Tag: titullin

  • Beteja për titullin, Alonso “hap krahun”: Askush nuk dëshiron të hyjë në mes dhe të përfundojë nën akuzë

    Beteja për titullin, Alonso “hap krahun”: Askush nuk dëshiron të hyjë në mes dhe të përfundojë nën akuzë

    Formula 1 ka mbërritur në Abu Dhabi, ku të dielën do të vendoset titulli i edicionit të 76-të. Lando Norris, Max Verstappen dhe Oscar Piastri do të garojnë për titullin, pasi kanë filluar të luajnë lojëra mendore në konferencën për shtyp dhe do të garojnë me njërën dorë në timon dhe tjetrën në kalkulator.
    Në pistë do të jenë edhe 17 pilotë të tjerë, të cilët duan të bëjnë garën e tyre, por nuk do të marrin rreziqe kundër atyre që luftojnë për titullin. Ky është mendimi i Fernando Alonso, i cili pranon se nuk do të përfshihej në një betejë të çmendur kundër atyre që garojnë për titullin.
    “Personalisht nuk do të ndërhyja. Nuk do ta bëja sepse, në fund të fundit, ne po luftojmë për qëllimet tona. Ndonjëherë lufton për vendin e 7-të ose të 10-të. Gara jote nuk është kundër dikujt që ka fituar dhe nuk mund të humbasësh shumë kohë“, tha dy herë kampioni i botës.
    “Nuk mendoj se është kështu për ne sepse nuk jemi aq afër tyre, por për ekipe si Mercedes ose Ferrari, mund të jetë një faktor. Megjithatë, nuk mendoj se dikush dëshiron të jetë pranë atyre tre makinave. Askush nuk dëshiron të përfundojë në gazeta i akuzuar“, tha Alonso.

  • UFC-323/ Dy duele për titullin kampion dhe tri ish-kampionë bote në eventin magjik të fundvitit

    UFC-323/ Dy duele për titullin kampion dhe tri ish-kampionë bote në eventin magjik të fundvitit

    Këtë fundjavë, në Las Vegas, do të zhvillohet eventi UFC-323 në artet marciale mikse. Ky është eventi i fundit i madh i këtij viti, që do të mbyllet me dy duele të mëdha për titullin kampion bote.
    Në peshën “bantamweight” (pesha 62kg), kampioni në fuqi, gjeorgjiani Merab Dvalishvili (21 fitore, 4 humbje) do të mbrojë titullin ndaj sfidandit rus Petr Yan (19 fitore, 5 humbje).
    Kjo është hera e dytë që do luftëtarët përballen mes tyre, me Dvalishvili që ka fituar në vitin 2023 me vendim unanim të gjyqtarëve. Gjeorgjiani nuk humbet një duel në kafaz që prej vitit 2018, ndaj shihet si favorit. Gjithsesi, Yan synon të hakmerret në këtë revansh.
    Në duelin tjetër për titull, braziliani Alexandre Pantoja (30 fitore, 5 humbje) do të mbrojë kurorën e peshës “flyweight” (pesha 57kg) ndaj amerikanit Joshua Van (15 fitore, 2 humbje).
    Pantoja e ka mbrojtur 4 herë titullin e këtij Divizioni dhe konsiderohet favorit. Në kafaz në këtë event do të duelojnë edhe emra të tjerë të njohur si Brandon Moreno, Jan Blachowicz dhe Henry Cejudo, tri ish-kampionë bote.
    UFC-323, duelet kryesore
    Merab Dvalishvili – Petr Yan
    Alexandre Pantoja – Joshua Van
    Brando Moreno – Tatsuro Taira
    Henry Cejudo – Pauton Talbott
    Jan Blachowicz – Bogdan Guskov

  • “Interi dhe Napoli janë më të përgatitur për titullin, por kujdes Milanin”

    “Interi dhe Napoli janë më të përgatitur për titullin, por kujdes Milanin”

