Tag: titullin

  • Liverpool nuk ‘fal’ West Ham dhe ‘kap’ titullin, Chelsea i hap punë vetes me barazimin ndaj Ispwich

    Liverpool nuk ‘fal’ West Ham dhe ‘kap’ titullin, Chelsea i hap punë vetes me barazimin ndaj Ispwich

    Kanë përfunduar 3 ndeshjet e drekës në Premier League, të vlefshme për javën e 32-të. Në “Stamford Bridge”, Chelsea bëri një hap fals duke barazuar në shtëpi 2-2 ndaj Ipswich.
    Pjesa e parë ka qenë katastrofë për “Blutë” e drejtuar nga Enzo Maresca, të cilët e panë veten në disavantazhin e dy golave. Ipswich shënoi dy herë në pjesën e parë me Enciso 19′ dhe Johnson 31′. Kundërpërgjigjja e “Bluve” erdhi direkt në pjesën e dytë, ku ngushtuan shifrat me autogolin e shënuar nga Tuanzebe. Në minutën e 80-të, Jadon Sancho barazon shifrat 2-2, rezultati nuk ndryshoi deri në fund.
    Një hap fals ky për “Blutë” e Maresca-s, të cilët nuk arrijnë të fitojnë ndaj një ekipi që ka prerë “biletën” për në Championship. Chelsea renditet në vendin e pestë me 54 pikë, vend që të dërgon në Champions League, pas tyre vjen Aston Villa me 54 pikë dhe Newcastle me 53 pikë, por me dy ndeshje më pak se “Blutë”.
    Liverpool afrohet gjithnjë e më shumë me titullin zyrtarisht. Të kuqtë fituan në “Anfield” 2-1 ndaj West Ham, në një ndeshje ku të tre golat u shënuan nga lojtarët vendas. Liverpool shënoi fillimisht me Luis Diaz në minutën e 18-të, në minutën e 86-të Andy Robertson shënon autogol në portën e tij, por vendasit nuk dorëzohen dhe gjejnë golin e avantazhit me Van Dijk në minutën e 89-të.
    Në ndeshjen tjetër, Wolves fitoi 4-2 ndaj Tottenham.

  • “Finalet” e sezonit/ Tre javët e fundit, vendimtare për titullin dhe mbijetesën

    “Finalet” e sezonit/ Tre javët e fundit, vendimtare për titullin dhe mbijetesën

    Kategoria Superiore nis sprintin final drejt fundit të sezonit të rregullt. Përcaktimi katër skuadrave që do të diskutojnë titullin kampion dhe atyre që do të zbresin në një kategori më poshtë mbajnë garën e ndezur, sidomos në fundin e klasifikimit.
    Egnatia dhe Dinamo City e kanë siguruar vendin në “final four”, ndërsa Vllaznia është shumë pranë arritjes së këtij objektivi.
    Ai që rrezikon më shumë është Partizani. Aktualisht në vendin e katërt, skuadra e kuqe ka vetëm një pikë më shumë se AF Elbasani, ndërsa për Skënder Gegën dhe të besuarit e tij nuk lejohen më hapa fals pas humbjes në derbi.
    Kjo e shton më shumë presionin, pasi Partizani e ka ndeshjen e radhës me Egnatian, ndërsa AF Elbasani pret në shtëpinë e tij Bylis.
    Çdo gabim mund të jetë fatal në garën e ashpër që bëhet për mbijetesën në fundin e klasifikimit ku nga Skënderbeu I vendit të gjashtë deri te laçi I vendit të fundit diferenca është vetëm katër pikë.
    Java e 34 që do të luhet të shtunën mund të vendosë shumë, pasi ka në program dy sfida direkte.
    Në Korçë, Skënderbeu do të presë Tiranën, ndërsa në Durrës, Teuta do të luajë kundër Laçit.
    Skuadrat fituese do të merrnin një bonus të rëndësishëm në misionin e vëhtirë për të siguruar qëndrimin në elitën e futbollit shqiptar.

