Tag: titullin

  • Ka rikthyer Milanin në rrugën e duhur/ Tare: Dua titullin kampion

    Ka rikthyer Milanin në rrugën e duhur/ Tare: Dua titullin kampion

    Puna e Igli Tares po jep frytet e para te Milani, pasi drejtori sportiv ka rikthyer entuziazmin.
    Lëvizja më e rëndësishme ishte emërimi i Massimiliano Allegrit, me të cilin skuadra po lufton për zonën e Champions League dhe objektiva më të lartë.
    Në lidhje me këtë, Tare deklaroi se e mendon edhe titullin kampion.
    “Do të isha gënjeshtar po të thosha se nuk dua të fitoj titullin. Projekti aktual ka sjellë ndryshime të thella në organikë. Jemi në rrugën e duhur dhe dua të fitoj një trofe të rëndësishëm me këtë klub”.
    Drejtori sportiv theksoi se mungesa e impenjimeve europiane po u jep mundësi të punojnë me më shumë detaje gjatë javës.
    Për eksperiencën te Lazio, ai u shpreh: “Ishim si familje dhe këtë qasje dua ta rikthej te Milani”. Tare vlerësoi marrëdhënien me Allegrin, duke thënë se trajneri “i transmeton energji grupit”. Sa i përket merkatos, ai theksoi se nuk pritet një sesion i madh, por klubi do të jetë i vëmendshëm ndaj çdo mundësie.

  • Norris: Gati për garat e fundit, nuk kam ndërmend të lëshoj titullin nga duart

    Norris: Gati për garat e fundit, nuk kam ndërmend të lëshoj titullin nga duart

    19 Nëntor 2025

    12:36

    Telesport

    Kampionati Botëror i F1 po i afrohet përfundimit të tij, me McLaren që synon të vulosë që në garën e radhës në Las Vegas edhe titullin për pilotë pas atij për konstruktorë. Një titull që mungon te skuadra britanike prej 17 vitesh.
    Në Nevada, Lando Norris, kryesuesi i renditjes, ka të paktën mundësinë të eliminojë kampionin e botës Max Verstappen nga gara për titull, që është 49 pikë pas në klasifikim. Ndërsa shoku i tij i skuadrës Oscar Piastri është 24 pikë pas.
    “Të garosh në Las Vegas është një përvojë vërtet fantastike dhe mezi pres të takoj të gjithë tifozët aty për herë të fundit këtë sezon. Jam përgatitur plotësisht me ekipin në Qendrën e Teknologjisë McLaren për këto gara të fundit”, tha Norris.
    “Mbërrijmë në Las Vegas pasi kemi punuar shumë për të siguruar një grumbull të mirë pikësh në dy garat e fundit, duke demonstruar një ritëm të shkëlqyer në Meksikë dhe Brazil”, shtoi më tej piloti britanik.
    Më tej, Norris tha: “Ka qenë një pistë e vështirë për ne në të kaluarën, por kjo nuk do të thotë që nuk do të bëjmë çmos për të nxjerrë maksimumin nga makina. Ndihem shumë mirë dhe i motivuar. Jam gati për këtë sprint të fundit.”

  • Valentina Shevchenko fiton duelin mes dy kampioneve të botës dhe mbron titullin

    Valentina Shevchenko fiton duelin mes dy kampioneve të botës dhe mbron titullin

    Lufëtarja peruane Valentina Shevchenko mbrojti sot titullin kampion bote të peshës “flyweight” (pesha 57kg), pas fitores me vendim unanim të gjyqtrarëve ndaj kinezes Weili Zhang. Dueli mes dy kampioneve të botës në MMA u zhvillua në Nju Jork, në eventin UFC-322.
    Të dyja luftëtaret zhvilluan një përballje të mirë, por Shevchenko ishte më superiore në kafaz, në një peshë ku ajo është e pamposhtur, duke mbrojtur titullin kampion. Zhang, që është kampione në peshën “strawweight” (pesha 52kg), synoi titullin e dyfishtë, por pa sukses.
    Të tri gjyqtarët i dhanë fitoren Shevchenko (50-45, 50-45, 50-45), rezultat që tregon qartë epërsinë e kampiones në të pestë raundet. Që në raundin e parë Shevchenko tregoi epërsi, duke e vënë në vështirësi rivalen kineze. Zhang u përpoq të godasë, por pa sukses, teksa peruania e kontrolloi sfidën.
    Për Shevchenko ky është suksesi i 26 në kafaz (ka edhe 4 fitore e 1 barazim), ndërsa për Zhang është humbja e 4-t në karrierë (ka edhe 26 fitore). Një triumf i merituar për Shevchenko në një përballje mes dy sportistesh veteran në kafaz, që konfirmohet e padiskutueshme në peshën e saj.

