Federata Franceze e Futbollit po shqyrton futjen e një formule Final Four për titullin kampion në Ligue 1, sipas L’Equipe. Federata Franceze e Futbollit aktualisht po planifikon të ndryshojë peizazhin e futbollit profesionist francez me LFP-në – Ligue de Football Professionnel, organi qeverisës i Ligue 1 dhe Ligue 2 – që do të hiqet në favor të një strukture të re qeverisëse të frymëzuar nga Premier League.
Tani duket se vetë formati i nivelit të lartë francez është nën shqyrtim.
Në atë që duket si një përpjekje për të rifutur rrezikun dhe pezullimin në një epokë të dominimit të plotë nga PSG, e cila ka fituar titullin e katërt radhazi të Ligue 1, një grup pune i Federatës Franceze të Futbollit – i udhëhequr nga presidenti i Toulouse, Damien Comolli – po shqyrton zbatimin e një turneu Final Four, fituesi i të cilit do t’i jepet titulli.
Një format i tillë përdoret tashmë në disa liga, mes tyre Shqiperia, ose nga kampionati i femrave ne France, ku skuadra në vendin e parë përballet me skuadrën e vendit të katërt në një gjysmëfinale. Gjysmëfinalja e dytë i sheh të dytën dhe të tretën të përballen me njëra-tjetrën.
Finalja më pas përcakton kampionët e plotë. L’Equipe shton se ky propozim është mirëpritur pozitivisht nga disa palë të interesuara në Ligue 1. Gazeta shton se grupi i punës po shqyrton gjithashtu ringjalljen e Coupe de Ligue, por vetëm për ekipet që nuk marrin pjesë në turnetë e UEFA-s.
Tag: titullin
-

Franca “ndjek” modelin shqiptar, gati “final four” sezonet e ardhshme për titullin kampion! Duhet sfiduar diktatura “PSG”
-

Egnatia shkruan historinë, mposht Vllazninë 4-0 dhe ngre titullin e dytë në Superiore!
Egnatia e Rrogozhinës është kampione e Kategorisë Superiore për të dytin vit radhazi.
Skuadra e Edlir Tetovës triumfoi bindshëm 4-0 në finale ndaj Vllaznisë në ndeshjen e luajtur në Arenën Kombëtare.
Heroi i finales ishte Redi Lushkja, i cili realizoi 2 gola, një në minutën e 6 dhe një në të 49-n, ndërsa goli që vulosi titullin u shënua në fund nga Leo Melo, por nuk u mbyll me kaq pasi në sekondat e fundit realizoi edhe Ujka.
Ndërkohë, shumë pak për Vllazninë në këtë finale, e cila nuk arriti të paktën të kënaqte mijëra tifozë shkodranë që kishin mbushur stadiumin me shpresën e rikthimit të titullit.
Ky është titulli i dytë radhazi që shkon në Rrogozhinë -

