Shorti i “final four” e vendosi Vllazninë kundër Dinamo City në gjysmëfinale. Pas verdiktit të golgave, drejtori sportiv kuqeblu, Tefik Osmani, u shpreh për mediat: “Për të dyja ekipet me të cilat mund të përballeshim kemi shumë respekt. Do të jetë një ndeshje e luftuar ndaj Dinamo City, presim të bëjmë mirë.
Nëse fitojmë titullin do të ishte ‘qershia mbi tortë’. Ne e dimë se Shkodra ka vite që e pret titullin. Jemi një nga skuadrat më të mira, pasi kemi në përbërje lojtarë të rinj siç janë Doda, ndërsa kundërshtarët kanë futbollistë me shumë eksperiencë.
Unë jam pjesë e Vllaznisë, kur nuk e bëj punën mirë, marr çantën e iki. Unë kam një marrëdhënie shumë të mirë me drejtuesit e Vllaznisë. Më vjen mirë që tani ka ardhur edhe Ardit Krymi, me të cilin jemi si vllai i madh dhe i vogli. Marrëdhënien me klubin e kam si prindi me fëmijën, kemi marrëdhënie të ngushtë.
Para 3 ditësh, kur luanin në gjysmëfinalen e Kupës, ishte Dinamo City që dominonte, më pas Vllaznia. Këtë herë do të jetë ndeshje ndryshe. Nuk ka drejtor që thotë se do të fitoj titullin dhe kupën. Kam qenë brenda objektivave.
Unë kam mbërritur te Vllaznia kur ishte në vendin e 8-të dhe tani jemi në ‘final four’. Këtu në Shqipëri nuk e përdorin mirënjohjen, sado mirë që të bësh. Nëse nuk arrihet titulli kampion, gjithçka do ta vendosë presidenti”.
Tag: titullin
-

Osmani: Shkodra ka vite që e pret titullin kampion, do të ishte “qershia mbi tortë”
-

Rrëfehet Salah: Ky titull kampion është më i bukur se ai që fituam me Klopp
Sulmuesi i Liverpool, Mohamed Salah, beson se titulli i Premier League fituar këtë sezon është shumë më i bukur se ai i fituar nën drejtimin e Jurgen Klopp, në vitin 2020.
Salah shënoi në fitoren shkatërruese 5-1 të Liverpool ndaj Tottenham në “Anfield” për të siguruar titullin me katër ndeshje të mbetura për skuadrën e Arne Slot.
Egjiptianit iu kërkua të krahasonte titullin e këtij sezoni me atë nën drejtimin e Klopp, fituar në kohën e pandemisë.
“Ky është shumë më mirë, jam 100% i bindur për këtë“, tha Salah për “Sky Sports”.
“Të fitosh titullin pa Mane, pa Jurgen, pa Firmino dhe pa gjithë të tjerët ndihet më e veçantë. Tani kemi një grup tjetër, trajner tjetër, kështu që të jemi në gjendje ta bëjmë përsëri është diçka e veçantë”, shtoi Salah.
I pyetur nëse Slot e kishte bërë atë një lojtar më të mirë, Salah bëri shaka: “Mund t’i shihni shifrat, të paktën duket kështu”.
“Ai ishte shumë i sinqertë me mua. Slot është mjaft i ashpër, kjo duket te personaliteti i tij. Por ai na e bëri jetën më të lehtë sepse e dinte menjëherë se çfarë do të bëje, gjë që ne bëmë”, tha Salah. -