  • UFC-322/ Makhachev kampion i dyfishtë i botës, mposht JDM dhe merr titullin e peshës “welter”

    UFC-322/ Makhachev kampion i dyfishtë i botës, mposht JDM dhe merr titullin e peshës “welter”

    Në “Madison Square Garden” të Nju Jorkut u zhvillua sot eventi UFC-322 në artet marciale mikse, që dhuroi spektakël në kafaz me dy duele për titullin kampion bote në artet marciale mikse.
    Rusi Islam Makhachev fitoi me vendim unanim të gjyqtarëve sfidën ndaj australianit Jack Dalla Maddalena, duke rrëmbyer titullin e peshës “welterweight” (pesha 77kg) dhe duke u bërë kampion i dyfishtë i botës (mban edhe titullin e peshës ssë lehtë (pesha 71kg).
    Një duel i dominuar nga rusi, që pati epërsi në të pestë raundet, ndaj dhe gjyqtarët ia dhanë të tri fitoren me të njëjtin rezultat (50-45, 50-45, 50-45). Maddalena u përpoq të rivalizojë, por pa mundur të bëjë diferencën ndaj rusit, që tani mban dy tituj kampionë bote.
    Makhachev ishte më i saktë në gjuajtjet e tij, duke e vënë në vështirësi rivalin. Për rusin ky është suksesi i 28 në karrierë (ka edhe 1 humbje), ndërsa për Maddalena kjo është humbja e tretë në kafaz (ka edhe 18 fitore).
    Edhe mbrojtja e rusit ishte e mirë, duke mos lejuar rivalin australian të godasë shpesh. Në raundin e pestë ai realizon edhe një “takedoën”, duke vulosur suksesin, ndërsa australiani nuk arriti dot për asnjë moment të ishte superior në kafaz.

  • Guardiola: Pas fitores ndaj Liverpool mendoj se Man City vërtetoi se është pretendent për titull

    Guardiola: Pas fitores ndaj Liverpool mendoj se Man City vërtetoi se është pretendent për titull

    14 Nëntor 2025

    10:57

    Telesport

    Trajneri Pep Guardiola beson se fitorja 3-0 e Manchester City ndaj kampionëve në fuqi të Premier League, Liverpool, tregon se skuadra e tij është gati të garojë përsëri për titullin kampion këtë sezon.
    Fitorja e sheh “citizens” të ngjitet në vendin e dytë të renditjes, katër pikë pas Arsenal. Skuadra e Manchester City ka arritur 5 fitore në 6 ndeshjet e fundit, një pamje ndryshe e këtij ekipit krahasuar me vjet.
    “Para ndeshjes me Liverpool u thashë lojtarëve se duhet të fitojmë për veten tonë jo se Arsenal kishte barazuar një ditë më parë. Ne mund të luajmë kundër kampionëve të Anglisë dhe t’u tregojmë atyre se jemi gati për titullin”, rrëfen Guardiola.
    Më tej, trajneri spanjoll tha: “Ndaj Liverpool ne e vërtetuam se mund të duelojmë për titull. Skuadra besoi dhe bëri një ndeshje të mirë. Unë mendoj vërtet se mund të pretendojmë dhe duelojmë për titullin në Premier këtë vit”.

  • UFC-322/ Katër kampionë bote për dy tituj, në Nju Jork spektakël i garantuar në kafaz

    UFC-322/ Katër kampionë bote për dy tituj, në Nju Jork spektakël i garantuar në kafaz

