Tag: titullin

  • Allegri: Ja çfarë na duhet për titullin. Të jemi të përulur, çdo ndeshje ta luajmë si finale

    Allegri: Ja çfarë na duhet për titullin. Të jemi të përulur, çdo ndeshje ta luajmë si finale

    23 Tetor 2025

    13:21

    Alfred Lleshi

    Në prag të ndeshjes Milan–Pisa, trajneri Allegri tha se kërkon ta mbajë kreun e Serie A duke përfituar edhe nga përplasja direkte Napoli–Inter: “Do të jetë e vështirë, sepse Pisa është skuadër fizike. Duhet të përballemi me respekt”.
    Për krahasimet me Juventusin: “Janë të kota, çdo vit është ndryshe. Duhet të flasim pak dhe të punojmë shumë”. Allegri theksoi rëndësinë e vazhdimësisë: “Duam të kthehemi në Champions, na duhen të paktën 74 pikë. Kërkoj qetësi dhe maturi. S’ka arratisje, duhet të qëndrojmë me këmbë në tokë”. Për titullin: “Duhet të pësojmë maksimumi 20–25 gola, pastaj të shohim”.
    Për Leao: “Nuk e ndryshoj, mund të luajë si sulmues i parë ose i dytë”. Për Modric: “Është kampion, gabon pak dhe ka një ritëm ndryshe në pasim”. Ai vlerësoi Gimenez dhe Pavlovic: “Janë në rritje, golat do të vijnë”. Fjalën e tij e përfundoi kështu: “Duhet të jemi të përulur, të punojmë në heshtje dhe çdo ndeshje ta luajmë si finale”.

  • Bashkia e Vlorës ka nderuar me titullin “Qytetar Nderi” Mira Murati, vlonjates që po habit botën

    Bashkia e Vlorës ka nderuar me titullin “Qytetar Nderi” Mira Murati, vlonjates që po habit botën

    Bashkia e Vlorës ka nderuar me titullin “Qytetar Nderi” Mira Muratin, biznesmenen, drejtuesen dhe pioneren inovatore të teknologjisë dhe inteligjencës artificiale OpenAI, dhe aktualisht lancuese e start-up-it të njohur “Tninking Machines Lab”. Bashkë me të, me të njëjtin titull, u nderua edhe tenori Josif Gjipali.
    Ceremonia u zhvillua në Teatrin “Petro Marko” të qytetit, ku merrnin pjesë drejtues vendorë dhe qytetarë.

    Mira Murati nuk ishte vetë prezente, por titullin në emër të saj e tërhoqi nëna, që shprehu mirënjohjen.

    Në fjalën e saj, mes të tjerash ajo tha: “Faleminderit Vlorës, qytetin ku Mira lindi dhe u rrit. Ju falenderojmë edhe si familje. Pavarësisht se Mira tani jeton dhe punon jashtë, ajo ndjek me shumë vëmendje dhe interes zhvillimet dhe rrugën e Shqipërisë dhe të qytetit të saj, Vlorës. Shpreh në emër të Mirës dhe familjes tonë mirënjohjen më të thellë për Shqipërinë dhe Vlorën për këtë vlerësim dhe ju uroj suksese të gjithëve në punën dhe kontributin tuaj për qytetin”.

  • Bashkia e Vlorës i jep Mira Muratit titullin “Qytetar Nderi”, nëna: Mira ndjek me interes çfarë ndodh në Shqipëri dhe në Vlorë

    Bashkia e Vlorës i jep Mira Muratit titullin “Qytetar Nderi”, nëna: Mira ndjek me interes çfarë ndodh në Shqipëri dhe në Vlorë

    Bashkia Vlorës ka nderuar sot me titullin “Qytetar Nderi” Mira Muratin, biznesmenen, drejtuesen dhe pioneren inovatore të teknologjisë dhe inteligjencës artificiale OpenAI, dhe aktualisht lancuese e start-up-it të njohur “Tninking Machines Lab”.
    Bashkë me të, me të njëjtin titull, u nderua edhe tenori Josif Gjipali.
    Ceremonia u zhvillua në Teatrin “Petro Marko” të qytetit, ku merrnin pjesë drejtues vendorë dhe qytetarë.
    Mira Murati nuk ishte vetë prezente, por titullin në emër të saj e tërhoqi nëna, që shprehu mirënjohjen.
    Në fjalën e saj, mes të tjerash ajo tha:
    “Faleminderit Vlorës, qytetin ku Mira lindi dhe u rrit. Ju falenderojmë edhe si familje. Pavarësisht se Mira tani jeton dhe punon jashtë, ajo ndjek me shumë vëmendje dhe interes zhvillimet dhe rrugën e Shqipërisë dhe të qytetit të saj, Vlorës. Shpreh në emër të Mirës dhe familjes tonë mirënjohjen më të thellë për Shqipërinë dhe Vlorën për këtë vlerësim dhe ju uroj suksese të gjithëve në punën dhe kontributin tuaj për qytetin”.

