Tag: titullin

  • Van Dijk tallet me Arsenal: Kam dëshirë ta fitoj titullin duke parë ndeshjen e tyre në TV

    Van Dijk tallet me Arsenal: Kam dëshirë ta fitoj titullin duke parë ndeshjen e tyre në TV

    22 Prill 2025

    9:07

    Telesport

    Liverpool është vetëm një fitore larg titullit kampion në Premier League. Titull që mund të vijë në fundjavë, në ndeshjen që “reds” do të luajnë ndaj Tottenham.
    Por skuadra e Liverpool mund të zbresë të dielën në fushë si kampione edhe pa luajtur. Kjo mund të ndodhë në rast se Arsenal, që luan të mërkurën ndaj Crystal Palace, do të humbasë. Kapiteni Virgil Van Dijk foli për këtë mundësi, duke mos përjashtuar faktin që skuadra të mund të takohej për të parë sfidën e “topçinjve”, për të festuar në rast se ata do të humbnin në Emirates Stadium.
    “Unë pres që Arsenal të fitojë në shtëpi, por nëse kjo nuk ndodh do të më pëlqente të shijoja titullin duke e parë atë ndeshje në TV”, tha Virgil Van Dijk, kapiteni i Liverpool.
    “Mendoj se do të ishte më mirë të ishim të gjithë bashkë si ekip dhe të shikonim ndeshjen. Pra, çfarëdo që të ndodhë, ne do ta diskutojmë atë në ditët në vijim”, shtoi më tej mbrojtësi holandez.

  • Valverde shpëton Realin në minutat e fundit, madrilenët mbajnë gjallë shpresat për titullin

    Valverde shpëton Realin në minutat e fundit, madrilenët mbajnë gjallë shpresat për titullin

    20 Prill 2025

    22:55

    Telesport

    Real Madrid ka fituar 1-0 në “Santiago Bernabeu” ndaj Athletic Bilbao, ndeshje e vlefshme për javën e 32-të në La Liga. Madrilenët vinin nga eliminimi në mesjavë në Champions nga Arsenal dhe sonte iu duhej me patjetër fitorja për të mbajtur shpresat gjallë për titullin kampion.
    Një paraqitje shumë e dobët e madrilenëve. Në minutën e 80-të, Vinicius Junior do të gjente golin, por ndërhyn VAR, arbitri sheh rastin në ekran dhe vendos ta anulojë për pozicion jashtë loje.
    Goli i fitores për madrilenët do të vinte në minutën e 93-të, ku Federico Valverde dërgoi topin në portën e mbrojtur nga Unai Simon me një goditje të fuqishme. SHIKOGOLIN
    Edhe pse me shumë vuajtje, Reali merr një fitore shumë të rëndësishme, duke ruajtur kështu distancën me 4 pikë nga vendi i parë që mbahet nga Barcelona dhe duke shpresuar që katalanasit të bëjnë hapa fals në 6 ndeshjet e mbetura.

  • Leverkusen ngec në transfertë dhe i “dorëzon” titullin Bayern-it (video)

    Leverkusen ngec në transfertë dhe i “dorëzon” titullin Bayern-it (video)

    20 Prill 2025

    21:24

    Telesport

    Ndeshja e fundit e javës së 30-të në Bundesligë ishte ajo mes St.Pauli dhe Leverkusen, e cila u mbyll në barazim 1-1. “Aspirinat” gjetën të parët golin me Patrik Schick, i cili shënoi me kokë në minutën e 30-të pas krosimit nga Grimaldo nga goditja e këndit.
    Goli i barazimit për vendasit erdhi në minutën e 77-të, ku Boukhalfa përfitoi nga një gafë e portierit të Leverkusen, i cili nuk e zotëroi siç duhej topin dhe sulmuesi vendas barazoi shifrat.
    Pas këtij barazimi, Leverkusen ia ka “dorëzuar” titullin Bayern Munich, pasi diferenca mes tyre është 8 pikë kur kanë mbetur edhe katër javë nga fundi. St. Pauli edhe pse ende jo zyrtarisht, duket se e ka arritur objektivin kryesor të këtij sezoni që ishte qëndrimi në Bundesligë.
    SHIKOGOLAT

  • Mjafton goli i Alexander Arnold ndaj Leicester, javën që vjen Liverpool feston titullin edhe zyrtarisht

    Mjafton goli i Alexander Arnold ndaj Leicester, javën që vjen Liverpool feston titullin edhe zyrtarisht