Napoli, edhe katër hapa për të ëndërruar titullin. Fati është në duart e Contes
Napoli ka rifilluar të ëndërrojë për titullin, duke shfrytëzuar një tjetër hap fals të Interit. Nëse ekipi i Inzaghit gabon, ai i Contes mban fokusin lart dhe po afron me hapa të vegjël atë që disa javë më parë ishte pothuajse e pamenduar dhe e pamundur të thuhej.
Titulli kampion tani duket i arritshëm për napolitanët, të cilët në letër kanë një kalendar më të lehtë se ai i zikaltërve. Katër finale, apo më saktë katër hapa, siç i quan trajneri salentin, që nuk duhet të gabohen për të hyrë sërish në histori.
Ka ata që qajnë dhe ata që festojnë. Megjithatë, për të festuar nuk është ende koha në shtëpinë e Napolit. Sidoqoftë, një hap i parë, në natën më të rëndësishme deri tani të sezonit për napolitanët, është bërë.
Me një paraqitje karakteri, ekipi fitoi kundër Torinos disa orë pas humbjes së Interit kundër Romës, një përgjigje e menjëhershme e Contes ndaj Inzaghit. Sepse në një kampionat italian kaq të balancuar si ky, askush nuk t’i fal gabimet dhe në pak javë Napoli ka ditur të jetë i pamëshirshëm.
Në “Fuorigrotta” dhe rrethinat, përdorimi i fjalës “scudetto” nuk është më një problem, sepse djemtë e Contes kanë arritur të rikthejnë në qytet dhe në “Maradona” entuziazmin që kishte humbur sezonin e kaluar, i tmerrshëm për kampionët italianë në fuqi. Me trajnerin salentin në stolin “axurr” ka ardhur stabiliteti dhe shënimi i golave që nuk lë hapësirë për kundërshtarët.
Sepse kur golashënuesi yt më i mirë është Lukaku, ia vlen të lavdërohet, por nëse shton edhe një McTominay të paevitueshëm dhe me nuhatje të jashtëzakonshme për golin (11), një Anguissa (6) gjithmonë të pranishëm në zonën e sulmit, kupton se cilat janë armët e forta të këtij Napoli.
“Partenopei” realizojnë gola dhe më pas mbrohen, jo me “katenaçio” të vjetër, por me organizim të saktë dhe strategji mbrojtëse të kujdesshme, që e bën atë napolitane mbrojtjen më të mirë në Serie A.
Një forcë që nuk është e pakët dhe duhet shfrytëzuar deri në fund, në 4 ndeshjet që do t’i shohin “axurrët” të fluturojnë për në transfertat e Lecce dhe Parma, skuadra në kërkim të mbijetesës në Serie A, plus sfidat në shtëpi ndaj Genoa dhe Cagliari.
Katër hapa, për të mos thënë “finale”, që janë brenda mundësive për napolitanët, të cilët duan të ëndërrojnë madhërisht, por duke qëndruar me këmbë në tokë. Edhe pse “hapja e syve” do të sjellë rrezikun e një “zgjimi” të vështirë…
Conte shpreson që ai të jetë pak më i ëmbël, sepse të dielën në mbrëmje, kur vuri kokën në jastëk për të fjetur pas festës në “Maradona”, mendimi i parë shkoi te gjendja e lojtarëve të tij që dolën të lënduar nga sfida kundër Torinos.
Ai që shqetëson më shumë është Buongiorno, i cili ka pasur një problem muskulor, që mund të jetë rikthim i lëndimit për qendërmbrojtësin napolitan, i cili rrezikon të kërkojë ndihmën e Contes.
Duhet vlerësuar gjithashtu gjendja e Lobotka dhe Anguissa, dy situata që shqetësojnë më pak stafin napolitan, por që duhet t’i mbrojë lojtarët për ta përballuar si duhet fundin e sezonit, ku çdo gabim (ose humbje lojtari) mund të ketë pasoja të rënda.
Kalendari për titullin:Java e 35-tëLecce-NapoliInter-Verona
Java e 36-tëNapoli-GenoaTorino-Inter
Java e 37-tëParma-NapoliInter-Lazio
Java e 38-tëNapoli-CagliariComo-Inter
-

