Tag: titullin

  • Elon Musk “rrëzohet” nga froni, ja kush është miliarderi që merr titullin e njeriut më të pasur në botë

    Elon Musk “rrëzohet” nga froni, ja kush është miliarderi që merr titullin e njeriut më të pasur në botë

    CEO i Oracle, Larry Ellison, ka arritur për herë të parë titullin e personit më të pasur në botë, duke kaluar në listën e pasurisë Elon Musk, kreun e Tesla-s.

    Sipas indeksit të miliarderëve të Bloomberg, pasuria neto e Ellison u rrit me 101 miliardë dollarë vetëm në një ditë, duke arritur në vlerën marramendëse prej 393 miliardë dollarësh në total.
    Kjo rritje e pasurisë së Ellison është nxitur nga një lulëzim i aksioneve të Oracle, të cilat u rritën deri në 41% gjatë ditës së mërkurë, duke arritur rekorde intraday.
    Në të njëjtën kohë, Elon Musk renditet tani i dyti me një pasuri prej 385 miliardë dollarësh, sipas të dhënave të Bloomberg.

    Top Channel

  • Nderohet me titullin “Qytetar Nderi” Qemal Parllaku, u zgjodh kryetar i Bashkisë Kukës në zgjedhjet e para pluraliste

    Nderohet me titullin “Qytetar Nderi” Qemal Parllaku, u zgjodh kryetar i Bashkisë Kukës në zgjedhjet e para pluraliste

    Qemal Parllaku, një figurë e spikatur që me veprën, përkushtimin dhe vlerat që përfaqësonte, ka lënë gjurmë të pashlyeshme në jetën e qytetit të Kukësit, u nderua me titullin “Qytetar Nderi”.

    Në zgjedhjet e para pluraliste të vitit 1992, ai u zgjodh kryetar i Bashkisë Kukës.
    Kryetari i Këshillit Bashkiak dhe kryebashkiaku i Kukësit vlerësuan kontributin e çmuar të Qemal Parllakut, duke theksuar se veprimtaria e tij mbetet një pjesë e rëndësishme e historisë dhe identitetit të qytetit.Në një ceremoni ku morën pjesë familjarë, përfaqësues të pushtetit vendor dhe qytetarë, titulli “Qytetar Nderi” iu dorëzua të birit, Luan Parllaku.

    Ky vlerësim simbolik u cilësua si një kujtim i denjë për figurën e Qemal Parllakut dhe një shembull frymëzimi për brezat e ardhshëm.

    Top Channel

  • 126 vjet nga lindja e intelektualit të shquar, Jorge Luis Borges

    126 vjet nga lindja e intelektualit të shquar, Jorge Luis Borges

    Jorge Luis Borges Acevedo (Buenos Aires, 24 gusht 1899. – Gjenevë, 14 qershor, 1986) ka qenë një shkrimtar tregimesh të shkurtëra, eseist, poet, përkthyes dhe figurë kyçe e letërsisë së gjuhës spanjolle. Librat e tij më të njohur me tregime, Ficciones dhe El Aleph, të botuara në vitet 1940, janë përmbledhje me tregime të shkurtëra të ndërlidhura nga temat e përbashkëta, duke përfshirë ëndrrat, labirintet, bibIiotekat, pasqyrat, shkrimtarët e sajuar, filozofitë dhe fetë, shkruan KultPlus.

    Ngjarjet më të rëndësishme mbi biografinë e tij janë te lidhura ngushtë me disa nga paraardhësit e tij. Duke qenë se rrjedh nga një familje studiuesish dhe ushtarakësh Borges zgjodhi letërsinë megjithëse e pati një peng të madh për shumë kohë faktin që nuk zgjodhi ushtrinë. Nga 1914 deri 1921 jetoi bashkë me familjen nëpër Evropë. Kreu studimet fillimisht në Gjenevë e më pas në Spanjë, ku njohu më mirë letërsinë dhe shkroi disa nga poezitë e tij të para.

    Në 1923 publikoi librin e tij të parë me poezi, “Fervor de Buenos Aires”, dhe pas dy vjetësh librin e dytë “Luna de Enfrente”. Në 1925 Borges njohu Viktoria Okampo, muza e tij për shumë vite me të cilën u martua 40 vjet më pas. Me të Borges pati një mirëkuptim intelektual i destinuar për të hyrë në mitologjinë e letërsisë argjentinase. Aktiviteti publicistik i Borges ishte shumë i gjerë. Vargjet e “Kauderno San Martìn” u publikuan vetëm në 1929, ndërsa një vit më pas doli “Evaristo Karriego”, një vepër që entuziazmoi kritikën argjentinase.

