Vllaznia po kalon periudhën më të vështirë që nga starti i kampionatit, ndryshe nga faza e parë kur konsiderohej skuadra me lojën më të mirë në Superiore dhe pretendentja kryesore për titull.
Performanca e dobët e javëve të fundit e ka larguar ekipin nga imazhi i një skuadre dominuese. Në pesë ndeshjet e fundit, shkodranët kanë marrë vetëm 5 pikë, me një fitore, dy barazime dhe dy humbje.
Gjatë kësaj periudhe kanë realizuar vetëm dy gola dhe kanë pësuar tre, ndërsa në tre sfidat e fundit nuk kanë shënuar asnjë gol. Seria negative i ka zbritur në vendin e katërt, me 25 pikë pas 15 javësh.
Aktualisht ato ndjekin kreun me katër pikë diferencë nga Elbasani. Situata kërkon reagim të menjëhershëm për të mos humbur ritmin në garën për titull.
Tag: titull
-

Kriza te Vllaznia/ Shifrat shqetësuese “alarmojnë” shkodranët
-

Maresca: Chelsea pretendent për titull nëse jemi në të njëjtën pozicion deri në shkurt
Pavarësisht humbjes në mesjavë ndaj Leeds, duke bërë që Chelsea të përfundojë 9 pikë pas Arsenal, trajneri i “blues”, Enzo Maresca, thotë se ekipi i tij ka ende mundësi të luftojë për titullin kampion në Premier League.
Trajneri italian beson se nëse Chelsea është në të njëjtën pozicion që është tani në shkurt ose mars, atëherë ata mund ta konsiderojnë veten pretendentë. “Nëse në shkurt ose mars jemi aty ku jemi tani, do të jemi pretendentë për titull”, tha Maresca.
“Por, në rast se nuk jemi, është ndryshe. Dhjetori dhe janari janë muajt që përcaktojnë se cilat ekipe do të jenë pretendente për titull. Në këtë moment, jemi më të mirë se sezonin e kaluar dhe sezonin tjetër, do të jemi më të mirë se këtë sezon”, shtoi Maresca.
Kur u pyet pse beson se një përpjekje për titull është e mundur këtë sezon në krahasim me të kaluarën, italiani u përgjigj: “Për shkak se kalojmë kohë së bashku, do të jemi gjithnjë e më të mirë. Kjo është arsyeja pse mendoj ndryshe këtë sezon, edhe nëse duhet të presësh deri në shkurt ose mars dhe pastaj mund të përcaktosh objektivin.” -

UT i dha Mogherinit titullin ‘Doktor Honoris Causa’/ Shehu: Produkt i së majtës populisto-radikale!
Reagimi
Teksa Univeristeti i Tiranës i akordoi ish shefes së Politikës së Jashtme të BE-së, Federica Mogherini titullin ‘Doktor Honoris Causa’ më 2023, për ligjvënësin demokrat, Tritan Shehu, rektorja e Kolegjit të Evropës nuk është gjë tjetër, veçse produkt i së majtës populisto-radikale.
Përmes një reagimi në rrjetet sociale, pas arrestimit dhe hetimeve të nisura për drejtuesen e Kolegjit të Evropës, Federica Mogherini, për mashtrim dhe korrupsion në tenderët publikë, deputeti Tritan Shehu shkruan se ajo kurrë nuk ka marrë në jetën e saj asnjë titull shkencor a universitar, aq më pak të ketë një doktoraturë.
Shehu dyshon mbi emërimin e Mogherinit si Rektore nga e majta populiste, në një prej institucioneve universitare më prestigjioze pranë Komisionit Europian.
‘Emërim i realizuar nën kundërshti të forta të disa institucioneve e personaliteteve universitare europiane’, shkruan ligjvënësi Shehu.
Statusi
Federica Mogherini, Rektore me vetem nje “titull”: “Doktor Honoris Causa” nga Universiteti i Tiranes më 2023!
Duke qene ne te gjitha aspektet vetem nje produkt i te majtes populisto-radikale.
Nuk ka marre ne jeten e saj asnje titull shkencor a universitar.
Nuk ka mbrojtur as PhD (doktoraturen) .
I vetmi “titull” eshte dhenia e “Doktor Honoris causa” me 2023 nga Universiteti i Tiranes!!!
Nderkaq kjo e majte populiste e emeron Rektor te nje prej institucioneve universitare me prestigjioze prane Komisionit Europian.
Emerim i realizuar nen kundershti te forta te disa institucioneve e personaliteteve universitare europiane.
Kjo mbasi po kaq cuditerisht drejton politiken e jashtme italiane ne qeveri te majte, politiken e jashteme te BE, etj po me mbeshtetjen e te majtes!
Dhe me tej caktohet Rektore pa asnje kontribut e titullim shkencor a universitar…po nga kjo e majte!
Ndersa tashti…
Keto jane standartet majtiste-populiste!
-