  • Shyqyri Ballgjini: Dinamon e dua kampione, me Brojën e kthyer në formë Kombëtarja do të ecë

    Shyqyri Ballgjini: Dinamon e dua kampione, me Brojën e kthyer në formë Kombëtarja do të ecë

    Dinamo ndodhet në vend të dytë në Kategorinë Superiore, pas Egnatias, por ka një shans për titullin pasi formula “Final Four” i jep mundësinë me përplasje direkt në një sistem “play-off”-i, që të kapë titullin kampion. Natyrisht, formula ka pikëpyetjet e veta por, meqë rregullorja është e tillë në fuqi, i jep shans Dinamos të besojë deri në fund. Rikthimi i dinamovitëve në garë për titull i ka entuziazmuar edhe ish-lojtarët e kësaj skuadre, ata që kanë shkruar me djersë faqe suksesi për këtë fanellë.
    Në këtë intervistë të dhënë për gazetën “SOT”, Shyqyri Ballgjini, një ikonë e klubit në vitet e arta të Dinamos, thotë se shanset që “nëndetësja” të rrëmbejë titullin janë të mira. Ai e uron fort këtë. Nga ana tjetër, Ballgjini komentoi përfaqësuesen, duke bërë një krahasim me serbët që i kemi në grup e ku konkludon se vendi i dytë në grup për kuqezinjtë është plotësisht i realizueshëm. Ai i qëndron faktit se Silvinjo me skuadrën janë paraqitur mirë, pavarësisht disa dobësive të shfaqura kohët e fundit. Për të, kthimi i Brojës në formë mund ta ndihmojë Kombëtaren të kapë objektivat e saj.
    – Kohë më parë, kur luheshin eliminatoret e Europianit 2024, kur fitonim në Tiranë me Çekinë 3-0, ju deklaruat se kjo Kombëtare me trajnerin Silvinjo është ekipi më i mirë përfaqësues i të gjitha kohërave. Nuk e di, 18 muaj pas atij momenti, ai i qëndroni më asaj deklarate?
    – Unë i qëndroj, pasi për kohën kur fola unë ishte një skuadër imponuese. Por nuk është më ajo kohë, ka ndryshuar shumë ekipi nga ai moment. Unë kam dhënë komentin tim për një moment të caktuar të skuadrës, performancës së saj, plus që jam i mendimit (dhe i qëndroj fort kësaj), që jo çdo gjë duhet nxirë. E sotmja nuk duhet nxirë sikurse e shkuara s’është absolutisht e bardhë. Mos harrojmë se jemi kualifikuar dy herë në Europian. Nuk është gjë e paktë kjo, përkundrazi, unë mendoj se është arritje. Për momentin duhet thënë se puna nuk po koordinohet mirë dhe kjo i bëhet pengesë ekipit të ketë ecurinë e duhur, të ketë qëndrueshmëri në performancën e vet.
    – Me Anglinë, ndoshta biem të gjithë dakord se nuk e rivalizojmë dot për vend të parë, ka diferenca të ndjeshme mes skuadrave, por lufta me sa duket do të jetë me Serbinë për vend të dytë. A jeni dakord me këtë konstatim? A kemi shanse ne për vend të dytë?
    – Ne e kemi objektiv atë pozicion dhe unë besoj se jemi më lart për ta kapur këtë pozicion. Unë kam besim se kjo është e realizueshme. Plus kësaj, kam ndjekur qëndrimet e stafit e të lojtarëve dhe deklaratën e Brojës, që më e mira ende s’ka ardhur. Kjo deklaratë e fortë e një lojtari cilësor më jep besim. Kthimi i Brojës në kondicionin e vet më të mirë e ndihmon shumë skuadrën. Ai tha se ditë më të mira vijnë. Dua ta besoj këtë dhe e besoj. Ne e bazojmë analizën tonë edhe në këto qëndrime. Ardhja e tij në formë është gjë pozitive, pasi kualitetet e tij nuk vihen në diskutim.
    – Jam bindur se, pavarësisht se ke luajtur shumë me Dinamon, duket se dëshiron fitoren e Partizanit në garën për titull…
    – Jo, kjo nuk qëndron absolutisht, unë në karrierën time kam luajtur 9 vite me Dinamon e 9 vite me Durrësin (Teutën). Tjetër gjë është pastaj se me cilën skuadër fitova më shumë, pasi me Teutën s’mora dot trofe titulli, por me Dinamon çdo vit fitonim ndonjë trofe. Unë s’mund të dëshiroj që titullin kampion në Superiore ta fitojë Partizani, përkundrazi, dëshiroj fort që titullin ta fitojë Dinamo dhe kjo është dëshirë që vjen nga shpirti. Unë i përkas asaj fanelle, atij klubi. Teuta është në zonën e rrezikshme, por kampionatin pa diskutim dua ta fitojë Dinamo. Unë lutem që titullin e sivjetshëm ta fitojë Dinamo dhe i ka të gjitha mundësitë për të fituar. Ta nisësh me zero pikë, bëhet një garë “play-off”, dhe janë plotësisht shanset ta fitojë titullin. Ndaj uroj fort që Dinamo të jetë kampione këtë vit.
    – Por vështirë do ta ketë se, pavarësisht formulës së garës dhe pozicionit të skuadrave, Egnatia është favorite absolute për titullin. Flas dhe për performancën e saj së fundmi…
    – Kështu thamë edhe ne, që Reali është absolut, por i pësoi tre gola mbrëmë (me arsenalin në Champions League). Gara e futbollit ka të papritura, rezultatet e ndeshjeve kanë të papritura, ndaj s’mund të japim garanci. Në futboll gjithçka mund të ndodhë, ndaj është sport i bukur e tërheqës. Ai jep adrenalinë pasi e ka të papriturën brenda, pra, është sport i bukur edhe për këtë.
    – Cili është mendimi juaj për formulën “Fonal Four” që aplikohet në kampionatin shqiptar elitar?
    – Mua nuk më pëlqen. Që në ditën e parë kur u dëgjova s’më pëlqeu. Si mundet të fitoj unë titullin para skuadrës që ndodhet 10 pikë para në renditje? Kjo nuk shkon, nuk i di arsyet që nxitën të shkohet deri këtu, por s’më pëlqen si format. Kjo mund të jetë bërë për efekt financiar dhe për t’i dhënë pak ngjyrë garës për titull, por për një futboll cilësor më mirë të ishte bërë gara me 14 skuadra, ose me 16 ekipe e dy faza, apo dhe 18 ekipe e dy faza. Por jo formulë për të përcaktuar titullin. Unë vetë s’e kam parë si diçka pozitive, më pëlqen më shumë një format me numër më të madh skuadrash se sa një formulë e tillë.
    Intervistoi: Adriatik BALLA