Arne Sloti fiton titullin që në sezonin e tij të parë, i jep Liverpulit trofeun e munguar prej 5 vitesh
Mbrëmja e sotme është një festë në Liverpul. “Të kuqtë” fituan sot titullin kampion numër 20 në historinë e tyre. Liverpuli shkatërroi me shifrat 5-1 Totenhemin në “Enfild”, duke siguruar matematikisht vendin e parë në tabelën e renditjes.
Një sukses i jashtëzakonshëm për Arne Slotin, i cili ia doli të fitonte titullin kampion që në sezonin e tij të parë në krye të Liverpulit. Ky trofe mungonte për këta të fundit që nga viti 2020, kur Klopi theu dominimin e Mançester Sitit në Angli. Tashmë Liverpuli i bashkohet Mançester Junajtedit me 20 tituj kampionë të fituar, më shumë se çdo skuadër tjetër angleze./Sport Ekspres/ -

Liverpooli fiton zyrtarisht titullin e 20-të në Premier League
Liverpool është shpallur kampion i Premier League për sezonin 2024-2025, duke siguruar titullin katër javë para përfundimit të kampionatit. Pas një sezoni dominues, skuadra e Arne Slot mposhti Tottenhamin 5-1 në Anfield, për të siguruar matematikisht vendin e parë në renditje.
Golat e shënuar nga Díaz, Mac Allister, Gakpo, Salah dhe një autogol i Udogie e çuan Liverpoolin në një fitore të thellë ndaj “Spurs”, duke vulosur fitoren e titullit.Me 82 pikë, Liverpooli ka një avantazh prej 15 pikësh ndaj Arsenali që renditet i dyti (67 pikë), duke bërë të pamundur ndjekjen nga rivalët.
Kjo fitore shënon fundin e dominimit të Manchester Cityt, i cili kishte fituar katër tituj radhazi në Premier League. -

Chris Eubank Jr në gjurmët e babait, mposht Conor Benn dhe mbron titullin kampion bote
27 Prill 2025
0:14
Telesport
Boksieri britanik Chris Eubank Jr fitoi me vendim unanim të gjyqtarëve duelin ndaj patriotit të tij Conor Benn, duke mbrojtur titullin kampion bote në kategorinë IBO, në peshën e mesme.
Dueli i zhvilluar në stadiumin e Tottenham ishte një spektakël i vërtetë, me dy boksierët që dueluan pa pushuar asnjë sekondë nga raundi i parë deri tek i 12-ti. Aq sa në fund mezi qëndronin në këmbë.
Të tri gjyqtarët i dhanë fitoren Chris Eubank me rezultatin e njëjtë (116-112, 116-112, 116-112). Kjo është fitorja nr.35 në karrierë për Eubank jr, që ka edhe 3 humbje. Ndërsa për Benn vjen humbja e parë në karrierë pas 23 fitoresh. -

“Kjo është e pabesueshme, hera e dytë që ma thoni”! Kompany acarohet me gazetarët në Gjermani: Si nuk ma quani titullin me Burnley?
Bayerni ka mundësinë që këtë fundjavë të sigurojë teorikisht titullin e kampionit të Gjermanisë dhe para takimit me Mainzin, në qendër të vëmendjes ka qenë Vincent Kompany, i cili edhe një herë ka folur për gazetarët.
Njëri nga gazetarët e ka pyetur Kompany-n se si do ta festonte titullin e tij të parë në karrierën e trajnerit nëse Bayern e fitonte nesër, por belgu nuk ishte entuziast për këtë pyetje dhe tha se kjo po ndodh për herë të dytë këtë javë.
“Kjo është e pabesueshme, për herë të dytë këtë javë dikush më ka thënë se ky do të jetë titulli im i parë në karrierën time si trajner”, tha Kompany dhe shtoi:
“Unë tashmë e kam një që e kam fituar në pankinën e Burnley-t. Po, ishte një ngjitje në një gradë më të lartë, por megjithatë ne përfunduam të parët në tabelë që do të thotë se fituam titullin. Por ju padyshim mendoni se parada e fitores në Burnley ishte pa arsye”, tha Kompany. /Elio Hajdari-Sport Ekspres/ -