    UFC-322/ Katër kampionë bote për dy tituj, në Nju Jork spektakël i garantuar
    Më 15 nëntor, në “Madison Square Garden” të Nju Jorkut do të zhvillohet eventi UFC-322 në artet marciale mikse. Një ngjarje e shumëpritur për fansat nju-jorkezë të MMA-së, pasi do të zhvillohen dy duele për titullin kampion bote.
    Në peshën “welterweight” (pesha 77kg), kampioni në fuqi i botës, australiani Jack Della Maddalena, do të përballet me rusin Islam Makhachev. Ky i fundit është kampion bote në peshën e lehtë (pesha deri 71kg) dhe do të synojë të bëhet kampion i dyfishtë i botës.
    Një përballje e fortë mes dy kampionëve të botës, që për herë të parë përballen mes tyre në kafaz. Për Jack Della Maddalena (18 fitore e 2 humbje) kjo është hera e parë që mbron titullin kampion. Ndërsa Makhachev (27 fitore e 1 humbje) kjo është hera e parë që ndryshon peshë.
    Te femrat, për titullin kampion bote të peshës “flyweight” (pesha 57kg) do të përballen kampionia në fuqi, peruania Valentina Shevchenko (25 fitore, 4 humbje e 1 barazim) dhe kinezja Weili Zhang (26 fitore e 3 humbje). Edhe kjo është një përballje mes dy luftëtaresh kampione.
    Zhang mban titullin e peshës “strawweight” (pesha 52kg), ndaj edhe ajo do të kërkojë të jetë kampione e dyfishtë e botës. Dy luftëtare veterane në kafaz, që pritet të dhurojnë spektakël në kafaz.
    UFC-322-Duelet kryesore
    Jack Della Maddalena – Islam Makhachev
    Valentina Shevchenko – Weili Zhang
    Sean Brady – Michael Morales
    Leon Edwards – Carlos Prates
    Beneil Dariush – Benoit Saint Denis

  • PSG nuk do ta ketë të lehtë këtë sezon, Marseille fiton bindshëm dhe merr kreun (video)

    PSG nuk do ta ketë të lehtë këtë sezon, Marseille fiton bindshëm dhe merr kreun (video)

    8 Nëntor 2025

    18:55

    Telesport

    Ndryshe nga sezonet e tjera, ku PSG shkëputej që në javët e para të kampionatit dhe siguronte titullin shumë shpejt, këtë vit gara në Ligue 1 për titullin duket se do të jetë një betejë e fortë të paktën mes Olimpique Marseille dhe sigurisht favoritit kryesor, që janë parizienët.
    Marseille fitoi sot 3-0 ndaj Brest. Angel Gomes zhbllokoi shifrat në minutën e 25-të, me një gol të bukur nga goditja e dënimit, duke përfituar dhe nga një mos kontroll i mirë i topit nga portieri mik.
    Mason Greenwood dyfishoi shifrat në minutën e 31-të, anglezi shënoi nga penalltia, pas një faulli brenda në zonë ndaj Paixao.
    Pierre-Emerick Aubameyang vulosi fitoren 3-0 me golin e tij në minutën e 81-të, pas një pasimi të bukur të O’Riley. Pas kësaj fitoreje, Marseille ngjitet në vendin e parë me 25 pikë, ndërsa PSG me 24 pikë, por që luan nesër ndaj Lyon.
    SHIKOGOLAT

  • Ben Blushi zbulon sekretet e librit të ri

    Ben Blushi zbulon sekretet e librit të ri

    Nga Ben Blushi
    ROMANI IM I RI MË NË FUND NË SHTYPSHKRONJË
    Isha sot në shtypshkronjë për të pritur kopjet e para të romanit tim të ri.Më vjen keq që nuk e tregoj dot ende titullin me kërkesë të botuesit.Ai thotë se heshtja është një strategji marketingu dhe çdo gjë duhet të thuhet në kohën e vet.Unë jam pak më i nxituar zakonisht, por botuesit i kam frikë.Ata ndoshta nuk dinë të shesin mirë një libër të keq, por dinë të shkatërrojnë librin më të mirë.Kështu që deri nesër, ose pasnesër, ose deri të hënën pasdite kur romani të prezantohet duhet ta mbaj titullin sekret.Ajo që mund të them është se romani botohet nga shtëpia e njohur botuese Onufri, është shkruar për 75 ditë duke hequr nja dy weekende, ka 221 faqe, kushton aq sa e meriton, është 20 për qind më i shkurtër se versioni i parë dhe ç’është më e rëndësishme, kopertinën e ka bërë djali im.Ky libër ka patur disa peripeci dhe siç thotë një mik që e ka lexuar ka patur historinë e vet pa u botuar.Jam shumë i gëzuar që ai po del në treg sepse edhe mund të mos botohej fare dhe përpjekje serioze që romani mos botohej ka patur nga disa njerëz apo botues të ndryshëm.Siç thashë, të henën romani do prezantohet me miq në hotel Plaza dhe pa dyshim do jetë në librari si dhe në Panairin e Librit që nis të mërkurën.Ju pres të gjjthëve në stendën e bukur të Onufrit.Deri atëherë do ua kem treguar titullin.

