Tag: tituj

  • Materazzi: Kishim skuadrën më të fortë të Serie A, Interi shpërdoroi dy tituj kampioni

    Materazzi: Kishim skuadrën më të fortë të Serie A, Interi shpërdoroi dy tituj kampioni

    7 Qershor 2025

    13:22

    Alfred Lleshi

    I intervistuar nga edicioni i sotëm i “Gazzetta dello Sport”, Marco Materazzi foli për Interin dhe largimin e Simone Inzaghit, i cili ka vendosur të lërë pankinën zikaltër dhe shkojë në Arabinë Saudite:
    “Nuk futem në meritat e zgjedhjeve, por them dy gjëra. E para është se duhet falënderuar Simone për atë që ka bërë në katër vite, për titullin e dytë historik me yllin e dytë dhe mënyrën si e ka bërë Interin të luajë. Është gjithashtu e vërtetë që mund të kishte bërë më shumë. Kemi shpërdoruar dy tituj (scudetto) me skuadrën më të fortë të kampionatit, që kishim”.
    Për finalen e humbur në Mynih (Champions League): “Kam qëndruar ulur deri në fund për të nderuar lojtarët dhe të gjithë ata që bënë të mundur arritjen e finales së dytë në dy vite. Ishte minimumi i respektit, nuk do të largohesha kurrë”.
    Tani vjen Kupa e Botës për Klube: “Ishte pikërisht ajo që i duhej skuadrës, mund ta shlyejë menjëherë këtë zhgënjim. Mendoj për lojtarët e pankinës dhe ata që kanë luajtur më pak me Inzaghin. Për ta do të jetë një rast për të marrë hak dhe treguar vlerën e tyre”.
    Emri i parë? Davide Frattesi: “Chivu mund ta nxjerrë në pah. Ka 8-10 gola në këmbë. Na çoi në finalen e Champions-it duke shënuar ndaj Bayernit dhe Barcelonës. Gjeni një tjetër si ai. Për të fituar mjaftojnë një apo dy afrime të sakta”.

  • 20 tituj, ja cilët janë teknikët kampionë të Liverpul

    20 tituj, ja cilët janë teknikët kampionë të Liverpul

    Liverpul vendosi në gjoks yllin e dytë teksa titullin e 20-të e vulosi pak ditë më parë në duelin e fituar me Totenhem 5-1.

    Ceremonia me trofeun që do të jepet nga Federata Angleze e Futbollit pas përfundimit të javës së fundit Liverpul e fitoi me holandezin Arne Slot.

    Ish tekniku i Fejnord e arriti suksesin e madh që në sezonin e parë me Reds. Ai arriti të thyejë të gjitha parashikimet duke triumfuar në kampionatin më spektakolar në planet.

    Ndërkaq më poshtë janë emrat e trajnerëve që fituan me Liverpul 20 titujt e deritanishëm:

    Bill Shankly: 1963-64, 1965-66, 1972-73

    Bob Paisley: 1975-76, 1976-77, 1978-79, 1979-80, 1981-82, 1982-83

    Joe Fagan: 1983-84

    Kenny Dalglish: 1985-86, 1987-88, 1989-90

    Jürgen Klopp: 2019-20

    Arne Slot: 2025 -26 /Klevis Bejkolli- Sportiim.al/

    Vazhdo leximin

  • Nga “tripleta” në “zero tituj”, Interi tani prek fundin, e mund Roma dhe i lë kampionatin në dorë Napolit 

    Nga “tripleta” në “zero tituj”, Interi tani prek fundin, e mund Roma dhe i lë kampionatin në dorë Napolit 

    Ajo që ishte frika më e madhe te Interi, tani po bëhet realitet. Pak ditë më parë te zikaltërit ëndërronin tripletën, teksa Champions League ishte i vetmi “mision i pamundur”. Por pas atij eliminimi të Bayern Munchen, të gjithë nisën të besonin për tripletën. 
    Pas humbjes me Milanin për largimin nga Kupa, Interit iu shuajt ëndrra e tripletës. Por zikaltërit tani nuk kanë më as në dorë Serinë A. Në ditën e sotme, Interi ka humbur nga Roma në shtëpi 0-1 me golin në pjesën e parë të realizuar nga Soule. 
    Në të dytën ishin të dyja ekipet që kishin raste të mira goli, veçanërisht miqtë krijuan jo pak shanse të arta shënimi. Në rast se Napoli fiton sot kundër Torinos, do të linte Interin pas vetes me tre pikë më shumë. /Sport Ekspres/ 
     

  • Erion Veliaj: Në 4 vite Tirana mori katër tituj europianë

    Erion Veliaj: Në 4 vite Tirana mori katër tituj europianë

    Erion Veliaj shkruan: “Në 4 vitet e fundit Tirana na ka bërë krenarë më shumë se asnjëherë tjetër, duke mbajtur 4 tituj europianë, njëri pas tjetrit, si dëshmi e pakundërshtueshme e punës së kryer për qytetin dhe qytetarët. 🏆

    Në vitin 2022 Tirana ishte Kryeqyteti Europian i Rinisë 🏅, një titull që solli mbi 1000 aktivitete për të rinjtë.
    Në 2023 mori titullin Kryeqyteti Europian i Sportit ⚽, si parathënie e shumë sukseseve në atletikë, mundje etj.
    Në 2024 mbajtëm me krenari Presidencën e B40 🌍, rrjetit më të madh të bashkive në rajonin e Ballkanit.
    Ndërsa, ky vit është viti i Tiranës Kryeqytet Mesdhetar i Kulturës dhe Dialogut. 🎭

    Më e mira është gjithmonë përpara për Tiranën tonë!”.