Premier League është prej vitesh kampionati më i bukur në botë.
Të bësh një parashikim, të kuptosh se kush mund të fitojë, është një detyrë e vështirë, edhe pse vetëm dy ekipe kanë triumfuar vitet e fundit: Manchester City dhe Liverpool, kampionët në fuqi, të cilët do të përpiqen të mbrojnë titullin e tyre.
Në Angli kanë kërkuar mendimin e një super kompjuteri, i cili nuk i jep Manchester United asnjë shans dhe sheh tre pretendentë të vërtetë.
Liverpooli fitoi titullin në përpjekjen e parë me Arne Slot në stol dhe ka forcuar skuadrën duke shpenzuar mbi 240 milionë euro në merkato, duke blerë sulmuesin gjerman Wirtz nga Bayer Leverkusen, francezin Ekitiké nga Eintracht dhe holandezin Frimpong.
Tre nënshkrime që do t’i forcojnë më tej Reds, të cilët kanë humbur Alexander Arnold. Reds kanë një shans prej 28.5% për të mbrojtur titullin.
Rivali i vërtetë i Liverpool-it në letër duket të jetë Manchester City, por Arsenali është në fakt favoriti i dytë.
Nënkampionë të përhershëm në sezonet e fundit, tre vende të dyta radhazi dhe gjysmëfinalistë të Champions League sezonin e kaluar, skuadra e Arteta-s e zgjidhi problemin e tyre kryesor duke nënshkruar me suedezin Viktor Gyokeres, i cili shënoi praktikisht një gol për ndeshje për Sporting.
Shanset e tyre për titull janë 24.2%. Pra, shumë larg kampionëve anglezë, por jo shumë larg.
Favoriti i tretë është skuadra e Pep Guardiola-s, e cila ka pasur një vit zhgënjyes: asnjë trofe dhe një kualifikim në Champions League i rrëmbyer në ditën e fundit.
18.8% për City-n, që mori Reijnders nga Milani dhe më e rëndësishmja do të ketë përsëri Rodri-n në dispozicion. Në përgjithësi, City ka bërë disa nënshkrime, përfshirë Ryan Cherki nga Lyon.
Pak mbi 8% për Chelsea-n, fituesin e Kupës së Botës për Klube më 13 korrik dhe Conference League majin e kaluar.
Tre kandidatët për rënien nga kategoria janë ekipet e ngjitura së fundmi nga Championship: Burnley, Sunderland dhe Leeds.
Tag: titullin
-

Super kompjuteri zgjedh fituesin e Premier League: Guardiola ka pak shanse
-

“Kurrë mos thuaj kurrë”, Sol Campbell bën parashikimin e guximshëm: S’do të jetë e lehtë, por…
Ish-qendërmbrojtësi i Arsenalit, Sol Campbell, ka pohuar se përsëritja e sezonit pa humbjae të Gunners në Premier League në vitin 2003-04 është një detyrë e vështirë.
Megjithatë, ai beson se Liverpooli ka atë që duhet për të mbetur i pamposhtur në një sezon kampionati.
Duke folur për BetSelect, Campbell parashikoi se Reds mund të jenë ‘Të Pamposhturit’ e ardhshëm në Premier League.
“Kurrë mos thuaj kurrë. Është shumë, shumë e vështirë, por mendoj se është e realizueshme. Nëse e shikoni talentin në atë skuadër të Liverpoolit tani, do të ishte skuadra më e mundshme që të jetë e pamposhtur në kampionat”.
Në sezonin 2003-04 të Premier League, të pamposhturit e Arsenalit ishin të pamposhtur në të gjithë sezonin.
Ata mblodhën 90 pikë, duke regjistruar 26 fitore dhe 12 barazime për të ngritur titullin përpara Chelseat, që grumbulloi 79 pikë.
Ndërkohë, Liverpooli iu afrua arritjes së një serie pa humbje në sezonin 2018-19 nën drejtimin e trajnerit Jurgen Klopp.
Të Kuqtë pësuan vetëm një humbje kundër Manchester Cityt, i cili regjistroi 98 pikë për të fituar titullin përpara të Kuqve (97).
Pavarësisht se pësuan katër humbje në Premier League sezonin e kaluar, djemtë e Arne Slot mblodhën 84 pikë dhe fituan titullin.
Sipas Transfermarkt, Liverpooli ka shpenzuar 269 milionë £ për të forcuar skuadrën këtë verë, duke treguar më tej dëshirën e tyre për të qenë më të suksesshëm.
Të Kuqtë janë favoritë të qartë për titullin sezonin e ardhshëm pasi mbajtën Mohamed Salah dhe Virgil van Dijk, ndërsa forcuan gjithashtu skuadrën me Florian Wirtz, Jeremie Frimpong, Milos Kerkez dhe Hugo Ekitike. -