    4 Dhjetor 2025

    13:54

    Alfred Lleshi

    Ish-mbrojtësi i Interit, Andrea Ranocchia, në një intervistë për “Corriere della Sera”, foli për momentin e zikaltërve të drejtuar nga ish-shoku i tij i skuadrës, Cristian Chivu. Ai u shpreh: “Te Chivu si trajner më pëlqen vëmendja njerëzore që ka ndaj lojtarëve të tij”.
    Sa i përket garës për titull, Ranocchia tha: “Interi dhe Napoli janë më të përgatiturit, por kujdes edhe nga Milani që nuk ka kompeticione europiane”.
    Për sezonin e Interit, shtoi: “Do të luftojë deri në fund për titullin. Do të jetë protagonist edhe në Champions, tashmë është një nga pikat e tij të forta”.
    I pyetur për një lojtar që vlerëson në këtë Serie A, Ranocchia veçoi: “Nico Paz, më pëlqen shumë. I bukur për t’u parë në fushë, një talent i madh”.

  • Në garë për titullin, Roma gati të rikthejë në Serie A sulmuesin 50 milionë eurosh

    Në garë për titullin, Roma gati të rikthejë në Serie A sulmuesin 50 milionë eurosh

    3 Dhjetor 2025

    17:59

    Telesport

    Gian Piero Gasperini po bën një punë fantastike te Roma që në sezonin e tij të parë, duke i rikthyer verdhekuqtë në garën për titullin kampion, pas shumë sezonesh.
    Trajneri 67-vjeçar ka kërkuar nga drejtuesit e klubit një përforcim në sulm, që mund t’i ndihmojë në pjesën e mbetur të sezonit në garën për titullin kampion. Emri i parë dhe kryesor është ai i Joshua Zirkzee.
    Holandezi nuk është një titullar i rregullt te Man. United dhe është gati të rikthehet në Serie A, aty ku për dy sezone luajti te Bologna dhe më pas u transferua te “Djajtë” për 50 milionë euro.
    Sipas medieve italiane, Roma do të kërkojë huazimin e Zrikzee deri në fund të sezoni, me të drejtë blerje. Në rast se nuk gjehet dot gjuha e përbashkët me Man. United, klubi verdhekuq do të nisë bisedimet me Tottenham për një transferim të mundshëm të Mathys Tel.

  • Verstappen: Jam më i qetë tani se para 4 vitesh, jo gjithçka varet nga unë për titullin

    Verstappen: Jam më i qetë tani se para 4 vitesh, jo gjithçka varet nga unë për titullin

    Nga -104 në -12 në 8 gara. Pas garës së Zandvoort, piloti holandez i Red Bull, Max Verstappen, është ngjitur me 92 pikë nga kryesimi i kampionatit. Kjo është një rritje e paprecedentë në historinë e Formula 1, por që të jetë efektive, do të duhet një shtytje e fundit në garën e Abu Dhabit.
    Verstappen do të ketë nevojë për një fitore dhe një vend të katërt që Lando Norris të ruajë titullin e tij kampion për pilotë. Prandaj, do të duhet një garë sfiduese, ndërkohë që themelet për të besuar në këtë sukses janë aty.
    Kjo nuk është hera e parë që ai merr pjesë në një garë të fundit për të vendosur titullin: precedenti i vitit 2021, në fund të një prej sezoneve më të tensionuara, emocionuese dhe të diskutueshme ndonjëherë, është ende i freskët në kujtesën e të gjithëve. Edhe vetë Verstappen e ka bërë të qartë se po i afrohet kësaj shtytjeje të fundit me një mendësi shumë të ndryshme nga ajo që kishte në Yas Marina katër vjet më parë.
    “Jam shumë më i qetë tani se para 4 vitesh, kur fitova titullin e parë. E di që jam 12 pikë pas Norris, por po hyj me energji pozitive. Do të përpiqem të bëj gjithçka që mundem. Por, në të njëjtën kohë, nëse nuk fitoj, prapë e di që kam pasur një sezon fantastik. Pra, nuk ka shumë rëndësi. Kjo më heq shumë presion“, tha Verstappen.
    “Do të garoj vetëm për t’u argëtuar, siç bëra ditën e diel. Le të shohim si do të shkojë. E di që kur hip në makinë, përpiqem gjithmonë të jap më të mirën time. Dhe kjo është ajo që do të përpiqem të bëj në Abu Dhabi. E di se do të duhet të mbështetemi në disa faktorë të jashtëm për të qenë në gjendje ta bëjmë këtë”, tha Verstappen.