  • Sfida e madhe në prag! Usyk negociata për një duel me një tjetër boksier të pamposhtur

    Sfida e madhe në prag! Usyk negociata për një duel me një tjetër boksier të pamposhtur

    Bisedimet janë duke u zhvilluar për të zhvilluar një tjetër sfidë të madhe në peshën e rëndë në boks mes dy boksierëve ende të pamposhtur në ring. Bëhet fjalë për sfidën mes ukrainasit Oleksandr Usyk dhe britanikut Fabio Wardley.
    Anglezi vjen pas një triumfi emocionues në raundin e 11-të ndaj neo-zelandezit Joseph Parker. Fitorja i dha titullin e përkohshëm në kategorinë WBO dhe tani është zhvendosur në një pozicion të mirë për të detyruar Usyk të përballen.
    Ndërsa ukrainasi mbrojti titujt kampionë bote në korrik, me një fitore mbresëlënëse ndaj Daniel Dubois. “Për momentin, marrëveshja është që Usyk duhet të mbrojë titullin e tij WBO kundër Fabio. Ne jemi në negociata“, tha promotori Frank Warren.
    “Nëse nuk mund të biem dakord për kushtet, do të shkojë në ofertën e mbyllur. Kushdo që fiton këtë ofertë do të përcaktojë se ku do të zhvillohet ajo ndeshje, data dhe më pas kontratat do të duhet të nënshkruhen”, shtoi Warren.
    Më tej, promotori i njohur shtoi: “Nëse Usyk nuk e nënshkruan kontratën, atëherë Wardley do të marrë titullin e WBO dhe do të shohim për një boksier tjetër”. Wardley ka një rekord prej 20 fitores e 1 barazim në karrierë.
    Ndërsa Oleksandr Usyk ka një rekord prej 24 fitoresh e asnjë humbje (15 fitore me KO) dhe ka qenë dy herë kampion i padiskutueshëm në peshën e rëndë. Ukrainasi ka thënë se do të rikthehet në ring vitin tjetër.

  • David Beckham zyrtarisht ‘Sir’, një moment historik për ikonën e futbollit

    David Beckham zyrtarisht ‘Sir’, një moment historik për ikonën e futbollit

    Ish-kapiteni i Anglisë në futboll, David Beckham, është shpallur zyrtarisht ‘Kalorës’ për shërbimet e tij ndaj futbollit dhe shoqërisë britanike. 50-vjeçari, i cili u emërua në listën e nderimeve të ditëlindjes së Mbretit Charles në fillim të këtij viti, u dekorua me titullin ‘Kalorës’ nga Mbreti gjatë një ceremonie në Berkshire të martën, duke pranuar titullin ‘Sir’ (Zotëri).
    I lindur në lindje të Londrës, ai luajti një rol në sigurimin e Lojërave Olimpike të vitit 2012 për Londrën.
    Ai ka punuar me organizatën e ndihmës humanitare UNICEF që nga viti 2005 dhe një fond u emërua në nder të tij në vitin 2015 për të shënuar një partneritet dhjetë vjeçar midis palëve. Beckham u bë ambasador i Fondacionit të Mbretit në vitin 2024, duke mbështetur programin arsimor të Mbretit Charles dhe përpjekjet për të siguruar që të rinjtë të kenë një kuptim më të mirë të natyrës.
    Ai është bashkëpronar i skuadrës së Ligës së Dytë, Salford City, së bashku me ish-shokun e skuadrës te United dhe Anglia, Gary Neville, si dhe është bashkëpronar i skuadrës së MLS, Inter Miami.
    Me titullin ‘Sir’ (Zotëri), tanimë edhe bashkëshortja e tij, Victoria Beckham, mund të përdorë titullin ‘Zonjë’.
    Çfarë është titulli ‘Sir’?
    Duke u shpallur ‘Kalorës’, Beckham i bashkohet një grupi të zgjedhur personalitetesh me arritje të larta nga fusha të ndryshme, duke përfshirë politikën, biznesin, artin dhe sportin. Disa nga individët me profil më të lartë të Britanisë janë shpallur ‘Kalorës’ ose ‘Kalorëse’, si Kryeministri Sir Keir Starmer, Sir Elton John dhe Dame Judi Dench.
    Sportistë të famshëm që e kanë marrë këtë nder përfshijnë shtatë herë kampionin e botës në Formula 1, Sir Lewis Hamilton, dy herë kampionin e Wimbledon, Sir Andy Murray dhe vrapuesen, dy herë fituese të medaljes së artë olimpike, Dame Kelly Holmes.