Laert Vasili dekorohet me titullin “Kalorës” në Kishën Ortodokse Autoqefale të Kosovës
Aktori dhe regjisori i njohur Laert Vasili është nderuar me titullin e lartë “Kalorës i Shën Kostandinit Dardanasit” nga Kisha Ortodokse Autoqefale e Kosovës. Ceremonia u zhvillua në Kishën Ortodokse të Kosovës, me bekimin e Nikolla Xhufkës.
Dekorata iu dha Laert Vasilit në vlerësim të përkushtimit dhe besnikërisë së tij ndaj Kishës dhe rrugës së Krishtit.
Postimi i plotë:
Sot në Kishën Ortodokse Autoqefale të Kosovës, me bekimin e Fortlumturisë së Tij, Kryepeshkopit +Nikolla, u dekorua me nderim z. Laert Vasili, me titullin Kalorës i Shën Kostandinit Dardanasit. Ky ishte një moment solemn dhe i mbushur me frymë shpirtërore, ku u vlerësua përkushtimi, besnikëria dhe dashuria ndaj Kishës dhe rrugës së Krishtit. Urime të përzemërta Laert Vasili – Zoti dhe Shën Kostandini qoftë gjithnjë me të!Sinodi i shenjtë . -

UFC-318/ Max Holloway fiton triologjinë ndaj Dustin Poirier dhe mbron titullin BMF
Në Nju Orlins u zhvillua sot eventi UFC-318 në artet marciale mikse, me Max Holloway që mbron titullin simbolik BMF (baddest motherf**er). Ai mundi Dustin Poirier me vendim unanim të gjyqtarëve, sfidë e vlefshme për peshën e lehtë.
Pas 5 raundesh spektakolare, të tri gjyqtarët i dhanë Holloway fitoren: 48-47, 49-46, 49-46. Kjo është hera e parë që Holloway mund Poirier në karrierë, pasi i kishte humbur dy përballjet e mëparshme (në vitet 2012 dhe 2019).
Por këtë herë Holloway arriti të hakmerret për dy disfatat e mëparshme dhe të mbrojë titullin BMF që e ka fituar vitin e kaluar. Për Poirier një mbyllje e karrierës me humbje, pasi kjo ishte sfida e tij e fundit në kafaz (30 fitore, 10 humbje e 1 duel pa rezultat).
Të dy luftëtarët dhuruan emocione në kafaz, të dy u rrëzuan nga një herë, por shpejtësia e Holloway bëri diferencën. Kombinimet e tij e vunë në vështirësi Poirier, që nuk arriti të rikuperojë, duke humbur një duel të rëndësishëm.
Për Holloway, ish-kampion bote, ky është suksesi i 27-të në karrierë (ka edhe 8 humbje), që rikthehet te suksesi. Një triumf i merituar për të, që synon të rikthehet edhe kampion bote. -

Eventi UFC-318 “troket” me duelin simbolik për titullin BMF mes legjendave Holloway e Poirier
Më 19 korrik, në Nju Orlins, do të zhvillohet eventi UFC-318 në artet marciale mikse. Një event që ka një duel mjaft interesant, atë mes Max Holloway dhe Dustin Poirier.
Dy veteranë e legjenda të kafazit, me Holloway që ka qenë kampion bote, ndërsa Poirier është ai që ka mposhtur dy herë radhazi Conor McGregor.
Dueli mes tyre është i vlefshëm për titullin BMF (baddest mother**ker), një përballje simbolike që UFC ua rezervon yjeve të saj.
Për Poirier kjo është hera e dytë që duelon për këtë trofe, ndërsa për Holloway hera e parë. Dueli mes tyre do të zhvillohet në peshën e lehtë.
Interesant fakti se kjo është hera e tretë që dy luftëtarët do të ndeshen mes tyre në kafaz, me Poirier që i ka fituar të dyja sfidat e para, në vitet 2012 e 2019.
Gjithsej janë 15 duele që do të zhvillohen në këtë event, ku në kafaz do të ngjiten edhe disa emra të njohur si Kevin Holland, Marvin Vettori etj.
UFC-318, duele kryesore
Max Holloway – Dustin Poirier
Paulo Costa – Roman Kopylov
Kevin Holland – Daniel Rodriguez
Dan Ige – Patricio Pitbull
Michael Johnson – Daniel Zellhuber -