  • Shkruhet historia në Norvegji, fiton titullin pas 34 vitesh pritje me vetëm një pikë më shumë (video)

    Shkruhet historia në Norvegji, fiton titullin pas 34 vitesh pritje me vetëm një pikë më shumë (video)

    30 Nëntor 2025

    22:04

    Telesport

    Viking është kampioni i Norvegjisë për vitin 2025 dhe sezonin e fundit. Ky ekip duhet të priste plot 34 vite për t’u shpallur sërish kampion. Në ndeshjen e fundit, Viking fitoi në shtëpi 5-1 ndaj Valerenga, duke e mbyllur renditjen përfundimtare me 71 pikë, 1 pikë më shumë se vendi i dytë që mbahet nga Bodo/Glimt.
    Me përfundimin e ndeshjes, e gjithë fusha u zaptua nga tifozët, ku sigurisht festa e madhe nuk mungoi as në rrugët e qytetit. Viking është një klub profesionist futbolli norvegjez nga qyteti i Stavanger. SHIKOVIDEON
    Klubi u themelua në vitin 1899. Është një nga klubet më të suksesshme në futbollin norvegjez, duke fituar nëntë herë titullin kampion dhe 6 herë Kupën e Norvegjisë, më së fundmi në vitin 2019. Viking ka luajtur më shumë ndeshje në ligën e parë pra në elitë se çdo klub tjetër në Norvegji.
    Viking siguron të drejtën për të marrë pjesë në play-offin e Champions League për seoznin e ardhshëm. Në rast se eliminohet në play-off, e ka të sigurt pjesëmarrjen në grupet e Europa League.

  • Viking fiton titullin kampion në Norvegji, Bodo/ Glimt i dyti, Rosenborg mbetet jashtë…

    Viking fiton titullin kampion në Norvegji, Bodo/ Glimt i dyti, Rosenborg mbetet jashtë…

    Rosenborg mbetet jashtë europe, skuadra e famshme nordike mbyll në vend të gjashtë.

    Viking FK fitoi titullin kamiion sot në Norvegji duke zbritur nga froni Bodo/Glimt i cili në javën e fundit ndiqte me një pikë më pak. Pikërisht firorja e skuadrës nga Stavanger ndaj Valerangës 5-1 ktheu titullin pas 34 viteve duke e dërguar në nëntë total trofeun më të madh në futbollin norvegjez.

    Nga ana e saj Bodo/ Glimt fitoi 5-0 përballë Fredrikstadt duke ruajtur të drejtën e garimit edicionin e radhë në formatin e Champions. Tromso e treta dhe Bran Berger i katërti ezauruan biletat europnae.

    Nga ‘Eliteserien’ zbritën Stromsgodest IF dhe FK Haugesund. Një tjetër emër i madh Bryne duhet të shpëtojë ligën përmes play out-it./Sportiim.al/

    Vazhdo leximin

  • Lazio, test i fortë për titullin, por Allegri humbet Pulisic

    Lazio, test i fortë për titullin, por Allegri humbet Pulisic

    Suksesi në derbi ishte jashtëzakonisht i rëndësishëm për Milan, me Allegrin dhe “djajtë” e tij që morën jo vetëm një 3 pikësh të artë, por dhe një dozë të lartë psikologjike, por tani, në këtë pikë të sezonit, kërkohet vazhdimësia, diçka që Milanit i ka munguar në disa momente kyçe të sezonit. Kalendari i rezervon kuqezinjve këtë fundjave një rival jo të lehtë, Lazio, por ky është një shans i artë që Milan të zgjohet qoftë dhe për një ditë në krye, ose më saktë të kalojë presion te Roma, me ekipin e Gasperinit që duhet të bëjë llogaritë me Napolin.
    Nëse realisht Milan dhe Allegri synojnë titullin në Serie A, kjo është fundjava e duhur për ta vërtetuar. Në dyshim të fortë për këtë sfidë mbetet Pulisic, me amerikanin që nuk është stërvitur me pjesën tjetër të ekipit, shanset që të jetë në fushë janë thuajse zero, pasi stafi mjekësor nuk dëshiron të rrezikojë.