    Një fatkeqësi tjetër në jetën e shkrimtarit: verbohet. Borges, i cili kishte pasur gjithnjë probleme me sytë, e humbi përfundimisht shikimin në fund të viteve 50’ pasi kishte kryer 9 operacione. Por këtë sëmundje ai e përdori për të krijuar akoma më shumë. Kulmin e këtij procesi “sublimimi” ai e pati në vitet 1933 e 1934.

    Të gjitha tregimet e publikuara prej tij në revistën “Krìtika”: dolën në një përmbledhje të vetme me titullin “Historia universal de la infamia” (Historia universale e poshtërsisë), që u pasu disa vite më vonë nga “Historia de la eternidad” (Historia e përjetësisë), një vepër ndërthuret Historia dhe Dituria.

    Kjo situatë dramatike provokoi te Borges frikën se mund të humbte përgjithnjë aftësitë e tij krijuese. Frike e pabazuar: gjatë viteve kur ishte i sëmura ai krijoi disa nga kryeveprat e tij të cilat u publikuan në 1944 nën titullin “Shtirjet”.

    Pas 5 vjetësh dolën disa nga tregimet e tij ne librin e titulluar “Alef”. Gjatë kësaj periudhe Borges cilësohej si një nga shkrimtarët më të mirë argjentinas të të gjitha kohërave.

    Si për të pohuar dhe një herë aftësitë e tij, Borges publikoi një tjetër kryevepër që mban titullin “Inkuizicionet e tjera” (1952).

    Në 1955 Borges u emërua drejtor në Bibliotekën Kombëtare, një nga ëndrrat e tij të hershme. Në fjalimin e rastit ai u shpreh se: “Është një ironi sublime dhe hyjnore që më jepen 800 mijë libra kur unë jam në terr të plotë prej vitesh”. Pas 31 vjetësh drejtor ai u nda nga jeta më 14 qershor 1986. Pranë varrit të tij prehen eshtrat e gruas së dytë të Borges-it, Marìa Kodama. /KultPlus.com

  • “Interin e shoh favorit për titullin, me Chivu punohet më shumë nër stërvitje”

    “Interin e shoh favorit për titullin, me Chivu punohet më shumë nër stërvitje”

    “Interi mbetet favorit për titullin”. Kështu deklaroi Denzel Dumfries, një nga shtyllat e formacionit të Chivu, pas periudhës si titullar me Inzaghin. Pavarësisht zërave për të ardhmen dhe klauzolës prej 25 milionë eurosh (e cila skadoi në fund të korrikut), holandezi gjithmonë ka pasur një ide të qartë në mendje: “Shumë kanë folur për një transferim timin, por nuk kam pasur kurrë dyshime. E njëjta gjë vlen edhe për klubin. Jam shumë i kënaqur dhe dua të vazhdoj këtu. Ky ka qenë gjithmonë objektivi im”.
    I pyetur për mosmarrëveshjen Calhanoglu-Lautaro, e cila u mbyll më pas me paqe në rrjetet sociale, Dumfries tha: “Jemi të njëjtit si më parë, të bashkuar, të motivuar dhe gati. Jemi një familje, të tilla gjëra mund të ndodhin në familje. Ata janë dy lojtarë fitues, pastaj kanë biseduar mes tyre dhe me grupin.
    Besojmë te titulli, sepse kemi një skuadër të shkëlqyer. Për të fituar duhet të stërvitemi në mënyrë perfekte. Sezonin e kaluar gabuam në disa detaje, janë gjëra që ndodhin gjatë një rrugëtimi të gjatë. Kemi mësuar nga ajo eksperiencë, jemi ndër favoritët për titull. Sigurisht, duhet ta tregojmë këtë në fushat e lojës”.
    Në fund, Dumfries krahasoi stërvitjen me Chivu dhe Inzaghin: “Tani stërvitjet janë pak më të gjata, po punojmë më shumë. Ndoshta është herët për t’i kuptuar ndryshimet, por jam i impresionuar nga Chivu, ashtu siç isha nga Inzaghi. Të dy janë trajnerë shumë pranë lojtarëve, flasin shumë. Kjo është diçka që më pëlqen shumë”.

