Tag: titullin

  • Norris: I vështirë rikthimi në krye, tani synon ta ruaj vendin e parë deri në fund

    Norris: I vështirë rikthimi në krye, tani synon ta ruaj vendin e parë deri në fund

    3 Nëntor 2025

    12:00

    Telesport

    Pas një jave pushim, botërori i Formula 1 rikthehet këtë fundjavë në Brazil. Një fundjavë e ngjeshur, pasi të shtunën dolt ë zhvillohet gara sprint. Situata ka ndryshuar disi në garën për titullin kampion, pasi në krye të renditjes është Lando Norris.
    Britaniku ka 1 pikë më shumë se shoku i tij i skuadrës Oscar Piastri, ndërsa i treti klasifikohet holandezi Max Verstappen. Piloti i Red Bull, javët e fundit ka qenë shumë kërcënues, duke e ngushtuar diferencën në 36 pikë me dy pilotët e McLaren.
    “Nuk mendoj se rregullat brenda skuadrës McLaren e ndihmuan Verstappen të rikthehej në garë për titull dhe nuk mendoj se ato na lënduan. Ne jemi duke bërë garën tonë dhe rregullat e brendshme na dhanë titullin për konstruktorë”, tha Norris.
    “Tani që u riktheva në krye dua ta ruaj këtë pozicion deri në fund. Nuk duhet nënvlerësuar apo anashkaluar asgjë, pasi çdo pikë është e rëndësishme. Ne do të vazhdojmë kështu deri në fund të sezonit”, shtoi Norris.
    Më tej, britaniku tha: “E fituam kampionatin e konstruktorëve sepse jemi dy pilotë të fortë. Red Bull po lufton për atë për pilotë me Max, por ata nuk kanë një pilot të dytë që mund të konkurrojë dhe t’i ndihmojë ata dhe Max”.

  • Ndahet nga jeta Fatos Nano, lideri historik i Partisë Socialiste

    Ndahet nga jeta Fatos Nano, lideri historik i Partisë Socialiste

    Themeluesi i Partisë Socialiste, Fatos Nano është ndarë nga jeta ditën e sotme. Ish-kryeministri i Shqipërisë, prej kohësh ndodhej në gjendje shumë të rëndë shëndetësore ndërsa ditët e fundit, 73-vjeçarit iu vështirësua frymëmarrja.
    Ai ka lënë pas bashkëshorten e tij, Xhoana Nano dhe dy fëmijët, Sokolin dhe Edlirën.
    Fatos Nano shërbeu si kryeministër në tranzicionin e fundit të qeverisë komuniste të 91-shit ndërsa mori drejtimin e Partisë Socialiste që në datën e themelimit, të cilën shumë vite më vonë ia dorëzoi Edi Ramës.
    Bëri burg për akuzën e shpërdorimit të detyrës dhe vjedhje, por pas më shumë se tre vite në qeli, ai ia doli. Koha i dha të drejtë për një burgosje politike.
    Por Nano, u rikthye fuqishëm duke fituar zgjedhjet përballë kundërshtarit të kohës, Sali Berisha në vitin 1997.
    Fatos Nano shërbeu si deputet i Kuvendit të Shqipërisë nga viti 1991 deri në 1993 dhe nga 1997 deri në 2009.
    Ai kreu studimet e ciklit të mesëm në gjimnazin “Sami Frashëri” në Tiranë, duke u bërë më pas student i Fakultetit të Ekonomisë pranë Universitetit të Tiranës.
    Një ndër personalitet politike me njohjen më të mirë të shifrave dhe ekonomisë, Nano u specializua në fushën e Ekonomisë Politike.
    Ish-kryeministri i Shqipërisë mori titullin “Doktor i Shkencave” në fushën e ekonomisë ndërsa në vitin 2000 titullin “Profesor Doktor” po në të njëjtën fushë.
    Po në vitin 2000 në Universitetin Ndërkombëtar të Milanos, Nano fitoi titullin “Doktor Honoris Causa”, në fushën e Ekonomisë dhe Teknikës së Komunikimit dhe po në këtë vit merr titullin e nderit “Doktor Honoris Causa”, në fushën e shkencave ekonomike, nga Universiteti i Barit (Itali).

  • Ndërron jetë në moshën 73-vjeçare Fatos Nano

    Ndërron jetë në moshën 73-vjeçare Fatos Nano

  • Milan do të bëjë dy përforcime në janar, për të fituar titullin…

    Milan do të bëjë dy përforcime në janar, për të fituar titullin…

    27 Tetor 2025

    20:34

    Telesport

    Gazetari Nicolo Schira raporton se Milan po përgatitet të bëjë dy përforcime gjatë merkatos së janarit, të cilat mund ta ndihmojnë klubin në garën për titullin kampion.
    Sipas raportimit në fjalë, Milan do të përforcohet me një qendërmbrojtës dhe një sulmues, dy kërkesa specifike të Max Allegri-t.
    Ende nuk përmenden emra, por tashmë mund të thuhet që drejtuesit e klubit kanë nisur nga puna për të konkretizuar këto dy kërkesa nga trajneri Allegri.
    Qendra e mbrojtjes dhe sulmi janë në fakt dy repartet ku kuqezinjtë kanë çaluar më shumë deri tani dhe jo më kot Allegri ka kërkuar dy përforcime specifike.