Lakers realizojnë goditjen surprizë në merkato, vjen shtatlarti i shumëpritur për të synuar titullin
4 Korrik 2025
10:57
Telesport
Skuadra e Lakers ka gjetur lojtarin qendër që mezi e prisnin. Ekipi kalifornian ka fituar garën për Deandre Ayton, i cili disi çuditërisht u bë agjent i lirë të dielën në mbrëmje. Basketbollisti do të nënshkruajë një kontratë dyvjeçare prej 16.6 milionë dollarësh me ekipin e LeBron, i cili ka nevojë për për forcë në lojën nën tabelë.
Lakers do të jenë në gjendje të mbështeten në zgjedhjen e parë të “draft” të vitit 2017. Ish-lojtari i Portland vjen nga një vit jo i shkëlqyer: Ai ka luajtur vetëm 40 ndeshje, duke realizuar mesatarisht 14.4 pikë dhe 10.2 rebound për ndeshje.
Për Ayton, i cili do të mbushë 27 vjeç më 23 korrik, ky është një moment i rëndësishëm, si dhe një mundësi e shkëlqyer për të bërë një ndryshim vendimtar në një karrierë me luhatje. Ai ka shansin të ndihmojë LeBron dhe Doncic për të fituar titullin kampion në NBA. -

“Hamilton nuk ka për ta fituar kurrë titullin e tetë kampion bote në Formula 1”
1 Korrik 2025
11:11
Telesport
Në moshën 94 vjeç e 8 muaj, Bernie Ecclestone, ish-pronari i Formula 1, u ngjit në një podium të F1 për herë të parë në jetën e tij. Rasti iu dha ditën e diel në pistën austriake të Spielberg, kur i dha fituesit medaljen e zakonshme të Federatës.
“Në pamundësi për të marrë pjesë në garën e Austrisë, presidenti më kërkoi të dorëzoja medaljen, gjë që jam i kënaqur dhe i nderuar ta bëja. Ishte fantastike edhe nëse mund të duket e çuditshme. Kjo ishte hera e parë në pothuajse 70 vjet të këtij sporti që kam qëndruar në podium! Pra, edhe kjo ishte e këndshme“, komentoi Ecclestone.
I pyetur nëse Lewis Hamilton do ta fitonte ndonjëherë titullin e tij të tetë botëror, ai tha: “Jo. Mendoj se në jetën e secilit ka periudha në të cilat gjithçka shkon mirë dhe mendoj se ai pati fatin të gjente veten përpara kur nuk kishte shumë konkurrencë dhe për këtë arsye gjithçka ishte më e lehtë”.
“Tani ai ka kundërshtarë. Shpresoj që ai të mund ta përfundojë misionin e tij, por nga këtu deri te realizimi i saj është një histori krejt tjetër”, tha Bernie Ecclestone, që nuk ka patur marrëdhënie të mira me 7 herë kampionin e botës. -

Verstappen heq dorë: Nuk mendoj më për titullin, aksidente të tilla janë pjesë e sportit tonë
30 Qershor 2025
10:21
Telesport
Çmimi i Madh i Austrisë në Formula 1 zgjati vetëm tre kthesa për Max Verstappen. Piloti i Red Bull u përplas nga Kimi Antonelli, që në start, por gara e 4 herë kampionit të botës në pistën e Spielberg parashikohej e vështirë, pasi nisej i shtati.
Megjithatë, pas garës holandezi nuk u duk aspak nervoz ose i zemëruar. Ai përdori fjalë mirëkuptimi dhe respekti të madh për pilotin e ri italian. “Kur dolëm nga makina, e pyeta se çfarë kishte ndodhur sepse ishte e vetmja makinë që ishte aty me mua dhe i ishte hequr një rrotë”, shpjegoi Verstappen.
“Këto aksidente janë gjëra që ndodhin. Të gjithë kanë bërë një gabim të tillë në karrierën e tyre. Kimi është një talent i madh, kështu që ai do të mësojë nga kjo dhe kjo është në rregull. E pashë çfarë ndodhi. Askush nuk i bën këto gjëra me qëllim. Mund të ndodhin”, shtoi Verstappen.
Nga kjo garë ai doli me 0 pikë, por tashmë holandezi nuk mendon më për titullin: “Nuk kam menduar kurrë këtë sezon. Ne i marrim gjërat garë pas gare dhe përpiqemi të përmirësojmë performancën e makinës, të mësojmë nga të gjitha gjërat që po bëjmë dhe të shohim se çfarë ndodh“. -

UFC-317/ Pantoja konfirmohet kampion bote, mbron titullin e peshës “flyweight”
29 Qershor 2025
10:20
Telesport
Braziliani Alexandre Pantoja mbron titullin e peshës “flyweight” (pesha 52-57kg) në artet marciale mikse. Në eventin UFC-317 zhvilluar sot në Las Vegas, ai mundi me “submission” neo-zelandezin Kai-Kara France.
Një duel i ndalur në raundin e tretë, me Pantoja që pati epërsi shumicën e kohës, duke korrur suksesin e 30-të në karrierë (ka edhe 5 humbje). Ndërsa për France kjo ishte humbja e 12-të në karrierë, ku ka edhe 25 fitore e 1 duel pa rezultat.
Për Pantoja kjo është hera e katërt që mbron titullin e një Divizioni ku prej disa vitesh është tashmë kampion i padiskutueshëm. Kai-Kara France nuk pati shumë mundësi të rivalizojë, duke u detyruar në fund të pranojë humbjen.