     
     

  • UFC-314/ Volkanovski dhe Lopes duelojnë për titullin kampion bote që është vakant

    UFC-314/ Volkanovski dhe Lopes duelojnë për titullin kampion bote që është vakant

    Këtë fundjavë rikthehen eventet e mëdha në artet marciale mikse. Në Majemi do të zhvillohet eventi UFC-314, ku në total do të zhvillohet 13 duele.
    Vëmendja më e madhe është te sfida për titullin kampion bote në peshën “featherweight” (pesha deri 66kg), titull që për momentin është vakant.
    Një nga sfidantët e këtij titulli është një ish-kampion i këtij Divizioni, australiani Alexander Volkanovski (26 fitore e 4 humbje). Ai ka qenë dikur kampion i kësaj peshe, titull që e ka humbur një vit më parë.
    Përballë tij është braziliani Diego Lopes (26 fitore e 6 humbje), që nuk humbet prej dy vitesh dhe që për herë të parë ka mundësinë të duelojë për diçka të madhe në karrierën e tij.
    Në këtë event do të ngjiten në kafaz edhe disa veteranë të këtij sporti si Dominik Reyes dhe Michael Chendler, çka e bëjnë mjaft interesant këtë event të MMA-së.
    UFC-314, sfidat kryesore
    Alexander Volkanovski – Diego Lopes
    Michael Chandler – Paddy Pimblett
    Bryce Mitchell – Jean Silva
    Yair Rodriguez – Patricio Pitbull
    Nikita Krylov – Dominik Reyes