  • “Besoj te Milani i Allegrit dhe Tares, kuqezinjtë i shoh pretendentë për titullin”

    “Besoj te Milani i Allegrit dhe Tares, kuqezinjtë i shoh pretendentë për titullin”

    20 Gusht 2025

    12:08

    Alfred Lleshi

    Ish-mbrojtësi Filippo Galli, sot drejtues dhe opinionist në “Radio TV Lega Serie A”, ka folur për nisjen e kampionatit të ri, duke treguar edhe kujtimin e debutimit të tij në Serie A: “Me Milanin, javën e dytë të sezonit 1983-1984 kundër Veronës, fituam 4-2. Debutova titullar në krah të Luciano Spinosi, sepse Franco Baresi ishte pezulluar pas ndeshjes së parë ndaj Avellinos”.
    Galli ka analizuar edhe garën aktuale për titullin: “Napoli e nis përpara të gjithëve, e shoh favorit sepse është përforcuar dhe di si të fitojë. De Laurentiis e ka ngritur skuadrën në nivele shumë të larta, në mënyrë të qëndrueshme. Interi sigurisht do të jetë aty. Edhe Milani, kam besim te dyshja Tare-Allegri dhe puna që kanë nisur.
    Pa angazhime në kupat europiane, kuqezinjtë mund të jenë pretendentë seriozë për titullin. Sipas meje mungon ende një sulmues, që garanton shifra të dyfishta finalizimi. Kam kuriozitet si do të paraqiten Juventusi i Tudor dhe Roma e Gasperinit, dy skuadra shumë interesante”.

  • Doncic karikon Lakers: I kemi të gjitha mundësitë për të fituar titullin kampion në NBA

    Doncic karikon Lakers: I kemi të gjitha mundësitë për të fituar titullin kampion në NBA

    Pak ditë më parë, basketbollisti Luka Doncic firmosi zgjatjen e kontratës së tij me Lakers deri në vitin 2029, dëshmi se ai beson te skuadra kaliforniane. Ai dha edhe një deklaratë për mediat, ku shprehet se objektivi do të jetë titulli kampion në NBA.
    “Dua t’ju them të gjithëve faleminderit, klubit, tifozëve, lojtarëve, pasi më kanë pritur krahëhapur. Mezi pres të rinisë sezoni i ri dhe t’ua kthej këtë ngrohtësi me trofe”, u shpreh Luka Doncic.
    “Kur erdha në fillim, pas një shkëmbimi, nuk e dija se sa gjatë do të qëndroja këtu, por me kalimin e kohës e kuptova këtë gjë. Këtu ka një organizim të jashtëzakonshëm, ka një besim reciprok mes palëve, ndaj vendosa të qëndroj”, shtoi slloveni.
    “Për mua është një nder të luaj me këtë klub. Këtu kanë luajtur shumë kampionë. Dua të kontribuoj që të vendoset një tjetër flamur me një tjetër titull në këtë stadium. Për këtë po punojmë të gjithë”, tha Doncic.
    Më tej, ai tha: “Mendoj se kemi një ekip të mirë. Kemi gjithçka që është e nevojshme për të synuar titullin. Unë do të jap maksimumin për të fituar çdo ndeshje. Kanë ardhur lojtarë të fortë dhe jemi gati ta provojmë”.

  • Benitez, i sigurtë për titullin e Serie A: Gara do të jetë mes këtyre dy skuadrave

    Benitez, i sigurtë për titullin e Serie A: Gara do të jetë mes këtyre dy skuadrave

    18 Gusht 2025

    8:45

    Alfred Lleshi

    Në një intervistë për “Gazzetta dello Sport”, Rafa Benitez, ish-trajner i Napolit dhe Interit, komentoi garën për titull në Serie A: “Çfarë të presim? Me shumë gjasa, sfidën e zakonshme mes Napolit dhe Interit.
    Në këtë moment, kur mungojnë edhe disa ditë deri në mbylljen e merkatos, më duken skuadrat më të kompletuara. Një avantazh i lehtë i shkon Napolit, për arsyet që dihen: sepse fitoi titullin sezonin e kaluar dhe ka ende Conten në pankinë. Kjo është një armë shtesë”.
    Për De Bruyne: “Po flasim për një mesfushor me inteligjencë të rrallë. Një lojtar që bën diferencën, me personalitet dominues, që do të bëhet pikë referimi e sigurt për një skuadër ku personaliteti nuk ka munguar kurrë, falë edhe trajnerit që di si fitohet”.
    Për Interin: “Struktura e skuadrës zikaltër është e fuqishme, sulmi ka nivel të lartë ndërkombëtar. Gjithashtu janë bërë lëvizje për të ardhmen. Një shembull është Bonny, i cili përkrah Lautaros dhe Thuramit në stërvitje mund të mësojë shumë”.
     

  • Dafina Zeqiri nuk ka të ndalur, rikthehet me ”Faya”

    Dafina Zeqiri nuk ka të ndalur, rikthehet me ”Faya”

    Showbiz E Shtunë, 16 Gusht 2025 21:47
    Dafina Zeqiri edhe pse vetëm para pak javësh është bërë nënë për herë të parë, artistja e dashur për publikun tashmë e ka gati projektin e saj më të ri muzikor. Ajo siç duket do të publikojë një këngë që mban titullin “Faya” dhe lansimi i saj do të jetë më 21 gusht. Lajmin e ka bërë të ditur vetë Dafina përmes një postimi në rrjetet sociale, ku ndau me ndjekësit një fotografi shoqëruar me titullin e këngës dhe datën e lansimit.