Egnatia i jep “leksione” Vllaznisë, e çon sërish titullin në Rrogozhinë
Adriatik BALLA
Vllaznia erdhi me pompozitet dje në stadiumin kombëtar në Tiranë, me shpresën se pas çerekshekulli do të kthente titullin në Shkodër. Por ndodhi e papritura, Egnatia i dha leksione në fushën e lojës dhe me meritë e mundi 4-0, duke fituar kështu titullin për herë të dytë rresht. Trajneri Edlir Tetova fitoi duelin taktik me rivalin e tij të Vllaznisë, Thomas Bërdariç.
Pjesa e parë
Ndeshja e djeshme mes Egnatias dhe Vllaznisë nisi mes një entuziazmi të madh nga prania e konsiderueshme e tifozerisë. Në fakt, një përplasje që në duelet e para solli një dëmtim të Repaj nga përplasja me Bakajokon, ndaj gjyqtari polak Marçiniak e ndërpreu pak çaste ndeshjen. Më pas rrogozhinasit e kontrolluan mirë situatën dhe arritën të shënonin shumë shpejt. Kështu, në minutën e 6-të vjen ndryshimi i rezultatit. Sulm i shpejtë i rrogozhinasve në të djathtën, Bakajoko shmang Stojanoviç dhe pason te Lushkja i cili e ka të thjeshtë të shënojë. Reagojnë shpejt shkodranët dhe tentojnë të shënojnë me Balën, por goditja e sulmuesit Shkodran ndalet nga shtylla horizontale. Minutat në vazhdim kontrollin e terrenit e merr Vllaznia, por shkodranëve u mungon qartësia në veprime dhe Egnatia mbrohet mirrë, duke pikësynuar kundërsulmin. Pas minutës së 25-të loja balancohet në mesfushë dhe të dy skuadrat sulmojnë e kundërsulmpojnë respektivisht. Por saktësia e sulmuesve lë për të dëshiruar. Në këtë mënyrë, pjesa e parë mbyllet me epërsinë e rrogozhinasve 1-0.
Pjesa e dytë, Egnatia thellon rezultatin
Pjesa e dytë nisi me vrullin e Vllaznisë që kërkoi me çdo kusht të barazojë shifrat. Por, kur të gjithë prisnin që Vllaznia të reflektonte, ndodh e kundërta, Egnatia është ajo që shënon golin e dytë duke e “vrarë” ndeshjen. Kështu, në minutën e 49-të ndodh një aksion perfekt i rrogozhinasve në krahun e djathtë, harkimi në qendër gjen Lushkjen i cili me kokë shënon golin e dytë për rrogozhinasit. Trajneri Bërdariç, i gjendur në disavantazh të dy golave, nxiton të bëjë ndryshime. Në minutën e 53-të ka ankth në fushë pasi Alijev dhe Kahrimanoviç përplasen kokë më kokë. Për fat të mirë të dy lojtarët rikuperohen pas tronditjes, pasi fillimisht lojtari i Egnatias dukej në vështirësi të mëdha. Loja stabilizohet në mesin e pjesës së dytë, ku shkodranët lodhen dhe Egnatia nis e gjallërohet. Kundërsulmet e saj sa vijnë e bëhen më të rrezikshme dhe në minutën e 82-të skuadra rrogozhinase i jep drejtim titullit, duke vrarë përfundimisht ëndrrat e Vllaznisë për të kthyer titullin në Shkodër pas 21 vjetësh.
Aksion perfekt në të djathtën, pasimi në qendër gjen Leo Melon (i futur në vend të Lushkjes), i cili pasi ndalet dy herë nga Jukaj, shtyn sferën në rrjetë. Ky ishte goli i tretë për Egnatian, gol që praktikisht e mbylli ndeshjen dhe e çoi sërish titullin në Rrogozhinë. Tifozët e Vllaznisë pas golit të tretë nisin e braktistin stadiumin “Arena Kombëtare”. Rënia morale e Vllaznisë sjell dominimin absolut të Egnatias dhe në minutën e katërt shtesë vjen dhe goli i katërt. Kundërsulm tjetër perfekt i rrogozhinasve me Ujkën i cili finalizon dhe i vë vulën ndeshjes. Pas këtij momenti gjyqtari polak vërshëllen për mbylljen e takimit që fitohet nga Egnatia 4-0 dhe me meritë skuadra e çon titullin në Rrogozhinë. Egnatia fiton kështu për herë të dytë rresht titullin kampion, e ku mbrëmë i dha leksione futbolli Vllaznisë së Shkodrës. -

Egnatia dominon në finale, fiton titullin kampion ndaj Vllaznisë
Abissnet Superiore 2025/2025
Finale ‘Final Four’
Vllaznia- Egnatia 0-4 (Lushkja 6′,49′, Leo Melo 82′ , S. Ujka 90+4′)
Egnatia është e prerë për fazën Final Four. Rrogozhinasit për herë të dytë fitojnë trofeun jo vetëm në 36 javë kampionat por dhe në fazën finale. E bëri këtë mbrëmje ndaj Vllaznisë së Shkodrës me shifra të thellë 0-4.
Heroi i skuadrës së Edlir Tetoves ishte padyshim Regi Lushkja. Kavajasi shënoi në minutat 6′ dhe 49′ për ta lënë stafetën te Leo Melo e Sexhio Ujka të cilët në fundin e pjesës së dytë plotësuan ‘pokerin’ e golave.
Përgjithësisht një ndeshje me ritëm gola shtylla (Balaj min 8′) dhe rsate pafund nga të dyja skuadrat. Bukuria në tribuna erdhi nga tifozët kuqeblu të cilët ishin diku te 9 mijë vetë. Në fund Vllaznia pranoi humbjen dhe mbajti në sirtar ëndrrën për titullin e 10-të kampion.
Vazhdo leximin
-

Vllaznia duhet të pres përsëri/ “Mbretëron” Egnatia, titulli ‘kampion’…(Video)
Rrogozhinasit mbrojnë titullin kampion, teksa mundën në finalen e “Final Four” ekipin e Vllaznisë me shifrat 0-4. Egnatia është fituese e Superiores për këtë sezon.
Në minutën e gjashtë, Bakayoko lëvizi mjaft mirë në zonë dhe shërbeu për Lushkjan, i cili nga fare pranë dërgoi topin në rrjetë. Regi Lushkja realizoi sërish, duke kompletuar dopietën me një gol me kokë.
Të besuarit e Tetovës e nisën pjesën e dytë “zjarr” dhe dyfishuan shifrat. Goli që i dha goditjen përfundimtare Vllaznisë ishte ai i Melos në minutat e fundit. Deri në fund pati kohë edhe për një gol të Ujkës.
Egnatia feston kështu titullin për këtë sezon, një sukses i merituar. Në krahun tjetër, te Vllaznia duhet të presin përsëri për të rikthyer titullin në Shkodër. -