  • Sot ose kurrë më për Napolin… Tjetër shans i artë për titullin, por Bologna e frikëson

    Sot ose kurrë më për Napolin… Tjetër shans i artë për titullin, por Bologna e frikëson

    Sot ose kurrë më për Napolin. E tillë është ndeshja ndaj Bologna, e cila kohët e fundit lejon vërtet pak shanse për kundërshtarët. Ky është udhëkryqi i titullit, që e pret këtë mbrëmje Napolin në “Dall’Ara”. Një mundësi unike ose pothuajse, sepse barazimi i Interit në Parma i lejon Antonio Contes të shkurtësojë distancën me -1 pikë nga kreu, me sprintin për “scudetto” që ka hyrë në fazën vendimtare.
    Tashmë, çdo pikë e lënë apo e fituar peshon si një gur…, për mirë apo për keq. Ekziston edhe ana tjetër e barrikadës, teksa blutë do të përballen me një Bologna në formë të shkëlqyer, që vjen nga 4 fitore radhazi, në garë për Champions-in dhe e aftë, vetëm disa javë më parë, të shënonte 5 gola ndaj Lazios, e cila nuk është skuadër e panjohur në Serie A. Pra, Conte duhet të fitojë, por nuk do të jetë aspak e lehtë.
    E sigurt është që, në llogaritje të fundit, ndeshja në “Dall’Ara” do të jetë pengesa e fundit e madhe për Napolin, sepse nga aty e në vijim kalendari i bluve bëhet shumë më i lehtë, me 4 ndeshje në shtëpi në 7 ndeshjet e fundit dhe të gjithë kundërshtarët nën potencialin real të Napolit.
    Kësisoji, është logjike që vëmendja të jetë maksimale dhe formacioni, për shkak të rrethanave, më i miri i mundshëm. Me rikthimin e McTominay, aplikimi i skemës 4-3-3 është i pashmangshëm. Lukaku do të jetë në qendër të sulmit, i përforcuar në të djathtë nga Politano dhe në të majtë nga Neres. Në mesfushë, përveç skocezit, do të jenë Lobotka dhe Anguissa.
    Mbrojtja do të jetë titullare, me Di Lorenzo dhe Olivera në anët, si dhe Rrahmani e Buongiorno në qendër. Disa dilema më shumë ka Bologna, ku, për shembull, Italiano do të duhet të zgjedhë mes Castro dhe Dallinga në sulm. Pas tyre, Orsolini, Odgaard dhe Ndoye janë të padiskutueshëm, ndërsa në mesfushë luhet për dy pozita mes Freuler, Ferguson dhe Pobega. Mbrapa duken të sigurt për të startuar Beukema, Lucumì dhe Miranda, me balotazh në të djathtë mes Holm dhe De Silvestri.
    Conte duhet të bëjë kujdes nga “rossoblù”, sepse janë në formë të shkëlqyer. Këtë sezon ata kanë treguar se dinë të dëmtojnë kundërshtarë që në letër janë më të fuqishëm. Një rastësi e vogël: Bologna, fushë ku Interi humbi titullin e dhimbshëm ndaj Milanit, është përsëri qendra e garës për titullin e këtij edicioni. NJë trajner si Conte e di këtë gjë dhe nuk mund të gabojë.
     

