastien Pocognoli fitoi në ndeshjen e fundit 3-1 ndaj Gent, duke e mbyllur në vend të parë me 3 pikë më shumë se Club Brugge e vendit të dytë.
    Royale Union SG do të marrë pjesë në grupet e Champions League, ndërsa Club Brugge në play-off për kualifikimet për fazën e grupeve.  Genk dhe Anderlecht, që drejtohet nga Besnik Hasi, do marrin pjesë në grupet e Europa League, ndërsa Antwerp në Conference League.

  • Altobelli: Ja pse Interi nuk e meritoi titullin, duhet pranuar verdikti i fushës

    Altobelli: Ja pse Interi nuk e meritoi titullin, duhet pranuar verdikti i fushës

    25 Maj 2025

    12:39

    Alfred Lleshi

    Ish-sulmuesi i Interit, Alessandro Altobelli, ka folur për numrin e sotëm të “Gazzetta dello Sport” rreth skuadrës së Simone Inzaghit, që përfundoi e dyta në kampionat, por do të luajë në finalen e Ligës së Kampionëve të shtunën që vjen:
    “Interi luftoi, por nuk e meritonte titullin. Duhet pranuar verdikti i fushës. Zikaltërit humbën të paktën dy raste të mëdha. Në përgjithësi ky titull u humb me atë gol të pësuar në Bologna në sekondat e fundit. Pa atë, historia do të kishte qenë ndryshe”.
    Duke u vendosur në vendin e tifozit, ish-kampioni i botës i vitit 1982 ka tentuar të analizojë sezonin, duke u shprehur gjithsesi i kënaqur me atë që ka parë në fushë: “Unë them se nuk mund të mos jesh i kënaqur me këtë Inter. Ndoshta largoj ‘syrin e keq’ teksa e them, por kështu e shpjegoj më mirë: edhe nëse gjërat shkojnë keq në finalen e Mynihut, sezoni i Interit duhet të klasifikohet si pozitiv. Sepse rrallëherë ndodh të mbërrish një muaj para fundit të sezonit ende në garë për gjithçka.
    Ky duhet të jetë objektivi për të cilin duhet të punohet gjithmonë, çdo fillim sezoni: vlen për drejtuesit, vlen edhe për trajnerin. Nëse çdo vit arrin në këtë pikë, herët a vonë do të rrëmbesh diçka nga rrjeta, nuk mund të shkojë gjithmonë keq”.
     

  • “Tani do e njohi gjithë bota”! Shpërthen rrjeti për portierin Alen Sherri, po i hiqte titullin Napolit në Serinë A për pak kohë

    “Tani do e njohi gjithë bota”! Shpërthen rrjeti për portierin Alen Sherri, po i hiqte titullin Napolit në Serinë A për pak kohë

    “Bota tashmë do ta njohi Alen Sherrin, një portier shqiptar 27-vjeçar i cili luajti vetëm shtatë ndeshje për Cagliarin këtë sezon dhe bëri gjithcka që kishte mundësi për të prishur titullin e Napolit. Ai shpëtoi gjithçka që mund të shpëtonte në 50 minuta loje”, ky ishte vetëm një nga komentet më pikante që erdhën në Tëitter për gardianin shqiptar. Alen Sherri ka qenë deri vonë pjesë e Egnatias në Superiore, më pas kaloi direkt në Serinë A, pa përdorur asnjë trampolinë, menjëherë pjesë e Cagliarit. 
    Kur fati i erdhi në dorë për të luajtur titullar, Sherri nuk e përdori dot, nuk e shfrytëzoi. Nuk bënte gabime të mëdha në ato ndeshje të aktivizuara, por as ndonjë mrekulli, diçka më shumë. Të luash në Serinë A nuk do të thotë të bësh gjëra të thjeshta, normale, por kërkohet diçka më shumë se kaq dhe në ato pak ndeshje që Sherri luajti te Cagliari, nuk e tregoi këtë gjë. 
    Kështu Cagliari hyri në merkato për të marrë një tjetër portier, Caprile, i cili ka bërë paraqitje shumë të mira. Por në ndeshjen e fundit, te Cagliari vendosën që të ishte Sherri portieri titullar, në ndeshjen kundër Napolit. Sherri për një moment e pa veten nga një rezervë e Cagliarit, në një lojtar që e gjithë Italia ishte me vëmendjen tek ai. ?Kjo pasi tifozët e Interit filluan të qeshnin dhe të dyshonin sesi Cagliari po hapte portën duke futur lojtarët e stolit, mes tyre duke hequr portierin Caprile dhe duke aktivizuar Sherrin, i cili kishte shumë muaj pa e parë fushën. Në disa media doli edhe lajmi se Caprile kishte një dëmtim muskulor, por kjo nuk mund të besohej kaq lehtë në ndeshjen e fundit kundër Napolit. 
    Dhe në një moment Alen Sherri u zgjua dhe vendosi të mos ishte një njeri normal, një portier normal, por të bënte diçka më shumë. Portieri shqiptar bëri disa pritje të pabesueshme në pjesën e parë kundër Napolit, në një stadium të stërmbushur për festë dhe ku ishin vetëm 10 tifozë të Cagliarit, ndërsa pritjet e tij të pabesueshme lanë gojëhapur tifozët italianë që në rrjetet sociale reaguan në Tëitter mes buzëqeshjes duke thënë se te Cagliari ekziston një Buffon. 
    Dhe në mediat italiane Sherri u shpall lojtari më i mirë i ndeshjes te Cagliari, madje duke thënë se për një moment i krijoi Napolit një ide që skenari më i keq mund të merrte jetë, ai i humbjes së titullit kampion. Në fund Napoli fitoi 2-0 dhe fitoi titullin kampion duke hequr pengesën Sherri, por me një paraqitje të tillë, në një 90 minutësh të tillë, Sherri ka fituar një besim te Cagliari ose një transferim, që nuk e kishte para ndeshjes me Napolin. U kthye në hero atëherë kur duhej, në momentin kur e gjithë Italia ishte me sytë tek ai. /Sport Ekspres/ 