  • Moggi: Ky Juventus nuk e meriton titullin, s’ka qendërsulmues. Vlahovic nuk po shënon më

    Moggi: Ky Juventus nuk e meriton titullin, s’ka qendërsulmues. Vlahovic nuk po shënon më

    Luciano Moggi, një nga figurat më të njohura të drejtimit në futbollin Italian, ish-drejtor i përgjithshëm i Juventusit, ka komentuar në “Libero” barazimin pa gola mes Juventusit dhe Milanit në “Allianz Stadium”. Sipas tij, sfida nuk ishte aspak e bukur: “Jo e këndshme ndeshja Juve-Milan, që përfundoi 0-0. Mes fishkëllimave të publikut, bardhezinjtë u përqendruan më shumë në prishjen e lojës së Milanit sesa në krijimin e lojës së tyre.
    Milani pa t’i shpëtonte nga duart një fitore me shumë peshë për shkak të episodeve, duke nisur nga penalltia e humbur nga Pulisic. Duke përdorur një metaforë nga boksi, me pikë do të kishte fituar Milani, por në futboll fitohet me gola. Përveç penalltisë së Pulisic, edhe Leao humbi dy raste të pastra, ndaj barazimi pa gola është rezultati më i drejtë”.
    Sa i përket Juventusit, Moggi ka treguar se ku qëndron, sipas tij, problemi kryesor: “Te Juve vazhdon problemi i qendërsulmuesit. Openda dhe David janë për t’u harruar për momentin, ndërsa Vlahovic nuk po shënon më as kur futet si zëvendësues. “Është ende herët për gjykime përfundimtare, por për mua kjo Juve nuk është për titull. Milani, në të kundërt, mund të bëhet pretendent i vërtetë për titullin, por duhet të tregojë më shumë guxim”.

  • UFC-320/ Dvalishvili mbron titullin kampion ndaj Sandhagen, triumfon edhe ish-kampioni Prochazka

    UFC-320/ Dvalishvili mbron titullin kampion ndaj Sandhagen, triumfon edhe ish-kampioni Prochazka

    5 Tetor 2025

    9:11

    Telesport

    Në Las Vegas u zhvillua sot eventi UFC-320 në artet marciale mikse. Në peshën “bantamweight” (pesha deri 62kg), kampioni në fuqi Merab Dvalishvili, fitoi me vendim unanim të gjyqtarëve ndaj amerikanit Cory Sandhagen.
    Një triumf i vështirë por i merituar për luftëtarin gjeorgjian, që numëron 21 fitore e 4 humbje në kafaz. Ndërsa për rivalin e tij amerikan kjo ishte humbja e 6-të, ndërkohë që numëron edhe 18 fitore, por pa arritur dot të marrë titullin.
    Të tri gjyqtarët i dhanë fitoren kampionit të botës (49-45, 49-45, 49-46), që në fund feston me meritë, pasi goditjet e tij ishin të sakta dhe të forta. Gjeorgjiani u tregua superior në kafaz, ndërsa Sandhagen nuk ishte konstant.
    Në këtë event dueloi edhe ish-kampioni i botës në peshën “light heavyweight” (pesha deri 93kg) Jiri Prochazka. Ai fitoi me KO Teknik në raundin e tretë ndaj Khalil Jountre, duke u rikthyer kandidat për titullin kampion në këtë Divizion.

  • Vieri: Favoriti për titullin e Serie A? Personalisht do të vija bast për këtë ekip…

    Vieri: Favoriti për titullin e Serie A? Personalisht do të vija bast për këtë ekip…