  • PSG vendos REKORD: fiton titullin 6 javë para fundit të kampionatit! Diktatura e Luis Enrique & Co

    PSG vendos REKORD: fiton titullin 6 javë para fundit të kampionatit! Diktatura e Luis Enrique & Co

    Ne sapo kemi hyrë në prill por PSG tashmë është bërë kampion i Francës! Mjaftonte 1 pike ndaj Angers për të fituar titullin e 13-të në historinë e tyre, por për të festuar të gjithë së bashku në Parc des Princes erdhi fitorja 1-0 ndaj skuadrës së Loire.
    Goli i talentit Doué vendosi, i ndihmuar nga Kvaratskhelia, lojtari i vërtetë shtesë që nga transferimi i tij nga Napoli në janar. Misioni i realizuar, të paktën për kampionatin, për Luis Enrique-n, i cili fitoi titullin e 5-të si trofeun që nga ardhja e tij në Francë (ai kishte fituar edhe Ligue 1 vitin e kaluar, si dhe një Kupë të Francës dhe dy Superkupa).
    PSG arrin 74 pikë dhe, me 6 ndeshje për t’u luajtur (kampionati francez ka 18 skuadra), askush nuk mund të arrijë midis Monacos dhe Marseille.
    PSG tashmë e kishte vonuar festimin me një javë, duke marrë parasysh se skuadra e Adolf Hütter – të paktën nga pikëpamja matematikore – mund të kishte arritur më së shumti PSG në rast të humbjeve të parizienëve nga tani deri në fund të ekipit.
    Për të mos folur për Marseille që po përjeton një krizë të thellë. Në të vërtetë, vetë De Zerbi tani rrezikon të mos e përfundojë sezonin, duke marrë parasysh rebelimin e ekipit të tij.

  • “Nuk duhet të mendojmë për titullin por për ndeshjen e radhës për të evituar gabime”

    “Nuk duhet të mendojmë për titullin por për ndeshjen e radhës për të evituar gabime”

    4 Prill 2025

    10:36

    Telesport

    Sulmuesi Diogo Jota ishte njeriu që i dha fitoren skuadrës së Liverpool, 1-0 në derbin ndaj Everton. “Reds” kanë një avantazh të konsiderueshëm në renditje ndaj rivalëve, duke qenë shumë pranë titullin kampion në Premier League.
    Në prag të ndeshjes së radhës, atë ndaj Fulham ditën e shtunë, Jota thotë: “Në teori mund të ndodhin kaq shumë gjëra deri në fund të sezonit, ndaj nuk duhet të mendojmë se gjërat kanë përfunduar”.
    “Edhe në ndeshjen e fundit ndaj Everton ne ndjemë dje se sa e vështirë është të fitosh një ndeshje në Premier League. Kjo tregon gjithashtu se me tetë ndeshje para përfundimit ka një betejë të fortë mes skuadrave”, tha portugezi.
    “Çdo sfidë ka vështirësitë e saj, duke filluar nga e diela kundër Fulham, i cili gjithashtu po kalon një sezon shumë të mirë. Ndaj, duhet t’i marrim sfidat një e nga një, duke dhënë sërish maksimumin tonë për të marrë tri pikët”, tha Jota.

  • Slot pranon: Jemi në një pozicion të mirë në renditje për të fituar titullin kampion

    Slot pranon: Jemi në një pozicion të mirë në renditje për të fituar titullin kampion