  • “Nëse doni të jemi pak pervers, e humbi Serinë A ndaj Juventusit”! Gazetari italian: Inzaghi është trajner Kupe, jo për kampionat 

    “Nëse doni të jemi pak pervers, e humbi Serinë A ndaj Juventusit”! Gazetari italian: Inzaghi është trajner Kupe, jo për kampionat 

    Interi nuk ka arritur dot të fitojë titullin kampion në Serinë A, teksa barazoi ndaj Lacios në javën e parafundit, duke humbur shansin e artë të përfitimit nga gabimi i Napolit ndaj Parmës. Në javën e fundit, Napoli nuk mund të gabonte duke fituar 2-0 dhe duke ngritur lartë titullin. 
    Drejtori i Tuttosport, Guido Vaciago ka bërë një analizë të veçantë për Interin. “Po, është e vërtetë. Napoli e donte shumë titullin, gjithmonë, Interi e hodhi titullin. E hodhi në Bolonjë, e hodhi në Parma, por edhe kundër Milanit dhe Romës, ose nëse duam të jemi pervers, kundër Juventusit në San Siro, kur ajo ndeshje e cmendur rrëshqiti nga një 5-2 e mundshme në një 4-4 për vetëm disa minuta me Yildiz.  
    Inzaghi është trajner i frikshëm dhe do të ishte cmenduri të flisnim për cilësitë e tij, edhe nëse do ta mbyllte sezonin pa titull, por është kampionati i dytë që ka humbur, i pari me Milanin në 2022 dhe kjo nuk është një provë, por të paktën një shenjë se Inzaghi është trajner për të fituar Kupa, jo kampionat”, tha Inzaghi. /Sport Ekspres/ 

  • Rrahmani jep asistin që vulosi titullin kampion, Napoli shpërthen në festë për skudeton e 4-t në histori

    Rrahmani jep asistin që vulosi titullin kampion, Napoli shpërthen në festë për skudeton e 4-t në histori

    Titulli kampion shkon në Napoli. Ekipi i Antonio Kontes ka fituar skudeton numër 4 në historinë e klubit. Të kaltrit kanë mposhtur Kaljarin me rezultatin 2-0, duke zhvlerësuar fitoren me po të njëjtin rezultat të Interit kundër Komos.
    Mektominei zhbllokoi shifrat në minutën e 43-të, ndërsa në të 50-n Lukaku tundi rrjetën pas një asisti mjaft të bukur të dhënë nga Amir Rrahmani. Goli i belgut vulosi përfundimisht fitoren e Napolit e për rrjedhojë edhe titullin kampion. Festë e çmendur për napoletanët, që njihen për pasionin e tyre të jashtëzakonshëm për futbollin dhe për skuadrën e zemrës së tyre./Sport Ekspres/

  • Napoli shpallet Kampion Italie për vitin 2025, titulli i 4-të në histori

    Napoli shpallet Kampion Italie për vitin 2025, titulli i 4-të në histori

    Në një mbrëmje elektrizuese në “Stadio Diego Armando Maradona”, Napoli i drejtuar nga Antonio Conte ka siguruar titullin kampion të Serie A, pas fitores 2-0 ndaj Cagliarit në ndeshjen e fundit të kampionatit. Me këtë sukses, ekipi napolitan mbyll sezonin me një pikë më shumë se ndjekësit e Interit, duke kurorëzuar një edicion të jashtëzakonshëm.
    Pjesa e parë ishte i dominuar nga Napoli, por portieri Sherri, i zgjedhur titullar nga trajneri Nicola, tregoi aftësi të jashtëzakonshme në portë. Megjithatë, në minutën e 42-të, nuk mundi të ndalë goditjen spektakolare me gjysmë-roveshatë të Scott McTominay, që çoi ekipin vendas në avantazh dhe ndezi festën në stadium.

