Tag: titullari

  • E papritur, titullari i Real Madrid drejt transferimit në Arabinë Saudite

    E papritur, titullari i Real Madrid drejt transferimit në Arabinë Saudite

    12 Korrik 2025

    18:30

    Telesport

    E ardhmja e Antonio Rudiger te Real Madrid duket më e pasigurt se kurrë, aq më tepër pas perfomancës shumë të dobët të gjermanit në Kupën e Botës për Klube.
    32-vjeçari ka pasur një rënie të dukshme të formës së dikurshme dhe tashmë nuk është më ai lideri i mbrojtjes madrilene, apo titullari i padiskutueshëm.
    Kjo rënie e formës së tij ka hapur derën për një largim të mundshëm në verë. Në anën tjetër, Al-Nassr është gati të bindë gjermanin të transferohet në ligën arabe. Klubi saudit, i cili tashmë krenohet me disa lojtarë të njohur, e sheh Rudiger si një përforcim ideal për të vazhduar forcimin e projektit të tyre ambicioz.
    Vetë lojtari po e konsideron seriozisht një ndryshim të ambientit, i vetëdijshëm se roli i tij në klubin madrilen mund të zvogëlohet në sezonin e ri, jo vetëm për shkak të formës së tij jo të mirë, por edhe për shkak të ardhjes së transferimeve të reja në repartin e mbrojtjes.

  • Nuk gjen vend titullari, ylli i Real Madrid drejt Bayern? Sot kushton 10 mln

    Nuk gjen vend titullari, ylli i Real Madrid drejt Bayern? Sot kushton 10 mln

    6 Maj 2025

    17:44

    Telesport

    David Alaba raportohet se mund të rikthehet te Bayern. Mbrojtësi austriak luan që prej vitit 2021 te Real Madrid, por nuk arriti kurrë të bëhej lojtar kyç i Los Blancos.
    Anësori i majtë, i cili luan edhe si qendëmbrojtës dhe si mesfushor, ka edhe një vit kontratë në Madrid. Vlera e tij aktuale llogaritet 10 mln euro.
    “Bild” shkruan se Bayern nuk ka ndonjë plan konkret për rikthimin e Alabës, edhe pse ka disa ditë që përflitet se të dyja palët kanë interes.
    Alaba ka qenë një nga titullarët absolutë të bavarezëve dhe një nga yjet më të dashur të tifozëve.