    20 Prill 2025

    19:25

    Telesport

    Liverpool ka fituar 0-1 në trasnfertë ndaj Leicester, ndeshje e vlefshme për javën e 33-të në Premier League. Një ndeshje pa shumë emocione duke ditur që Leicester do të luajë në Championship sezonin e ri, ndërsa Liverpool e ka siguruar titullin.
    Pjesa e parë u mbyll 0-0. Rezultati u zhbllokua me golin e Alexander Arnold në minutën e 75-të pas një rrëmuje të krijuar në zone pas goditjes së këndit, mbrojtësi anglez kishte vetëm pak minuta që kishte hyrë në fushë si zëvendësues. SHIKOGOLIN
    Rezultati përfundimtar 0-1. Javën e ardhshme, në rast se Liverpool fiton ndaj Tottenham, të kuqtë do festojnë zyrtarisht titullin kampion.

  • Flamurtari ngjitet në Superiore, Vora feston titullin

    Flamurtari ngjitet në Superiore, Vora feston titullin

    Flamurtari i Vorës rikthehet në Abissnet Superiore për sezonin 2025/2026.

    Në sfiden e fundit luajtur sot në Vorë, kuqezinjtë e Artim Pollozhanit fituan 0-1 me një gol të Ememe në të 33′.

    Vazhdo leximin

  • E ka fituar titullin, por PSG nuk e “prish” garën në Ligue 1! Parizienët fitojnë 2-1 ndaj Le Havre (video)

    E ka fituar titullin, por PSG nuk e “prish” garën në Ligue 1! Parizienët fitojnë 2-1 ndaj Le Havre (video)

    19 Prill 2025

    18:57

    Telesport

    Edhe pse e ka fituar zyrtarisht titullin, PSG nuk e “prish” garën duke fituar 2-1 ndaj Le Havre, ndeshje e vlefshme për javën e 29-të në Ligue 1.
    Serinë e goave e hapi ylli i ri i parizienve, Desire Doue, i cili shënoi pas vetëm 7 minutash lojë, pas asistit të Bradley Barcola. Në fillim të pjesës së dytë, PSG gjeti golin e dytë me Goncalo Ramos, pas asistit të Mayulu.
    Në minutën e 60-të, Soumare do të shënonte me koke pas krosimit nga goditja e këndit, duke ngushtuar shifrat. Rezultati nuk ndryshoi deri në fund, PSG fiton 2-1. Le Havre renditet në vendin e 16-të aktualisht, vend që të dërgon në play-out, por duhen edhe 5 javë nga fundi.
    Nëse gara për titullin në Ligue 1 është mbyllur prej kohësh, gara për zonën Champions dhe Europa League është tejet e fortë, po ashtu edhe gara për mbijetesë.
    SHIKOGOLAT

  • Presidenti Duka i dorëzon titullin ish-futbollistit të njohur Artur Lekbello: Legjendë e Futbollit

    Presidenti Duka i dorëzon titullin ish-futbollistit të njohur Artur Lekbello: Legjendë e Futbollit

    Artur Lekbello, një nga emrat më të shquar të futbollit shqiptar është nderuar me titullin “Legjendë e Futbollit”. Për shkak të problemeve shëndetësore, ish-mbrojtësi nuk ka pasur mundësi të tërhiqte titullin në Shqipëri.
    Për të nderuar dhe respektuar kontributin e tij, Presidenti i FSHF-së, Armand Duka, Zv.Presidenti i FSHF-së, Lutfi Nuri, Sekretari i Përgjithshëm i FSHF-së, Ilir Shulku dhe zyrtarë të tjerë të FSHF-së udhëtuan drejt Selanikut, ku u takuan me Lekbellon për t’i dorëzuar atij zyrtarisht titullin “Legjendë e futbollit”.

    Në ceremoninë e zhvilluar me këtë rast dhe në një atmosferë shumë miqësore, ku morën pjesë edhe familjarë e miq të ish-futbollistit, Presidenti Duka i shprehu mirënjohjen e tij Artur Lekbellos për karrierën e jashtëzakonshme dhe gjurmën që ka lënë në futbollin shqiptar.
    Artur Lekbello ka qenë një nga mbrojtësit më të spikatur të futbollit shqiptar në vitet 80’-90’. Ai ka luajtur 30 ndeshje me Kombëtaren. Në rang klubesh, Artur Lekbello ka luajtur për ekipin e 17 Nëntorit dhe Arisit të Selanikut.