    4 Tetor 2025

    12:36

    Alfred Lleshi

    Bobo Vieri u shpreh qartë mbi “San Siron” dhe Interin. Për stadiumin: “Më në fund do të kemi një stadium të ri, modern, siç e meriton Milano. Nuk mund të pretendojmë të presim Europianin apo finalet e Champions-it pa një impiant modern”.
    Për titullin e Serie A: “Interi është favorit për cilësinë, eksperiencën dhe thellësinë si skuadër. Sidoqoftë, kampionati është i barabartë, mund të ndodhë gjithçka. Nëse do të vija bast, do ta bëja për Interin”.
    Për Chivu: “Është stakanovist, ka dëshirë të bëjë mirë. Duhet t’i jepet kohë, nuk fillon kriza nëse humbet me Udinesen”. Për Pio Esposito: “Është gati fizikisht dhe teknikisht, edhe për nivel ndërkombëtar. Ka uri për ta treguar veten, lëreni të luajë në paqe dhe do ta shohim deri ku arrin”.
    Për presionin: “Duhet ta shndërrojë frikën në adrenalinë. Ndeshjet e Champions-it dhe derbet ta japin këtë mundësi”. Për kombëtaren: “E kam parë mirë skuadrën e Gattuso. Tani duhet të fitojmë, të shënojmë shumë gola dhe të shpresojmë për një vend në Botëror”.

  • Llogaritë e titullit në Formula 1, McLaren ka shansin e dytë në Singapor

    Llogaritë e titullit në Formula 1, McLaren ka shansin e dytë në Singapor

    Dukej se gjithçka ishte gati në Baku, por ak sidenti i Oskar Piastrit në xhiron e parë dhe vendi i shtatë (me shumë vështirësi) i Lando Norrisit në garën e dy javëve më parë, bënë që MekLaren të mos e siguronte matematikisht titullin e konstruktorëve për sezonin 2025.
    Megjithatë, këtë fundjavë në Singapor, ata kanë një “match ball” të dytë, në një pistë ku konsiderohen favoritë për një fitore të dyfishtë. Aktualisht, MekLaren ka një epërsi prej 333 pikësh ndaj Mercedesit, ndërsa mbeten edhe 346 pikë në lojë në shtatë garat e fundit të sezonit. Teorikisht, tre skuadra, përfshirë Ferrarin, kanë ende gjasa matematikore për titullin, por ato janë shumë të vogla. Nëse MekLaren arrin të grumbullojë 13 pikë me të dy makinat në Singapor, do të shpallet automatikisht kampion, që do të thotë se mjafton një podium i vetëm nga Piastri ose Norris. Në këtë mënyrë, ata do të barazonin rekordin për titullin më të shpejtë në historinë e konstruktorëve (me 6 gara të mbetura), rekord që e vendosi Red Bull në vitin 2023.

    Nëse MekLaren nuk lejon që Mercedes të marrë më shumë se 30 pikë diferencë, fiton titullin. Nëse MekLaren nuk lejon që Ferrari të marrë më shumë se 34 pikë diferencë, fiton titullin. Nëse e arrijnë, kjo do të jetë kurora e dhjetë për MekLaren në Formula 1 dhe e dyta radhazi, pas asaj të fituar në 2024-ën në garën e fundit përballë Red Bullit. MekLaren, gjithashtu është në rrugë të mirë për të fituar kampionatin e parë të pilotëve që nga koha e Luis Hamiltonit në vitin 2008.
    I vetmi që mund ta ndalojë është Maks Vershtapenin, por edhe vetë holandezi duket se nuk beson te titulli i pestë radhazi: “Nuk kam jetoj me shpresa. Kanë mbetur edhe shtatë gara (69 pikë janë shumë), kështu që personalisht nuk mendoj për këtë”, tha holandezi në Baku. “Thjesht garë pas gare, siç kam bërë gjithë sezonin. Mundohem të bëj më të mirën, të marr sa më shumë pikë, dhe pas Abu Dabit do ta shohim”, përfundoi Vershtapen, pa entuziazëm për të krijuar pritshmëri.
    © BalkanWeb

  • Nderohet Ali Ahmeti, lideri i BDI merr titullin “Doctor Honoris Causa” në Universitetin Europian të Tiranës

    Nderohet Ali Ahmeti, lideri i BDI merr titullin “Doctor Honoris Causa” në Universitetin Europian të Tiranës

    Univeristeti Europian i Tiranes ka  nderuar me titullin “Doctor Honoris Causa” një nga personalitet më të njohura  në  ndërtimin e marrëdhënieve  ndërkombëtare dhe me një kontribut të çmuar në forcimin e bashkëpunimit ndërmjet Shqipërisë dhe  Kosovës dhe vendeve partnere liderin e bashkimit demokratik për integrim Z.Ali  Ahmeti.