Interi apo Napoli? Sprinti final për titullin në Serie A
Interi dhe Napoli janë barazim në krye të Serie A me nga 71 pikë, pesë javë para fundit. Dueli është totalisht i hapur dhe çdo detaj mund të bëjë diferencën në fund. Por kush është më favorit për titull?
Kalendari i mbetur favorizon Napolin. Të dyja skuadrat kanë tre ndeshje në shtëpi dhe dy jashtë, por Interi do të përballet me kundërshtarë më të fortë si Roma dhe Lacio. Napoli, nga ana tjetër, ka përpara skuadra që luftojnë për mbijetesë, si Leçe, Parma dhe Kaljari. Rruga duket më e lehtë për ekipin e Kontes.
Nga ana tjetër, Interi ka një ambient më të qetë. Klubi, trajneri dhe tifozët janë të bashkuar dhe e menaxhojnë presionin në mënyrë të balancuar. Napoli nuk është i tillë – tensionet mes Kontes dhe presidentit De Laurentiis mund të ndikojnë negativisht në momentin më vendimtar të sezonit.
Lodhia fizike është një faktor tjetër me rëndësi. Interi ka zhvilluar 14 ndeshje më shumë këtë sezon për shkak të angazhimeve në Champions, Kupën e Italisë dhe Superkupë. Napoli ka më shumë energji në rezervë dhe kjo mund të vlejë shumë në javët e fundit.
Sa i përket eksperiencës, Interi qëndron më lart. Lojtarë si Lautaro, Barela, Darmian dhe Acerbi kanë fituar trofe të rëndësishëm dhe dinë të përballojnë presionin. Napoli ka më pak emra me peshë në situata të tilla, përveç Di Lorenzos dhe Lukakut.
Në pankinë, edhe pse Inzagi po bën një sezon shumë të mirë, Konte mbetet një trajner me një profil më të lartë. Ai ka fituar tituj me ekipe që nuk ishin favoritë dhe di të ndryshojë mentalitetin e një skuadre.
Sa i përket cilësisë së skuadrës, Interi ka avantazh të dukshëm. Zëvendësuesit e tij janë më cilësorë dhe të një niveli me titullarët. Napoli e ndjeu menjëherë largimin e Kvaratskhelias, çka e vërteton këtë diferencë.
Në letër, Interi ka më shumë elementë për të fituar titullin, por Napoli ka rrugën më të lehtë përpara. Dueli është i hapur, por në fund gjithçka mund të vendoset nga forma, freskia fizike dhe nervat e forta. E sigurt është vetëm një gjë: fundi i sezonit do të jetë spektakolar. -

Verstappen “përçan” pilotët e McLaren, zgjedh favoritin e tij për titullin kampion në F1
Piloti australian Oscar Piastri është lideri i ri i Botërorit të Formula 1 këtë sezon. Pas zhgënjimit në garën e parë sezonale, atë në pistën e shtëpisë, ai ka arritur tri fitore në katër garat e fundit, duke marrë edhe kreun e renditjes.
Madje Piastri ka dominuar së fundi përballjen e drejtpërdrejtë me Lando Norris. Ai tani ka 10 pikë epërsi ndaj shokut të tij të skuadrës dhe 12 pikë diferencë ndaj Max Verstappen me Red Bull.
Në garën e fundit në Arabi, Piastri ishte i akullt dhe i ftohtë në përballjen me Verstappen në kthesën e parë. Më pas ai tregoi pjekuri në menaxhimin e garës, duke demonstruar se nuk i mungon aspak guximi.
Max Verstappen e vlerëson si rival të fortë, duke deklaruar se Piastri ka gjithçka për të synuar titullin për pilotë: “Ai është në vitin e tretë në F1, është shumë solid dhe konsistent. Ka një qasje shumë të qetë dhe është një karakteristikë që më pëlqen”.
“Këtë gjë e tregon në pistë dhe bën shumë pak gabime. Këto janë cilësitë që duhen kur dëshiron të luftosh për një kampionat. Unë gjithashtu mendoj se edhe Mark Weber përkrah tij po e ndihmon shumë atë”, tha Verstappen.
“Njerëzit mësojnë nga karriera e tyre dhe Webber me Piastri po bën atë që babai im bëri me mua përmes këshillave të vlefshme. Oscar thjesht po e përdor talentin e tij dhe kjo është një gjë e mrekullueshme”, tha Verstappen.