Egnatia shkruan historinë, mposht Vllazninë 3-0 dhe ngre titullin e dytë në Superiore!
Egnatia e Rrogozhinës është kampione e Kategorisë Superiore për të dytin vit radhazi.
Skuadra e Edlir Tetovës triumfoi bindshëm 3-0 në finale ndaj Vllaznisë në ndeshjen e luajtur në Arenën Kombëtare.
Heroi i finales ishte Redi Lushkja, i cili realizoi 2 gola, një në minutën e 6 dhe një në të 49-n, ndërsa goli që vulosi titullin u shënua në fund nga Leo Melo. Ndërkohë, shumë pak për Vllazninë në këtë finale, e cila nuk arriti të paktën të kënaqte mijëra tifozë shkodranë që kishin mbushur stadiumin me shpresën e rikthimit të titullit.
Ky është titulli i dytë radhazi që shkon në Rrogozhinë. -

Një orë para finales, tifozët e Vllaznisë “pushtojnë” kryeqytetin (video)
12 Maj 2025
18:56
Telesport
Sonte do mësohet ekipi kampion për këtë sezon në Abissnet Superiore. Vllaznia dhe Egnatia do përballen në “Arenën Kombëtare” në finalen e “Final Four” për të përcaktuar ekipin kampion.
Kur duhet edhe një orë që të nisë finalja, tifozët e Vllaznisë të shumtë në numër kanë “pushtuar” rrugët e kryeqytetit. Të mirëorganizuar ata shihen duke ecur drejt stadiumit. Nuk mungojnë këngët dhe atmosfera e bukur.
Shkodranët kanë shansin e artë të fitojnë titullin pas 24 vitesh, por në anën tjetër kanë një kundërshtar tejet të fort dhe solid, Egnatian. Rrogozhinasit do të kërkojnë të mbrojnë titullin dhe ta fitojnë atë për herë të dytë në historinë e tyre.
SHIKOVIDEON -

Formacionet zyrtare të finales, Brdariç dhe Tetova hedhin në fushë lojtarët më të mirë të mundshëm
Sonte do vendoset ekipi kampion për këtë sezon në Abissnet Superiore, ku titulli do luhet mes Vllaznisë dhe Egnatias. Shkodranët kanë shansin e artë të fitojnë titullin pas 24 vitesh, ndërsa rrogozhinasit do të kërkojnë të mbrojnë titullin dhe ta fitojnë atë për herë të dytë në historinë e tyre.
Përveç titullit, sonte luhet edhe për shifrën e majme për kampionatin tonë, plot 1 milionë euro, një shifër në të cilën përfshihet shpërblimi nga FSHF për kampionen si dhe bonsuet që jepen nga UEFA, pasi ekipi që fiton titullin sot do marrë pjesë ne paraeliminatoret e Champions League. Sigurisht që shifra 1 milion euro mund të bëhet më e madhe në rast suksesi në turet në Europë.
Përsa i përket formacioneve zyrtare Brdariç dhe Tetova kanë hedhur në fushë formacionet e tyra më të mira të mundshme.
VLLAZNIA: Jukaj, Gurishta, Repaj, Stojanoviç, Jago, Krymi, Qato, Dodaj, Mala, Gruda, Balaj.
EGNATIA: Dajsinani, Xhemajli, Sota, Alijev, Fangaj, Aleksi, Zejnullai, Ujka, Fernando, Lushkja, Bakajoko. -

Finalja e Madhe/ Egnatia dhe Vllaznia përballen sot për titullin kampion
Vllaznia dhe Egnatia do të përballen mbrëmjen e sotme për të luajtur finalen e madhe të titullit kampion të Superiores. Supersfida që do të zhvillohet në stadiumin “Arena Kombëtare”, do të startojë në orën 20:00. Një duel që pritet të jetë shumë i zjarrtë. Egnatia do të kërkojë titullin e dytë radhazi, për t’u rikonfirmuar si kampione e Shqipërisë.
Në krahun tjetër, Vllaznia dëshiron këtë trofe pas 24 vitesh pritje. Përsa i përket këtij sezoni, rrogozhinasit mbyllën 36 javët e kampionatit në vendin e parë me 57 pikë. Ndërsa shkodranët me 55 pikë e mbyllën sezonin në vendin e dytë. Egnatia është në finale pasi eliminoi Partizani, ndërsa kuqeblutë likuiduan Dinamon e Ilir Dajës.