  • Vjen paralajmërimi për Artetën: Nëse nuk fiton titullin, do të shkarkohet

    Vjen paralajmërimi për Artetën: Nëse nuk fiton titullin, do të shkarkohet

    27 Tetor 2025

    19:38

    Telesport

    Ish-sulmuesi i Manchester United, Wayne Rooney, tashmë në rolin e analistit, ka paralajmëruar Mikel Artetën se nëse nuk fiton titullin këtë sezon, do të shkarkohet.
    “Arsenal ka një ekip shumë të mirë me lojtarë cilësorë. Mendoj se janë gati këtë vit për të fituar titullin. Arteta ka qenë pranë titullit vitet e fundit, por këtë herë nuk ka me justifikime për të.
    Nëse nuk e fiton as këtë vit titullin, mendoj se do të shkarkohet në fund të sezonit. Ka një ekip me përvojë, solid si në mbrojtje, në mesfushë dhe në sulm. Këtë vit duhet ta çojnë deri në fund”, tha Rooney në podcast-in e tij në BBC.
    Arsenal aktualisht kryeson renditjen me 22 pikë pas 9 javësh, 4 pikë më shumë se vendi i dytë që aktualisht mbahet nga Bournemouth.

  • ATP 500 finale/ Siner përmbys Zverev, vjen trofeu i 22-të

    ATP 500 finale/ Siner përmbys Zverev, vjen trofeu i 22-të

    Janik Siner është kampioni i ATP 500 në Vjenë. U deshën dy orë e gjysmë beteje për verdiktin përfundimtar.

    Italiani u rikthye në disavantazh për të mposhtur Aleksander Zverev, 3-6; 6-3; 7-5. Një ndeshje e vështirë që i dha Sinerit titullin e tij të njëzet e dytë në karrierë: për periudha të gjata të ndeshjes, Siner u detyrua të duronte ritmin dhe përshpejtimin e kundërshtarit të tij nga vija bazë, i cili ishte më i saktë dhe më pak i prirur për gabime në setin e parë.

    Megjithatë, italiani më pas tregoi pjekuri të madhe, duke arritur të gjente alternativa ndaj mundjes së krahëve nga vija bazë: Sinner e ktheu ndeshjen në setin e dytë falë përdorimit të një goditjeje të shkurtër, një aftësi që ai ia kishte shtuar aftësive të tij në muajt e fundit.

    Seti i tretë ishte i ngushtë deri në momentet e fundit të setit të tretë, kur Siner shënoi thyerjen vendimtare për të siguruar titullin. Ky është titulli i katërt i sezonit për italianin pas Pekinit, Wimbledon-it dhe Australian Open dhe fitorja e 21-të radhazi në ndeshje të luajtura në fusha të mbyllura.

    Vazhdo leximin

  • Boksieri Jurgen Uldedaj shpallet kampion bote, merr titullin botëror IBO

    Boksieri Jurgen Uldedaj shpallet kampion bote, merr titullin botëror IBO

    Boksieri nga Lezha, Jurgen Uldedaj, është shpallur kampion bote në peshën “cruiserweight” (deri në 90 kg), pas një paraqitjeje madhështore në “O2 Arena” të Londrës.
    Uldedaj arriti të triumfojë ndaj kamerunasit Rolly Lambert Fogoum, në një përballje të fortë e të luftuar deri në fund, duke fituar me vendim unanim të gjyqtarëve (120-108, 118-110, 119-109). Me këtë sukses, ai rrëmbeu titullin botëror të federatës IBO, duke ngjitur emrin e tij mes më të mirëve të këtij sporti.
    Dueli nisi me intensitet të lartë, ku boksieri kuqezi tregoi qartë synimin për të dominuar. Me stil agresiv dhe teknikë të saktë, Uldedaj ndërtoi avantazhin që në raundet e para, duke detyruar kundërshtarin të mbrohej vazhdimisht.
    Në pjesën e dytë të ndeshjes, 28-vjeçari ruajti qetësinë dhe kontrollin e situatës, duke menaxhuar me maturi çdo përpjekje të kamerunasit për t’u rikthyer në lojë. Në fund, gjyqtarët nuk patën asnjë dilemë: fitore e pastër për Uldedajn.
    Me flamurin kuqezi në duar, Jurgen Uldedaj festoi triumfin historik në mes të Londrës.
    IBO është një organizatë e pavarur, që nuk njihet nga katër organizatat e mëdha drejtuese në boks (WBA, WBC, IBF dhe WBO), të cilat njohin vetëm njëra-tjetrën në renditjet dhe rregullat e unifikimit të titujve. Megjithatë, që nga viti 2023, titujt e IBO-së janë unifikuar me titujt e organizatave të tjera në disa kategori peshash.