  • Usy k i dëmtuar, kërkesë për të shtyrë negociatat me Parker për të mos humbur titullin WBO

    Usy k i dëmtuar, kërkesë për të shtyrë negociatat me Parker për të mos humbur titullin WBO

    Boksieri ukrainas Oleksandr Usyk ka kërkuar një zgjatje të afatit të negociatave për t’u përballur me Joseph Parker, për shkak të një dëmtimi. Lajmin e konfirmoi promotori Frank Warren për “Sky Sports”.
    Usyk u urdhërua së fundmi nga WBO të mbronte titullin e këtij Divizioni kundër sfiduesit të detyrueshëm Parker. Pak javë më parë, ukrainasi mposhti Daniel Dubois për t’u bërë kampion i padiskutueshëm i botës në peshën e rëndë.
    Si alternativë, Parker mund të përballet me fituesin e duelit mes Moses Itauma dhe Dillian Whyte. Por kjo do të ndodhë nëse Usyk heq dorë nga titulli WBO, ashtu sikurse pat bërë një vit më parë, kur hoqi dorë nga titulli IBF.
    “Usyk dërgoi një letër, duke deklaruar se i kishte kërkuar Parker një zgjatje të periudhës se negociatave, sepse është i lënduar, përpara se të urdhërohej të bënte diçka,” tha Warren për “Sky Sports News”.
    “Çfarëdo që të ndodhë, fakt është se Joseph Parker ose do të luftojë si kampion, nëse Usyk tërhiqet, ose do të luftojë me ukrainasin për titullin”, tha Warren.
    Usyk u bë kampion i padiskutueshëm për të dytën herë në peshën e rëndë në korrik kur fitoi me KO ndaj Dubois. Ai ka deklaruar se ka edhe dy ndeshje të mbetura në karrierën e tij profesionale, deri më tani të përsosur (asnjë humbje).
    Usyk është i lidhur edhe me një ndeshje të mundshme trilogjie kundër Tyson Fury në vitin 2026, pasi “Gypsy King” nënvijëzoi dëshirën e tij për t’u hakmarrë ndaj ukrainasit pas dy humbjeve të njëpasnjëshme vitin e kaluar.
    “Do ta shohim Çfarë ndodh dhe WBO do të dalë me një deklaratë për këtë çështje. Gjëja më e rëndësishme është të përqendrohemi të shtunën në përballjen mes Moses Itauma dhe Dillian Whyte. Është një ndeshje shumë e rëndësishme“, shtoi Warren.

  • Gimenez: Me Allegrin do të kemi një sezon të madh, ëndërrojmë titullin

    Gimenez: Me Allegrin do të kemi një sezon të madh, ëndërrojmë titullin

    Santiago Gimenez, sulmuesi meksikan i Milanit, është i bindur se me rikthimin e Massimiliano Allegrit, kuqezinjtë do të kenë një sezon të madh dhe do të luftojnë për titull: “Fitimi i titullit kampion është një ëndërr, do të punojmë ditë pas dite për ta arritur.
    Ndjehem shumë mirë… Tani ndihem plot energji për atë që na pret dhe padyshim do të jap maksimumin për skuadrën. Raporti me Allegrin është shumë i mirë dhe pozitiv. Jam i sigurt se do të jetë një sezon i madh, e kam kuptuar që në ditën e parë në Milanello.
    Kur punon duhet të jesh i fortë, por pastaj duhet edhe buzëqeshje, familje, grup. Besoj se ky grup, falë edhe Allegrit, ka përzierjen e duhur. Përshtypjet janë shumë të mira, objektivat që kemi të mëdha. Jam i sigurt se ky do të jetë një sezon i shkëlqyer. Ta fitosh titullin është gjithmonë një ëndërr, por duhet të punojmë çdo ditë, të ecim përpara hap pas hapi.
    Ardhja e Modric? Është i pabesueshëm, frymëzim për ne. Duhet ta vëresh gjithmonë çfarë bën në fushë, sepse është i jashtëzakonshëm. A kam ndryshuar? Sërish jam i njëjti Santiago, por me më shumë uri dhe dëshirë. Duhet ta fshij të shkuarën dhe t’ia filloj nga e para.
    7 mbi fanellë? Është numër historik për Milanin dhe nuk mund të ndryshojë kjo gjë. Milani kërkon një sulmues tjetër? Nuk më krijon asnjë shqetësim. Nëse vjen një sulmues tjetër është më mirë për konkurrencën”.