    Pas pushimit, tensioni u zhduk dhe Napoli e gjeti menjëherë golin e dytë me një depërtim individual të Romelu Lukaku. Belgu, së bashku me David Neres, ishin pranë edhe golit të tretë, por rezultati mbeti i pandryshuar.
    Me këtë fitore, Napoli shpallet zyrtarisht kampion i Italisë, duke festuar titullin e katërt në historinë e klubit dhe të parin nën drejtimin e Contes. Festa mund të nisë në Napoli! /Koha Jonë/

  • Interit nuk i mjaftojnë 3 pikë për të ‘rrëmbyer’ titullin, Napoli kampion i Italisë

    Interit nuk i mjaftojnë 3 pikë për të ‘rrëmbyer’ titullin, Napoli kampion i Italisë

    Në një mbrëmje elektrizuese në stadiumin “Diego Armando Maradona”, Napoli siguroi titullin e Serisë A për sezonin 2024-25 me një fitore bindëse 2-0 ndaj Cagliarit, në ndeshjen e fundit të kampionatit.
    Kjo fitore i dha Napolit trofeun e katërt në historinë e klubit, duke e kurorëzuar si kampion të Italisë për herë të dytë në tre sezone, nën drejtimin e trajnerit Antonio Conte.
    Golat e ndeshjes u shënuan nga ylli belg Romelu Lukaku dhe mesfushori i talentuar Scott McTominay.
    Lukaku hapi rezultatin në pjesën e parë me një goditje të saktë pas një pasimi të bukur nga Khvicha Kvaratskhelia, duke ndezur tifozët napolitanë.
    McTominay, i cili ka qenë një nga lojtarët kyç të Napolit këtë sezon, vulosi fitoren me një gol në pjesën e dytë, duke shfrytëzuar një aksion të shpejtë të organizuar nga David Neres. Festa në stadium filloi që në minutat e fundit, me tifozët që valëvisnin flamuj të Diego Maradonës dhe këndonin për heronjtë e tyre të rinj.
    Pavarësisht dominimit të Napolit, Cagliari u përpoq të rezistonte, por portieri Alex Meret mbajti portën të paprekur, duke mos lejuar asnjë gol.
    Kjo fitore siguroi që Napoli të mbante avantazhin prej një pike ndaj Interit, duke shmangur nevojën për një ndeshje play-off për titullin.
    Ndërkohë, në ndeshjen tjetër të luajtur njëkohësisht, Inter fitoi 2-0 ndaj Comos, por kjo nuk mjaftoi për të rrëmbyer titullin. Golat për Interin u shënuan nga Nicola Zalewski dhe Kristjan Asllani, ky i fundit nga pika e penalltisë.
    Pavarësisht fitores, Interi mbeti një pikë pas Napolit në renditje, duke humbur mundësinë për të mbrojtur titullin e fituar një vit më parë.
    Tifozët e Interit, megjithatë, mbeten krenarë për sezonin e tyre, sidomos për arritjen në finalen e Ligës së Kampionëve, ku do të përballen me Paris Saint-Germain më 31 maj.
    Napoli, me këtë triumf, konfirmon rilindjen si një forcë dominuese në futbollin italian, duke shtuar një tjetër kapitull në historinë e lavdishme të klubit. Tifozët tashmë presin me padurim festimet në qytet, ndërsa Conte dhe lojtarët e tij përgatiten për të ngritur trofeun e Serisë A, një çmim që do të mbahet mend gjatë nga tifozët napolitanë.

  • Pjesa e dytë nis me gol në të dy sfidat! Lukaku vulos titullin, Correa shënon për “qejf” (video)

    Pjesa e dytë nis me gol në të dy sfidat! Lukaku vulos titullin, Correa shënon për “qejf” (video)

    23 Maj 2025

    22:09

    Telesport

    Luhen sot dy ndeshjet vendimtare, ku do mësohet fituesi i titullit kampion për këtë sezon në Serie A. Napoli që kryeson renditjen me 1 pikë më shumë se Inter, pret në shtëpi Cagliari-n.
    Në rast fitoreje sot, skuadra e drejtuar nga Antonio Conte fiton titullin, pa i interesuar ezultati në sfidën tjetër Como-Inter. Në anën tjetër, zikaltërve iu duhet me patjetër fitorja sot dhe të shpresojnë në një hap fals të Napolit, për të shpresuar për te tituli.
    Pjesa e parë në “Diego Armando Maradona” është mbyllur 1-0 për vendasit, pas supergolit të Scott McTominay në minutën e 41-të. Në fillim të pjesës së dytë, Lukaku shënoi të dytin, pas një topi të gjatë të marrë nga Amir Rrahmani, sulmuesi belg kaloi dy mbrojtësit kundërshtar dhe dërgoi topin në portën e mbrojtur nga Alen Sherri. SHIKOGOLAT
    Edhe Inter ka shënuar golin e dytë në transfertën ndaj Como, ku zikaltrit po fitojnë 0-2. Golin e dytë e shënoi Joaquin Correa, pas asistit të Mehdi Taremi dhe veprimit të bukur të argjentinasit para portës kundërshtare. SHIKOGOLAT