    Allegri ka një dilemë të madhe se kush do të jetë partneri i Leaos në sulm, ku Nkunku dhe Loftus-Cheek janë në balotazh për një fanellë titullari. Nuk do të jenë të disponueshëm për këtë takim Gimenez dhe Athekame. Ndërkohë, lajm pozitiv është rikuperimi i plotë i Saelemaekers.
    Një sfidë brenda sfidës do të luhet edhe në pankinë, Allegri kundër Sarrit, dy filozofi të kundërta, dy trajnerë që vijojnë prej vitesh rivalitetin në distancë.
     

  • Zyrtare! Ish-kampionia e botës rikthehet në kafaz pas më shumë se dy vitesh, duelon për titullin

    Zyrtare! Ish-kampionia e botës rikthehet në kafaz pas më shumë se dy vitesh, duelon për titullin

    28 Nëntor 2025

    10:10

    Telesport

    Tashmë është zyrtare. Luftëtarja braziliane Amanda Nunes (37 vjecare) do të rikthehet në kafaz për t’u përballur me amerikanen Kayla Harrison, për titullin kampion bote në peshën “bantamweight“ (pesha 62kg).
    Dy sportistet do të duelojnë mes tyre në eventin në UFC 324, që do të zhvillohet në Las vegas më 24 janar. Nunes, ish-kampione e dyfishtë e botës në artet marciale mikse, ka një rekord prej 23 fitoresh dhe 5 humbjesh në kafaz.
    Ajo rikthehet pas dy vitesh e gjysmë (qershor 2023 hera e fundit që ka dueluar). Përballë saj Kayla Harrison kampionia në fuqi e këtij Divioni, që ka një rekord prej 19 fitoresh dhe vetëm 1 humbje. Ajo e mbron për herë të parë titullin kampion fituar qershorin e këtij viti.
    Presidenti i UFC-së, Dana White, njoftoi rikthimin e Nunes në një duel me 5 raunde në UFC 324. Nunes konsiderohet si një nga luftëtaret më të madhe femra në historinë e MMA-së. “E ndjeja që do të rikthehesha në kafaz”, tha Amanda Nunes.

  • “Interi është favorit për titullin, Milanin nuk e shoh ende në të njëjtin nivel”

    “Interi është favorit për titullin, Milanin nuk e shoh ende në të njëjtin nivel”

    22 Nëntor 2025

    14:42

    Alfred Lleshi

    Andriy Shevchenko, golashënuesi më i mirë në historinë e “Derby della Madonnina” (14 gola), analizoi sfidën e së dielës për “La Repubblica”. Sipas tij, ky derbi nuk e vendos fatin e kampionatit, por ka peshë të ndryshme për dy skuadrat: “Nuk do të ndikojë në destinin e kampionatit, është ende herët. Për Milanin është më i rëndësishëm, sepse e shoh ende pak më të brishtë se Interin. Duhet të vazhdojë të rritet, një humbje në derbi mund ta frenojë këtë proces”.
    Shevchenko e sheh Interin një hap përpara: “Skuadra zikaltër ka mbetur e paprekur, madje është forcuar, pastaj Chivu ka idetë e duhura. Zikaltrit janë ndër favoritët për titullin”. Ndryshe nga Milani, që po rindërton: “Duhej të rikthente sigurinë. Kanë ardhur shumë lojtarë të rinj, por Allegri po e menaxhon mirë këtë fazë”.
    Për rikthimin e Allegrit: “Është serioz, di t’i menaxhojë lojtarët dhe ka një lojë të konsoliduar”. Për Luka Modric shton: “Më impresionon, po bën diferencën e madhe. Megjithatë, si skuadër, Milani ka ende hapa për të arritur nivelin e Interit”.