  • “Legjendë e Futbollit”, Presidenti Duka i dorëzon titullin ish-futbollistit të njohur Artur Lekbello

    “Legjendë e Futbollit”, Presidenti Duka i dorëzon titullin ish-futbollistit të njohur Artur Lekbello

    Artur Lekbello, një nga emrat më të shquar të futbollit shqiptar është nderuar me titullin “Legjendë e Futbollit”. Për shkak të problemeve shëndetësore, ish-mbrojtësi nuk ka pasur mundësi të tërhiqte titullin në Shqipëri.
    Për të nderuar dhe respektuar kontributin e tij, Presidenti i FSHF-së, Armand Duka, Zv.Presidenti i FSHF-së, Lutfi Nuri, Sekretari i Përgjithshëm i FSHF-së, Ilir Shulku dhe zyrtarë të tjerë të FSHF-së udhëtuan drejt Selanikut, ku u takuan me Lekbellon për t’i dorëzuar atij zyrtarisht titullin “Legjendë e futbollit”.
    Në ceremoninë e zhvilluar me këtë rast dhe në një atmosferë shumë miqësore, ku morën pjesë edhe familjarë e miq të ish-futbollistit, Presidenti Duka i shprehu mirënjohjen e tij Artur Lekbellos për karrierën e jashtëzakonshme dhe gjurmën që ka lënë në futbollin shqiptar.
    Artur Lekbello ka qenë një nga mbrojtësit më të spikatur të futbollit shqiptar në vitet 80’-90’. Ai ka luajtur 30 ndeshje me Kombëtaren. Në rang klubesh, Artur Lekbello ka luajtur për ekipin e 17 Nëntorit dhe Arisit të Selanikut.

  • McTominay: Me Lukaku jemi një dyshe fantastike, ëndërroj titullin kampion në Serie A

    McTominay: Me Lukaku jemi një dyshe fantastike, ëndërroj titullin kampion në Serie A

    15 Prill 2025

    9:52

    Telesport

    Napoli fitoi 3-0 ndaj Empoli në kampionat, duke ruajtur distancën prej 3 pikësh ndaj kryesuesve të Inter. Protagonist të kësaj ndeshjeje ishin Scott McTominay me dy gola dhe Romelu Lukaku me një gol dhe dy asist.
    Skocezi ka folur me superlativa për shokun e tij të skuadrës: “Lukaku është një shok i madh skuadre. Ai kërkon shumë nga ne dhe nga vetja që të krijojë më shumë mundësi. Ai ka një karrierë të jashtëzakonshme dhe jam shumë i lumtur që e kam pranë”.
    “Në fushë dhe në dhomën e zhveshjes ai na udhëheq, ai është me të vërtetë i rëndësishëm për grupin“, shtoi më tej Scott McTominay, që beson se Napoli ka shanse të fitojë titullin kampion në Serie A.
    “Gjithmonë kam ëndërruar të fitoj trofe dhe të jem kampion për gjithë jetën time. Nuk do ta humbas kurrë këtë ëndërr, as kur karriera ime të ketë mbaruar. Ne duhet t’i marrim ndeshjet një e nga një, pa u ndikuar nga të tjerët”, tha McTominay.

  • Arne Slot kërkon sforcon e fundit: Ai na shpëtoi, tani na duhen edhe dy fitore për titullin

    Arne Slot kërkon sforcon e fundit: Ai na shpëtoi, tani na duhen edhe dy fitore për titullin

    14 Prill 2025

    9:25

    Telesport

    Liverpool arriti një fitore të vuajtur 2-1 ndaj West Ham në kampionat dhe afrohet më shumë me titullin kampion në Premier League. Trajneri i “reds” Arne Slot e vlerëson shumë këtë fitore.
    “Në pjesën e parë luajtëm shumë mirë, patëm ritëm të kënaqshëm dhe duhej të kishim shënuar më shumë gola për të qenë më të qetë. Ndërsa në pjesën e dytë shpëtuam falë Alisson”, tha Slot.
    “Ata mund të kishin shënuar dy ose tre gola, por ishim me fat që Alisson shpëtoi shumë mirë disa raste. Mënyra se si pësuam ishte një zhgënjim i madh, por djemtë reaguan menjëherë”, tha Arne Slot.
    “Me këtë mentalitet fituam 2-1 në momentet e fundit. Mbetet një rezultat i rëndësishëm, sepse na duhen edhe dy fitore për titullin. Mendoj se ndeshjet e deritanishme kanë treguar se sa e vështirë është për ne të fitojmë një ndeshje futbolli”, tha Slot.
    “Kjo është Premier League. Tani e dimë se duhet të fitojmë vetëm dy herë. Ne e dimë se çfarë duhet të bëjmë: gjë që është e vështirë, por ne do të luftojmë për ta arritur atë me të gjitha forcat tona”, deklaroi Arne Slot.