    Z.Ahmeti vlerësohet për kontributin e tij në avancimin  e të drejtave  të shqiptarëve të Maqedonisë së Veriut  dhe kontributin e vazhdueshëm  në paqen, stabilitetin dhe integrimin euroatlantik të rajonit.
    Ahmeti, një ish-komandant i shquar i UÇK-së, që luajti një rol kyç gjatë bisedimeve për Marrëveshjen e Ohrit, rrëfeu edhe një nga momentet më të vështira negociatave.
    Ceremonia e dhënies se titullit Honoris Causa u dha ne ambinetet e UET  ku morën pjese figura te njohura  te plotikes akdemise dhe diplomacisë shqiptare

    Top Channel

  • “Është favorite për titullin”, Moggi: Ai është trajneri më i mirë

    “Është favorite për titullin”, Moggi: Ai është trajneri më i mirë

    Ish-drejtuesi i Juventus-it, Luciano Moggi, ka analizuar situatën në Serinë A në faqet e së përditshmes Libero.
    “Milan-i tani është ndër favoritët për titullin pasi mundi Napolin 2-1 në San Siro. Besoj se ata kanë talent të shkëlqyer individual: kishin nevojë për një trajner që mund të koordinonte cilësitë individuale, dhe Allegri erdhi, dhe ai është më i miri.
    “Me të, erdhën edhe Rabiot dhe Modric për të balancuar pozicionet. Natyrisht, fitorja e Milan-it duhet të interpretohet duke nxjerrë në pah mungesat e Napolit, të cilat e detyruan Conten të rishpikte mbrojtjen, madje duke i dhënë Marianucci-t debutimin e tij. Prandaj duket logjike t’i jepet Napolit rrethanat e duhura lehtësuese”, ka shkruar Moggi.
    Në lidhje me Roma-n: “Me katër fitore në pesë ndeshje, verdhekuqtë janë në krye të tabelës së përbashkët me Milan-in dhe Napoli-n.
    “Megjithatë, Roma nuk gëzon shumë besueshmëri, pavarësisht pozicionit të tyre të shkëlqyer në kampionat, pjesërisht sepse disa nga pritjet e shkëlqyera të Svilar shpesh kanë shërbyer për të fshehur të metat e ekipit.
    Për Inter-in dhe Juventus-in: “Ndryshimi i trajnerit, nga Inzaghi te Chivu, ka sjellë disa ndryshime: një ndjekje më të madhe të vertikalitetit dhe agresionit nga kundërshtari. Inter-i, megjithatë, mbetet një pretendent për titullin.
    “Pas barazimit 1-1 në Verona, një tjetër barazim i luftuar fort për Juventus-in, që barazoi 1-1 kundër Atalanta-s së Juric. Bardhezinjtë janë një ekip i vështirë për t’u deshifruar: në të njëjtën ndeshje, ata patën momente agresiviteti të madh, vertikalitet të mirë, por pak praktikë kur bëhej fjalë për menaxhimin dhe lëvizjen inteligjente për të realizuar goditjen vendimtare.
    “Nga ana tjetër, nuk mund të shpresosh gjithmonë për mrekulli nga Vlahovic kur ai vjen nga stoli ose nga Adzic me gjuajtje nga 40 metra”.

  • Elon Musk humb titullin e njeriut më të pasur në botë, ja kush është ngjitur në vendin e parë

    Elon Musk humb titullin e njeriut më të pasur në botë, ja kush është ngjitur në vendin e parë

    Elon Musk e ka humbur titullin e “personit më të pasur në botë” ndaj bashkëthemeluesit të Oracle, Larry Ellison.Reklama në FieriWeb – “Oazi i Pishave”

    Pasuria e Ellison u rrit me 101 miliardë dollarë në 393 miliardë dollarë pas raportit mahnitës të të ardhurave të Oracle të martën në mbrëmje, duke tejkaluar vlerën neto të Musk prej 385 miliardë dollarësh, sipas Bloomberg. Reklama në FieriWeb – “KETU MUND TE JETË REKLAMA JUAJ”

    Oracle raportoi një kërkesë në rritje për kapacitetin e qendrës së të dhënave nga klientët e inteligjencës artificiale, duke e çuar aksionin në stratosferë. Aksionet janë 40% më të larta të mërkurën.CEO Safra Catz njoftoi të martën, pas mbylljes së tregut të aksioneve, se Oracle nënshkroi katër kontrata multimiliardë dollarëshe me klientët gjatë tremujorit dhe ajo pret të nënshkruajë edhe disa të tjera në muajt në vijim.Reklama në FieriWeb – “PASTIÇERI “RUSTEMAJ”

    Reklama në FieriWeb – “BREGU CLIMA”

    Reklama në FieriWeb – “REKLAMO KËTU”