Giovanni Galli, në një intervistë për “Gazzetta dello Sport”, rrëfen përvojën e tij te kuqezinjtë, kur kaloi nga një realitet më i vogël si Fiorentina te Milani i madh dhe ambicioz i Berlusconit: “Të gjendesha në një futboll që nuk e njihja, të luaja në një klub të madh dhe të isha përballë Berlusconit ishte arritja më e madhe.
Presidenti na i bëri menjëherë të qarta qëllimet e tij. Ne duhej vetëm të luanim futboll, për gjithçka tjetër kujdesej klubi. Të gjithë kishin një detyrë. Nga shtëpia te mjeku, mjaftonte një telefonatë dhe problemi zgjidhej. Nëse kishe leje nga Galliani, mund të flisje drejtpërdrejt me Silvion.
Sot kanë mbetur vetëm pesë gjëra nag ai Milan: historia, fanella, tifozët, Milanello dhe ‘San Siro’. Për pjesën tjetër, kë telefonon? Një fond amerikan? Dikur ishim të punësuar të një kompanie me një drejtues të njohur. Sot çdo lojtar është një kompani më vete që, nga ana tjetër, i përket një multinacionaleje”.
Titulli i Serie A apo Kupa e Kampioneve, sot Champions League?Kujtimi më i bukur është titulli i Serie A, sepse ishte i pari në atë epokë. Në fakt, është edhe ‘zhgënjimi’ më i madh, sepse asokohe nuk kishte kupa apo medalje, festa përfundonte në fushë dhe në dhomën e zhveshjes, pastaj ktheheshe në shtëpi. Kur ngre Kupën e Kampioneve, e di që po ngre një ikonë, se po hyn në histori.
A ka një datë të saktë kur nis historia e madhe e kuqezinjve?Nata e Beogradit, aty lindi Milani i madh. E kam fjalën për ndeshjet e 1/8 finale kundër Crvena Zvezda. Humbëm gjysmën e skuadrës, por u kualifikuam me penallti. Pa atë fitore nuk do të kishim mbërritur në finalen kundër Steauas. Nuk do të kishim pasur atë sukses, as atë të vitit pasardhës, kur u paraqitëm si kampionë në fuqi. Titulli i Serie A shkoi për Interin e Trapattonit, kampionati iu dha atyre të drejtën për të marrë pjesë në Champions.
Tag: titulli
-

“Te Milani i Berlusconit, klubi merrej me gjithçka. Sot, kë telefonon? Një fond investimi amerikan?”