  • Wardley befason Parker, triumfon me KO teknik dhe merr titullin e përkohshëm në peshën e rëndë

    Wardley befason Parker, triumfon me KO teknik dhe merr titullin e përkohshëm në peshën e rëndë

    26 Tetor 2025

    12:29

    Telesport

    Boksieri 30-vjeçar britanik Fabio Wardley mundi me KO teknik në raundin e 11-të neo-zelandezin Joseph Parker, duke i “rrëmbyer” titullin e përkohshëm të kampionit të botës në kategorinë WBO, në peshën e rëndë.
    Sfida mes dy boksierëve u zhvillua në “O2 Arena” të Londrës, aty ku Wardley arriti të ishte më superior në ring. Britaniku është ende i pamposhtur në ring, pasi siguroi fitoren e 20-të në karrierë (ka edhe një barazim e asnjë humbje).
    Parker (33 vjeç), dikur kampion bote në peshën e rëndë, nuk arriti të mbrojë titullin e përkohshëm, duke lëshuar pikërisht në fundin e duelit. Disa goditje të njëpasnjëshme të britanikut detyruan gjyqtarin ta ndalë Parker.
    Neo-zelandezi edhe pse ende në këmbë, thuajse nuk po reagonte, ndaj dhe gjyqtari ndërhyri. Falë këtij triumfi, Wardley pret të përballet me ukrainasin Oleksandr Usyk vitin tjetër për titujt kampionë bote në peshën e rëndë.

  • UFC-321/ Incidenti i papritur në kafaz, nuk ka fitues në duelin për titullin e peshës së rëndë

    UFC-321/ Incidenti i papritur në kafaz, nuk ka fitues në duelin për titullin e peshës së rëndë

    Sfida mes Tom Aspinall dhe Ciryl Gane, që duelonin për titullin kampion bote në peshën e rëndë në artet marciale mikse, u mbyll pa fitues. Sfida u ndërpre në fundin e raundit të parë pas një incidenti që ndodhi në kafaz.
    Ishte Gane ai që gjatë një kontakti i futi padashje gishtin në sy Aspinall. Ky i fundit, që mbronte për herë të parë titullin kampion bote, kërkoi ndihmën e mjekëve. Pas më shumë se 5 minutash ndërprerje, sfida u mbyll pa fitues.
    “Nuk mund të shoh asgjë, nuk mund të dueloj kështu”, tha Tom Aspinall nga kafazi pas ndërprerjes së duelit. Fansat e shumtë të pranishëm në Abi Dhabi për të parë këtë duel mbetën të zhgënjyer nga mbyllja shumë e shpejtë e sfidës pa një fitues.
    Edhe pse u bë gjithcka që dueli të rinisë, ishte e pamundur, pasi Aspinall (15 fitore e 3 humbje), nuk mund të duelonte më. I zhgënjyer edhe Gane (13 fitore e 2 humbje në kafaz), që u detyrua të pranonte vendimin e gjyqtarëve.
    Kështu, sfida më e shumëpritur e eventit UFC-321 u mbyll pa fitues dhe më shumë gjasa dueli mes dy luftëtarëve të peshës së rëndë do të zhvillohet në një moment të dytë. Për momentin, tituli mbetet i Aspinall, ndërsa Gane do të presë shansin tjetër.

  • Jurgen Uldedaj në ringun e Londrës për titullin kampion të kategorisë IBO në peshën “cruiserweight”

    Jurgen Uldedaj në ringun e Londrës për titullin kampion të kategorisë IBO në peshën “cruiserweight”

    24 Tetor 2025

    22:11

    Telesport

    Në “O2 Arena” të Londrës do të zhvillohet të shtunën dueli për titullin e përkohshëm kampion bote në peshën e rëndë, kategoria WBO, mes britanikut Fabio Wardley (19 fitore, asnjë humbje e 1 barazim) dhe neo-zelandezit Joseph Parker (36 fitore e 3 humbje).
    Një duel që pritet me shumë interes, pasi Parker ka qenë dikur kampion bote dhe synon të rikthehet në majë. Pritet që fituesi i kësaj sfide të përballet vitin tjetër pikërisht me ukrainasin Oleksandr Usyk, që mban titullin e kësaj kategorie.
    Por në këtë mbrëmje do të zhvillohen edhe disa duele të tjera, ku spikat ai për titullin vakant të peshës “cruiserweight”, në kategorinë IBO. Një nga pretendentët për ta fituar këtë titull është boksieri shqiptar Jurgen Uldedaj.
    Uldedaj (29 fitore e 1 humbje në karrierë) do të përballet të shtunën me kamerunasin Rolly Lambert Fogoum (18 fitore, 3 humbje e 1 barazim në karrierë) për kurorën, me shpresën që të arrijë majën e botës në këtë peshë (pesha deri 90kg).
    Një mision i vështirë por jo i pamundur për Uldedaj, që më në fund ka shansin të bëjë atë që nuk e ka arritur asnjë boksier tjetër shqiptar. Për pasojë, pritet të jenë të shumtë fansat kuqezi të shtunën në Londër për të mbështetur Uldedaj.