Gara për titull e hapur: Piastri siguron “pole position” në Katar, ndjekin Norris e Verstappen
Pas triumfit pak orë më parë në garën sprint, piloti australian Oscar Piastri siguroi mbrëmjen e së shtunës edhe “pole position” në pistën e Losail, i vlefshëm për garën e Cmimit të Madh të Katarit. Ai ndali kronometrin në kohën 1’19”387, duke lënë pas shokun e tij të skuadrës Lando Norris.
Pra, një vijë e parë e nisjes tërësisht e makinës McLaren, me dy pilotët që janë ende në garë për titullin kampion për pilotë në Formula 1. Në vendin e tretë u klasifikua Max Verstappen me Red Bull, dy të dhjetat më i avashtë se Piastri, duke mbajtur ende gjallë shpresat për titull.
Vetëm i katërti George Russell me Mercedes, që la pas pilotit tjertër të kësaj skuadre, italianin Kimi Antonelli (i pesti). Më pas u klasifikuan Isack Hadjar, Carlos Sainz, Fernando Alonso, Pierre Gasly e Charles Leclerc. Pra, vetëm vendi i dhjetë për pilotin monegask të Ferrari, që u paraqit dobët.
Akoma më dobët britaniku Lewis Hamilton me Ferrari, që u eliminua që në sesionin e parë dher nesër do ta nisë garën nga vendi i 18-të. Gara e së dielës ka një detaj të rëndësishëm, ku pilotët janë të detyruar të bëjnë të paktën dy ndalesa dhe cdo set gomash do të zgjasë maksimumi 25 xhiro. -

McLaren skualifikohet në Las Vegas, Verstapen përfiton dhe hap…
Maks Verstapen me Red Bull fiton Çmimin e Madh të Amerikës dhe regjitron të 6-tën sezonale në F1. Megjithatë kjo e sotmja numër 69 në karrierën e tij ishte një fitore e madhe në Las Vegas, duke hapur mbi të gjitha çështjen titull të këtij edicioni.
Kjo pasi të dy McLaren-ët u skualifikuan për parregullsi teknike që përfshinin trashësi të pamjaftueshme të pllakës (dyshemeja e makinës), të dyja makinat mateshin më pak se nëntë milimetra të përcaktuara nga rregullorja.
Lando Norris përfundoi i dyti, Oskar Piastri i katërti. Përjashtimi i anglezit dhe australianit nga renditja e finishit i promovoi dy pilotët e Mercedes-it, Xhorxh Rasëll dhe Andrea Kimi Antoneli, në shkallën e dytë dhe të tretë të podiumit
Në renditjen e përgjithshme me dy gara të mbetura (GP e Katarit dhe GP e Abu Dabit), Verstapen është në të njëjtin nivel me Piastri-n me 366 pikë, ndërsa Norris është njëzet e katër pikë përpara të dyve (390 pikë) dhe për këtë arsye është i vetmi nga tre pretendentët për titull që mund ta mbyllë Botërorin që në Losail, nëse fiton një pikë ndaj dy rivalëve të tij gjatë fundjavës që përfshin Sprint të shtunën më 29 nëntor dhe Grand Prix të dielën më 30.
Vazhdo leximin
-