    3 Prill 2025

    11:16

    Telesport

    Liverpool fitoi 1-0 ndaj Everton në derbi, një sukses që afron skuadrën e “reds” edhe më shumë me titullin kampion në Premier League. Pasi dështoi në Champions dhe finalen e Carabao Cup, kampionati mbetet objektivi i vetëm i mbetur për Liverpool.
    “Ne po zhvillojmë sezonin më të mirë të mundshëm që mund të mendonim. Everton tregoi se sa e vështirë është të fitosh një ndeshje futbolli në Premier League dhe ne e dimë se do të përballemi edhe me tetë sfida shumë të vështira”, tha trajneri Arne Slot.
    Më tej, trajneri i Liverpool shtoi: “Për sa kohë që lojtarët japin aq sa dhanë në këtë derbi dhe tifozët na mbështesin po kaq shumë, atëherë mendoj se ne jemi në një pozicion shumë të mirë për të fituar titullin kampion”.
    Kur kanë mbetur edhe 8 ndeshje për t’u luajtur në kampion skuadra e Liverpool është shkëputur 12 pikë nga ndjekësi më i afërt, Arsenal.

  • Albanologu arbëresh! Francesco Altimari merr titullin “Doctor Honoris Causa” nga universiteti “Luigj Gurakuqi”

    Albanologu arbëresh! Francesco Altimari merr titullin “Doctor Honoris Causa” nga universiteti “Luigj Gurakuqi”

    I lindur në Kalabri, në zemër të një komuniteti arbëresh që ka ruajtur me krenari gjuhën dhe traditat shqiptare, prof. dr. Francesco Altimari ia ka kushtuar gjithë jetën e tij studimeve albanologjike dhe promovimit të kulturës shqiptare në arenën ndërkombëtare.

    Për këtë përkushtim , Universiteti i Shkodrës “Luigj Gurakuqi” e nderoi akademikun italian me titullin prestigjioz “Doctor Honoris Causa”.
    Në fjalën e tij gjatë marrjes së titullit, prof. dr. Altimari theksoi sërish rëndësinë e mbështetjes për komunitetin arbëresh, duke apeluar për ruajtjen dhe forcimin e lidhjeve kulturore dhe historike mes tyre dhe Shqipërisë.
    Aktualisht, prof. dr. Francesco Altimari është profesor i albanologjisë në disa universitete italiane dhe mban titullin e anëtarit të nderit të Akademisë së Shkencave të Shqipërisë dhe Akademisë së Shkencave dhe Arteve të Kosovës.

    Top Channel

  • Te Juventus janë të bindur, ky është “superstari” që do t’i rikthejë në garë për titullin në Serie A dhe në Champions League

    Te Juventus janë të bindur, ky është “superstari” që do t’i rikthejë në garë për titullin në Serie A dhe në Champions League

    27 Mars 2025

    17:19

    Telesport

    Edhe pse pak ditë më parë Juventus zyrtarizoi Igor Tudor në vend të Thiago Motta-s, në Torino janë të bindur se kroati do të qëndrojë deri në fund të sezonit. Plani i “Zonjës së Vjetër” është që t’i besojë ekipin një trajneri i cili duhet të jetë i aftë për t’i rikthyer në garë për titullin në Serie A dhe për të tentuar sukesin në Europë.
    Dhe emri kryesor për ta bërë realitet këtë gjë është ai i Antonio Conte-s, i cili aktualisht drejton Napolin dhe është në garë të fortë për titullin në Serie A dhe do të rivalizojë deri në fund Interin. Bordi bardhezi beson se një trajner me personalitetin dhe përvojën e Conte-s mund të jetë zgjidhja ideale për ta rikthyer skuadrën në krye.
    Edhe pse aktualisht është në kontratë me Napolin, lidhja shpirtërore me Juventusin dhe suksesi i tij si trajner në të kaluarën, e bëjnë atë kandidatin perfekt për të drejtuar stolin e bardhezinjve.
    Në Torino, e dinë se nuk do të jetë e lehtë për të siguruar rikthimin e 55-vjeçarit, pasi ai ka një kontratë aktuale me klubin napolitan. Sidoqoftë, mundësia për të udhëhequr një projekt të ri ambicioz mund të tërheqë Conte-n, i cili tashmë ka demonstruar aftësitë për të transformuar “Zonjën e Vjetër” në një ekip të frikshëm në të kaluarën.