5 Maj 2025
7:47
Alfred Lleshi
Ditë e paharrueshme për Bayern Munich, që është rikthyer në fronin e Gjermanisë, për të festuar titullin e tij të 34-t. Më poshtë janë deklaratat e para të trajnerit Vincent Kompany, të raportuara nga “Kicker”:
“Tani kemi kohë ta shijojmë triumfin në Bundesliga, çfarë emocionesh të jashtëzakonshme! Urime lojtarëve për paraqitjen e jashtëzakonshme gjatë gjithë sezonit, ia dolëm së bashku. Kemi fituar si një skuadër.
Një falënderim i madh edhe për të gjithë ata që punojnë pas skene në këtë klub të madh, veçanërisht në repartin sportiv. Puna juaj e palodhur është e rëndësishme dhe po jep fryte. Duhet të vazhdojmë të përkushtohemi maksimalisht, sezoni nuk ka përfunduar ende.
Kemi ende shumë për të dhënë. Ta përfundojmë sezonin në mënyrën më të mirë së bashku. Së fundi, një falënderim i madh për të gjithë tifozët e Bayernit në mbarë botën, për mbështetjen e tyre. Kanë qenë të mrekullueshëm.
Për të gjithë ata që do të jenë të pranishëm: le të krijojmë një moment të veçantë së bashku të shtunën në ‘Allianz Arena’, ta festojmë titullin siç i ka hije këtij klubi të madh”.