Sacchi: Po, Milani është kandidat për titullin. Ndeshja ndaj Parmës duhet shfrytëzuar maksimalisht
8 Nëntor 2025
11:44
Alfred Lleshi
Milani do të luajë sonte ndaj Parmës, prej orës 20:45 në “Ennio Tardini”. Kuqezinjtë kanë 21 pikë dhe pas derbit Juventus-Torino (18 pikë), mund të kapin përkohësisht vendin e parë, duke kaluar Napolin (21 pikë) dhe Interin (22 pikë).
Sipas ish-trajnerit të Milanit, Arrigo Sacchi, kjo është “një mundësi që duhet kapur menjëherë, nëse do të ndërtohet diçka e rëndësishme”. Ai theksoi se Milani ka mundësinë të ngjitet në krye të klasifikimit dhe të kandidojë seriozisht për titull: “Kuqezinjtë, që po përmirësohen ndeshje pas ndeshjeje, mund të jenë kandidatët për titull”.
Sacchi shton se skuadra kuqezi nuk e ka arritur ende perfeksionin, duke kujtuar se Allegri ka ardhur vetëm 4 muaj më parë: “Duhet kohë për ta ndërtuar një projekt, por duket qartë se Milani është rikthyer protagonist në fushë; të gjithë lojtarët i dinë detyrat e tyre. Gabime ndodhin, por kush nuk gabon kurrë?” -

Di Livio inkurajon Juventusin: Fjala ‘titull’ nuk duhet të trembë askënd, ja çfarë ka sjellë Spalletti
6 Nëntor 2025
14:13
Alfred Lleshi
Ish-lojtari i Juventusit, Angelo Di Livio, foli për “Tuttosport” mbi ndikimin e trajnerit të ri Luciano Spalletti te bardhezinjtë: “Fjala që përshkruan më mirë këtë Juventus është ‘bindja’. E shoh te të gjithë, te Koopmeiners në atë rol të ri, te Vlahovic që po shkëlqen. Në Torino fjala ‘titull’ nuk duhet të shkaktojë frikë. Dhe me kaq kam thënë gjithçka”.
Për ish-trajnerin Tudor, u shpreh: “Më vjen keq për të, por skuadra ishte bërë e sheshtë, mungonte reagimi dhe dëshira për të fituar. Me Spalletti, karakteri është kthyer. Ai është një perfeksionist, një ‘çekiç’ mbi kokën e secilit, do që gjithçka të bëher mirë”.
Në fund, për Koopmeiners dhe Vlahovic: “Holandezi ka bërë më shumë në dy ndeshjet e fundit sesa në një vit e gjysmë. Spalletti gjeti një ide të zgjuar me të. Ndërsa Vlahovic tani është më reaktiv dhe i përfshirë, Spalletti e ka vlerësuar në mënyrën e tij”. -

Prezantohet Spalletti: Dua ta kthej Juventusin në krye, përfshirë garën për titull
31 Tetor 2025
12:57
Alfred Lleshi
Luciano Spalletti u prezantua si trajner i ri i Juventusit, një ditë pas njoftimit zyrtar, përpara debutimit në kampionat kundër Cremonese. Në konferencën për shtyp ai ndau emocionet e para: “Janë sensacione të bukura, sepse e di historinë dhe pritshmëritë e këtij klubi. Të futesh brenda dhe të kesh kontakt direkt është gjithmonë emocionuese”.
Ai foli për motivin e ardhjes: “Dëshira më e madhe është ta rikthej klubin në nivele të larta, përfshirë garën për titull, edhe pse respektoj punën e Tudor. Kam gjetur një skuadër me gjendje të mirë mendore dhe të trajnuar mirë. Natyrisht, duhet të punojmë fort për të arritur ambiciet tona dhe kualifikimin në Champions League”.
Spalletti beson te grupi bardhezi: “Kam pranuar një kontratë 8-mujore, sepse besoj te potenciali dhe disiplinimi i skuadrës. Mund të rregullojmë disa gjëra dhe të arrijmë rezultate të rëndësishme”. Mbi komentet e tij për Napolin (“Napoli është përvoja ime e fundit në një klub. Unë kurrë nuk do të trajnoj një skuadër tjetër në Itali): “Ato vlejnë vetëm për atë sezon”. -

Kampion bote në boks, Uldedaj: Ky titull i përket Shqipërisë, një rrugëtim i vështirë dhe i mrekullueshëm
Në një mbrëmje të paharrueshme në “O2 Arena” të Londrës, Jurgen Uldedaj arriti të mposhtë kampionin kamerunas, Rolly Lambert Fogoum, dhe u shpall kampion bote në versionin IBO Cruiserweight (International Boxing Organization) për peshën e rëndë.
Kjo fitore shënon një arritje historike për sportin shqiptar, pasi Uldedaj bëhet boksieri i parë shqiptar që ngjitet në majat e boksit profesionist duke fituar një titull botëror. Pas përfundimit të ndeshjes, Ilir Demalia realizoi intervistën e parë me kampionin e ri të botës.
Intervista e plotë
Ilir Demalia: Jurgen, keni bërë një rrugë të gjatë dhe keni arritur deri këtu. Si ndiheni sot?
Jurgen Uldedaj: Në radhë të parë dua të falënderoj nga zemra familjen time, Zotin lart në qiell, skuadrën time të mrekullueshme dhe, pa dyshim, publikun shqiptar që më ka mbështetur që nga fillimi i karrierës sime. Është një ndjenjë e jashtëzakonshme. Jam i pari shqiptar që përfaqëson këto ngjyra kaq të bukura me një titull botëror.
Ilir Demalia: Para disa ditësh, në një intervistë për mediat angleze, ju thatë: “Albanians are fighters, fighters, fighters”. Sa do të vazhdojë kjo luftë për ju?
Jurgen Uldedaj: Shqiptarët e kanë në ADN luftën. Që nga frymëzuesi ynë i madh, Gjergj Kastrioti Skënderbeu, që u përball me perandorinë osmane, lufta është pjesë e karakterit tonë. Ky titull është vetëm një motivim për të ecur më tej, sepse qielli është kufiri.
Ilir Demalia: Jeni më shumë i emocionuar sot apo ndjeni lehtësim pas gjithë atij tensioni?
Jurgen Uldedaj: Kur arrin në këto nivele, asgjë nuk është e lehtë dhe asgjë nuk të jepet falas. Falë punës së madhe dhe përkushtimit të skuadrës sime, me Set Maura dhe Don Charles ia dolëm. Ishte një rrugëtim i vështirë, por i mrekullueshëm.
Ilir Demalia: Si u futët në rrugën e boksit? Zakonisht, në boks hyjnë ata që kërkojnë të dalin nga vështirësitë e jetës, por ju kishit një familje të mirë dhe jetë të qëndrueshme.
Jurgen Uldedaj: Është e vërtetë. Kjo ndodhi rreth 17 vjet më parë. Kam qenë një fëmijë i shëndetshëm, dhe profesori im, Rigels Nica, më mori fillimisht vetëm për t’u bërë më në formë, për të humbur pak peshë. Por ai pa tek unë talentin dhe i tha prindërve të mi: “Mos e lini djalin, ai ka dhunti natyrore.” Që nga ajo ditë, nuk jam ndarë më nga boksi. Kam sakrifikuar shumë, festa, shoqëri, vite të bukura, por sot çdo gjë ia ka vlejtur.
Ilir Demalia: Çfarë përfaqëson ky titull për ju dhe a do ta sillni në Shqipëri?
Jurgen Uldedaj: Patjetër! Ky është brezi i kampionit të botës dhe do të vijë në Shqipëri. Ky titull i përket vendit tim, Shqipërisë, dhe atje do të qëndrojë. Pas disa ditësh pushimi, do të ulemi me skuadrën për të vendosur hapat e ardhshëm, mbrojtjen e titullit apo sfidën për një tjetër brez, për t’u bërë kampion i dyfishtë bote.
Ilir Demalia: Ju jeni një njeri shumë i përulur dhe gjithmonë ia dedikoni suksesin Shqipërisë. Por çfarë ju ka dhënë Shqipëria juve?
Jurgen Uldedaj: Shqipëria më ka dhënë emrin shqiptar. Dhe për mua, kjo është gjithçka.
Ilir Demalia: Kampion i botës… por mbi të gjitha, kampion i vërtetë.
Jurgen Uldedaj: Faleminderit. Ky është vetëm fillimi.
